Kush osht mo e çudiçme, nji shengjins qe vret nji anglez, apo nji anglez qe jeto n'Shengjin?
Kush osht mo e çudiçme, nji shengjins qe vret nji anglez, apo nji anglez qe jeto n'Shengjin?
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
Une edhe pak dite nisem per pushime jashte, dhe as ndjej ndonje brejtje ndergjegje pasi ne Shqiperi me aq leke sa harxhoj jashte, marr nje produkt qe te le shume per te deshiruar---plehra, plazhe te ndotura, ajer tejet i ndotur, njerez si te kene dale nga cmendina, qe bertasin, thejne e shkaterrojne gjera, produkte ushqimore greke te skaduara...une dua te shijoj jeten dhe jo te shkrihem per lloj lloj psikopati qe jeton ne shqiperi.
E cfare mund te presim nga te huajt o z MODERATOR kure vet ca si puna jote ja bejn gropen vendit.
Ai qe do atdheunn ore shok BUKE ME djath le te ket aty, aty do rrin, se nuk ja ndien per ti dhen lek kundershtareve tan, se ju aq e kuptoni po kapitalizmi keshtu funksionon, nese ti shkon ne turqi, greqi, mal te zi, apo ku dreqin kund, ti i jep krah konkurenteve te vet vetes tende dhe jo vtes tende, po kujt i flas dhe une , po te kishe pak mend ne kok do ishe pergjigjur si me lart.
Shko shijo jeten gjetke, dhe ler ne meshir te fatit dheun q e te dha jet.
Per tu sqaruar; une jetoj jashte per te punur as nje kafe nuk e pi jashte, dhe te gjith kete gje e bej me qellimin qe ato pak kursime ti shpenzoj ne nje te aedhme te afert ne vendin tim (ton).
Mos degjeneroni temen .
Komentet duhet te jene per numrin e turisteve ne Shqiperi .
A PASQYROJNE SHIFRAT NUMRIN REAL TE TURISTEVE ?
XHIROJA e raportuar sa reale eshte ?
Manovrimin me statistika shqiptaret e zbuluan qe ne feudo-komunizmin e Hoxhes
Numri i hyrjeve nga jashte mund te jete rritur por mos besoni qe ata jane te gjithe turiste . Pastaj mos bejme krahasime vec me veten tone dje dhe sot .
Te shohim pak dhe fqinjet
Cfare sherbimesh ,cfare kushtesh ofrojne dhe me cfare cmimesh.
Aty do ta shohim qe regjimi i Don Kishotit shet Ufologji per turmat.
Suliot megjithese shkrimet e tua reflektojne nje dashuri dhe krenari per atdheun qe eshte per tu admiruar, mendoj se me ket shkrimin mesiperm e ke tepruar pak dhe me duket se ke kaluar ne ekstrem.
Pse e them kete? Per mendimin tim nje njeri mund te jete jashtemase patriot e nacionalist, mund te japi dhe jeten per atdheun ama pushimet ka qejf me i kalu ne korfuz psh. Sipas teje ky njeri nuk qenka atdhetar apo cfare?
Bota po ndryshon dhe shume te rinj perfshire dhe veten time kane qejf te dalin e te shetisin po tu jepet mundesia, duan te shohin bote me sy e ta shijojne rinine me ato mundesi qe kane. kjo ska te beje fare me atdhedashurine.
Ta zeme sikur ti me $500 mund te shkosh ne turqi per 10 dite dhe te kenaqesh, ndersa ne Shqiperi paguan dyfishin e lekeve per gjysmen e kenaqesise.
Cfare do beje?
Une e konsideroj veten patriot ama ne kete rast psh do shkoja ne turqi.
Pastaj nuk besoj se kjo e demton turizmin Shqiptar perkundrazi po ta shikosh ne nje kendeveshtrim afatgjate kjo e ndihmon turizmin tone sepse ato hotelieret duhet ta kuptojne se klienteve po nuk i krijove kushte nuk do te vijne vetem se je Shqiptar. Kalimi i pushimeve jashte sherben si stimulus dhe nxites per turizmin tone se ilustron nje realitet te hidhur per hotelieret tane dhe i tregon se po nuk u krijove kushtet plazhistave nuk do kesh njeri fare. Si rezultat do kemi plazhe me te pastra,sherbim me cilesor neper hotele dhe ambjent me te mire.
Persa i perket kushteve dhe sherbimit ne hotelet mesatare ne Shqiperi jane per ibret. Pra kapitalizmi ka edhe konkurrence, duke konkuruar me turqit e greket bisnezet Shqipetare me hir apo me pahir do te krijojne kushte me te mira per pushuesit ose po si pelqeu le te rrine pa kliente.
Keshtu ka ec bota perpara me konkurrenc, kshu u zhvilluan plazhet e miamit e te dubait.
Ty te ngrej kapelen(ket e them sinqerisht pa ironi) qe mendon ne kete menyre per vendin dhe qe kursen leket per ti shpenzuar ne atdhe por ama nuk besoj se ky fakt te ben me atdhetar se mua apo se ndonje tjeter qe duan te pushojne jashte.
Nuk e kuptoj lidhjen midis patriotizmit dhe deshires per te pushuar jashte.
O vellau im, nuk jemi ne gjendje ne sot per sot te konkurojm,(fqinjet tan te cilet kan vite ne kurbet dhe ne ekonomin e tregut).Pikerisht per kete gje une ngul kemb qe; dhe nese mund te kemi pakeanqesi te vogla per sherbimet qe ofrojn hotelet e restorantet shqiptare, jemi te detyruar ti japim doren vellezerve tan, deri sa ata te arrin ne fazen, ku mund te konkurojn fqinjet, por nese ne shkojm te fqinjet, i bejm gropen vetes, se gjerat juan te lidhura zinxhir ne kete mes dmth;Nese une shkoj ne VENDIN TIM ne cilin do hotel e ambient,ai Ai 1;Paguan punetor shqiptar=vellezrit-motrat tona,2(produktet per sherbim ngrenie i blen tek peshkataret SHQIPTAR,tek fshataret SHQIPTAR,3(taksat ja paguan shtetit shqiptar DHE KETO JAN LEK QE MBAJN GJALL VETE VETEN TON NE NJE FARE MENYRE.
Ja pse bertas une se fqinji ne kapitalizem nuk eshte fqinj por kundershtar; Kure dhe ne do fillojm dhe ne te zgjohemi nga kjo hipnotez e keqe??????
Dhe duke i dhen shtys vendit ton, do krijohen ato kushtet qe kerkon ti, se shpejti, nuk duhet te mendojm vetem per veten, duhet te kemi dhe pak imagjinate se cfare do bejn dhe femijet tan.
Ndryshuar për herë të fundit nga sulioti : 11-07-2009 më 19:00
Nga te huajt nuk pres asgje, bile habitem se si ai numer i vogel te huajsh vijne ketu. Une jam patriot, jam atdhetar dhe nuk ka nevoje tani qe te rreshtoj "bemat" patriotike sepse secili mund te kete bere per atdheun ne forma te ndryshme.
Por, nuk mund t'ia privoj vetes pushime te kendshme (jo ne vendet fqinje sic mendon ti, dhe jo tek "armiqte", por do te shkoj ne vendet e BE perendimore), dhe ne vend te ketyre pushimeve jashte, te shkoj ne Golem, ku uji vjen era hale kur vjen, deti eshte i mbushur me mbeturina e copa m...., njerezit jane shume te eger, agresive dhe fare pa edukate, ku zhurmat nuk pushojne as dite as nate, ku ajri eshte plot me pluhur e tym pleharsh qe digjen. Une e dua atdheun, por me shume e dua jeten time.
te mbash hunden perpjete ne nje gje qe eshte kaq e dukshme, dhe ti biesh gjoksit qe "yes e dua vendin tim" dhe as pluhuri, as balta, as plerat , as pislliqet dhe as mentaliteti i eger atje nuk me ben syrin terr. Lol
Pushimet jane pushime !! Njeriu i ben aty ku i pelqen dhe pike. 1 here do i bej ne shqiperi, 1 here ne mexico, 1 here ne usa , 1 here ne paris etc. Ja kshu.
p.s. Dhe mos m'fshini postet mua ju modsat eeee !
Ok nuk kam koh qe tju shpjegoj te gjith filozofin time per zhvillimin e turizmit tek ne, por nuk jam aspak dakort me filozofin tuaj se;jashte qenka mire dhe te ne m...t.Ne duhet te mobilizohemi te gjith bashk duke filluar nga vetja jon, per tu dhen zgjidhje te gjith atyre difekteve qe jan krijuar po nga vet ne,deri sa te arrinim ne nje stade te kenaqshem,dhe athere do ja lejonim vetes luksnin per te vizituar vende te tjera(qe sipas jush qenkan parajsa)nejse nuk po e zgjas se keto gjera kuptohen nga pak dhe injorohen nga shum, por ajo qe do jepja si mesazh te fundit eshte se;
Ne jemi shtetas se ketij vendi qe natyra si ka kyrsyer asgje, dhe qe ta bejm vendin ton te paster e te begate duhet te punojm shume, dhe te ndergjegjesohemi te gjith per te miren e vendit ton, nuk eshte zgjidhje kjo qe jepni ju se u dashkan braktisur plazhet Shqiptare sepse nuk ofrokan kushte, duke harruar se jemi po ne ata qe i kan cuar gjerat ne keto kushte ku jan sot, dhe kjo e gjitha sepse nuk ka krenari kombetare ne kete vend, te gjith rrahin gjoksin,por askush nuk vepron vetem bla bla bla.Une nuk mund ta imagjinoj qe nje person x thote se jam nacionalist dhe pushimet i ben jasht!
Krijoni Kontakt