Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Fernando Pessoa

    Duhantoria.

    Nuk jam asgje.
    Nuk do jem kurre asgje.
    Nuk mund te dua te jem asgje.
    Perveē kesaj, kam brenda vetes te gjitha endrrat e botes.

    Dritaret e dhomes sime,
    te dhomes se njerit nga miliona ne bote qe askush nuk di kush eshte
    (e po ta dinin kush eshte, ēfare do dinin?),
    shfaqen mbi misterin e nje rruge vazhdimisht te pershkuar nga njerez,
    mbi nje rruge te padepertueshme per te gjitha mendimet,
    reale, pamundshmerisht e sigurte, e qarte, panjourisht e qarte,
    me misterin e gjerave nen gure e nen qenie,
    me vdekjen qe sjell lageshtire ne mure e floke te thinjur tek njerezit,
    me Fatin qe drejton karrocen e gjithēkase ne rrugen e asgjese.

    Sot jam i mundur sikur te njihja te verteten:
    Sot jam i kthjellet sikur te isha duke vdekur
    e mos te kisha vllazerim tjeter me gjerat
    perveē se nje leje, dhe kjo shtepi, dhe kjo ane e rruges te beheshin
    rreshti i vagonave te nje treni dhe nje nisje e fishkellyer
    brenda kokes sime, e nje shkundje te nervave te mia me nje kercitje te kockave ne nisje.

    Sot jam i shtangur sikur dikush qe ka menduar, gjetur e harruar.
    Sot jam i ndare mes besnikerise qe i duhem
    duhantores nga ana tjeter e rruges, porsi gje reale nga perjashta,
    dhe ndjesise qe gjithēka eshte enderr, porsi gje reale nga perbrenda.

    Kam deshtuar ne gjithēka.
    Por meqe nuk kisha asnje synim, ndoshta gjithēka ishte asgje.
    Nga mesimet qe me kane dhene,
    kam sbritur nga dritarja pas shtepise.
    Kam shkuar ne fshat me synime te medha,
    por aty kam takuar vetem barishte e peme
    dhe kur kishte, njerezit ishin njelloj me te tjeret.
    Ngjitem nga dritarja, ulem ne kolltuk. Per ēfare te mendoj?
    Ku di se ēfare do jem, une qe s’di se ēfare jam?
    Te jem ajo ēka mendoj? Por mendoj te jem shume gjera!
    Dhe shume mendojne te jene e njejta gje qe s’mund te jene kaq shume!
    Gjenģ? Ne kete ēast
    njeqind mije mendje konceptohen ne enderr gjenģ ashtu si une
    dhe historia nuk do zbuloje, kush e di sa?, asnje,
    nuk do kete tjeter perveē plehit me te shumtat arritje te ardhshme.
    Jo, nuk besoj ne vetevete.
    Ne te gjithe manikomet ka te ēmendur me shume kthjelltesi.
    Une qe nuk zoteroj asnje kthjelltesi, jam me i shendoshe a me i manget?
    Jo, as ne mua…
    ne sa mansarda apo jo mansarda te botes
    mendojne per vete se jane gjeni?
    Sa frymezime te larta, fisnike dhe te kthjelleta
    e ndoshta te realizueshme,
    nuk do dalin kurre nen driten e diellit real dhe as do te gjejne mbeshtetje.

    Bota eshte e atij qe lind per ta pushtuar
    dhe jo e atij qe enderron per ta pushtuar, edhe nese ka te drejte.

    Kam enderruar me shume se Napoleoni ka realizuar.
    Kam shtrenguar hipotetikisht prane gjoksit me shume njerzillek se Krishti.
    Kam krijuar segretisht aq filosofi qe asnje Kant nuk ka shkruar,
    por jam e do jem gjitmone ai i mansardes,
    edhe pse nuk e banoj;
    do jem gjithmone ai qe nuk ka lindur per kete;
    do jem gjithmone ai qe zoteronte ca cilesi;
    do jem gjithmone ai qe ka pritur t’i hapnin deren perpara nje muri pa dere
    dhe ka kenduar kengen e Ameshimit ne nje kotec,
    dhe ka degjuar zerin e Zotit ne nje pus te mbyllur.
    Te besoj ne mua? Jo, dhe as ne asgje.

    Le te perhape natyra mbi koken time perveluese
    diellin e saj, shiun e saj dhe eren qe gjen floket e mi,
    pjesa tjeter le te vije nese vjen apo duhet te vije, ne te kundert te mos vije.
    Skllever zemerak te yjeve,
    kemi pushtuar gjithe boten para se te ngrihemi nga krevati;
    por jemi zgjuar dhe ai eshte i zymte,
    jemi ngritur dhe ai eshte i huaj,
    kemi dale nga shtepia dhe ai eshte e tere toka,
    plus sitemin diellor, Rrugen e Qumeshtit dhe Pafundesine.

    Ha ēokollate, vogelushe, ha ēokollate.
    Shiko se nuk ka tjeter metafizike ne bote perveē ēokollatave.
    Shiko se te gjithat fete ne bote nuk mesojne tjeter perveē pastiēerise.
    Ha vogelushe e ndyre, ha!
    Sikur te mund te haja une ēokollate me te njejtin konkretizim qe i ha ti!
    Por une mendoj se pasi t’i heqi letren e argjendte, qe eshte alumini,
    do e hidhja te gjithen per toke, ashtu siē kam bere me jeten.
    Por te pakten mbet pak thartesire mbi ate qe kurre s’do jete
    kaligrafia e shpejte e ketyre vargjeve,
    portik i shkare mbi te Pamunduren.
    Te pakten i konsakroj vetvetes nje perēmin pa lot,
    fisnik te pakten ne gjestin e plote me te cilin flak tutje
    rrobat e pista qe une jam, pa liste, ne ecurine e gjerave
    dhe rri ne shtepi pa kemishe.

    I afrohem dritares dhe shoh rrugen me qartesi absolute.
    Shoh dyqanet, shoh trotuaret, shoh veturat qe kalojne,
    shoh qeniet e gjalla te veshura qe nderthuren,
    shoh qenjte qe edhe ata egzistojne
    dhe e gjitha kjo me rendon si nje denim ne azil,
    dhe e gjitha kjo me eshte e huaj si ēdo gje.
    Kam jetuar, studjuar, dashuruar, madje edhe besuar,
    e sot nuk ka shites qe une nuk e kam zili vetem per faktin se nuk eshte une.
    Te gjitheve u verej leckat, plaget dhe genjeshtrat
    dhe mendoj: ndoshta nuk kam jetuar kurre, as studjuar, as dashuruar dhe as besuar
    (sepse mund te krijohet realiteti i gjithe kesaj pa bere asgje nga e gjitha kjo);
    ndoshta ke thjesht egzistuar, sikur hardhuca qe i presin bishtin,
    dhe qe bishti eshte bisht i terbuar edhe pa hardhucen.

    Kam bere me mua ate qe nuk kam ditur
    e ate qe do kisha mundur ta beja nuk e kam bere.
    Zoterimi qe kisha veshur ishte i gabuar.
    Me njohen menjehere per ate qe nuk isha e nuk kundershtova dhe u humba.
    Kur desha te heq masken
    ishte e ngjitur me fytyren.
    Kur arrita ta heq e te veshtrohem ne pasqyre
    tanime isha i plakur.
    Isha i dehur, nuk dija me te vishja zoterimin qe kisha hequr.
    E flaka masken dhe kam fjetur ne raft,
    si nje qen i lejuar nga mbikqyresit,
    sepse i pambrojtur
    dhe shkruaj kete histori per te treguar qe jam i arritur.
    Ajka muzikore e vargjeve te mia te kota,
    sikur te mund te me takoje si diēka e bere nga une
    e te mos rrija perhere perballe duhantores ketu perballe,
    duke shkelur ndergjegjen e ekzistences,
    si nje tapet mbi te cilin nje i dehur pengohet
    apo nje rregoste te vjellur tek romet e qe s’vlente asgje.

    Por i zoti i duhantores doli ne dere e aty qendroi.
    E shikoi me bezdine e kokes se palosur keq
    dhe me sikletin e shpirtit qe po kupton.
    Ai do te vdese dhe une do te vdes.
    Ai do te lere gjurme, une do te le ca vargje.
    Pas ca kohesh do zhduken gjurmet, edhe vargjet.
    Pas disa kohesh do te vdese rruga ku u enden gjurmet
    dhe gjuha ne te cilen u shkruan vargjet.
    Do vdese pastaj planeti qe sillet, ne te cilin e gjitha kjo ndodh.
    Ne satellite te tjere ne te tjera sisteme diēka e ngjashme me njerezit
    do vazhdoje te beje gjera te ngjashme me vargjet, duke jetuar mbi gjera te ngjashme me gjurmet
    gjithmone njera gje perballe tjetres,
    gjithmone njera gje e kote po aq sa tjetra,
    gjithmone e pamundura, idiotesi porsi realja,
    gjithmone misteri i thellesise se vertete porsi gjumi i misterit te siperfaqes,
    gjithmone kjo apo diēka tjeter, ose as njera e as tjetra.

    Por nje burre hyri ne duhantore (per te blere duhan?)
    dhe realiteti i merituar papritur me bie mbi shpatulla.
    Ngrihem energjik, i bindur, njerezor,
    me synim per te shkruar keto vargje per te thene te kunderten.
    Ndez nje cigare nderkohe qe mendoj t’i shkruaj
    dhe shijoj tek cigarja lirine nga ēdo mendim.
    Ndjek tymin sikur te kishte nje drejtim te qarte
    dhe shijoj, ne nje moment te ndjeshem dhe te vlefshem
    lirimin nga te gjitha spekullimet
    dhe nga vetdija se matafizika eshte nje pasoje e te qenit te pagatshem.

    Pastaj zgjatem mbi karrige
    dhe vazhdoj te tymos.
    Deri sa fati te ma lejoje, do tymos.
    (Po te martohesha me te bijen e shtepijakes sime
    ndoshta do te isha i lumtur.)
    Pasi marr ne konsiderate kete ngrihem nga karriga.
    Shkoj tek dritarja.
    Burri doli nga duhantorja (duke futur kusurin ne xhepin te pantollonave?).
    Oh, po une e njoh: eshte Esteves pa metafizike.
    (I zoti i duhantores doli te hyrja.)
    Si per nje instikt hyjnor, Esteves, u kthye e me pa.
    Me pershendeti me nje gjest, i therrita Mirupafshim Esteves!, dhe universi
    m’u rindertua pa ideal dhe pa shprese dhe i zoti i duhantores buzeqeshi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Question

    Shpresoj te kete qene nxitimi dhe jo padija qe temen "Fernando Pessoa dhe kompani", hapur me 26-06-2009, ja keni bashkangjitur temes "Perkthime nga D. D."

    Fernando António Nogueira Pessoa, lindur me 13 Qershor 1888 ne Lisbone, Portugali eshte poet aq i madh sa jo vetem qe kerkon teme me vete, por kerkon disa te tilla, aq sa heteronime te ndryshme ai ka perdorur duke shkruar mjeshterisht.

    Keshtu, lexues i nderuar, Alberto Kajero, Rikardo Reis, Alvaro de Kampos dhe Fernando Pesoa jane e njejta dore e te njejtit njeri; tre emrat e pare heteronimet qe ai perdori. Po ja bashkangjis kesaj teme, poezite e Fernando Pesoas dhe kompani.

    Alberto Kajero

    Kur unė

    Kur unė s’tė kisha
    Dashuroja Natyrėn si njė murg i paqtė dashuron Krishtin.
    Tani e dashuroj Natyrėn
    Si njė murg i paqtė dashuron Virgjėreshėn Mari,
    Me besim, sipas meje, si mė parė,
    Por nė mėnyrė mė tė zjarrtė dhe intime.
    I shoh mė mirė lumenjtė kur shėtis me ty
    Pėrmes fushave deri nė brigjet e lumenjve;
    Kur ulem pranė teje dhe shoh retė
    I shoh ato mė mirė-
    Ti s’e ke nxjerrė Natyrėn nga unė...
    Ti e ke ndryshuar Natyrėn...
    Ti e ke sjellė Natyrėn para kėmbėve tė mia.
    Sepse ti je e shoh mė mirė, po tė njėjtėn,
    Sepse ti mė dashuron e dashuroj po njėlloj, por mė shumė,
    Sepse ti mė zgjodhe tė tė kem dhe tė tė dashuroj,
    Sytė e mi e vėshtrojnė atė mė gjatė
    Se tė gjitha gjėrat.
    Nuk pendohem pėr ē’isha mė parė
    Sepse jam po ai.

    (Vetėm pendohem qė s’tė dashurova mė parė.)*

    * - Rreshti nė kllapa gjendet nė pėrkthimin e Riēard Zenithit nė anglisht


    Rikardo Reis

    Ndiq fatin tėnd

    Ndiq fatin tėnd,
    Ujit lulet e tua,
    Dashuro trėndafilėt e tu.
    Tė tjerat janė hije
    Pemėsh tė panjohura.

    Realiteti
    Ėshtė gjithmonė mė shumė a mė pak
    Se ai qė ne presim.
    Vetėm ne jemi gjithmonė
    Tė barabartė me vetveten.

    Ėmbėl tė rrosh vetė.
    E madhėrishme dhe fisnike
    Tė jetosh thjeshtė.
    Lėre dhimbjen nė altar
    Si njė ikonė pėr zotat.

    Shihe jetėn nga larg.
    Asnjėherė mos e pyet.
    S’ka asgjė
    Tė tė thotė. Pėrgjigjja
    Ėshtė pėrtej zotave.

    Por qetėsisht
    Imito Olimpin
    Nė zemrėn tėnde.
    Zotat janė zota
    Sepse s’mendohen.


    Alvaro De Kampos

    Gjithė letrat e dashurisė janė qesharake

    Gjithė letrat e dashurisė janė
    Qesharake.
    S’do ishin letra dashurie nė s’do ishin
    Qesharake.

    Edhe unė nė kohėn time shkrova letra dashurie,
    Si tė tjerat,
    Qesharake.

    Letrat e dashurisė, nė ka dashuri,
    Duhet tė jenė
    Qesharake.

    Por, sė fundi,
    Vetėm krijesat qė s’shkruan kurrė
    Letra dashurie
    Janė ē’janė
    Qesharake.

    Tė mund tė shkoja nė kohėn qė i shkruaja
    Pa u menduar se
    Letrat e dashurisė janė
    Qesharake.

    E vėrteta ėshtė se sot
    Kujtimet e mia
    Tė letrave tė dashurisė
    Janė ē’janė
    Qesharake.

    (Gjithė fjalėt e ēuditėshme
    si gjithė ndjenjat e ēuditėshme
    janė natyrshėm
    qesharake.)


    Fernando Pesoa

    Autopsikografi

    Poeti ėshtė njė mashtrues.
    Qė mashtron aq plotėsisht
    Sa mashtron dhe pėr dhembjen
    E dhembjes qė i therr nė mish.

    Dhe kush e lexon ē’ka shkruar
    Nė dhembje ndjehet rehat
    Jo pėr ato dy qė ka provuar
    Por veēse pėr atė qė s’e pat.

    E kėshtu nė shinat e udhės
    Rrotullohet, arsyes ti bėjė qejfin,
    Atė tren me zembrek
    Qė zemėr ka emrin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •