Kėsaj radhe Behgjet Pacolli nuk ka tentuar tė pėrvetėsojė njohjen mė tė re pėr Kosovėn, por ka kėrkuar qė t’i njihet kontributi pėr njohjen nga Jordania. Paralajmėron njohje tė shpejtė edhe nga Kuvajti. Po ashtu, njohjen brenda disa ditėsh tė njė shteti qė e ka paralajmėruar muajt e fundit. Ndėrkohė, thotė se nė fund tė shtatorit do t’i drejtohet me fjalim njė konference tė CARICOM’it.

Nga Express mė 09.07.2009 nė ora 8:19
Lideri i Aleancės pėr Kosovėn e Re, Behgjet Pacolli, ka kėrkuar tė mėrkurėn t’i njihet kontributi qė ka dhėnė nė njohjen mė tė re tė Deklaratės sė Pavarėsisė qė erdhi nga Mbretėria e Jordanisė.

“Fillimisht, AKR ka qenė nikoqire e njė delegacioni parlamentar tė Jordanisė qė kishte ardhur me ftesėn e pėrbashkėt tonėn dhe tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės”, ka thėnė Pacolli pėr Express.

“Kemi biseduar dhe i kemi dėrguar njė letėr Kryesisė sė Parlamentit tė Jordanisė qė tė fus nė rend tė ditės njohjen e Kosovės. Kjo ishte bėrė dhe mė pas Mbretit i ishte dėrguar njė propozim nė tė cilin thuhej se do tė kishte qenė mirė tė njihet Kosova”, ka shtuar Pacolli.

Lideri opozitar, i cili ėshtė fokusuar me muaj nė procesin e lobimit, pėrmend pastaj takimin qė ka pasur me Mbretin e Jordanisė Abdullah II bin al-Hussein nė Washington. “Ka qenė njė takim miqėsor. Kemi diskutuar edhe pėr bashkėpunimin e kompanisė time Mabetex me Jordaninė. Grupi Mabetex ėshtė tash duke punuar atje nė njė projekt”, ka elaboruar Pacolli.

“Pastaj biseda ėshtė fokusuar nė mundėsinė e njohjes sė Kosovės nga Jordania si dhe bashkėpunimin potencial mes dy vendeve. Mbreti i Jordanisė mė pat thėnė se do tė bėjė konsultimet e fundit me Qeverinė e tij dhe se ishte i bindur se Kosova do tė njihet shumė shpejt”, ėshtė shprehur Pacolli.

Ai ka insistuar se dy javė mė parė kishte pasur prapė kontakte me autoritetet nė Jordani
“Mė informuan se njohja e Kosovės ėshtė kthyer prapė lart nė procedurė. Tash njohja u realizua dhe ky hap mua mė inkurajon jashtėzakonisht shumė”, ka thėnė Pacolli.

“Ėshtė njė njohje shumė me rėndėsi. Nė emėr tė partisė sime falėnderoj mbretin Abdullah dhe tė gjithė ata qė kanė kontribuuar. Edhe Ministri i Jashtėm i Kosovės ka pasur takim me Ambasadorin e Jordanisė nė selinė e OKB’sė”, ka thėnė Pacolli.

Ai ka paralajmėruar se shumė shpejt Kosova do tė njihet edhe nga fqinji i Jordanisė, Kuvajti.

Pacolli ka thėnė se ndėrkohė, brenda disa ditėsh, pritet qė tė pėrfundojė procedura e njohjes nga njė shtet qė ai e ka pėrmendur shpesh nė dy muajt e fundit.

Lideri i AKR’sė, gjithashtu, ka thėnė se prźt njohjen nga tė gjitha shtetet anėtare tė CARICOM’it deri nė fund tė dhjetorit.

“Po punojmė pėr njohjen nga kėto shtete. Besoj se ato do tė vijnė deri nė fund tė dhjetorit. Nė konferencėn e ardhshme tė shteteve tė CARICOM’it, nė fund tė shtatorit, do tė marrė pjesė dhe mė ėshtė garantuar edhe mundėsia e mbajtjes sė njė fjalimi dhe tė paraqes faktet pse shtetet anėtare duhet tė njohin Kosovėn”, ka treguar Pacolli.