Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e misioni23
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Postime
    11

    Exclamation Dështimi i turpshëm i Ramës

    Dështimi i turpshëm i Ramës, fundi i interesave sorosiane në Rajonin Ballkanik


    [Altin Goxhaj]


    Prej ditësh publiku pret dorëheqjen e Ramës nga kreu i Partisë Socialiste, si një standard demokratik minimal evropian por edhe ligjor i formacionit politik që e zgjodhi për t'i dhënë socialistëve fitoren e pritur prej 4 vjetësh. Por duket qartë që Rama po përpëlitet brenda dilemës së dorëheqjes dhe në ndihmë vazhdojnë t'i qëndrojnë besnikë analistët sorosianë të Tiranës, të cilët kërkojnë të devijojnë vëmendjen drejt LSI për arsyen e vetme sepse i mbijetoi kurthit socialist elektoral. Teza që unë dua të ngre bazohet në një logjikë pak të çuditshme për shqiptarët por krejtësisht reale për ata që kanë informacion mbi anën e errët të qarqeve sorosiane, që prej vitesh kanë kapur segmente të medias, shoqërisë civile, politikës, institucioneve financiare dhe bizneseve të dyshimta të George Soros në Tiranë dhe që sot janë shfaqur nën okelion "Politika e Re".

    Prej gati një viti në faqet e Gazetës "SOT" unë kam dekonstruktuar skemat spekulative kriminale të Soros në shoqërinë civile, në media, në politikë dhe në sistemin financiar. Tashmë Partia butaforike e spinoff-eve të Soros në Tiranë, G99 u rrënua nga vota ndëshkuese e elektoratit shqiptar duke iu referuar pikërisht anës së errët financiare të kukullave mediatike që u vendosën në krye të saj. Po ashtu, Partia Socialiste u ndëshkua nga elektorati shqiptar si një ndëshkim ndaj mafies së lejeve të ndërtimit të diktatorit potencial Edi Rama.

    Por si Veliaj ashtu dhe Rama në emër të "politikës së re" nuk pranojnë të japin dorëheqje dhe kjo po çudit si opinionin publik ashtu edhe komunitetin ndërkombëtar. Por ata që nuk çuditen janë dy kategori: qarqet e Soros në Rajon dhe subjektet anti-Soros (të cilave u përkas dhe unë). Arsye përse këto dy palë nuk çuditen ka të bëjë me një problem të ri rajonal gjeopolitik, i paparashikuar nga qarqet Soros por i investuar tej mase nga subjektet anti-soros në Rajon.

    Prej vitesh në Rajonin e Ballkanit Juglindor janë investuar nëpërmjet dhjetëra miliona dollarëve skemat e Soros në shoqërinë civile, politikë dhe institucionet financiare. Në Kosovë, dekada më parë, ish-anëtarët e Fondacionit Soros në Beograd themeluan Fondacionin me të njëjtin emër në Kosovë dhe më pas nëpërmjet parave të tij dhe të ndërkombëtarëve të interesuar për të mbështetur faktorin shqiptar në Kosovë ngritën mediat e tyre në Prishtinë. Veton Surroi i sponsorizuar totalisht nga Soros në bazë të kësaj mbështetje krijoi Partinë ORA ndaj dhe u quajt në fushatë si Veton Soros Surroi. Humbja e tij totale dëmtoi rëndë interesat e Soros në Kosovë dhe kjo medias sorosiane iu duk si fundi i botës. Në fakt qarqet sorosiane të Prishtinës morën një goditje të paparashikuar dhe me dhjetëra sorosistë të Tiranës që vegjetonin si shushunja në formë këshilltarët dhe ekspertësh me në krye Milva Ekonomin (themeluesen e spekulacionit "Besa" në Tiranë) mbetën të pambrojtur politikisht në lojën e tyre për kontrollin e ekonomisë dhe të informacionit të artë imobiliar të Kosovës. Shpresa e tyre mbetej në Tiranë pasi tashmë Edi Rama në krye të PS do të ndihmonte nëpërmjet partneritetit të tij të ri me Partitë Kosovare në pushtet.

    Por rrënimi elektoral i Ramës nuk është rrënim vetëm i mafies së lejeve të ndërtimit por në radhë të parë rrënim i interesave të Soros në rajon, pasi pika e vetme më e fortë e Soros në rajon është Edi Rama, njeriu që nëpërmjet ekzekutivit shqiptar do të menaxhonte në rast fitoreje interesat kriminale financiare sorosiane në të gjithë rajonin.

    Nevoja e Ramës për të marrë në kontroll ekzekutivin shqiptar nuk ishte një nevojë e thjeshtë bazuar tek etja për pushtet e një sharlatani politik. Nevoja e Ramës për kontroll të ekzekutivit është një investim 17 vjeçar i Soros në Shqipëri dhe Rajon.

    Edi Rama erdhi në krye të PS së pas një historie të gjatë të mbështetjes sorosiane. Para se ai të zgjidhej si Ministër Kulture ai ishte njeriu që edhe paret e xhepit i siguronte nga dietat e Soros në Paris dhe Tiranë. Edi Rama ishte në vitet 1992 – 1997 anëtar i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit të Shoqërisë së hapur në Tiranë dhe kur u emërua Ministër Kulture, i njëjti Fondacion në Tiranë dhe rrjeti ndërkombëtar OSI (Soros) hapi thesin për këdo që ndihmonte Ramën në suksesin e tij virtual kulturor mjaftonte të shkruante 5 faqe letër dhe çdo buxhet që shkruhej në faqet e fundit miratohej. Kur Rama u bë Kryetar Bashkie, njeriu më i rëndësishëm i Soros në Tiranë, Milva Ekonomi organizonte dhe menaxhonte buxhetin çdo fillim dhe fund viti. Me dhjetëra ekspertë të huaj me pagesa astronomike vinin në Shqipëri për të mbështetur Kryebashkiakun e suksesshëm që firmoste punët e Bashkisë shtrirë në kolltuk duke vrarë kohën me vizatimet e tij imbeçile. Hyrja në lojë e skemës së re sorosiane me emrin MJAFT e cila publikisht prezantohej nga një anonim me emrin Erion Veliaj (në të vërtetë drejtohej nga njerëzit më të rëndësishëm të Soros në Tiranë si Remzi Lani, Piro Misha, Valdete Sala, Milva Ekonomi, Delina Fico dhe Çapajev Gjokutaj) i shërbeu Edi Ramës si një bandë mediatike shantazhiste për ta ndihmuar për të marrë në kontroll Partinë Socialiste.

    Ndërkohë influenca e Soros ra ndjeshëm kur Partia e tij në Kosovë e drejtuar nga intelektuali i njohur Veton Surroi dështoi me turp në zgjedhjet e 2005. E gjithë shpresa e qarqeve sorosiane në rajon u përqendrua tek Edi Rama. Po ashtu ardhja e Berishës në pushtet dhe faktorizimi i Metës si balancë demokratike e pushtetit solli një zbehje reale të influencës së Soros në Shqipëri duke e bërë të vështirë planin e Ramës për të marrë në kontroll në zgjedhjet e 2009 pushtetin ekzekutiv.

    Përgjatë gjithë mandatit të Partisë Demokratike u investua e gjithë makina sorosiane e shoqërisë civile, medias, politikës, think tankut, për të mbështetur Ramën dhe goditur Berishën, Metën dhe këdo që pengonte ambiciet e Ramës. Qarqet sorosiane të shoqërisë civile si MJAFT, Instituti i Medias, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Instituti Agenda, Universiteti Europian i Tiranës, Qëndra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Lëvizja Europiane, etj., thithën me miliona euro që i investuan underground në favor të planit sorosian për t'i dhënë Ramës kreun e Ekzekutivit shqiptar. Të gjithë donatorët dhe ambasadat që ofronin donacione për shoqërinë civile ishin vënë ndërkohë nën kontrollin e stafeve shqiptare të Soros.

    Ndërkohë subjektet anti-soros në Tiranë në nivel individual, institucional dhe mediatik (të përqendruara tek Gazeta SOT) filluan të koordinohen dhe të dekonstruktojnë skemat sorosiane në Tiranë duke rritur vëmendjen e klasës politike shqiptare dhe të ndërkombëtarëve për rrezikun Soros për Tiranën zyrtare dhe interesat rajonale.

    Lëvizja ZGJOHU si një vektor rezultant i subjekteve anti-soros e cila faktorizoi dhe bashkoi hapur dhe underground këta vektorë në Tiranë dhe jashtë saj, arriti të shkatërrojë grupimin shantazhist dhe devijant sorosian G99 i cili humbi gradualisht peshën "shantazhiste" të Soros në politikë. Mobilizimi final i të gjithë aktorëve sorosianë të shoqërisë civile në listat e PS së dhe G99 ishte një përpjekje e dëshpëruar që riskonte hapur reputacionin e shoqërisë civile sorosiane por duket se nevoja për të mbështetur Ramën në aksionin final ishte jetike për interesat e Soros në rajon. Me qindra miliona dollarë që Soros kishte fituar në rajon prej muajsh ishin ngrirë në pritje të fitores së Ramës për të realizuar hapin final të kapjes së shtetit nga kjo mafie financiare ndërkombëtare.

    Humbja e zgjedhjeve nga Edi Rama në fakt ishte një katastrofë e vërtetë për interesat e Soros në Shqipëri. Vetëm njëra nga skemat spekulative të Soros në rajon, në një vlerë prej 280 milionë dollarësh tashmë mbetet e ngrirë dhe askush nuk mund të përcaktojë fatin e saj në ditët në vazhdim.

    Dorëheqja e Ramës nga PS dhe humbja rrënuese e G99, është preludi i ikjes së Soros me turp nga rajoni shqiptar pas humbjes spektakolare në 2005 në Kosovë.

    Duket se ka një mospërputhje natyrale midis gjeopolitikës amerikane dhe asaj sorosiane dhe kur këto dy gjeopolitika tentohen të vihen në balancë, dihet mirë se kush fiton.

    Tashmë dorëheqja e Ramës është e barabartë me ikjen përfundimtare të Soros nga Rajoni Juglindor i Ballkanit pasi edhe vetë Soros, ashtu si Rama, rrezikoi gjithçka për të marrë gjithçka. Me dorëheqjen e Ramës dhe me armiqësinë e të gjithë klasës politike të dëmtuar nga planet sorosiane, Soros është kthyer 10 vjet mbrapa, dhe në biznes ky quhet falimentim.


    Autori eshte perfaqesues i Levizjes Qytetare ZGJOHU ne Tirane e cila njihet pervec te tjerave si nje Levizje AntiSoros.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    ...dhe ktë artikull mund ta gjeni tek Berisha.com

    Faqja ku Berisha ju dikton "gazetarëve" të pavarur cfarë të shkruajnë.

  3. #3
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    ...dhe ktë artikull mund ta gjeni tek Berisha.com

    Faqja ku Berisha ju dikton "gazetarëve" të pavarur cfarë të shkruajnë.
    plako, je mërzit për edvinin hë? hajt më, nëse të shërben si ngushëllim edhe nja 4 vjet pritje janë.. besoj se i dalin për të hartuar dhe paraqitur ndonjë plan (me erionkat99 - teorikisht dhe ruçat41 - praktikisht) se si do copëtohet me mish e me shpirt për të mirën e shqiptarëve..
    Prektora

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    plako, je mërzit për edvinin hë? hajt më, nëse të shërben si ngushëllim edhe nja 4 vjet pritje janë.. besoj se i dalin për të hartuar dhe paraqitur ndonjë plan (me erionkat99 - teorikisht dhe ruçat41 - praktikisht) se si do copëtohet me mish e me shpirt për të mirën e shqiptarëve..
    Unë nuk mërzitem për asnji deri në fund të shpalljes së rezultateve. Por edhe pas shpalljes nuk do mërzitem sepse martesat Gay jo vetëm që janë "jo-ligjore" por edhe nuk para zgjasin



    (edhe unë të kam zemër deri në zgjedhjet e ardhshme, pastaj do të japë limonatë të freskët që të të coj në p. të satëme)

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Mirë, por gjithsesi mos u mërzit se ta thashë ngaqë shoh se edhe ti je fundosur në depresionin epidemik ramist.
    Prektora

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Aspak. Biles sot bëra dhe provimin e CCNA. Passing score of 983/1000

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Dështimi i turpshëm i Ramës
    Nuk ishte deshtim i turpshem mos u beni qesharak.

    Deshtim i turpshem do ishte sikur ai mos te merrte as 10 mandate, por ne fakt statistikat treguan qe PS'ja arriti te merrte jashtzakonisht shum vota ne rang kombetar. Mos flisni kot budalliqe.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ka mbi 30 tema qe jane hapur rrufeshem ne forum, kundra Rames dhe te gjitha me te njejtin mesazh keq-informues..

    Kjo ndodh edhe nderkohe qe teknikisht PS dhe Rama i kane humbur votat. Imagjino se c'do ndodhte sikur ti kishte fituar (!)

    Nje fenomen qe u spikat menjehere, pasi Bathorja u pajis me internet dhe kompjutera pentium II (prej Salqi Enver Berishes)..

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ka mbi 30 tema qe jane hapur rrufeshem ne forum, kundra Rames dhe te gjitha me te njejtin mesazh keq-informues.
    Te gjith e dime se si vajten zgjedhjet, kto jan disa gazetaruce qe dalin me tituj sensacional qe gjasme kushedi se cfar kan shkruar!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk e kuptoj pse e quani deshtim te turpshem?! Edi ne rang republike fitoi, pavaresisht se Sala e mori me koalicione. Ne fund te fundit njeri do humbiste. Do ishte deshtim po te kishte humb Sala, edhe pas atyre pak arritjeve gjate qeverisjes se tij. Perkundrazi une mendoja se Sala do kish marre me shume vota sec mori, duke marr parasysh se cfare mentaliteti, dhe sa shpejt genjehet populli Shqiptar. Per Salen ishte deshtim, qe arriti te fitonte vetem ne Veri.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •