Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 146
  1. #1
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122

    Talking Pse “Mehmet Kosova” na i çmendi femrat?

    Pse “Mehmet Kosova” na i çmendi femrat?



    Fenomeni i shquar e i identifikuar kohët e fundit si “Mehmet Kosova”, i sjellë në Kosovë nga RTV21, surprizë për shikuesit tanë, si edhe seritë e tjera televizive të mëparshme, në idilin e tranzicionit kosovar, kur çdo gjë më nuk është si ka qenë, ka bërë që në kohën kur po shfaqet kjo telenovelë, sa romantike sa e mbushur me aksion, shumë femra kosovare e edhe pak meshkuj kosovarë t’i “lëpitë” nga e marta deri të premten për ekrani nga ora 20.15 deri në 21.00.

    Si mund të shpjegohet në kontekstet sociologjike e mediatike fenomeni i idilit mes Mehmetit (kryeprotagonist i predisponuar që të vuajë për dashurinë e humbur) dhe Nerminit kur dihet se çdo ditë në rrethanat tona kosovare kemi raste të tilla.

    Në realitet, çka e shquan këtë seri të re, ku sipas analizave kuantitative, personazhi Mehmet ka filluar t’i preokupojë femrat e Kosovës, aq sa, në kohën kur shfaqet ky seri, rrugicat e qyteteve e të qytezave pothuajse zbrazen tërësisht! Frikohesh nëse në orën 20.00 e një çerek të zë terri vetëm në ndonjë qorrsokak e i sheh të tjerët duke vrapuar për në shtëpi, se u është bërë vonë!

    Sikur te mos mjaftonin problemet e shumta sociale e ekonomike, tani në familjet kosovare shtohet edhe xhelozia dhe grindjet për këtë serial. Një burrë që punon si roje nate, në kohèn kur emitohet seriali i "Mehmetit" i telefonon gruas së tij për të cilën e din shumë mirë qe vetëm vdekja e ndan nga ekrani. Ajo zakonisht nuk lajmërohet dhe të nesërmen e akuzon të shoqin, pse të paktën nuk po i`a qëllon në reklama!

    Nëse do t’i adresoheshim ndonjë studimi empirik, që tani me siguri na mungon, kujtoj se deri-diku do të mund ta elaboronim fenomenin e tillë, i cili, në mungesë të një debati publik, të paktën nëpër televizionet tona, do ta na mundësonte ta shoshitim këtë çështje në shumë aspekte. Por, çfarë është ajo që aq shumë i tërheq shikuesit kosovarë ta përcjellin me aq afsh dhe dramë, njëkohësisht, këtë Mehmetin. (Thuhet se në familje të ndryshme derdhen edhe lot currjel).

    Nuk jemi ne shoqëri që nuk jemi mësuar të shikojmë seri të pavlera. Ato që nga paslufta na e kanë zënë frymën, thuajse e gjithë skema programore ka qenë e, fatkeqësisht, është e mbushur me ta, por me serinë “Mehmet Kosova” na u "prish" pak stili i jetesës, rehatia!
    Përderisa seritë spanjolle fundin e kanë të lumtur, pavarësisht padrejtësive, intrigave, hakmarrjeve që përjetoheshin në çdo episod, ato fundin e kishin të lumtur. Të gjitha ato "dhimbje" të tyre i rehatonin në fund shikuesit, sepse zgjidheshin mosmarrëveshjet, bashkoheshin të mirët, dhe gjithçka bëhej mirë e më mirë.

    Kurse, për dallim nga ta, te seritë turke duket që ndikon skenari dramatik, personazhi nga "Kosova", atmosfera mediatike e fuqizuar në mediet tona të shkruara, pastaj referimi që i bën filmi ekskluzivisht vetëm subkulturës së femrës, vuajtjet që i pësojnë një nga një personazhet kryesorë, Mehmeti dhe Nermini, atmosfera "shqiptare" (ndejat në ambiente familjare, respekti për mysafirët, pirja e çajit), kanë bërë të vetën që ky seri të bëhet kaq i famshëm këtu te ne, e që, fatkeqësisht, duket se nuk po përfundon me një “happy end”!

    Madje, nëse i adresohemi ndonjë kualiteti regjisorial, nuk do të gjenim diçka shumë profesionale. Nëse i adresohemi temës, po ashtu kemi tema identike në shumë seri dhe shumë televizione të tjera që nuk e kanë këtë shikueshmëri kaq të madhe sikurse ky seri.

    Nuk dua ta shoh këtë kredibilitet të kësaj serie si pasojë e një lobimi të RTV21, për shkak se ai normalisht ka intencë të krijojë audiencë të madhe të veten rreth këtij televizioni.
    Një element që e ka ngritur këtë shikueshmëri të kësaj serie padyshim është papunësia.

    Femrave të papuna gajlet më të mëdha ua heq Mehmeti! Por, kur të analizohen qëllimet e medieve tona, si kjo e RTV 21, e cila tenton ta ngrehë shkallën e shikueshmërisë, pastaj shkallën e ndjeshmërisë sonë, ne jemi më të dëmtuarit që “ngujohemi” përballë një monitori e përballë një Mehmet Kosovari që bezdis femrat vazhdimisht.

    RTV21, sapo të kryhet ky seri, ka menduar për shikuesit tanë të sjellë edhe romanca të tjera kaq të ndjeshme. Hair i qoftë e aferim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga xx.elixxx : 12-07-2009 më 18:36

  2. #2
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    se Osht Debil

  3. #3
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    CKa don me thon me fjalen Debill..
    PSe e ki at mendim...?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ....hahahahahaha Mehmet kosova ....loool
    - interesant osht ky film , po tham interesant se kejt nji gjys serie e kam shiku , skam mujt me duru gjuhen turke edhe se kam shiku komplet.
    - mirpo te gjith njerzit pe shikojn i madh i vogel , deri sa edhe te puna kolegt e punes e lon punen edhe shkojn ne tjetren dhom me shiku ket film .

    - nji nate nji shok po e spjegon pak nji e epizod qe e kish shiku pak para kohe , edhe po thot si tu kesh si hajgare : - lene bre se sonte ish kan kejt tu qajt , njoni qajke te nji lis , tjetri kish dal te nji tjeter lis qajke, edhe ato (femrat) jav permendi emrin por ja pasna harru , edhe ato qjashtin tek ka nji lis ...!!!
    - edhe un po e pys kush kajke more ?
    - ai me tha ; Mehmeti ato femrat , ahahahahhah,,,,, thash leje se pak burr te kuka ky far mehmeti , a qan burri per femer .....loooooooooool....

  5. #5
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ky sen asht totally suck

  6. #6
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ....hahahahahaha Mehmet kosova ....loool
    - interesant osht ky film , po tham interesant se kejt nji gjys serie e kam shiku , skam mujt me duru gjuhen turke edhe se kam shiku komplet.
    - mirpo te gjith njerzit pe shikojn i madh i vogel , deri sa edhe te puna kolegt e punes e lon punen edhe shkojn ne tjetren dhom me shiku ket film .

    - nji nate nji shok po e spjegon pak nji e epizod qe e kish shiku pak para kohe , edhe po thot si tu kesh si hajgare : - lene bre se sonte ish kan kejt tu qajt , njoni qajke te nji lis , tjetri kish dal te nji tjeter lis qajke, edhe ato (femrat) jav permendi emrin por ja pasna harru , edhe ato qjashtin tek ka nji lis ...!!!
    - edhe un po e pys kush kajke more ?
    - ai me tha ; Mehmeti ato femrat , ahahahahhah,,,,, thash leje se pak burr te kuka ky far mehmeti , a qan burri per femer .....loooooooooool....

    HAhhahahahha Qysh skan Per Nermin....Ah Gylym Gylym...
    Interesant nime edhe Haxhit(burrat pleq) po e shikojne...
    Une per veti e kqyri,m'pelqen seriali,ka shume dallim prej atyne serialeve latino-amerikane,ktu nuk ka skena si atje palidhje,,,Ni mpuch qaty edhe aton n'faqe hhahaah
    Kudo ka 'shkojsh n'rruge,n'fakultet,neper Lokale ki me ndii emrin e MEhemetit...ISh kon ni artikull n'Gazet Kosovarja...Cka kishte me u bo sikur t'ishte MEhmet Kosova poliikan ne Kosove...e more daj skish pas nevoje per koalicion hiq...e kish formu vet me qeveri e me kreit...

    Une e di qe edhe n"Maqedoni ka lujt ky film...po se di nese ka antar nga maqedonia ktu me na kallxu edhe ata per ket dukuri t'quajtur "Mehmet Kosova"....!

  7. #7
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    ca osht ky jevgu Mehmet? turk rom serb ashkali boshnajk a ca?

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Une per veti e kqyri,m'pelqen seriali,ka shume dallim prej atyne serialeve latino-amerikane
    ....edhe ni shok i imi eshte student edhe percjell ket film , po du me than qe edhe ai keto fjali mi ka than .....Une per veti e kqyri,m'pelqen seriali,ka shume dallim prej atyne serialeve latino-amerikane

  9. #9
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    ca osht ky jevgu Mehmet? turk rom serb ashkali boshnajk a ca?
    Turk me Nacionalitet....
    Thuhet se ka prejardhjen prej Kosove po ku ti besosh...
    NE kete serial luan Rolin e Nje Kosovari dhe e luan aq bukur sa qe ka fituar Daashurine e shume njerzve ne Kosove....

  10. #10
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ....edhe ni shok i imi eshte student edhe percjell ket film , po du me than qe edhe ai keto fjali mi ka than .....Une per veti e kqyri,m'pelqen seriali,ka shume dallim prej atyne serialeve latino-amerikane
    Ti nje pjese e paske pas kqyr?...
    Sdi qysh ke muj mos me kqyrr deri n'fund..?
    nejse Shija e njeriut..dikujt i pelqen e dikujt jOoo

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •