-
i/e regjistruar
je i madh armando,bravo,
te ajo e para siqerisht me kujton tim ate
ja kalofsh mire shoku
-
-
i shplodhur
ju falenderoj sinqerisht!!!!
-
-
i shplodhur
Per ne fshat..
I dua autobuset e linjave te largeta. Nuk njeh njeri, nuk te njeh njeri dhe ke mundesi te shuash cdo tentative prezantimi me nje mbyllje sysh. Hedh veshtrimin jashte dhe ai derdhet lirshem neper ugaret e ngrohte te dheut. Eshte pranvere.
Autobusi rrangalle lundron me nje plogeshti te bekuar mbi gropat gjigande te rruges nacionale drejt Vlores, qytetit te fshatit tim. Ndonjehere me duket sikur nuk me takon te shkoj atje, jam larguar kur isha 5 vjec.
Mbeshtes koken mbi pllaken e ftohte te xhamit dhe nis e luaj me copeza mendimesh. Qellimi i vetem i kthimit tim ne Vlore eshte te shkoj ne fshat.
Ne momente kur rruga behet me e shtruar dremis.Misid dremitjes degjoj copeza bisedash, motive te lehta kengesh nen ze, zhurmen e rende te motorrit, shfryrje hundesh, dhe e krijoj skenen pa i hapur syte. Neper te gjithe ambjentin eshte perhapur nje ere e lehte vaji dhe nafte qe vjen nga pjesa e pasme e autobusut, eshte edhe nje kuterbim hudhre qe i bashkohet, keto te dyja jane ererat me te dallueshme. Eshte ngrohte. Xhami i madh i dritares dridhet ne menyre ritmike dhe nga kroniza e tij e paputhitur hyn nje brisk i holle ajri qe une e le me qejf te madh te me rrahi ballin. Syte i kam te mbyllur akoma, dremis. Me kujtohet kur isha i vogel, me T dhe E dy kushot e mi te deklasuar, qe ja benim si guguftu, si kukuvajka. Kujtimi per T me ngjall trishtim, ai nuk jeton me. Per ta larguar mendjen i kthehem prape momentit ta pare. Ishim peballe ares se madhe te kooperatives qe zverdhonte nga gruri. Pasi na u lodhen bulcite se fryri neper grushta, per te bere si guguftu, u leshuam dhe mblodhem nje tufe kallinjsh. I pastruam mire e mire dhe i pertypem per nja gjysem ore pa i kaperdire, beme camcakez. Ja keshtu e benim camcakezin. Po te jete dikush aty prane mund te me shoh qe po buzeqesh me vete. Kushedi cfare endrre sheh tyci- thote. Pertoj te leviz qepallat per te pare. Kollitem si shenje qe jam zgjuar dhe e ndej mishellen e ererave me te forte ne cast. Duhet te kem qene shume afer gjumit.
Rrangalla vazhdon lundrimin si nje rimorkiator deti i superperdorur dhe ekuipazhi po ashtu vazhdon gumezhitjen. Do kalojne nja dy-tre ore te mira keshtu, pastaj do afrohet nje koder e bute me ullinj dhe ne nje prej kthesave te forta mund te dalloj dritat e kuqe te Vlores dhe valezimet e holla te argjenda te bregut te detit. Nuk di kujt t'i gezohem me shume, Vlores apo Fshatit. Me rradhe, me rradhe. Deri tek ullinjte ka kohe.
Dhe zhytem me koke ne kujtimet e mia me te lezetshme. Kur me del gjumi per te disaten here shoh prane meje nje gje te zeze te madhe, nje prift orthodoks, cun i ri afro 25 . Eshte veshur koke e kembe me nje veladon te zi sterr dhe fytyren e ka te embel por plot me lesh. Edhe koken. Me pershendet me koke. Duket cun i mire, njeri sy i vete shtrembet, strabizem mesa duket.
Je prift? - i them. Ai pohon dhe qesh lehte sic qesh njeriu me nje pyetje qe ia bejne shume here dhe dihet qe nuk ka c'ti shtoje me teper pergjigjes se vet. Syri i majte i leviz pak ne menyre te crregullt per ate moment pastaj ai pulit qepallat. Duket njeri serioz .
Ne Vlore banon? -them. Ai permend emrin e fshatit tim. Ngaqe nuk me duket fytyre e njohur vendos te mos e trazoj.Nuk dua tia nis muhabetit per emra e mbiemra lloj lloj sepse une njoh shume pak atje.
Une mund te kaloj andej keto dite- i them-sonte po ndaloj tek prinderit ne Vlore. Jam i rraskapitur nga autobusi dhe dua te shplodhem mire. Ky rrangalle autobus me ka bere telef.
Une e kam heren e pare ne autobus - thote- une eci gjithmone ne kembe.
Nuk i fola me. As ai nuk me pyeti. Rrinte mbi stol ne nje menyre te vecante, sikur nuk rendonte fare. Edhe lekundjet e autobusit mbi gropat e baltosura te rruges sikur nuk i ndjente. Ishte si te thuash shume fluid. Pata frike. Kur nuk e ktheja koken nga ai e ndjeja shume prane, nisa te tmerrohesha dhe ta ktheja koken me vertik ore e cast, por sapo e shihja nxitimthi ai me largohej, distanca behej menjehere e pamate dhe ai fitonte perseri ate fluidietin e vet te zi.
Kur po behesha burre e vendosa ti drejtoja edhe nja dy fjale te tjera ai u ngrit.
Ne kembe sic ishte me koken nga shoferi, me thote: "Beju te fala te gjitheve". Une nuk bera gek.
Dera e autobusit ishte hapur kanate dhe ajri i fresket me drodhi trupin. Ai zbriti dhe ndejti ne cep te rruges. Ngriti doren ngadale dhe me pershendeti, buzqeshjen e ndejva, nuk e pashe, ishte nje buzeqeshje e pikelluar por e afert, si ajo e nje njeriu qe te njeh shume mire. Dhe u nis me hap te shtruar mespermes ugareve ne drejtim te fshatit tim..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 31-05-2003 mė 04:35
-
-
i shplodhur
Plazhist
I mbeshtetur mbi berryla, mbi zajet e nxehte e te thate te plazhit, ai kishte ngrire per mese dy ore duke kryer vecse nje levizje ritmike. Hera heres, rrekellente nje shishe te vogel kaucuku me raki. Bregu kishte filluar te zbrazej ngadale. Plazhistet e mengjesit i linin vendin atyre te turnit te dyte qe ishin me te pakte, ishte ora tre ose kater e drekes. Njelloj sic pulat nderrojne kembet, ai nderronte berrylat cdo dhjete minuta nqaqe i dhimbnin. Rakia te pervelonte dhe dukej sikur sapo kishte dale nga kazani. Ca nga rakia perveluese, ca nga vapa mbytese dhe dielli i eger ai gati po pelciste. Nje zjarrmi e rrembyer i kalonte neper trup lart e poshte, poshte e larte, por ai nuk e cante koken. I pelqente. Shikonte avullin qe i dilte prej trupit te vet dhe kthente kaucuken me alkool ngadale ngadale ashtu sic trazon dikush prushin e zjarrit perballe vatres.
Shikimin me kohe e kishte tretur neper ujin e gjelber-blu te thelle, por nuk shikonte gje ne vecanti. Rralle, shume rralle gjate asaj kohe, vetem kur aty rrotull kalonte ndonje zogez e leztshme lekure nxire, zjarrmia shperthente me e forte dhe ai detyrohej ta nxirrte jashte nje pjese duke ofshare me ze. Zogezat i hidhnin tek tuk nje shikim te shpejte me bisht te syrit dhe largoheshin me nazet e rastit. I vinte per te qeshur tek i shihte te sperdridheshin nga e ecura neper gure, me krahet pak te hapur per te ruajtur ekujlibrin. Kur ato largoheshin, linin prapa nje ndjesi e kendeshme, nje fllad femeror qe davaritej ngadale dhe ai pernjeheresh ndjente nje gezim gudulites neper te gjithe trupin. Ky i fundit i vazhdonte edhe pak, pastaj vapa e zaptonte nga e para.
Ja- kjo eshte liria- mendoi me vete. Me duket vetja vertet i lire. Mbase dhe rakia ka bere punen e vet. Perballe, 5-6 metra poshte kembeve te tij, uji ia bente me sy.
Kur me ne fund u ngrit, ndjeu kockat e trupit ti kercisnin. I mbylli mire tapen bidonit te vogel me raki, e la pertoke dhe me nje drejteqendrim solemn veshtroi detin. Ne fakt, levizjet nuk ishin te tijat. Trupi i levizte per hesap te vet ndersa ai e ndiqte nga pas dhe kenaqej.
Me tu zhytur ne uje, vazhdoi tu jepte kraheve lehte duke e drejtuar trupin per nga tabani i detit. Degjonte zhaurimen e gureve te bregut nen levizjet e valeve. Ishte nje zhurme e bute e mbeshtjelle me kujdes nga uji per te mos qene e vrazhdet, si me silenciator. Mbi taban viztoheshin reflekitme drite dhe qielli.
Ja, kjo eshte liri- perseriti edhe njehere dhe iu duk se edhe mendimi ishte me i bute aty nen uje.
U kap me duar mbi nje shkemb te vogel te laterzhyer me leshterike dhe veshtroi drejt. Me larg se disa metra nuk arrinte te shihte asgje, por ai ndejti ashtu, me veshtrim te humbur duke degjuar shurmen e mbytur te zajeve ne breg. Nuk ndjente me vape dhe po te qe e mundur do kishte ndejtur deri ne mbremje ne ate pozicion. Sa bukur qe ishte! Pastaj u ngrit ne siperfaqe. Aq ishte. Vapa ishte shkrire, brenda i kishte mbetur vetem ajo ndjesia e lehte gudulisese e flladit femeror te zogezave.
Kur iu afrua bregut ne koke nuk kishte asgje fare, asnje mendim.
Kjo qenka shplarje - konstatoi.
U ul. Bidoni ishte bere tashme djeges. E ktheu dhe nje gllenke dhe u shtri perseri mbi berryla me i lire se kurre, me i gezuar se kurre, me gudulisjen e brendshme qe sa vinte dhe rritej. Ishte gati. Vapa do niste nga e para, edhe per nja dy ore te pakten, zogezat do kalonin perseri karshi tij dhe ai do leshonte ofshamat e nxehta kafsherore, mashkullore, ore ore. Pastaj do ngrihej perseri ne nje kohe te caktuar, do zhytej me koke dhe do degjonte guret nen uje e kur te dilte do drejtohej tek bidoni me raki me te nxehte se dielli, do kthente nje gllenke dhe do shtrihej mbi berryla. Pastaj ....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 01-08-2003 mė 03:13
-
-
purgator
koka me dhemb, e shtune mbasdie, nje ze qesh, epo po me bejne veshet them me vehte, koka vazhdon te me dhembe, e shtuna po ashtu...
makina ulerin nga shpejtesia, dhe muzika eshte e qete. kthej koken nga cunat qe jane ne makine, syte te ngulur ne dritare...
Nuk e di se ku e gjeta dhe une kete disk me kenge italiane, celentano me ngjan, por na ka vene te gjithe ne mendime. Leviz nje ndjenje humbjeje ne ajer. Pasqyrimet e qytetit ne dritare, me sa duket, nuk i bejne pershtypje atyre,edhe pse perballe kalojne tre vajza qe qeshin dhe me nje vezhgim te fshehte lodhin syte drejt makines sone...
VAZHDOJE MANDI...
-
-
i/e regjistruar
armand, bravo. mendoj se ke nivel te larte shkrimi. me terhoqi ajo qe disa personazhe i thirr me inicial. mjaft interesante
-
-
i/e regjistruar
pershendetje bostoni. shume e bukur ajo e para.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt