Matrix,
Pergjigjja eshte C). Me poshte, ja edhe leximi perkates ne Ungjill.
Gjoni 20, 11-18
Jezusi i dėftohet Marisė Magdalenė
11 Maria qėndroi jashtė te varri dhe qante. Ashtu, duke qarė, u pėrkul e shikoi nė varr. 12 Pa dy engjėj tė veshur me petka tė bardha ndenjur nė atė vend, ku qe trupi i Jezusit ‑ njėri te koka e tjetri te kėmbėt. 13 Ata i thanė:
“Pse po qan, moj burrneshė?”
Ajo u pėrgjigj:
“E morėn Zotėrinė tim e nuk di ku e vunė.”
14 Si tha kėshtu, u soll prapa e pa Jezusin nė kėmbė, por nuk dinte se ishte Jezusi. 15 Jezusi i tha:
“Pse po qan, moj fisnike? Kė po kėrkon?”
Ajo, duke kujtuar se ėshtė kopshtari, i tha:
“Zotėri, nėse e ke marrė ti, mė trego ku e vure e tani po e marr unė.”
16 “Mari!” ‑ i tha Jezusi.
Ajo u kthye e i tha hebraisht: “Rabbuni!” (‑ qė do tė thotė Mėsues). 17 Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vėllezėrit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.”
18 Maria Magdalenė shkoi dhe u lajmėroi nxėnėsve se e pa Zotėrinė dhe se i tha kėto fjalė.
Krijoni Kontakt