-
Protesta kundër racizmit në Greqi

Nga Express më 10.07.2009 në ora 10:25
Rreth dy mijë persona dolën dje nëpër rrugët e kryeqendrës greke Athinë kundër racizmit dhe planeve të Qeverisë për t`i deportuar imigrantët e paligjshëm, lajmërojnë mediumet lokale.
Demonstrantët parakaluan drejt Parlamentit, duke mbajtur parulla me mbishkrimin "Jo racizmit, jo masave qeveritare" dhe brohoritnin "Larg duart nga imigrantët" dhe "Mos na deportoni".
Protesti u mbajt në organizim të shoqatave tregtare, Komitetit për mbrojtje të imigrantëve dhe nga organizatat me orientim majtist.
Grupe ekstreme majtiste, duke përfshirë edhe anarkistë, organizuan miting protestues në Athinë dhe u ndeshën me grupe ekstreme djathtiste dhe me policinë në kuartin e banuar kryesisht me imigrantë.
Qeveria konzervatore greke ndërmerr pozicion më të ashpër lidhur me çështjet e imigrantëve, pasi që forcat ekstreme të djathta fituan shtatë për qind në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që u mbajtën muajin e kaluar.
Ministria e Punëve të Brendshme javën e kaluar lajmëroi se do ta rrisë deportimin e imigrantëve të paligjshëm me fluturime çartër.
Mbi 250 mijë imigrantë të paligjshëm jetojnë në Greqi, ndërsa shumica e tyre, sipas të dhënave të ekspertëve dhe organizatave joqeveritare, shpresojnë se do të mbërrijnë deri në Evropën Perëndimore
-
-
nuk varet greqia nga vetevetja,eshte urdher i europes perendimore ti ndeshkoj emigrantet,per kete mer miliarda euro per zhvillim si anetare e bashkimit europian greqia,se pos shqiptareve te shqiperis asnje emigrant nuk eshte i interesuar te qendroj ne greqi,emigrantet greqin e shfrytesojne vetem si urekaluese per europen perendimore
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt