magjike![]()
magjike![]()
Habitem perse hapen kaq shume tema per Gruan/Femren. Sot jemi ne 2009 dhe une snjoh asnje Grua/Femer qe te vuaje kaq tmerresisht sa pershkruhet (ose lihet te nenkuptohet) ne disa shkrime forumi ...
Roli i Gruas/Femers ne shoqeri eshte jetik dhe i pakundershtueshem. Se cfare roli ajo luan ne familje/shoqeri varet si nga burri, ashtu edhe nga shoqeria ku jeton. Shoqeria Shqiptare/Ballkanike eshte e theksuar patriarkale, por une riperseris se nuk eshte aq anadollake sa pershkruhet ketu.
Shkurt, cdo gje duhet me karar !!! Nje Grua/Femer e super emancipuar shkaterron veten e saj dhe cka ka perreth.
Ti Pranvera ben shume shume gabim qe edhe pse vete i ke realizuar te gjitha etapat (me larte flet per djalin tend qe eshte bere baba) ketu flet sikur Gruaja/Femra ben mire te perpiqet sa pa qene vone te behet Femra/Biznesmenia/Qejfllesha.
Perendia apo Evolucioni i kane dhene Gruas/Femres rolin me te shenjte te mbare shoqerise, ate te NENES. Kjo eshte e pamohueshme !!!! Gruaja/Ferma ka nje fiziollogji dhe psikollogji shume me ndryshe nga mashkulli dhe nuk ka asgje te keqe ketu !!
Pa vrite nje here mendjen o Vera se si do ishte jeta jote nese sot nuk do ishe Nene. te lutem mendoje dhe na e pershkruaj edhe ne te tjereve (aq sa lejohet sigurisht).
NUK them qe Gruaja te pushoje se qeni Femer !!! ne asnje menyre jo !!! As Nena kurre nuk duhet te zhvishet nga te qenet Grua dhe nga te qenet Femer !!!
Nuk e di, ndoshta nuk shprehem qarte, ndoshta nuk shprehem mire, por di te sigurte qe Respekti dhe Roli i Gruas/Femres ne shoqerine e sotme jane te vetekuptueshme dhe ska nevoje per revolucion. Shoh shoqerite perendimore qe degjenerojne sepse nuk dallohet me se kush eshte burre dhe kush eshte grua ne nje familje.
Mos hyre kaq ne te fella Kokekatror! Une dhe kush ka deshire mbas meje them se si eshte gruaja nga ana figurative ,ta pershkruaj ashtu si i vjen asaj /tij ne momentin qe lexon kete teme!Sigurisht qe roli kryesor per ju meshkujt eshte roli i riprodhimit se edhe meshkujt shqiptare bejne pjese ne popujt ballkanas ,pra vetem roli i Nenes i shkon asaj per shtat sipas jush.Une nuk e trajtoj ne ate prizem temen ,une e kam thjesht qe ju te tjeret me nje fjale ledhatuese t'ia beni qejfin asaj(sic e meriton xhanem)...Meqe ra fjala ne kete shekull te njezet e njete femra e gjore po masakrohet e theret nga seksi mashkull per arsye banale apo dhe te verteta qofshin... Prandaj ledhatojeni femren,Kokekatror sepse vetem keshtu do meritoni respektin nga nena,gruaja, motra,shoqja...Respekte!
Aspak !! Une shkruajta qe eshte roli me i shenjte por nuk e reduktova ne asnje moment Femren ne rolin e Nenes. Mos bej sikur nuk me kupton ;-)
Pastaj, sikur me ke ngelur borxh pergjigjen : "si do ishte jeta jote Teta Vera, po te mos kishe realizuar te qenit Nene sot" ;-)
Femren e ka ledhatuar Perendia kur i ka dhene trupin e bukur, te brishte dhe marramendes, kur i ka dhene buzet e mjalta magjike (ato qe te bejne te te iki mendja nga koka :-)) ), kur i ka dhene cdo gje qe perben te qenit Femer ...
Po ta ledhatojme edhe me do na i rritet mendja ca si shume pastaj :-))
Femrat dhe vecanerisht ato Shqiptaret jane Krijesa Hyjnore, pa te cilat ne meshkujt do ishim vecse barbare ....
Cka thashe e mendova para se ta thoshja dhe e rithem kurdo qofte
Me respekt,
Abreni
Mire!Po ta laj dhe borxhin qe te kam mbetur!Si per mua dhe per gjithe femrat qe ndihen femra ne mbare Boten momenti me i bukur ne jeten time( tyre),momenti me i embel( pervec buzeve),momenti me emocionues,momenti me i magjishem (pervec buzeve,gjithmone sipas jush),eshte momenti kur dicka te shkeputet nga trupi i cili e ka mbajtur per nente muaj brenda dhe veshet e nenes lumturohen kur degjojne zerin e tij qe te tunde qeprat e shtepise me te qaren e tij .Ky fenomen i pashmangshem lajmeron se dikush u be NENE, dhe shtrengon ne gji birin/jen e saj...Emocione te paimagjinueshme qe i provon vetem NENA dhe sado tani ne keto kohe moderne te asistoni dhe ju baballaret ne lindje ,prape nuk arrini t'i provoni ato emocione...Ja kjo eshte femra ...
P.S. Kur femren e ka uruar dhe ledhatuar Perendia me gjithe ato bukurira qe i ka dhuruar( pa le kur ka qene me leje Perendia sa bukur i ka qendisur ca femra) ...ju meshkujt c'ju gjen ta beni...vecanerisht ju Arben apo Abren? Respekt te ndersjellte!
Ja pra Teta Vera, tani ma bere qejfin. Tani ma shtove respektin qe kisha per Ty !!!
E di, Ti dhe Femrat e tjera te zgjuara te Forumit e keni per detyre te shkruani keshtu !!! Une e dija qe Ti keshtu e mendon dhe prandaj ta ngrita nje "kurth" te vogel dhe ta "provokova" kete pergjigje (edhe dikur me pare kishe shprehur nje mendim te tille edhe pse tema ishte kontradiktore ;-) ).
Mendo vetem kaq, sikur ato te shkolluarat qe enderrojne te behen biznesmene te pasura dhe te njohura kur te rriten ... te arijne nje dite dhe te dominojne ne shoqerine Shqiptare ..., nipi yt i bie ose ta kete jeten malore, ose te martohet me nje nga Jashte ... dhe Ti Teta Vera te dyja nuk i do ;-)
Kur femren e ka uruar dhe ledhatuar Perendia me gjithe ato bukurira qe i ka dhuruar ...ju meshkujt c'ju gjen ta beni...vecanerisht ju Arben apo Abren? - Po jo moj Teta Vera jo, se ky ishte gabimi me i rende dhe kryesor qe une bera ne lidhjen time .... e perkedhela me shume sec duhet.
Folja ime ndonjehere e ashper ne kete Forum nuk tregon asgje per perkedhelite dhe perkujdesjet e shumta qe une i dhuroj nje Femre ne realitet ...
Femra dashtem ne apo jo eshte e vlersuar shume. Ajo eshte nene dhe nena e ka respektin me te madh ne bote..
===================
JU NJE HAP - PUNA DY...
Femra eshte nena ime, jane motrat e mija e jam une. Duke qen se duam vehten, i japim nje vleresim te rralle femres e shpesh per bukurine e miresine e krahasojme me te imagjinuaren Hyjnesh. Na pelqen shume kur na therrasin princesh, mbreteresh, yll, lule, e bukur etj me rradhe e nga ana tjeter sikurse te brishta jemi edhe te forta ndaj cdo situate. Nuk perbehemi nga nje keshtjelle rere qe rrezohet apo ngrihet vetem me fjale, por perkushtimi, puna e veprat tona me teper se sa fjalet tregojne cfare ne sjellim ne shoqeri edhe se ndonjehere vihet re ne menyre dytesore.
La vita è bella...
mister me vete,nje liber ne te cilin duhet t'i shfletosh faqet qe ta kuptosh,sa e thjeshte aq edhe e komplikuar eshte,gjysma tjeter e meshkujve,vuajtja dhe lumturia jone,embelsi,bukuri,gjalleri,here e qeshur e here merzitur,here e forte e here e dorezuar,here ta ben darken e here te thote:"Beje vete"
Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre
Nje gje nuk kuptoj une mbi vajzat ne Shqiperi. Sikur e marrin per ters t'u flasesh ne bar ose klub ose tu dergosh ndonje pije dhe ne baze te reagimit te tyre te besh hapa te metejshem. Une u dergoj ndonje pije me ane te kamarierit kur jame me ndonje shok (sepse kam mesuar qe ne Shqiperi e marrin negativisht sikur t'u shkosh ne tavoline e t'u japesh pije) dhe ato me shume se 1 here mi kane derguar mbrapsht gje qe mua me duket absurde. Un nuk deshiroj te fyej ndonje, thjesht te njoh dike qe me duket interesante por qe nuk kam mundesine ti afrohem ne rutinen e jetes time (pune, shkolle, shoqeri etc.) Per mendimin tim jane disi te paarsyeshme. Kete e them pasi kam jetuar ne vende jashte Shqiperise dhe vajzat nuk jane kaq te mbyllura, dmth ne kontekstin e mesiperm.
"Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"
Krijoni Kontakt