Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 146
  1. #21
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ...ahahhaha me dit ti qysh e kam kshyr , t'keshet ...
    - erdhen do musafir edhe me zunen n'shpi ....edhe ata kishin qef me kshyr qet serial ....e mu dasht edhe mu me kshyr gjysen , nashta e kisha percjell deri ne fund mirpo gjuhen turke hiq sma don veshi ....per qato e braktisa se kshyra .


    Une per veti e kqyri,m'pelqen seriali,ka shume dallim prej atyne serialeve latino-amerikane
    jo ket fjali ma ka then ai shoki jem - koleg i punes-

    Po po e Kuptova qet at fjaline ta ka thon shoki yt...
    Po pse o burr sja ndalshe zonin Tvv hhhaa qe t'pengon gjuha turke

  2. #22
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Ne ket serial ky mehmeti e lun rolin e van damit dhe princit per qato zuzkat ja thin leshin
    Shume o ka m'keshet me ty...Ki diqka qe ja ki mor inati Atij

  3. #23
    Unë mendoj se kjo është pasojë e asaj se kinematografia jonë, po edhe arti në përgjithësi janë në krizë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #24
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin
    Unë mendoj se kjo është pasojë e asaj se kinematografia jonë, po edhe arti në përgjithësi janë në krizë.
    Dhe do te jene edhe per nje kohe te gjatee......

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga xx.elixxx Lexo Postimin
    Po po e Kuptova qet at fjaline ta ka thon shoki yt...
    Po pse o burr sja ndalshe zonin Tvv hhhaa qe t'pengon gjuha turke
    ....sedi bre hiq sun e baj ket gjuh ,,, tani edhe filmi shum i ekzagjerum ...mendoj se sja vlen me shiku , po nejse shija e scilit..

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga xx.elixxx Lexo Postimin
    Pse “Mehmet Kosova” na i çmendi femrat?



    Fenomeni i shquar e i identifikuar kohët e fundit si “Mehmet Kosova”, i sjellë në Kosovë nga RTV21, surprizë për shikuesit tanë, si edhe seritë e tjera televizive të mëparshme, në idilin e tranzicionit kosovar, kur çdo gjë më nuk është si ka qenë, ka bërë që në kohën kur po shfaqet kjo telenovelë, sa romantike sa e mbushur me aksion, shumë femra kosovare e edhe pak meshkuj kosovarë t’i “lëpitë” nga e marta deri të premten për ekrani nga ora 20.15 deri në 21.00.

    Si mund të shpjegohet në kontekstet sociologjike e mediatike fenomeni i idilit mes Mehmetit (kryeprotagonist i predisponuar që të vuajë për dashurinë e humbur) dhe Nerminit kur dihet se çdo ditë në rrethanat tona kosovare kemi raste të tilla.

    Në realitet, çka e shquan këtë seri të re, ku sipas analizave kuantitative, personazhi Mehmet ka filluar t’i preokupojë femrat e Kosovës, aq sa, në kohën kur shfaqet ky seri, rrugicat e qyteteve e të qytezave pothuajse zbrazen tërësisht! Frikohesh nëse në orën 20.00 e një çerek të zë terri vetëm në ndonjë qorrsokak e i sheh të tjerët duke vrapuar për në shtëpi, se u është bërë vonë!

    Sikur te mos mjaftonin problemet e shumta sociale e ekonomike, tani në familjet kosovare shtohet edhe xhelozia dhe grindjet për këtë serial. Një burrë që punon si roje nate, në kohèn kur emitohet seriali i "Mehmetit" i telefonon gruas së tij për të cilën e din shumë mirë qe vetëm vdekja e ndan nga ekrani. Ajo zakonisht nuk lajmërohet dhe të nesërmen e akuzon të shoqin, pse të paktën nuk po i`a qëllon në reklama!

    Nëse do t’i adresoheshim ndonjë studimi empirik, që tani me siguri na mungon, kujtoj se deri-diku do të mund ta elaboronim fenomenin e tillë, i cili, në mungesë të një debati publik, të paktën nëpër televizionet tona, do ta na mundësonte ta shoshitim këtë çështje në shumë aspekte. Por, çfarë është ajo që aq shumë i tërheq shikuesit kosovarë ta përcjellin me aq afsh dhe dramë, njëkohësisht, këtë Mehmetin. (Thuhet se në familje të ndryshme derdhen edhe lot currjel).

    Nuk jemi ne shoqëri që nuk jemi mësuar të shikojmë seri të pavlera. Ato që nga paslufta na e kanë zënë frymën, thuajse e gjithë skema programore ka qenë e, fatkeqësisht, është e mbushur me ta, por me serinë “Mehmet Kosova” na u "prish" pak stili i jetesës, rehatia!
    Përderisa seritë spanjolle fundin e kanë të lumtur, pavarësisht padrejtësive, intrigave, hakmarrjeve që përjetoheshin në çdo episod, ato fundin e kishin të lumtur. Të gjitha ato "dhimbje" të tyre i rehatonin në fund shikuesit, sepse zgjidheshin mosmarrëveshjet, bashkoheshin të mirët, dhe gjithçka bëhej mirë e më mirë.

    Kurse, për dallim nga ta, te seritë turke duket që ndikon skenari dramatik, personazhi nga "Kosova", atmosfera mediatike e fuqizuar në mediet tona të shkruara, pastaj referimi që i bën filmi ekskluzivisht vetëm subkulturës së femrës, vuajtjet që i pësojnë një nga një personazhet kryesorë, Mehmeti dhe Nermini, atmosfera "shqiptare" (ndejat në ambiente familjare, respekti për mysafirët, pirja e çajit), kanë bërë të vetën që ky seri të bëhet kaq i famshëm këtu te ne, e që, fatkeqësisht, duket se nuk po përfundon me një “happy end”!

    Madje, nëse i adresohemi ndonjë kualiteti regjisorial, nuk do të gjenim diçka shumë profesionale. Nëse i adresohemi temës, po ashtu kemi tema identike në shumë seri dhe shumë televizione të tjera që nuk e kanë këtë shikueshmëri kaq të madhe sikurse ky seri.

    Nuk dua ta shoh këtë kredibilitet të kësaj serie si pasojë e një lobimi të RTV21, për shkak se ai normalisht ka intencë të krijojë audiencë të madhe të veten rreth këtij televizioni.
    Një element që e ka ngritur këtë shikueshmëri të kësaj serie padyshim është papunësia.

    Femrave të papuna gajlet më të mëdha ua heq Mehmeti! Por, kur të analizohen qëllimet e medieve tona, si kjo e RTV 21, e cila tenton ta ngrehë shkallën e shikueshmërisë, pastaj shkallën e ndjeshmërisë sonë, ne jemi më të dëmtuarit që “ngujohemi” përballë një monitori e përballë një Mehmet Kosovari që bezdis femrat vazhdimisht.

    RTV21, sapo të kryhet ky seri, ka menduar për shikuesit tanë të sjellë edhe romanca të tjera kaq të ndjeshme. Hair i qoftë e aferim!
    Eshte edhe KTV ,RTK besa edhe DigitAlb paketa per ata qe nuk dojne ta shikojne ose mondojne se ua prish familjen (femra) ky serial.
    Une nuk e percjelli per vete sepse nuk kame kohe te "shtangem" 1 ore para TV, kam gjera me te mecme.

    p.s di ce eshte nje teme per kete serial
    Ndryshuar për herë të fundit nga pendex : 12-07-2009 më 20:30
    Someone wants to be a Devils Advocate.

  7. #27
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Turk me Nacionalitet....
    Thuhet se ka prejardhjen prej Kosove po ku ti besosh...
    NE kete serial luan Rolin e Nje Kosovari dhe e luan aq bukur sa qe ka fituar Daashurine e shume njerzve ne Kosove....
    E lun rolin e turkut, çfarë kosovari. Unë për veti jetoj në një botë ku ky serial nuk ekziston, dmth e zgjedh shoqërinë, nuk rri me idiota që shikojnë aso filma turqisht, edhe po të jem i detyruar të rri me këso idiota nuk hy fare në bisedë për këtë serial, madje ka disa vite që nuk më interesojnë fare Tv e Kosovës.

  8. #28
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    se i keni femrat e trasha e nuk kan mend ne kok hahahahahahahhaahah
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  9. #29
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    se i keni femrat e trasha e nuk kan mend ne kok hahahahahahahhaahah
    Për besë, ka edhe aso që janë kockë e lëkurë, veçse trurin jo në rregull.

  10. #30
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Për besë, ka edhe aso që janë kockë e lëkurë, veçse trurin jo në rregull.
    un jam ne shqiperi e nuk di se deri en cpik ka arrit kjo telenovel me ndiku tek njerezit po te them me ate qe po shoh se njerzit harrojn realitetin e ederrojn kot me sy hap
    per mendomin tim jan te marra,pa dasht me i fy po keshtu me duket
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •