Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mire e ke ti po ku te le ne Shqiperi mafia e korrupsioni qe ka ndertuar ne cdo cep bile edhe reren ka zene ne plazhet shqiptare.
    Ku ka ne bote pallate te tere me mijera me gropa septike.
    Ku ka ne bote plazhe qe ngrihen pa kanalizime.
    Skane faj njerezit qe u bie era fekale plazhe e infektohen ne lekure kur lahen.
    Duam dhe turizem ne te marim leke per pushusesit ne ndertime siper fekaleve.

  2. #32
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga sulioti Lexo Postimin
    Ok nuk kam koh qe tju shpjegoj te gjith filozofin time per zhvillimin e turizmit tek ne, por nuk jam aspak dakort me filozofin tuaj se;jashte qenka mire dhe te ne m...t.Ne duhet te mobilizohemi te gjith bashk duke filluar nga vetja jon, per tu dhen zgjidhje te gjith atyre difekteve qe jan krijuar po nga vet ne,deri sa te arrinim ne nje stade te kenaqshem,dhe athere do ja lejonim vetes luksnin per te vizituar vende te tjera(qe sipas jush qenkan parajsa)nejse nuk po e zgjas se keto gjera kuptohen nga pak dhe injorohen nga shum, por ajo qe do jepja si mesazh te fundit eshte se;

    Ne jemi shtetas se ketij vendi qe natyra si ka kyrsyer asgje, dhe qe ta bejm vendin ton te paster e te begate duhet te punojm shume, dhe te ndergjegjesohemi te gjith per te miren e vendit ton, nuk eshte zgjidhje kjo qe jepni ju se u dashkan braktisur plazhet Shqiptare sepse nuk ofrokan kushte, duke harruar se jemi po ne ata qe i kan cuar gjerat ne keto kushte ku jan sot, dhe kjo e gjitha sepse nuk ka krenari kombetare ne kete vend, te gjith rrahin gjoksin,por askush nuk vepron vetem bla bla bla.Une nuk mund ta imagjinoj qe nje person x thote se jam nacionalist dhe pushimet i ben jasht!
    ti prape se ke kap muhabetin akoma, qe njerezit nuk kane deshire te bejne pushime po ne te njejtin vend. Pushimet preferohen te behen kudo, ne gjithe boten. Shqiperia qe te eci para duhet te eleminoj gjera te tjera ne fillim pastaj vime te turizmi sesa e pasuron ate.

    e kuptove apo ta perseris prape ? Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    ti prape se ke kap muhabetin akoma, qe njerezit nuk kane deshire te bejne pushime po ne te njejtin vend. Pushimet preferohen te behen kudo, ne gjithe boten. Shqiperia qe te eci para duhet te eleminoj gjera te tjera ne fillim pastaj vime te turizmi sesa e pasuron ate.

    e kuptove apo ta perseris prape ? Lol
    O zonjushe Pink,gjerat jan keshtu;une kuptoj shum gjera,por une nuk kuptoj sjellejn tuaj (edhe timen gjithashtu se ketu futem dhe une) qe ngelem vetem DUKE AKUAZUAR shtetin dhe nuk kemi kurajen te themi se per keto difekte te gjithanshme, fajtoret jemi vet ne , se ne populli e bejm shtetin dhe nuk ka se si te jet ndryshe, nese ne ja lejojm vetes te na tallin ca idiota, athere jemi fajtor ne vete qe i mbajm keta idiota, pra jemi nje komb me shume defekte, dhe keto defekte nuk ti rregullon njeri nese nuk ve dor vet.

    Ti e kuptove apo do ta perseris dhe une prap.lola

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Po anglezet jane nje nga popujt me te degjenerum. Jane shume fallso, karagjoza, te pakaraktere dhe mos harroni historine kur percane Shqiperine ne 1913, Luften e Pare Boterore ku i dolen ne krah Serbve, dhe mbas Luften e Dyte Boterore ku na futen ne Bllokun komunist. Vetem anglezet mos i merrni seriozisht amon.

    Anglosaksonet e kon si parim qe nuk shkelin aty ku nuk ulen pullumbat , e qujne vend i demonizuar

    kurse per ato tjerat s,ka rendesi per to, varferia, kultura, edukata, niveli jeteses etj

  5. #35
    sulioti

    Pajtohem me ty plotesisht. Po diqka te them, prshembull une kur te shkoj ne pushim ne vend te huaj, shikoj se si e kan ndrequr pllazhet, ambientin, parqet etj...edhe pastaj kur te kthena ne vendin tim, kam qef "me punu" dhe me arrit me bo ambientin sikur atje. Pra ti shkon ne vend te huaj dhe te lindind ideat se si me bo ne vendin tone dhe ki shum ma shum vullnet...

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ne qato pllazhe te huja ku shkon ti nuk ka shume shqiptare.qashtu ..e merr vesh

    kur shkoni ju ne pllazhe te huja nuk e fugni berdhokun per toke.
    Une jetoj ne Slloveni qe 15 vite edhe ne Kosove kurr nuk e fugi berllogun ne toke sepse keshtu jam mesu ketu. Perqato po tham qe kur te shkojsh ne vend tjeter i shikojsh se si jan rregullat atje dhe te pelqejn (prsh. qeshtja e berllogave). Edhe kur te shkon ne vendin e vet e she "eh edhe une mundem ta bej ashtu sikur ata".

  7. #37
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Nuk me duket gabim nese artikulli i numeron edhe mergimtaret shqiptare si turiste. Sepse artikulli nuk raporton vetem per numrin e turisteve, por edhe te marrurat nga ata. Persa i perket te marrurave mergimtaret shqiptare jane poashtu "turiste". Sespe edhe ata si vizitoret tjere (te huaj) shpenzojne te holla ne vend.


    *

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Adriatiku Mjede
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Shkoder - Shqiperi (Albania)
    Postime
    3
    Sot Shqiperia eshte nje perle turistike.
    Natyra e Shqiperise eshte aq e virgjer dhe e bukur saqe mund te mburremi me te para shteteve Europiane. E vetmja gje qe e ben Shqiperine te mos jete je nder vendet me te vzituara ne Europe eshte infrastrukturat dhe promovmi.
    Pse themi infrastrukturat?
    Duke pasur parasysh se kemi infrastrukturat pritese sic jane hotelet,baret , restorantet apo edhe dyqanet neper vender turistike, Shqiperise i mungon edhe infrastruktura rrugore.
    Marrim shembull Thethin, nje perle gjigande, qe mund te mburremi me te para gjitha shtetet Europiane per bukurite natyrore. Kushdo qe klikon ne internet per te nuk gjen shum gjera per shume atraksione turistike sic eshte lagja Nderlysaj me vaskat apo syri i kalter, shpella , shtegu i dhenve, lumi i Shales etj. Edhe atraksionet kulturore nuk mungojne ne Theth. Thethit i mungojne te gjitha ato qe permendem me lart, sot Thethi ka nje turizem te dobet ne krahasim me bukurite qe ka. Thethi ska infrastrukture pritese sic jane hotelet baret apo restorantet.
    Sot ne Theth ekzistojne vetem disa shtepi qe sherbejne si struktura pritese per turistat.
    Thethi ka nje mungese te theksuar rrugore qofte brenda Thethit, qofte edhe per rrugen qe te con drejt Thethit.
    E sa vende te tjera ka si Thethi ne Shqiperi.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Adriatiku Mjede
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Shkoder - Shqiperi (Albania)
    Postime
    3
    Poshte digave te liqenit me te madh artificial ne Shqiperi ndodhet fshati me i madh i fushes se Zadrimes.
    Quhet fshati Mjede.
    Mjeda eshte nje fshat i madh, pjese e bashkise se Vau Dejesit e cila eshte pjese e qarkut te Shkodres. Banoret e ketij fshati quhen Mjedasor.
    Banoret e ketij fshati merren ne pergjithesi me biznese (te vogla dhe re mesme), me bujqesi dhe blektori. Te ardhurat e Mjedes vijne ne pergjithesi nga bizneset, emigrantet dhe pak nga bujqesia dhe blektoria.
    Mjeda ndodhet afersisht 16 km larg Shkodres dhe lidhet me Shkodren me dy rruge.
    Njera i bie nga Komuna e Gurit te Zi, Ndersa tjetra i bie rruges nacionale qe te nxjerr ne superstraden Tirane - Shkoder.
    Mjeda sot ka me shume se 1500 votues, (keto nr sjane te dhena te sakta).
    Mjeda ka nje fushe te madhe , dikur quhej fusha me e madhe e Zadrimes. Ky fshat laget nga 2 lumenj, lumi i Drini dhe lumi i Gjadrit, gje qe i japin nje bukuri te rralle ketij fshati.
    Kultura e Mjedes si ne veshje ashtu edhe ne organizimin e festave apo ngjarjeve te ndryshme ka qene e ndare ne 2 kultura. Kultura dhe veshjet e muslimaneve ishin sipas qytetit te Shkodres, kurse e te krishtereve ishte sipas zones se Zadrimes.
    shumica e ketyre kulturave jane te ruajtura edhe sot e kesaj dite.
    Ne kohen e monizmit ky fshat ishte kryeqender i zones ku ai ndodhet. Sot fshati Mjede ndodhet nen juridiksionin e Bashkise se Vau Dejesit dhe ka nje popullsi rreth 3500 banore.
    Ky fshat ka qene kufiri i Zadrimes me zonen e Shkodres. Kjo gje ka bere qe ky fshat te ndahet me dy tradita te ndryshme.
    Mjeda eshte fshati i origjines se shkrimtari te njohur Ndre Mjeda.
    Ku pjesa muslimane e ketij fshatit ka pasur traditen e muslimaneve te qytetit te Shkodres si ne veshje ashtu edhe ne traditat e mikpritjes apo edhe gatimit etj. Popullsia me e madhe ka qene ajo muslimane afro 4/5 e popullsise, ndersa katolike ishte pjesa tjeter.
    Katoliket kane pasur traditen Zadrimore.
    Per emrin e Mjedes ekzistojne dy gojedhena.
    Njera eshte nga banoret e vendit qe thone se emri Mjede vjen ngaqe Mjeda ka qene e rrethuar gjithmone nga ujerat pra ka qene ndermjet (mjet) ujerave.
    Ndersa gojedhena e dyte eshte gjetur ne historine e qytetit te Lezhes qe thote se emri i fshatit Mjede vjen nga princesha Medea te Kolkites e cila gjate udhetimit te saj nga Ulqini deri ne Korfuz, ka qendruar ne fshatin qe sot quhet Mjede. Banimet e saj thuhet se ndodhen prane kodres qe sot quhet kodra e Sukes dhe qe ka ullinj disa qindra vjecare.
    Edhe ullinjte qe keto dy vitet e fundit jane djegur dy here tregijne qarte per nje vendbanim te hershem aty.
    Sot Mjeda rrethohet nga lumi Drin dhe Gjader.
    Gjithashtu ne Mjede jane disa keneta te vogla te mbushura me nje flore te bukur. Lumi Drin ka ne mes nje gadishell afro 1 hektar qe eshte i mbushur me shelqe(peme) dhe kallama ujit.
    Fusha e Mjedes eshte nje shume e bukur,pasi ajo ndahet me blloqe prej 10 ha te cilet jane te sistemuar ne nje menyre te rregullt dhe qe kane sitem vadites dhe kullues.

    Pergaditi : Adriatik Hasmegaj

    www.mjeda.blogspot.com

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    cfare turizmi me flisni turizem emigrantesh

    imagjinojeni veten turiste ne shqiperi dhe konsidero te perdoresh gjuhen e shtetit ku jeton dhe pastaj flisni per turizmin shqipetare
    ,do hapesh internetin te kerkosh sa me shume informacion p sh per sigurin hape faqen e MIN se BRENDESHME ,BASHA u takua me x homolog BASHA keshtu E BASHA ashtu

    ke te vizitosh KRUJEN ,THETHIN,BUTRINTIN,TAJVANIN dm th TIRANEN APOLONIN,ROZAFEN shume bukur por si do shkosh ne keto vende dil ne rruge te madhe dhe ngriji gishtin fugonit

    hotelet kerkon ne internet te gjithe me nga 4,5 yje por se kush i ve keto yje dreqi e merr vesh

    me kushtet qe jane dhe me cmimet qe kemi harrojeni turizmin
    me 300-500 pound (bileta vajtje ardhje,fjetja me 3 yje,te pakten dhe mengjesin, min 10 dite ne korrike apo gushte)shkoje per pushime diku ne spanje,portugali,turqi,greqi,malte ,kroaci e ndoshta ne shume vende te tjera me kushte shume me te mira
    ndersa per ne shqiperi vetem bileta me shkon kaqe
    halli na con se kemi prinder dhe njerez se per 10-20 dite qe rrime ne vetem per te takuar robet nuk na dalin jo me per plazh nuk flitet dhe mos na numuroni per turista o qeveritare se ngelet duke abuzuar

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •