Java e Fqinjėve
Komisioni Europian konfirmon se javėn e ardhshme propozon zyrtarisht liberalizimin e vizave me Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė.
Nga Express mė 09.07.2009 nė ora 19:03
Komisioneri europian i Drejtėsisė, Jacques Barrot, ka thėnė tė martėn se Komisioni do tė propozojė javėn e ardhshme qė qytetarėt e Malit tė Zi, Serbisė dhe Maqedonisė tė mund tė udhėtojnė brenda bllokut tė 27 vendeve pa viza qė prej fillimit tė vitit 2010.
“Propozimi do tė bėhet tė martėn nė Strasbourg pėr tė liberalizuar vizat”, u ka thėnė Barrot gazetarėve nė Bruksel. “Me kėtė propozim, regjimi i ri hyn nė fuqi mė 1 Janar”.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se propozimi do tė duhet tė promovohet formalisht nga ministrat e drejtėsisė tė 27 shteteve anėtare, edhe pse unanimitet nuk kėrkohet.
Komisioneri Barrot ka thėnė se shtetet e para tė cilat do tė inkuadrohen do tė jenė Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, pėrderisa Shqipėria dhe Bosnja duhet tė pasojnė mė vonė mė 2010, nėse do t’i pėrmbushin standardet e kėrkuara.
Sipas zyrtarėve europianė, Maqedonia veē ka pėrmbushur standardet europiane pėr liberalizimin e vizave - qė pėrfshijnė monitorim adekuat tė kufijve, pėrdorim tė pasaportave biometrikė si dhe hapa kundėr krimit dhe korrupsionit.
Ndėrkohė, Mali i Zi dhe Serbia pritet tė jenė nė gjendje tė pėrmbushin tė gjitha kushtet deri nė fund tė vitit.
Barrot ka thėnė se Holanda mbetet ngurruese pėr t’i ofruar Serbisė koncesione duke marrė parasysh se Beogradi vazhdon tė mos dorėzojė tė kėrkuarit e Tribunalit tė Hagės.
“Vėrtet qė ngurrimi i Holandės pėr Serbinė mbetet ēėshtje me rėndėsi, por do tė ketė pėrkrahės tė fortė nė tavolinė, kėshtu qė mendoj se do tė fitojmė”, ka thėnė Barrot.
“Ne nuk do tė dėnojmė rininė serbe pėr shkak tė sjelljeve tė Milosevicit”, ėshtė shprehur ai.
Reuters shton se njė zyrtar i BE’sė ka thėnė se banorėve serbė nė Republikėn e Kosovės do t’u duhen viza dhe do tė duhet tė marrin pasaporta special nė Beograd.
Zyrtari ka shtuar se regjimi i ri i vizave do tė kėrkojė qė serbėt tė monitorojnė kufirin me Kosovėn, tė cilėn Beogradi ende e konsideron pjesė tė Serbisė dhe nuk e njeh si shtet.
Ministrat e jashtėm tė BE’sė muajin e kaluar inkurajuan Komisionin Europian qė tė propozojė liberalizimin e vizave pėr shtetet e Ballkanit perėndimor.
Tė gjitha shteteve i ėshtė ofruar shansi i anėtarėsimit eventual nė BE, proces tė cilin blloku e sheh si mjet pėr tė stabilizuar rajonin.
Kam nje pyetje :
a nuk eshte turp per shtetin shqiptar qe vendet fqinje te arrijne me heret ta bejne liberalizimin per qytetaret e tyre e qeveria shqiptare te mos mund te arrij ta bej kete??????????
Krijoni Kontakt