Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 146
  1. #121
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Me gjithë respektin krahasimet nuk janë të qëlluara ngaqë në këtë serial nuk është e rëndësishme aktori që luan dhe origjina e tij por skenari dhe ata që shkruajnë skenarin. Unë aty kam vërejtë që për këtë serial kanë punuar katër skenarist!
    Tashti, ata që e kanë përcjellë dhe që e përcjellin duhet t'u kujtohet disa gjëra të cilat flasin për origjinen e mehmet kosovalis ( Jo aktorit por personazhit). PO u kujtoj disa nga ato:
    Në bised me prokurorin në episodat e para, Kur mehmeti punonte akoma si murator dhe i cili zbulon që në kantinjer fshihej droga - gjatë bisedës Prokurori i thotë:

    " Mehmet, vendi prej nga vjen ti ka dhënë shumë trima ( kosova)".

    Ose në një rast tjetër kur Ozlemi e bë kokfortesin në një qëndrim të saj me të cilën mehmeti nuk pajtohej dhe kur ky në bised me hasanin shfryen, hasani i thotë:

    "
    pasha, edhe ajo ( Ozlemi) e ka kokën e fortë dhe ti po harron që edhe ajo është kosovare"!

    Pastaj, kur Sefa karvengjoglu bënë planin që ta fus në kurth Mehmetin në një nga episodat thotë:
    " Do ta zë atë " kosovarin" dhe do ta humbë në Malin Beograd ku do ta zhduki që mos ta gjejë njeri"!

    Nga e gjithë kjo mund të kuptojm që, autorët e këtij seriali janë njohës të mirë të çështjes së Kosovës dhe problemeve që kishte ajo me vite!
    Pozitive tek ky serial është gjuha: shumë nga ata shqiptarë që akoma përdorin në fjaloron e tyre fjalët;" sabah"( Mëngjez," nejse"( mirë - mirë) " aksham"( mbrëmje)" bujrun"( urdheroni), " kollaj"( lehtë) " bile-bile"( në fund të fundit - ose ose), " Teze"( motër nëna)" hanëm ablla"( motër e pashme) " hoxhbollden"( mirë se vini) etj etj do të shohin që ato fjalë - janë të huaja janë turke dhe të huazuara!
    Pra, kemi mundesin që të rijve tua bëjmë me dije që gjuha jonë për të gjitha ato emertime ka fjalën e saj të bukur.
    Një gjë tjetër që pasqyrohet është martesat në familjet turke në mes farefisit gjë që deri dikund pasqyrohet me mardhenjet në mes dy familjeve në këtë serial!

    Ajo që më pëlqen është që figura e " kosovarit dhe familjes me prejardhje kosovare ( mehmet Kosovalis) paraqit në mënyrë shumë pozitive tepër bujare, e sakrificës dhe humane!
    Po të bëhej ndonjë filmë siç tha " TESTIM" nga serbët apo edhe grekët me siguri që shqiptarin do ta paraqitnin si më të keqin e shoqeris - ashtu siç ka ndodhur në shumë raste tjera!
    Në fund të fundit " mehmet Kosovalia " është " realitet shqiptarë" duke marrë si të dhënë që me qindra mijëra shqiptarë janë shpërngulur për në Turqi. Ata që kanë parë dhe përcjellë emisionin në RTK " Me shqiptarët e Turqisë" kanë parë rastin të shohin shumë nga ato Familje Kosovare që jetonin dhe punonin në Turqi me mallin e tyre për vendlindjen!

    Ajo që është për çdo kritik është përkthimi që është shumë skandaloz mirëpo me sa kam kuptuar ky serial qenka shfaqë në një televizion të Kumanovës ( maqedoni) " ERA" dhe përkthimin e paska marrë sikurse serialin RTV21 Komplet në atë mënyrë pa nderhyrë njeri në lektorimin e përkthimit!
    Unë e kam përcjellë varesisht nga koha që kam pasur ngaqë me zgjonë një interesim jo dashuria në mes personazheve por më shumë pasqyrimi i jetës mbrenda për mbrenda një familje turke që në fund të fundit shumë familje kosovare kanë pak a shumë të njejta tradita dhe zakone!
    Ktu nuk ka cka te shtohet

  2. #122
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Realisht kjo i bie kështu:

    Shembulli 1: Një serb nga Serbia, luan në një serial rolin e një serbi nga Kosova. Shqiptarët thonë shikojeni serialin "Radovan Kosovalia".

    Shembulli 2: Një hindus nga Hindia, luan në një serial rolin e një magjupi nga Kosova. Shqiptarët thonë shikojeni serialin "Xhavit Kosovalia"

    Shembulli 3: Një grek nga Greqia luan në një serial rolin e një greku nga Gjirokastra. Shqiptarët thonë shikojeni serialin "Joanis Shqiptari".
    hahahah Kshyre cfare shembuj ka marre
    Ti kurre se ke kqyr ket serial,as sje tu e dit per cka bohet fjal,se pari je shume gabimmm aty ku ta kom bo me ngjyre te kuqe...Ktu aktori e Lun rolin e Kosovarit nga Kosova e Jo te Turkut Nga Kosova....
    Edhe Emra Radovan edhe Joanis Kurre skan ekzistu n'Kosove edhe s'besoj qe ndojeher do te ekzistojne,e kom fjalen per emra te popullit vendas se te minoritetet mundet me pas...Kurse Emra Mehemet(i) ka shume....
    Shume po mundohesh mu shit i mencur ti..por spo ja arrin

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e STOP-START
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    237
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    dhe ti me i menquri
    edhe ti () , ata që thonë të kundërten janë budallenj


    Elvisi

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e cool_boy
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    78
    Me shikimin e ketij seriali tregojne prapambeturine e tyre ky eshte nje serial turk pa kurfare vlere.

  5. #125
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Me shikimin e ketij seriali tregojne prapambeturine e tyre ky eshte nje serial turk pa kurfare vlere.
    Ruju prej sheherlive të moçëm, se shumë prej tyne jan ose turq ose të përziem me turq, ose jan turkofilë.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Tani ketu nuk po flasume per individ,por eshte e vertet qe kete novel e kan shiqua shumica dhe kjo eshte per keq ardheje.
    Une mendoi qe qeveria duhet me ne fund te zgjohet nga gjumi dhe mos ti mbylli syt para dukurive shume te rrezikeshme per kombin.
    Qeveria me politikat e saj fiskale duhet qe televizioneve te ju bej te pa mundeshme punen sepse nuk eshte televizion ai qe e fut nje kaset me novela turke apo spanjolle dhe bastardon kulturen ton.
    Une nuk mund ta kuptoi se qfar mesazhi ka sjell kjo novel perveq nje kulture turke qe per fat te keq ka len gjurm edhe tek shqiptaret,kurse televizionit tv21 i them qe nese veq eshte i mvarun prej novelave eshte shume me e ndershme qe te ja vej drynin sepse te pakten e kursen kete popull nga e keqja,kete te keqe e kemi pas edhe nga turku por edhe nga serbi,por asnjeher nuk e meritojm qe tani e kemi shporr edhe serbin edhe turkun e keqja te na vij nga vet shqiptaret.
    Une ka koh qe nuk shiqoj tv te kosoves sepse me thuani qka ka per te shiqua ne to,asgje.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pse “Mehmet Kosova” na i çmendi femrat?
    un mendoi se i qmend vetem ato femra qe kan probleme me te dashurit
    apo ato qe nuk kan fare dashnor
    se femrave normale as qe u ben pershtypje bile ky far tukeci
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #128
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Gjithçashtu duhet edhe një pushkatim të atyre që kanë inteligjencën nën 90.

  9. #129
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Citim Postuar më parë nga xx.elixxx Lexo Postimin
    Pse “Mehmet Kosova” na i çmendi femrat?



    Fenomeni i shquar e i identifikuar kohët e fundit si “Mehmet Kosova”, i sjellë në Kosovë nga RTV21, surprizë për shikuesit tanë, si edhe seritë e tjera televizive të mëparshme, në idilin e tranzicionit kosovar, kur çdo gjë më nuk është si ka qenë, ka bërë që në kohën kur po shfaqet kjo telenovelë, sa romantike sa e mbushur me aksion, shumë femra kosovare e edhe pak meshkuj kosovarë t’i “lëpitë” nga e marta deri të premten për ekrani nga ora 20.15 deri në 21.00.

    Si mund të shpjegohet në kontekstet sociologjike e mediatike fenomeni i idilit mes Mehmetit (kryeprotagonist i predisponuar që të vuajë për dashurinë e humbur) dhe Nerminit kur dihet se çdo ditë në rrethanat tona kosovare kemi raste të tilla.

    Në realitet, çka e shquan këtë seri të re, ku sipas analizave kuantitative, personazhi Mehmet ka filluar t’i preokupojë femrat e Kosovës, aq sa, në kohën kur shfaqet ky seri, rrugicat e qyteteve e të qytezave pothuajse zbrazen tërësisht! Frikohesh nëse në orën 20.00 e një çerek të zë terri vetëm në ndonjë qorrsokak e i sheh të tjerët duke vrapuar për në shtëpi, se u është bërë vonë!

    Sikur te mos mjaftonin problemet e shumta sociale e ekonomike, tani në familjet kosovare shtohet edhe xhelozia dhe grindjet për këtë serial. Një burrë që punon si roje nate, në kohèn kur emitohet seriali i "Mehmetit" i telefonon gruas së tij për të cilën e din shumë mirë qe vetëm vdekja e ndan nga ekrani. Ajo zakonisht nuk lajmërohet dhe të nesërmen e akuzon të shoqin, pse të paktën nuk po i`a qëllon në reklama!

    Nëse do t’i adresoheshim ndonjë studimi empirik, që tani me siguri na mungon, kujtoj se deri-diku do të mund ta elaboronim fenomenin e tillë, i cili, në mungesë të një debati publik, të paktën nëpër televizionet tona, do ta na mundësonte ta shoshitim këtë çështje në shumë aspekte. Por, çfarë është ajo që aq shumë i tërheq shikuesit kosovarë ta përcjellin me aq afsh dhe dramë, njëkohësisht, këtë Mehmetin. (Thuhet se në familje të ndryshme derdhen edhe lot currjel).

    Nuk jemi ne shoqëri që nuk jemi mësuar të shikojmë seri të pavlera. Ato që nga paslufta na e kanë zënë frymën, thuajse e gjithë skema programore ka qenë e, fatkeqësisht, është e mbushur me ta, por me serinë “Mehmet Kosova” na u "prish" pak stili i jetesës, rehatia!
    Përderisa seritë spanjolle fundin e kanë të lumtur, pavarësisht padrejtësive, intrigave, hakmarrjeve që përjetoheshin në çdo episod, ato fundin e kishin të lumtur. Të gjitha ato "dhimbje" të tyre i rehatonin në fund shikuesit, sepse zgjidheshin mosmarrëveshjet, bashkoheshin të mirët, dhe gjithçka bëhej mirë e më mirë.

    Kurse, për dallim nga ta, te seritë turke duket që ndikon skenari dramatik, personazhi nga "Kosova", atmosfera mediatike e fuqizuar në mediet tona të shkruara, pastaj referimi që i bën filmi ekskluzivisht vetëm subkulturës së femrës, vuajtjet që i pësojnë një nga një personazhet kryesorë, Mehmeti dhe Nermini, atmosfera "shqiptare" (ndejat në ambiente familjare, respekti për mysafirët, pirja e çajit), kanë bërë të vetën që ky seri të bëhet kaq i famshëm këtu te ne, e që, fatkeqësisht, duket se nuk po përfundon me një “happy end”!

    Madje, nëse i adresohemi ndonjë kualiteti regjisorial, nuk do të gjenim diçka shumë profesionale. Nëse i adresohemi temës, po ashtu kemi tema identike në shumë seri dhe shumë televizione të tjera që nuk e kanë këtë shikueshmëri kaq të madhe sikurse ky seri.

    Nuk dua ta shoh këtë kredibilitet të kësaj serie si pasojë e një lobimi të RTV21, për shkak se ai normalisht ka intencë të krijojë audiencë të madhe të veten rreth këtij televizioni.
    Një element që e ka ngritur këtë shikueshmëri të kësaj serie padyshim është papunësia.

    Femrave të papuna gajlet më të mëdha ua heq Mehmeti! Por, kur të analizohen qëllimet e medieve tona, si kjo e RTV 21, e cila tenton ta ngrehë shkallën e shikueshmërisë, pastaj shkallën e ndjeshmërisë sonë, ne jemi më të dëmtuarit që “ngujohemi” përballë një monitori e përballë një Mehmet Kosovari që bezdis femrat vazhdimisht.

    RTV21, sapo të kryhet ky seri, ka menduar për shikuesit tanë të sjellë edhe romanca të tjera kaq të ndjeshme. Hair i qoftë e aferim!


    Ai nuk ka faj, faj kan femrat qe e shikojne !
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    O njrz eshte kry ky serial more ,ende po diskutoni a,tani ja ka nis ni tjeter hahahahah.

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •