Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Po Thot Frroku: Kthehet Blloku

    VINI RE: CA ISH-PUSHTETAS KANE NISUR TE ZBUKUROHEN

    E diele, 9 janar 1994/ Jane ish-mbajtes te pushtetit gjate periudhes se sistemit komunist. Nuk e kam fjalen, sikurse bejne disa analiste, per sekretare organizatash baze apo udheheqes terreni, per specialiste qe ndodheshin neper ministri e komitete, per studiues qe me shume rrinin ne biblioteke se ne zyre. Jo per keta. Keta, per mendimin tim, e kane bukurine e tyre ne cdo kohe, dhe njekohesisht meritojne respektin per ta. Por ata per te cilet po flas jane disa pushtetas te vertete, qe jetonin mengjes e mbremje e mbremje-mengjes me procesin e pushtetezimit. Jane ata qe ndodheshin ne thelbin e pushtetit e megjithate nuk dukesh edhe aq. ...Nuk po iu them emra, se e kam kaq meshire, por po bej vetem pak portretet e tyre. Lekuren e fytyres pak te verdhe si ne te zbardhur. Kosutmin e kishin te prere gjithnje sipas modelit te shefit me lart, pak a shume. Copen e kostumit-gjithnje nje nga ajo pak cope qe kishte ardhur ne magazine e per te cilen ishte folur ne tere qytetin. Kemishen vetem te bardhe, gravaten te lidhur shkurt, mundesisht ose te kuqe ose te zeze. Me nje ecje shume te kujdesshme, gati te lyrshme. ...Ja, keta ishin ne portret. Ndersa ne pune, atje ne zyre, ishin me te vertete te rrezikshem. Perpilonin letra te zeza per njerezit, sa me te zeza, aq sa shpesh edhe shefat e tyre i fusnin ne qorrsokak. Benin pesh-pesh edhe ne nje dasem te ftuar. Biografia e tjetrit ishte qefji me i madh per ta. Ndonje djali me kulture i rrihnin shpatullat, dhe aty per aty vraponin qe te telefononin per nje karakteristike "mendjemadhi", te "pakten". Flisnin gjithnje me akcentin e shefit dhe fiks me frazen e kryeartikullit te gazetes. Thuajse qe te gjithe me shkolle mbremjeje ose me shkolle Partie. Ja, keta ishin...

    Po ku ishin fshehur deri tani?

    Askush nuk e di. Duke qene nje jete teper e trazuar, askujt nuk i shkoi mendja ne se ishin apo jo. Por ato dite kur fitonin kerkesat pluraliste e demokratike te studenteve e intelektualeve shqiptare, ata ishin bere tmerresisht te shemtuar. Varur nga shpatullat, servile ne fytyre, pak lajkatare te hidhur, here-here pa rruar disa dite, jaken e kemishes - pis, me nga nje femije perdore qe nuk donte t'u rrinte afer, me koken ne dritare ose ne cep te ballkonit pa guxuar te shfaqeshin as ne driten e diellit. Ja ku ishin, sa te vinte gjynah t'i shikoje.

    Ndersa tani i kam pare qe dalin serbes-serbes, flasin pak si rende, pak si qortueshem e me pozen e profetit. "E dinim ne kete pune", pak si sundimtare me nje buzeqeshje ne rruge kur dikush shan sa i mban goja shtetin e kohen, askujt nuk i hapin rruge as ne shkallet e pallatit,- si dikur. Pra kesaj i them une zbukurim per ata.

    Po pse po zbukurohen tani, valle?

    Se pari, dua te them se ata kurre nuk uhej te shemtoheshin, vetem e vetem se iu iku pushteti nga duart. As qe e deshironim kete. Pluralizmi politik nuk erdhi per te shemtuar e per te fyer disa. Mirepo ata nuk e kuptojne kurre keshtu. Ata e kuptojne se ose me pushtetin e i zbukuruar mbi shemtimin e atyre qe nuk kane pushtet, ose pa pushtet dhe ne shemtim...Prandaj ndoshta edhe po zbukurohen tani, sepse kane nuhatur nje ere te mire, ndoshta ere pushteti.

    Pra, ish-pushtetasit po nuhasin pushtetet

    Nga iu ka ardhur kjo ndiesi? Iu ka ardhur nga fakte konkrete. Sepse ata jane te tille qe bazohen v etem mbi fakte, jane mesuar zyrave te pushtetit. Dhe faktet qe shohin ata sot, jane keto: Mjaft ose shume prej kolegeve te tyre dhe prej llojit te tyre, kane zene vend ne pushtetin e ri te Demokratikes. Jane fiks ata, fiks ne ato zyra, fiks me ato vese. Mirepo tani vone jane bindur te gjithe te ketij lloji se veset e kostumet e djeshme i shkojne per shtat pushtetit te ri. Madje edhe argumentin fals si dikur e ha ky pushtet; madje edhe raportin me fraze boshe e ha ky pushtet; madje edhe raportin me fryme sunduese e ha ky pushtet; madje edhe te lepiret e ha ky pushtet; madje edhe pesh-pesh-in e ha ky pushtet; madje edhe inatin per te kulturuarit e per kundershtaret e ha aq mire. Domethene keta jane krejt te pershtatshem per pushtet. Ose me mire keta jane shume prane pushtetit, per te mos thene se jane ne pushtet...Ja, per kete arsye shihen te zbukuruar.

    Pra fushata e humbur po fitohet perdite

    Zbukurimi i vonshem eshte, padyshim, ngjallje e instiktit te pushtetit. Por edhe ne nje ane tjeter, ata po fitojne pushtet. Po e fitojne ne fushen qe e dorezuan me pare. Ata dorezuan nje fushe politike ku erdhi opozita qe u quajt PD. Erdhi kjo dhe pushtoi plotesisht fushen politike. Mirepo cfare shihet sot? Partia Demokratike ka humbur tere ate terren. Ka humbur terrenin qe u quajt fjale e dhene; terrenin qe u quajt punesim ne kushte me moderne, terrenin qe u quajt investime kapitalesh evropiane e boterore; terrenin qe u quajt shendetesi moderne, emigracion i kontrolluar, politike dinjitoze nderkombetare, zgjidhje e ceshtjes kombetare, femije te shendetshem e te arsimuar, drite, uje, banese te bollshme, turizem per ne e per te huaj...

    Ku jane keto terrene te Partise Demokratike? Te pakten jane te boshatisur. Mirepo ku te lene mjeshterit e djeshem te boshatisen? Kane hyre ata ne to. Kane hyre duke thene parullat e tyre te vjetra, qe shumekujt i shijojne me mire se sa kjo qe beri PD-ja. Pra, ata po presin vetem votimet.

    Ata po pergatisin edhe kalin e Trojes

    Cili eshte "Kali" e cila eshte "Troja"? Troja eshte Partia Socialiste. Ata, deri vone, e shane plot inat Partine Socialiste sepse "tradhetoi shokun Enver dhe parimet m-l". Mirepo cfare ndodhi? Parlamenti demokratik e prishi P.Komuniste ku ata rrinin per bukuri. Mirepo cfare ndodhi edhe me tej? Partia Socialiste ka fituar nje afirmim ne institucione evropiane, vecanerisht Rinia Eurosocialiste. Per ish-pushtetasit kjo do te thote fitore e tyre. Ata e dine shume mire se djemte e rinj studente, qe kerkuan e realizuan pluralizmin politik ne Shqiperi nuk e kane hilen e dhelperine e tyre (pra ish-pushtetasve). Keta rrine afer deri ne diten e zgjedhjeve dhe, ate dite perdorin sterkembezin. Ata rrezikojne t'ua marrin pushtetin nga duart ketyre djemve qe aspiroje socializem bashkekohor evropian...Po cfare ka ndodhur edhe nje gje tjeter? Ka ndodhur qe pushteti i Demokratikeve ka bere veprime te mrekullueshme ne favor te ish-pushtetasve te vjeter e te vjeteruar. Cfare ben, ne PD, pushteti i saj, shtypi i saj, televizioni i saj, radioja e saj? Sulmojne ore e cast pjesen me moderne te politikaneve shqiptare, disa prej te cileve bejne pjese edhe ne PS. Sulmojne dite per dite pjesen me qytetare e te moderuar te shoqerise. Deputetet e rinj socialiste e eurosocialiste sulmohen, sulmohen shkrimtaret, perkthyesit, juristet, shkencetaret socialiste-sulmohen; intelektuali i mirenjohur e lideri socialist F.Nano burgoset, lidere te tjere socialiste i kalojne nete e jave ne burg. Ndersa jashte e qete qete cilet jane? Jane ish-pushtetasit e vjeter. Ata po presin te vijne. Po bejne vetem makiazhin dhe zbukurimin e fundit. Sepse kushtet jane krijuar nga pushteti i demokrateve e nga disa gabime te opozites socialiste. Sepse ata keshtu e mendojne pushtetin: O tek ti, o tek une! Te mesem nuk mund te shohin. Jane teper te prapambetur.

    A eshte mekat te marrin pushtet?

    Askush nuk eshte i denuar te mos marre pushtet ne pluralizem. Por per ata eshte mekat e fatkeqesi, sepse jane tmerresisht te prapambetur. E tmerrshme, sa mbrapa akoma paskemi per te shkuar ne qofte se...

    Frrok Cupi
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Shruan Frroku u kthy blloku!?....

    Nė shenj repsekti pėr punėn e "alumnit" nė forum

    PO THOTĖ FRROKU U KTHYE BLLOKU!

    Ka do ditė qė shkruan gazeta
    Shkruan Frroku: - U kthye blloku!
    Eh, sa shpejt qė kthehet fleta.
    Ku e ka hallin tash ky shoku?…

    Kur ia desh puna Frrok Ēupit
    Themeloj “demokracinė”
    Dy - tre vjet nuk di nga hupi
    Nė Beograd a nė Athinė!?…

    Por mbaj mend, se Frrok zotnija
    Nuk la gja pa shkru nė gazetė!
    “Kjo nuk asht demokracija!”
    ēirrej Frroku nė…gazetė!

    “Qeverija s’asht e zonja!”
    “Jep dorheqjen Sal Berisha!”
    kur njė ditė direkt nga Vlona
    Frroku ngriti dhe 3 gishta (!!!).

    Gazetar me shtat palė letra
    Filloj Frroku ponė tė re.
    Iu plotsun anddrat e vjetra
    pėr Drejtor nė A. Te. Sh.e.

    hatri Frrokut shpejt i mbet
    se nuk doli deputet!
    Tashti vallė ēfarė halli ka?
    Hunda buzėn pse e sha?…

    Gimi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2002
    Vendndodhja
    Suedi, Malmo
    Postime
    6
    I dashur Agim
    Frrokun e njohim mire ti dhe une por shpresojme te vije nje dite qe ky shoku Frroku te spjegoje tre gishtrinjte ne Vlore, per hater apo me porosi te kujte ai shpalosi simbolin e Serbis

  4. #4
    Kush nga ju e di se cfare simbolizojne 3 gishterinjte e popullit serb???
    Po perkthej kete shkrim qe lexova diku ne internet:
    Ai simbol eshte krejtesisht fetar dhe simbolizon Trinitine e Shenjte si dhe i ka rrenjet ne popull. Lufta ne ish-Jugosllavi ishte nje lufte "fetare",pasi u ndeshen serbet ortodokse,kroatet katolike dhe boshnjaket musulmane. Pra simbolet fetare moren kuptime nacionale.Por nacionaliste nuk do te thote fashiste.
    Ne kontestin e demonstratave ne Beograd ku opozita demokratikisht e orientuar dhe studentet protestonin kundrejt vjedhjes se votave nga ana e qeverise komunist/socialiste te Millosheviceve,simboli fetar i 3 gishterinjve shpreh liri fetare kundrejt shtypjes komuniste. (Feja luajti nje rol te rendesishem ne rrezimin e komunizmit ne Poloni,ashtu sic edhe ndodhi ne Serbi)

    Kjo ishte nje pergjigje drejtuar editorit te gazetes amerikane New York Times,qe ne 1996 krahasonte 3 gishtat e popullit serb me simbolet naziste.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga majemy
    Kush nga ju e di se cfare simbolizojne 3 gishterinjte e popullit serb???
    Po perkthej kete shkrim qe lexova diku ne internet:
    Ai simbol eshte krejtesisht fetar dhe simbolizon Trinitine e Shenjte si dhe i ka rrenjet ne popull. Lufta ne ish-Jugosllavi ishte nje lufte "fetare",pasi u ndeshen serbet ortodokse,kroatet katolike dhe boshnjaket musulmane. Pra simbolet fetare moren kuptime nacionale.Por nacionaliste nuk do te thote fashiste.
    Ne kontestin e demonstratave ne Beograd ku opozita demokratikisht e orientuar dhe studentet protestonin kundrejt vjedhjes se votave nga ana e qeverise komunist/socialiste te Millosheviceve,simboli fetar i 3 gishterinjve shpreh liri fetare kundrejt shtypjes komuniste. (Feja luajti nje rol te rendesishem ne rrezimin e komunizmit ne Poloni,ashtu sic edhe ndodhi ne Serbi)

    Kjo ishte nje pergjigje drejtuar editorit te gazetes amerikane New York Times,qe ne 1996 krahasonte 3 gishtat e popullit serb me simbolet naziste.

    Sllavet kane qene nje popull endacak barbar, qe shkretuan dhe shfarrosen te gjithe popujt e Europes lindore, pervec shqiptareve. Shqiptaret jane ata qe i qyteteruan me force sllavet me bekimin e romakeve. 'Sllav' eshte shume afer fjales 'skllav' ne shqip, dhe kjo justifikon armiqesine shekullore midis shqiptareve dhe sllaveve. Serbet jane vetem raca me e keqe brenda llojit te sllaveve. Egziston nje fjale e urte popullore shqiptare qe thote "Si serb!" kur do te thuash qe ishte njeri i eger, i pameshirshem dhe shpirtzi.

    Persa i perket shpjegimeve "fetare", Trinia e Shenjte shprehet me anen e tre gishtave te bashkuar:

    Ati + Biri + Shpirti i Shenjte = Jane Nje dhe te Bashkuar!

    Asnje popull tjeter orthodoks, nuk e permban nje shenje te tille, dhe kjo tregon fare qarte qe tre gishtat e shtrire lart jane SHENJE NACIONALE SERBE dhe aspak shenje "fetare".

    Njerezit jane munduar te justifikojne edhe kryqezimin e Krishtit te Pafajshem, dhe jo me "tre gishtat serbe". Megjithate, genjeshtrat dhe mashtrimet i kane kembet e shkurtra dhe do tu kthehen ti torturojne ata qe kane ndermare akte te tilla.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me te drejte pyet Agimi :


    Tashti vallė ēfarė halli ka? (FRROKU)
    Hunda buzėn pse e sha?…



    Ja nji koment i mimi me poshte..


    ---------------

    Nji xhentlemen i Vertete

    U lodhem duke lexuar lajme per vajza te reja , Nena me femije e burra ne lulen e moshes qe pijne Fotoksine si alternativen e vetme qe u ka dhene Qeverisja e sotme e Shtetit ne Shqiperi.

    Njeriu duhet te jete i forte.
    Gjendja ekonomike nuk duhet kurrsesi te coje keta njerez (vetem vitin qe shkoj rreth 120 femra vrane veten me Fotoksine ne Albani) ne ate "derexhe" sa te bejne vetvrasje.

    Sheiku yne ... dhe i adhuruari i Socialisteve Shqiptare dhe enveristeve Kosovare, Zoti Nano, jep nji Shembull se si jeta duhet Shijuar.

    Ai nuk lodhet se ja zbukuruari jeten gruas se tije te bukur.
    Eshte vertete nji Xhenlemen i Ditve tona.

    Mesoni nga ai bashk fshatar te nderuar !!

    Ja cthote Gazeta Shqiptare sot :


    ----

    Pasditen e djeshme udhėtuan me helikopter pėr nė Kakavijė

    Nano e Xhoana pėr fundjavė nė Janinė
    Pak ditė mė parė u kthyen nga pushimet nė Egjipt


    -----------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Nano dhe gruaja e tij, Xhoana, po kalojnė fundjavėn nė Janinė. Ēifti kryeministror ėshtė nisur dje pasdite nga Tirana nė drejtim tė Kakavijės me helikopter. Ndėrsa mbi jug tė vendit po binte nata, kryeministri dhe bashkėshotrja e tij, si dhe disa miq e kanė ndalur fluturimin pranė doganės sė Kakavijės pėr tė udhėtuar drejt Janinės me makina. Eskorta e ka shoqėruar Nanon dhe Xhoanėn nė Janinė, ku ndodhen aktualisht pėr tė kaluar fundjavėn. Duket se vendimi pėr tė lėnė Tiranėn dhe pėr tė pushuar nė Janinė (Greqi) ėshtė marrė shumė shpejt nga ana e Nanos, sepse pak nga njerėzit e tij janė nė dijeni se kryeministri ndodhet atje. Udhėtimet e shpeshta jashtė Shqipėrisė nga ana e Nanos kanė qenė shumė mė tė shpeshta gjatė kohės qė ai ėshtė zgjedhur kryeministėr. Mbase rritja e vėmendjes ndaj tij sjell kėtė pėrshtypje. Megjithatė kryeministri dhe bashkėshortja e tij e re njė pjesė tė mirė tė fundjavave tė kėtij 6-mujori tė fundit i kanė kaluar nė vendet fqinje apo edhe nė pika tė tjera pushimi. Nė muajin e parė tė qeverisjes sė tij Nano pothuaj ēdo tė premte apo tė shtunė do tė merrte avionin pėr diku dhe do tė realizonte takime private, por edhe pushime. Ēifti kryeministror sė fundi ka zgjedhur Janinėn pėr tė hequr stresin e javės. Vetėm pak ditė mė parė Nano dhe Xhoana u kthyen nga njė udhėtim turistik nė Egjipt. Ata u larguan qė nga 20 dhjetori i vitit qė kaloi dhe u kthyen disa javė mė vonė. Ndėrsa pushonte nė Egjip, Nano dha disa intervista, ku nė sfond kishte piramidat, ndėrkohė qė rezidenca e tij ishte ishulli Sharm El Sheik.

    --------------







    Ah harrova tju them se ne Paje kur Xhoi u martua i dhane dhe nji gershere te vogel..
    Disa kujtuan se mos ja kan dhuruar per ti qethur Tosit ate Mjekrren ekzotike ..ose per ti bere Synet lafshen e bilbilushit...
    Jo ..u gabuan mileti..

    Gershera e vogel ish Gershera e Aladinit..
    Ajo pret PARA pa numerim ndersa Tosi e Xhoi flejne ne krevatin princeror ne Dhomen e Fjetjes te Apartamentit te tyre vendosur ne Dy kate te nje Gratacieli modern te Tiranes...
    Cifti puthet e Gershera pret e paketon turrat me Dollare fringo..
    Kuptohet te nesermen cifti ka vec nji hall.
    Te gjeje nji Oaz te ri per te kaluar Uik endin..

    He me ta lumsha o Parti..
    C'b-ole madh na fale ti..


    Kendon populli heroik i Albanise..


    -----------------



    Frroku eshte sinoptik i madh.

    Ai nga te paret nuhati se Saliun do e rrezojne dhe e braktisi PD-ne dhe u hodh ne prehrin e gjinush-Brok Zabitajve.

    Sot Frroku eshte ne Tave.

    Kjo Tave eshte TEPSI me flori ku Frroku ne mos i rrjedhte i pikon dicka.
    Eshte TAVA SOCIALISTE e Mafies se Miliardereve.

    Kesaj MAFIE qe e ka ne dore sot Shqiperine i sherben FRROKU si nje Skllav i vertete me gjak Bujkrobi i gerxheve te thata te Mirdites.

    Ai nuhat dy reziqe per MAFIEN e SOTME..
    SALIUN dhe KOMUNISTET.

    Ai mendon se Saliu po erdh ne Fuqi e le Frrokun pa rroge DREJTORI e pa veture me Benzine Shteti.

    Edhe Komunistet idealiste ne se ndermarrin ndonji levizje kunder Vjedhjes se Shqiperise nga PARTIA e Punes jane per fRROKUN rezik.

    Kshu qe FRROKU i terheq vemendjen Mafies Socialiste se une jam me ju dhe ju hapni syte nga ndonji rrezik nga ata qe jane kunder PRONES PRIVATE.

    A ka ne Shqiperi Komuniste Kunder Prones Private?

    Pak..shume pak..

    Ai bolsheviku i Beratit..ka Pallat dhe pishine..
    Ndonji MUHO ASllan me ata pak komuniste qe ka nuk paraqet rrezik.

    Pra Frroku perseri i trembet PD-se...nji PD-je te re pa hajdute e spiune..

    Kjo eshte filozofija e fshatarit qe eshte mesuar te jete skllav den baba den tek pasaniku fshatit.

    Prandaj eshte rekrutuar Frroku dhe shume si Frroku nga PPSH-ja...pikerisht per kto dite..

    Kto dite u puth NANO dhe Edushi.

    Kjo nenkupton pajtimin e Mafies se Fatosit me Mafien e Edushit.

    Ne mafien e Edushit bejne pjese Boset e Gazetave dhe Boset e Ndertimit.

    Edhe te Mafia e Nanos jane po ato fytyra vetem se ndrrojne kepucet.

    Nga puthja SALI-NANO patem nji te mire ose dy..

    U pa se Mafia qe beri Rebelizmin ne 97-ten reagoi ashper dhe kjo eshte tregues se ajo Mafie eshte kunder pathologjikisht ndaj cdo zbutje me PD-ne..
    PD eshte armiku i Mafies.
    Pame gjithashtu se si u mbrojt Klosi nga Mafia..
    Pra mafia jone eshte gati ta shesi dhe TOSIN e Nanos per Tosin e KGB-se.

    Tosi e pa se mbeti keq ne Gjirin e Partise tije Mafioze..

    Prandaj ai u kthye Tek ata dhe u Puth me edush Ram -Gjinushat..

    PD-ja cfare ben?

    Saliu fitoi me kte puthje..
    U hoq nji krokodil i rrezikshem nga skena.. iku Tos Klosi.

    Spiunet ne PD u tremben..mos po i dilte emri..

    Saliu po mbledh renegatet dhe me ta mendon te beje nji Kala me themele m-uti e te zhytura ne Shu-rre.

    Gabm e ka..

    Njerzit pa buke jane shpresa e vetme per PD-ne.

    Saliu duhet te behet Njeri i Varfanjakve dhe te mos lodhet te afroje ne PD--hajdutet e Pollos e Dash shehit..e Rebelet e Imamit.

    Te shohim..

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Edhe ti BRUT ????
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Frok Cupi

    Ky fare "burri" ka te drejte te "shqetsohet" sepse kerkon te nderroj kostum perseri duke u hequr si demokrat.Ai ka nevoje per pasaporten e demokracise.Kur u vra Azem Hajdari,ai trasmetoi lajmin nepermjet agjensise se lajmeve ATSH se dhe Berisha humbi jeten ne nje aksident automobilistik,pastaj me mjeshtri fajesuan nje linje Bullgare qe eshte futur pirat ne kete transmetim.
    Frok Cupi,ben mire qe nxjerr koken perseri,jo sepse kemoi harruar,por ne jeten politike shqiptare kane ndodhur aq shume bema sa qe Frok Cupi si pjese e boshtit te se keqes ka qene ne skaljonin rezerve per tu perdorur ndoshta tani,ndoshta padronet e kerkojne te dale ne skene.
    E keqja eshte fshehur thelle,nje zot e di deri ku i ka rrenjet.Nje peme 50 vjecare,nuk eshte e lehte te shkullet,ra trungu por jo rrenjet,te shikojme ne cilen cope toke do te dalin filizat,ne forcat e djathta apo ne te majtat.
    Cifti kryeministror,mbreteron i qete ne mjerimin tone.
    Nuk vjen rreziku nga blokmenet e vjeter,por nga bllokmenet e rinj,me pasaporte demokracie,me fale te zgjedhura deri ne perfeksion,per gjithperfshirje,tolerance,meritokraci,etj etj flale dhe propagande qe mbajti ne kembe nje regjim.
    Regjimi i Tiranes,regjimi i klaneve mafioze,regjimi i amoralitetit eshte me tirani pasi eshte me i rafinuar dhe i shrire dhe ne nje pjese te opozites,njerez me dosje,spiune te "mire" sic thote Berisha,njerez qe duhen pasi jane "yesmen",deri dje ne byro politike te partise,te rinise,gazeta zeri i popullit,etj dhe sot ...o zot...nuk i ka dhe lezet kur flasin per bemat e pushtetit te djeshem...kur jetonin me privilegjet e atij sistemi.
    Froku eshte gjethja e sistemit te djeshem dhe e regjimit te sotem.
    Cfare duhet te bejme???

Tema tė Ngjashme

  1. AC Milan - Djajte Kuq & Zi ne sezonin 2008-09
    Nga beerti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 504
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 19:24
  2. Bota po kthehet drejtė.A kam tė drejtė?
    Nga ILMGAP nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2009, 12:26
  3. Bota po kthehet drejt islamit
    Nga tulipanonero nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 02:50
  4. Kadare: Qe koha te mos kthehet kunder!
    Nga Lioness nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2006, 05:25
  5. Blloku "Qemal Stafa"?
    Nga BOKE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-12-2005, 10:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •