Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    LRI komunikatë kryesisë: JO Koalicionit me Berishën! - 500 firma të mbledhura.

    KOMUNIKATË

    Drejtuar kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    I nderuar kryetar dhe anëtarë të kryesisë, na lejoni fillimisht tu urojmë për mandatet e fituara në zgjedhjet Parlamentare të 28 Qershorit.

    Me anë të kësaj komunikate kërkojmë tu bëjmë të ditur qëndrimet tona në lidhje me deklaratat e fundit për një bashkëpunim të mundshëm midis Aleancës Socialiste për Integrim me Aleancën e Ndryshimit.

    Zoti Meta dhe ju anëtarë të kryesisë, në vecanti tre deputetët e LSI në Fier, Durrës dhe Berat, duam tu rikujtojmë se vota jonë e 28 Qershorit nuk është votë që ju mundëson përmbushjen e ambicjeve tuaja personale. Vota e 28 Qershorit ishte vota për planin e veprimit të LSI. Ishte vota për nxjerrjen e vëndit nga kriza që e ka futur keqqeverisja e këtyre 4 viteve. Ishte një votë për të larguar kriminelët e qeverisë së Gërdecit siç nuk keni hezituar ti quani edhe ju vetë. Ishte një votë KUNDËR Sali Berishës.

    Duam tu bëjmë me dije se, si votues të LSI dhe si anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, jemi në mënyrë absolute kundër një bashkëpunimi të mundshëm të LSI për krijimin e një qeverie me Sali Berishën.

    Fushata juaj, në të cilën ne kemi shpenzuar energjitë, kohën, dhe forcat tona, ka pasur si qëllim, rrëzimin nga posti i kryeministrit dhe zhdukjen njëhere e mirë nga politika Shqiptare të Sali Berishës apo Sali Gërdecit siç e keni quajtur po ju. Mbi këto thirrje ju keni arritur të merrni rreth 83000 mijë vota dhe të fitoni katër mandate deputetësh të cilat po provojnë të jenë vendimtare. Ne nuk jemi për futjen e vëndit në krizë politike, por kurrësesi nuk mund të hedhim poshtë parimet tona duke pranuar një bashkëqeverisje me Sali Berishën.

    Prandaj, mbi këto parime ne ju kërkojmë:

    * të distancoheni në mënyrë të menjëhershme nga deklaratat hipokrite se po punoni për të mirën e vëndit, pasi jo më larg se një ditë para zgjedhjeve keni qënë po ju që keni thënë se asnjë e mirë nuk mund ti vijë këtij vëndi nga Sali Berisha.
    * të hidhni poshtë çdo mundësi bashkëpunimi së Aleancës Socialiste për Integrim me Aleancën e Ndryshimit.
    * që vota jonë E MAJTË të mos përdoret për pazaret politike që përmbushin interesat tuaja personale si dhe ato të së djathtës.
    * të na përfaqësoni denjësisht dhe ti përmbaheni parimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe programit para zgjedhor.



    Bashkangjitur kësaj komunikate keni një peticion me 500 firma nga anëtarë të LRI, LSI, si dhe votues që ju besuan dhe dhanë në 28 Qershor votën e tyre TË SIGURT, KUNDËR SALI BERISHËS!

    Nëse kërkesat tona nuk do të merren parasysh ju bëjmë me dije se nuk do ta keni më mbështetjen tonë në forumet partiake, mitingjet, protestat, fushatat dhe zgjedhjet e ardhshme.

    Komunikata e plotë e bashkangjitur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura
    Ndryshuar për herë të fundit nga OO7 : 07-07-2009 më 09:27

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Më duket se kanë firmosur 510!
    Nuk besoj të ketë shqiptar që të pranojë një kthim prapa për hir të karrikeve të PS-te.Po në se pranojmë që LSI punon për karriket e veta,po PS-ja.Për karriket e kujt?Të popullit?
    D.m.th.hajde dalim në shesh,djegim bashkitë,rrahim a vrasim ca dhe o burra pastaj në Europë.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ca nuk do degjojme nga shteti hibrid qe po tenton te krijohet.
    Vetem mendjelehtet po e kerkojne stabilitetin e shqiperise mbi pastabiletin zgjedhor.
    Shteti qe do krijohet e ka brenda vetes minen me sahat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Më duket se kanë firmosur 510!
    Nuk besoj të ketë shqiptar që të pranojë një kthim prapa për hir të karrikeve të PS-te.Po në se pranojmë që LSI punon për karriket e veta,po PS-ja.Për karriket e kujt?Të popullit?
    D.m.th.hajde dalim në shesh,djegim bashkitë,rrahim a vrasim ca dhe o burra pastaj në Europë.
    Shikoje peticionin shoku demosten. Ka firmosur gijthë kryesia e LRI nga e para që është kryetarja deri ke i fundit!

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    "plasen cokollatat ketej"
    vdes per nje cik magazinjer "xhaxhi Vani"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Te rejat e fundit
    1. Ilir Meten duan ta rrezojne nga posti kryetarit te lsi dhe Berisha po ben ceshte e mundur ta ndihmoje mos bjere.

    2. Kutite e fierit saliu nuk i hap sepse do te krijoje lufte ne ps per te hequr Ramen nga kryetar.

    3. Blushi po perdoret si karrem i Berishes.

    4. Rama e ka kuptuar dhe po qenderon.

    Gallate vertet

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ok, e largojmë LSI-në nga koalicioni, PD ka zyrtarisht nga KQZ 71 mandate me koalicionin e vet që ka, çka i duhet LSI-ja?

    Mblidhni nënshkrime kundër LSI-së sepse partia qeveritare nuk do pësoj asgjë.
    Sui generis

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E keqja eshte se ka 70 realisht pd. Kutia e pandores qe mban mbyllur berisha do hapet se ska rrugje tjeter.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    E keqja eshte se ka 70 realisht pd. Kutia e pandores qe mban mbyllur berisha do hapet se ska rrugje tjeter.
    Juanito t'lutem ma shpjego pak

    Pse nuk hapen ato kuti cila asht arsyja qe nuk i hapin?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Nese kjo eshte e vertete...kta te rinjte paskan pas pak princip.
    Slogani i metes eshte: Chi striscia non inciampa-Kush zvarritet,nuk rrezohet.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •