Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 111 prej 111
  1. #111
    kasap komunistësh Maska e DRAFGUNGER
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Postime
    66
    Pleniumi i 8-të i Partisë Komuniste shqiptare u mbajt nga data 26 shkurt – 8 mars 1948. Pleniumi u mbajt me qëllim dënimin e shkaktarëve që zvarritën marrëveshjen me Jugosllavinë, por edhe për të treguar se sa të gatshëm ishin komunistët shqiptarë për t'iu dhënë çdo gjë serbo-komunistëve.

    Materialet janë marrë nga botimi “Marrëdhëniet shqiptaro–jugosllave, 1945-1948, Dokumente”, përgatitur nga Ndreçi Plasari dhe Luan Malltezi, botuar nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në vitin 1996.

    I gjithë materiali gjendet në origjinal në:

    Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë. Fondi 14/AP, dosja 42, viti 1948.


    Koçi Xoxe: Hyrja e Bashkimit Sovjetik në luftë dhe ardhja e delegatëve të Partisë Jugosllave Miladin e Dushan e shpejtoj dhe e vuri në rrugë të drejtë formimin e Partisë. Kjo u bë me përpjekje dhe me luftë, sepse ekzistonin tendenca të forta tarafi dhe kishte elementë të huaj që nuk shkriheshin për Partinë. Por nga ana tjetër, në bazë kishte edhe ndjenja të forta, kishte kërkime dhe insistime që të formohej Partia. Nga grupet, Grupi i Korçës kishte pasur vijën më të drejtë, ishte lidhur më shumë me masat dhe kishte një përbërje predominante elementi punëtor.

    ...Partia Jugosllave lojti një rol me rëndësi dhe ushtroi një influencë të madhe në formimin e Partisë sonë. Grupet komuniste kishin ndier dhe kërkonin tek ajo t'u theshte fjalën e saj dhe t'u tregonte rrugën se si duhej vepruar, sepse ajo ishte një parti e fortë me eksperiencë dhe që po korrte suksese me luftën e saj.

    ...Miladini aplikoi një vijë jo të drejtë në krijimin e udhëheqjes, favorizonte shumë intelektualët dhe nuk ndiqte si duhej një politikë për përkrahjen e ngritjen e elementit punëtor....


    Enver Hoxha: Puna drejtohej nga sekretari politik dhe Miladini dhe afer tyre më shumë qëndruan njerëz si Liria, Dishnica, Baca dhe Nakoja. Në gjithë kohën e luftës u bë vetëm një Plenum në Helmës. "Nuk u punua që të krijohej një Komitet Central, që të funksiononte. Nga kush do të punohej? Natyrisht nga Miladini dhe unë.

    Koçi Xoxe: Ardhja e shokëve jugosllavë, Veloja e Dizdari, që siilnin direktiva nga Komiteti Central i Partisë Jugosllave, ka qenë një ndihmë shumë e madhe.

    Gogo Nushi: marrëdhënie vëllazërore midis popujve tanë, lindën dhe u forcuan gjatë Luftës NÇ, duke ndjekur rrugën e përbashkët. Këto mardhënie u konkretizuan me aleancën tonë me Konventën dhe me marrëdhëniet e tjera midis dy vendeve.

    ...Pa lidhjet e ngushta, bashkëpunimin dhe ndihmën e vlefshme që popujt e Jugosllavisë i kanë dhënë vendit tonë, nuk do të ishin të mundshme fitoret tona,

    ...Brana Peroviçi në mbledhjen e Komitetit Qendror të Rinisë i bëri një kritikë për punët që nuk kishin shkuar mirë dhe në ekspozenë e tij nuk i preku të gjitha problemet.

    mos harroni çiçin tani
    Ndryshuar për herë të fundit nga DRAFGUNGER : 15-07-2009 më 12:40
    ...ene që thu ti, ku e lash, ah po...Partizoni prap tek plenat, shum gjat e majtëm afër Tironës...

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •