-
A po mbetet Kosova e izoluar?
A po mbetet Kosova e izoluar?
Nga Express mė 12.07.2009 nė ora 13:58
liberalizimit tė vizave nė fillim tė nėntorit, thonė nė Qeverinė e Kosovės. Problem mė vete, thuhet se paraqet mosnjohja e Kosovės nga pesė vendet anėtare tė BE-sė.Kosova mbetet vendi i fundit i rajonit, i papėrfshirė nė procesin e liberalizimit tė vizave. Qeveria e Kosovės shpreson se ky proces do tė sqarohet nga Komisioni Evropian gjatė vjeshtės sė kėtij viti. Problem mė vete, thuhet se paraqet mosnjohja e Kosovės nga ana e pesė vendeve tė BE-sė.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi thotė se Kosova po i zbaton kėrkesat dhe rekomandimet evropiane nė lidhje me pėrfshirjen e vendeve nė procesin e liberalizimit tė vizave. Ai pret qė edhe Brukseli ti pėrshkruajė rrugėn Kosovės drejt kėtij procesi gjatė vjeshtės sė kėtij viti, pėrmes raportit tė progresit dhe atij tė studimit tė fizibilitetit.
Kosova ka bėrė disa pėrgatitje. Kemi miratuar udhėzimin pėr menaxhimin e integruar tė kufijve, kemi autorizuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme qė tė udhėheqė procesin e liberalizimit tė vizave dhe jemi nė pėrgatitje teknike dhe administrative qė kėrkohen nga Kosova ta bėjė njė gjė tė tillė. Kemi marrė sinjalet e duhura nga Komisioni Evropian, qė nė raportin e progresit, qė do tė publikohet nė fillim tė nėntorit tė kėtij viti, dhe nė studimin e fizibilitetit, do tė shihet rruga e qartė e liberalizimit tė vizave edhe pėr Kosovėn, tha Kuēi.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi tha se pėrfshirja e Kosovės nė kuadėr tė liberalizimit tė vizave kėrkon edhe konsensusin me pesė vendet anėtare tė BE-sė, qė nuk e kanė njohur Kosovėn e pavarur. Sidoqoftė, ai tha se beson qė Kosova nuk do tė mbetet e izoluar dhe e vetmuar nė kėtė proces. Ajo qė dua tė them dhe besoj, ėshtė se Kosova nuk do tė jetė e izoluar. Qytetarėt e Kosovės nuk do tė jenė tė izoluar dhe besoj qė Kosova nuk do tė jetė e vetme dhe e fundit nė kėtė proces.
Por, procesin e liberalizimit tė vizave duhet ta kuptojmė si diēka qė kėrkohet nė mėnyrė tė dyanshme. Jo vetėm nga pala kosovare, por edhe nga vetė Komisioni apo Unioni Evropian, theksoi Kuēi. Nė anėn tjetėr, deputeti i Aleancės Kosova e Re, Shkumbin Demaliaj, zėvendėskryetar i Komisionit pėr punė tė brendshme dhe siguri, konsideron se mbetja jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave, ėshtė shqetėsuese. Ai fajėson institucionet, duke vlerėsuar se qeveria nuk e ka bėrė punėn e duhur qė Kosova tė mos mbetet njė oazė e izoluar nė mes tė Evropės sė integruar.
Flitet gjithmonė pėr suksese, mirėpo kėtė po e vuajnė qytetarėt e Kosovės. Edhe nė kėtė rast, me mbetjen jashtė mundėsisė qė tė jemi pjesė e liberalizimit tė vizave krahas qytetarėve tjerė tė Bashkimit Evropian nė proceset mė tutje, si nė rrjedhat e punėsimit, por edhe nė mundėsitė e punėsimit tė qytetarėve, qė mund tė jenė nė kuadėr tė integrimit tonė si shtet, tha Demaliaj. Duke fajėsuar institucionet pėr moszbatimin e ligjeve, deputeti Demaliaj thotė se ky hendikep ėshtė pėrcjellė dhe me pėrgatitjen e dokumenteve tė udhėtimit tė Republikės sė Kosovės.
Ai merr shembull pasaportėn diplomatike tė Kosovės, e cila nuk njihet nga vendet tjera, dhe kjo, sipas tij, sqaron se sa kanė arritur institucionet qė tė tregohen serioze nė pėrgatitjet pėr procesin e liberalizimit tė vizave. Si deputet qė posedoj njė pasaportė diplomatike, mund tė shkoj me tė deri nė rajon, them nė Maqedoni apo nė Shqipėri dhe askund tjetėr, pėr shkak se duhet tė marrim viza.
Thjesht, vetėm shkruan se ėshtė pasaportė diplomatike, por nuk posedon diē mė shumė se ajo e qytetarėve tjerė tė Kosovės dhe pikėrisht edhe kjo ėshtė pjesė e mosharmonizimit tė procedurave me ligjet nė fuqi, deklaron Demaliaj. Ndėrsa Kosova po pret fundin e vitit qė tė marrė instruksionet e reja nga Komisioni Evropian pėr liberalizimin e vizave, vendet tjera pėrreth Kosovės paralajmėrojnė pėrfshirjen nė kėtė proces nga janari i vitit 2010. (Radio Evropa e Lirė)
QKA MENDONI A ESHTE DUKE PUNUAR KUPA ME SHIMEN SIPAS PARIMEVE TE XHAXHIT ENVER , ME KETE IZOLIM QE JA BEN EKOSOVES.
-
-
Dashuri e papritur e Serbisė me Titon
» Dėrguar mė: 13/07/2009 - 13:16
• Datė: Jun 14, 2009
Petrit HALITI
Serbia nuk e ka dashur asnjėherė Josip Broz Titon, presidentin qė udhėhoqi Jugosllavinė nga 1945 deri...mė 1980-ėn. Nuk e ka dashur sė pari, sepse ai ishte kroat, dhe nė Ballkan kushti i parė i dashurisė politike ėshtė qė udhėheqėsi tė jetė nga krahina jote. Nuk e ka dashur, sepse i ėshtė dukur sikur Tito, nė gjallje tė tij, nuk u la sa duhet dhe si duhet hapėsirat qė kėrkonin serbėt pėr tė dominuar plotėsisht Jugosllavinė, tė cilėn, pėr hir tė sė vėrtetės historike, duhet thėnė se e kanė sunduar ata, si nė kohėn e mbretėrisė, para Luftės sė Dytė Botėrore, ashtu dhe nė kohėn e Federatės Komuniste, pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nuk e ka dashur, as pėr sė gjalli dhe as pėr sė vdekuri. Kaq e madhe ka qenė urrejtja e Serbisė ndaj Titos, saqė tė gjitha qeveritė serbe qė kanė drejtuar Beogradin pas vdekjes sė tij, janė pėrpjekur ta denigrojnė e t'i zhdukin ēdo lloj trashėgimie apo gjurme. Madje, kaq e madhe ka qenė urrejtja e Serbisė, saqė bashkėshortes sė presidentit tė Jugosllavisė, i morėn jo vetėm ēdo lloj pasurie apo pėrkatėsie personale tė Titos, por nuk i lanė asnjė kornizė me fotografinė e tij. Ja ēfarė thotė vetė Jovanka Broz Tito, nė njė intervistė me gazetėn serbe "Politika": "Menjėherė pas vdekjes sė Titos, mė flakėn jashtė shtėpie si njė valixhe, me kėmishė nate, pa asgjė, pa mundur tė marr qoftė dhe njė foto tė ne tė dyve, njė libėr apo rroba". Urrejtja ndaj Titos ishte nė atė shkallė, saqė Beogradi zyrtar i mori bashkėshortes sė presidentit tė Jugosllavisė edhe letėrnjoftimin, edhe pasaportėn, edhe ēdo dokument tjetėr dhe ajo pėr 30 vjet nuk ka pasur asnjė lloj dokumenti personal. Kėtė qėndrim ndaj saj e mbajtėn si qeveritė, qė ishin nėn kontrollin e presidentit Sllobodan Millosheviē, ashtu dhe qeveritė, qė erdhėn pas rrėzimit tė Millosheviēit, kur nė pushtet u vendosėn forcat e quajtura demokratike. Pra, edhe kur u krijua shteti i ri, i cili u pranua nė OKB si shtet i ri, si gjithė shtetet qė dolėn nga ish-Jugosllavia, Beogradi ndoqi me emocion tė veēantė kursin e eliminimit tė kujtimit tė ish-presidentit qė drejtoi mė gjatė se kushdo Jugosllavinė. Ndaj ishte njė ngjarje e jashtėzakonshme ajo qė ndodhi mė 6 korrik 2009, kur autoritetet mė tė larta tė shtetit serb, zėvendėskryeministri i Serbisė, Ivica Daēiē, dhe ministri i Punės, Rasim Ljajiē, personalisht i dorėzuan letėrnjoftimin dhe pasaportėn plakės 84-vjeēare, Jovanka Broz Tito, rreth 30 vjet pas vdekjes sė burrit tė saj. Pak pėrpara kėsaj ngjarjeje, autoritetet serbe i rregulluan Jovanka Titos ēatinė qė po e zinte brenda, tė shtėpisė sė saj tė rrėnuar, ku jetonte nė mjerim, madje edhe pa pension. Serbia zyrtare i kishte mohuar asaj edhe tė drejtėn e pensionit, nėn pretekstin se ajo nuk kishte dokumente, dhe nėn pretekstin tjetėr mė absurd, se burri i saj, pra presidenti i Jugosllavisė, Josip Tito, nuk kishte pasur rrogė.
Me tė drejtė, nė qarqet diplomatike dhe politike nė Beograd qarkulloi si njė rebus qė kėrkonte shpjegim e analizė, organizimi i kėsaj ngjarjeje, apo ritrajtimi i figurės sė Titos dhe nxitimi pėr tė korrigjuar qėndrimin armiqėsor zyrtar ndaj bashkėshortes sė ish-presidentit, aq tė anatemuar prej serbėve. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se nė komentet e botuara dhe tė qarkulluara nė Beograd, ėshtė tepėr e vėshtirė tė gjesh njė shpjegim. As autoritetet mė tė larta nė qeveri dhe nė ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Serbisė, nuk kanė demonstruar ndonjė gatishmėri pėr tė dhėnė sqarime pėr kėtė ndryshim tė papritur.
Ashtu si ēdo gjė nė politikė dhe nė diplomaci, edhe kjo ngjarje biografiko-diplomatike ka lidhjet dhe shkaqet e saj. Nuk ėshtė rastėsi qė Beogradi zgjodhi ta organizojė kėtė ngjarje ceremoniale tė ritrajtimit tė Titos dhe tė familjes sė tij pesė ditė pėrpara mbledhjes sė ministrave tė Jashtėm tė "Lėvizjes sė tė Paangazhuarve", NAM, qė zhvillohej nė Kajro mė 11 korrik. Ritrajtimi, rimodelimi apo dashuria e papritur e Beogradit zyrtar me Titon, lidhet pikėrisht me kėtė "Lėvizje tė tė Paangazhuarve", nė drejtim tė sė cilės Serbia po zhvillon njė fushatė tė jashtėzakonshme diplomatike pėr tė fituar njė peshė politike dhe sidomos pėr tė penguar qė shtetet anėtare tė kėsaj Lėvizjeje, tė njohin shtetin e ri tė Kosovės.
Tito, sė bashku me udhėheqėsit e Egjiptit, Indisė, Indonezisė, Ganės, Kubės etj, ka qenė njė ndėr themeluesit e "Lėvizjes sė tė Paangazhuarve", NAM, dhe nė vitin 1961 ėshtė mbajtur mbledhja e parė e kėsaj Lėvizjeje nė Beograd. Qėllimi i shpallur i krijimit tė kėsaj Lėvizjeje ka qenė ndjekja e njė kursi specifik tė vendeve tė botės sė tretė, qė tė mos lidhej as me kampin perėndimor, tė drejtuar nga SHBA, dhe as me kampin lindor, tė drejtuar nga Bashkimi Sovjetik. Me mbarimin e Luftės sė Ftohtė, me rėnien e komunizmit dhe me vendosjen e demokracisė nė ish-vendet komuniste, motivet dhe qėllimet e NAM-it u larguan nga skena. Por NAM vazhdoi tė ekzistojė, mė shumė formalisht, sidomos nėn shtytjen e disa qeverive antiamerikane, si Kuba etj, tė cilėt janė pėrpjekur ta gjallėrojnė nėn pretekstin e kundėrshtimit tė globalizmit dhe tė fuqive tė mėdha. Ajo ėshtė njė Lėvizje, (jo njė organizatė), nė tė cilėn bėjnė pjesė 118 shtete dhe qė natyrisht ka njė peshė diplomatike qė nuk mund tė injorohet. Serbia po pretendon dhe po rreket shumė tė marrė nė kėtė Lėvizje rolin dhe vendin, qė kishte dikur nė tė Jugosllavia. Kaq e madhe ėshtė ethja e Serbisė qė tė dalė e tė konsiderohet si Jugosllavia, saqė ajo po pėrdor njė mashtrim shumė tė madh nėpėr forumet dhe konferencat e NAM-it, duke e paraqitur veten si trashėgimtarja e Jugosllavisė. Ėshtė njė pretendim i pabazė dhe joligjor, sepse Serbia ėshtė vetėm njė nga shtatė shtetet qė dolėn nga ish-Jugosllavia, dhe ajo, me gjithė pretendimin e regjimit tė Millosheviēit se ishte trashėgimtarja e vetme e ish-Jugosllavisė, u detyrua nga bashkėsia ndėrkombėtare tė pranonte faktin dhe statusin zyrtar se Serbia ishte njė shtet i ri, njėlloj si Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia, tė cilat u pranuan nė OKB, tė gjitha si anėtare tė reja. Edhe Serbia u pranua si shtet i ri nė OKB pas tetorit tė vitit 2000. Trashėgimia pėrfaqėsuese e Jugosllavisė dhe vendi i saj nė OKB dhe nė organizatat ndėrkombėtare nuk iu njoh asnjė shteti qė doli nga ish-Jugosllavia.
Mirėpo, udhėheqėsit e tanishėm tė Serbisė, qė nga presidenti Boris Tadiē e deri tek ministri i Jashtėm, Vuk Jeremiē, nė ēdo konferencė tė NAM-it vazhdojnė tė pėrpiqen tė shesin mashtrimin se Serbia ėshtė shteti trashėgimtar i Jugosllavisė. Ata nisen nga mendimi se udhėheqėsit e vendeve pjesėtare tė NAM-it janė tė gjithė jo tė brezit tė Titos, dhe shumica e tyre nuk e kanė as interes e as idenė se ēfarė ka ndodhur dhe ēfarė bėhet nė Ballkan, dhe se ata mund ta hanė kollaj, se Serbia ėshtė ajo Jugosllavia e dikurshme. Nė kėtė kuadėr, pėr ta bėrė mė tė besueshėm kėtė mashtrim shtetėror biografiko-diplomatik, hyri befas nė fjalimet e tyre nė forumet e konferencat ndėrkombėtare nė vendet e Azisė, tė Afrikės dhe tė Amerikės Latine, edhe figura e Titos dhe glorifikimet pėr tė. (Nė njė kohė qė nuk e kanė pėrmendur kurrė Titon nė fjalimet e tyre brenda vendit apo nė Europė). Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiē, nė konferencėn e mėparshme ministeriale tė NAM-it, tė mbajtur para disa kohėsh nė Havana tė Kubės, i kushtoi pothuaj gjysmėn e fjalimit tė tij glorifikimit tė Titos, tė cilin e quajti "presidenti ynė, njė nga baballarėt themelues tė NAM-it, sekretari i parė i pėrgjithshėm i NAM-it, dhe se efekti i tij mbi NAM-in dhe inkurajimi nga roli i tij aktiv do tė kujtohen gjithmonė", etj, etj. Dhe pėr hatėr tė Titos, ministri i Jashtėm serb propozoi qė nė vitin 2011, shtetet pjesėmarrėse nė NAM tė vijnė nė Beograd pėr tė festuar 50-vjetorin e themelimit tė Lėvizjes. Dashuria e papritur e Serbisė pėr Titon vjen pra nga strategjia e udhėheqjes serbe pėr tė fituar njė rol tė ri dhe njė kapital diplomatik nė "Lėvizjen e tė Paangazhuarve" dhe pėr tė ndikuar e sabotuar procesin nė rritje tė njohjes sė Kosovės nga shtetet e Azisė, Afrikės dhe tė Amerikės Latine, tė cilat pėrbėjnė anėtarėsinė e NAM-it. Dashuria e befasishme zyrtare e Beogradit pėr Titon ėshtė njė impostim artificial, i cili natyrisht nuk besohet edhe nė vetė Serbinė. Ėshtė njė artific diplomatik, qė vėshtirė se mund tė ketė efekte te udhėheqėsit e vendeve tė NAM-it, tė cilėt natyrisht e kanė aq kulturė diplomatike, sa tė dinė qė Serbia ėshtė njė shtet i ri, i cili doli nga ish-Jugosllavia, por nuk ėshtė Jugosllavia, dhe qė ka hyrė nė OKB si njė shtet i ri, ndaj nuk mund t'i hipnotizojė me dashurinė e re tė papritur tė Serbisė pėr udhėheqėsin kroat tė ish-Jugosllavisė, aq i anatemuar nga serbėt.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt