-
Kë përfaqëson Ademi në negociatat për emrin
Analisti Nijazi Muhamedi thekson se insistimi i Gruevskit për referendum për emrin është edhe përfshirja e shqiptarëve në mbrojtje të identitetit maqedonas, edhe ate duke arritur këtë përmes Ali Ahmetit. Sipas tij, së këndejmi edhe prezenca e Abdulaqim Ademit në tryezën me Gruevskin fakton këto skenare duke i shëndrruar shqiptarët në “maqedonas politik”
Janë shtuar shqetësimet lidhur me qasjen e shqiptarëve lidhur me kontestin e emrit dhe skenaret e përgaditura për të legjitimuar një zgjidhje në favor të identitetit territorial maqedonas. Si çështje problematike, sipas analistëve shqiptarë, shifet prezenca e zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi në tryezën e negociatave. Vlerësime shqetësuese janë dhënë pasi që ndërmjetësi Nimic paraprakisht foli se nuk do të preket identiteti maqedonas dhe gjuha, ndërsa teza e BDI-së për të mbrojtur mozaikun karakterit multietnik vlerësohet si e dështuar, pasi që analistët vlerësojnë se kjo parti po legjitimon identitetin territorial maqedonas si shtet kombëtar-territorial i maqedonasve.
Analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi nënvizon se pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Ademi është pikërisht në këtë që thuhet më sipër dhe është në përputhje me “pozicionin që mban Ali Ahmeti” rreth çështjes së emrit në favor të maqedonasve.
“Në fakt kjo ka edhe një parahistori se pse vepron kështu Ali Ahmeti në zhvillimet rreth këtij kontesti. Këto ditë në takimet që kam patur me gazetarë maqedonas me rastin e prezentimit të projekt-marrëveshjes së re të PDSH-së doli në shesh se kjo marrëveshje më tepër i brengos maqedonasit, se do të hudhë në llumin e historisë, marrëveshjen e fshehtë të Ahmetit dhe premtimin e tij antishqiptar gjoja se shqiptarët kolektivisht kanë shprehur vullnetin të kthehen në maqedonas politik”, theksoi analisti Muhamedi. Sipas tij, së këndejmi edhe prezenca e Abdulaqim Ademit fakton këtë kthim të shqiptarëve në “maqedonas politik”.
“Ky është një zhvillim më antishqiptar në kontekstin e zgjidhjes së emrit. Këtu ka edhe një sinkronizim të kësaj teze të mbrapshtë të Ahmetit me deklaratat e Gruevskit, kur thotë ky se bashkësia ndërkombëtare të njohë identitetin e maqedonasve, që do të thotë se në këtë identitet ai përfshin edhe shqiptarët”, thekson analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi.
Skenari Gruevski-Ahmeti për referendumin
Analisti Nijazi Muhamedi thekson se insistimi i Gruevskit për referendum për emrin është edhe përfshirja e shqiptarëve në mbrojtje të identitetit maqedonas, edhe ate duke arritur këtë përmes Ali Ahmetit.
“Kjo do të përbënte edhe deklarimin kolektiv të shqiptarëve gjoja se ata vullnetarisht dhe kolektivisht kthehen në identitetin maqedonas. Vetë Ali Ahmeti në një emision të fundit në Alsat vetëkuptohet se këtë shërbim ndaj Gruevskit do t`ja bëjë kur do të marrë ate vendimin e paralajmëruar historik për t`i përfshirë edhe ‘shqiptarët e tij’”, thekson analisti Muhamedi, duke shtuar se me urgjencë duhet të hiqet Ademi nga tryeza e manipulimit, ndërsa energjikisht faktorët shqiptarë të përgaditen për kundërshtimin e një referendumi, me të cilin do të kërkohet legjitimitet nga shqiptarët, si në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Maqedonia e Vardarit – një zgjidhje neutrale
Zgjidhja më e pranueshme në qarqet akademike dhe shkencore shqiptare është një propozim për një emër neutral si “Maqedonia e Vardarit”. Kjo do të ishte një zgjidhje që nuk do të favorizonte askend. Por rreziku vjen nga fakti se nëse shkohet me emrin “Maqedonia Veriore”, shqiptarët duhet të angazhohen për një zgjidhje për ti dhënë legjitimitet territorial identitetit të tyre.
Pajtimi i mundshëm për emrin Maqedonia Veriore ka sherrin e vetë për arsye se në Maqedoninë Antike, që nga Straboni e më vonë prej tij, ky territor ka qenë i banuar me fise ilire dhe deri tani. Me këtë emërtim por duke siguruar edhe identitetin maqedonas do të synohet shuarja e trashëgimisë historike të shqiptarëve në këto troje dhe ta zhbëjë legjitimitetin e identitetit të tyre territorial. Ky konstatim bazohet në tezat e hedhura të historianëve shqiptarë. (INA)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt