-
Tash, takohen në Kosovë

Pas Vlorës dhe Ohrit, është radha e Fatmir Sejdiut për të pritur presidentët rajonalë. Bamir Topi, Gjorgje Ivanov dhe Fatmir Sejdiu mund të mblidhen brenda këtij muaji në Kosovë. Ndoshta në Prizren.
Nga Express më 13.07.2009 në ora 20:36
Pas takimeve në Vlorë dhe në Ohër, Presidentët rajonalë pritet të mblidhen edhe një herë brenda këtij muaji. Kësaj radhe Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu pritet të jetë nikoqir i homologëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Sejdiu ka përmendur të hënën mundësinë e organizimit të takimit në qytetin e Prizrenit, por ai ka lënë mundësitë e hapura.
Ideja e takimeve është forcimi dhe diskutimi i marrëdhënieve fqinjësore në këtë periudhë të përpjekjeve për integrim europian, sikurse edhe promovim i vlerave të shteteve përkatëse që nuk janë të koncentruara vetëm në kryeqytetet respektive. Zëdhënësi i Presidentit, Xhavit Beqiri, ka thënë të hënën për Express se shefat e katër shteteve pjesëmarrës në takimin e Vlorës ishin pajtuar për tubime të këtij niveli në secilin prej këtyre shteteve.
“Takimi mund të zhvillohet shumë shpejt. Mund të jetë Prizreni, por edhe një vend tjetër me karakteristika të përafërta që mund të jetë atraktiv, mirëpo edhe me hapësira relaksuese”, ka thënë zëdhënësi Beqiri. Ai ka shtuar se qëllimi është që të mblidhen që të katër presidentët, por ka nënvizuar se herën e fundit në Ohër Presidenti malazez Vujanovic nuk kishte mundur të merrte pjesë.
Ardhja e Presidentit maqedon Gjorgje Ivanov dhe atij malazez Filip Vujanovic në Kosovë do të ishte një ngjarje e rëndësishme, pasi që të dy shefat e shteteve do të arrinin për herë të parë që kur vendet e tyre kishin vendosur të njihnin Kosovën Republikë të pavarur nga Serbia. Ndonëse që të dy vendet kishin dhënë një shtytje të fuqishme Kosovës me njohjet e tyre, më pas marrëdhëniet kishin nisur një rrugëtim regresiv kur Presidenti Sejdiu nuk ftohej në nisma rajonale.
Në një takim për trashëgiminë kulturore në Cetinje para disa javësh, Vujanovic nuk kishte future në listë Presidentin Sejdiu, ndërsa Gjorgje Ivanov nuk kishte ftuar Sejdiun në ceremoninë e inaugurimit të tij sikurse edhe Sejdiu kishte refuzuar një ofertë vizite jozyrtare në Ohër. Pas tubimeve të mëvonshme në Vlorë dhe Ohër, tensioni duket të ketë mbetur pjesë e të kaluarës.
Presidenti Sejdiu ka thënë se së shpejti raportet Prishtinë- Shkup do të përjetojnë
zhvillime të mëtejme me ngritjen e tyre në nivel diplomatik. “Nuk ka tema pengojnë proceset e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe është e rëndësishme të them se relacionet praktike të hershme dhe në vazhdimësi janë shumë të
Mira”, ka thënë Sejdiu. Sa u përket marrëdhënieve diplomatike unë pres që kjo shumë shpejt të kryhet. Është çështje e një vendimi nga Qeveria e Maqedonisë”.
Kërkesa të çmendura të Serbisë
Presidenti Fatmir Sejdiu e ka quajtur “të çmendur” veprimin e të organit të ndjekjes të Serbisë për lëshimin e 160 fletarresteve ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se Serbia po jeton në të kaluarën, përderisa u ka bërë thirrje Interpolit dhe Europolit që të mos i përfillin aktakuzat e ngritura nga drejtësia serbe ndaj shtetasve të Kosovës.
“Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme do të kenë komunikimet më të mira me vendet veç e veç dhe natyrisht është edhe borxh i Interpol-it dhe Europol-it që të
heqin nga sirtarët e tyre kërkesat çmendurake të Serbisë për ndjekje të
qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Sejdiu.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt