Nga Express më 09.07.2009 në ora 13:52
Dy policë të Serbisë, janë plagosur nga një sulm me granatë dore në fshatin Lluçan të Bujanovcit, afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar Ministria e Brendshme serbe. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se sulmi ndodhi në orën 01.00 të mëngjesit të së enjtes.
Policët, që ishin pjesëtarë të njësisë speciale, ishin në patrullim të rregullt, kur një granatë është hedhur në makinën e tyre, pak pas mesnatës, mediat serbe citojnë ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq. Incidenti ndodhi një fshatin Lluçan, në Luginën e Preshevës, që është e banuar me popullatë shumicë shqiptare.
Makina e patrullës së policisë u godit, dhe një nga policët është plagosur në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa tjetri është plagosur në qafë, tha ministry Mësohet se policët nuk kanë marrë plagë të rënda. Nuk dihet ende se kush janë autorët e këtij sulmi ndërsa një grup hetuesish po viziton vendin e ngjarjes.
Daçiq paralajmëroi të gjithë ekstremistët dhe grupet terroriste se “Shteti dhe policia është e gatshme dhe e aftë të ruajë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët dhe ti mbrojë ato nga terrorizmi” Më tej ai shtoi se shteti dhe policia do të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj çdo përpjekjeje për të dhunuar integritetin territorial të Serbisë dhe sulmeve nga oficerëve të ministrisë. (BWINA)
Krijoni Kontakt