Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289

    Koka e tim'eti

    Koka e tim'eti.

    Sot e mbyllem dyqanin shpejt ngaqe ishte e diele. Ishim te lodhur, une me B ,vellai im dhe babai. Mamaja iku qe ne kater.Kur u nisem per ne shtepi me tre makina te ndryshme babai doli i pari pas tij dola une dhe pas nesh vellai im qe eshte me i vogel.

    Tek shikoja silueten e erret te tim'eti qe pas xhamit te madh e te avullt te oldsmobilit 10 vjecar me erdhi keq.Ishte lodhur sot. Koka i eshte bere e bardhe, po plaket.Me erdhi keq.
    Ai ecte para, me 25-30 milje ne ore ngaqe ka "bezdi" ta ndalojne policet, anglishtja eh anglishtja, une vija prapa me B. gruan time qe me kishte mbeshtetur koken ne sup dhe lozte me radion, dhe pas nesh vinte vellai im i vogel qe ashtu si edhe ne shikonte silueten time, mbase me momente edhe te babait.
    Jeta eshte e cuditshme dhe e lodhshme- ka qene duke menduar im'ate zhytur ne sediljen e gjere dhe duke ngare me kujdes makinen.
    Ja nga pas kam te dy djemte e mi qe tani jane bere burra, qe ndonjehere dhe shpeshhere biles me japin mendje, e kujt mua.Po jane djem te zote, u rriten, kane tere jeten perpara. I madhi u martua, na iku. I vogli prit edhe ca. Familja jone qe ka kaluar aq e kaq halle e gezime.Familja eshte jeta.Jeta eshte e cuditshme dhe e shkurter, shume e shkurter. Kam bere plot gjera, plot kam perpara akoma, do shoh familjet e djemeve qe i kam edukuar vete, ashtu sic duhet, djeme te mire, te zote.
    Jashte eshte ftohte, ka bere ngrice kete jave, - 14 grade celsius shkoi mbreme, eh ky vend muti, ne fund te botes.

    Une. Po une c'te mendoj? Jam mbushur perplot me keqardhje dhe me nje ndjenje te thelle respekti per koken e tim'eti dhe perpiqen te marr me mend cfare llois me vete ne keto dy tre milje rruge qe bejme pernate per tu kthyer ne shtepite amerikane prej lodre. B. nuk di gje, tek luan me radion une i them qe e dua shume dhe gezohemi te dy ngaqe kjo eshte e vertete.Po ajo nuk hyn hic ketu.

    Vellai im, qe ne keto caste duhet te jete duke shfyre me ze sepse i takoi te dilte i fundit nga parkimi. Nuk eshte gjynah? Makine e 2003 te ece zvarre se breshke me 30 milje ne ore?
    Me copeza, aq sa mund ti lejoje pamja, mund qe edhe ai te merret me koken e babait . Mund te jete duke menduar plot gjera te tjera, por ngaqe e kam mbrapa nuk po perpiqem ta marr me mendje.

    Kalojme 6 semafore dhe tek i 7-ti me duhet te kthehem majtas, ne apartametin tim, duke i lene ata te dy te bjene edhe nje milje me shume per tek i tyri. I jap nje flash me drita teim'eti per ti thene naten e mire, vellai me jep nje mua, i bie borise dhe mbeten te dy pas njeri tjetrit.

    Une. Une mendoj akoma per koken e thinjur te tim'eti, me kujtohet i gjithe farefisi me ngadale dhe me mall. Perlotem. Kur B. me pyet i them : C'dreqin patem qe erdhem ketu?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Armandovranari!
    Fantastike! E dhimbshme!...
    Gimi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Nuk di nese ...ta lehtesoj pak shpirtin duke te thene qe e lexova ,e rilexova ...dhe te kuptova.
    Pershendetje.
    Meni

  4. #4
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    flm , pershendetje te gjitheve !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    bravo armando,

    ..lum njerezit qe dine tua shtojne vleren edhe momenteve me te rendomta (zakonshme dmth) te jetes se tyre..

    ..me kujtove tim ate..


    me mirenjohje,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  6. #6
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Re: Koka e tim'eti

    Postuar mė parė nga armandovranari
    Koka e tim'eti.

    C'dreqin patem qe erdhem ketu?

    Nuk njoh njeri qe t'i pergjigjet kesaj pyetjeje....


    Rrefimi me kujton forcen e Buxatit. Urime...
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Si mundet nje njeri te beje nje zgjedhje, dhe jo zgjedhje dosido por nje per ndryshimin rrenjesor te jetes, te jete me sy hapur e ne mes te dites (Zoti mos e dhente te kunderten) dhe perseri mos e kete idene cfare ka zgjedhur dhe perse ?!

    Armando gezohu sa i ke njerzit e tu prane dhe mos e zgjero realitetin. Cfare kerkon me shume ne fund te fundit...Te kishe baba te vdekur, apo te te kishte lene dhe te mos e kishe idene ku ishte, dhe vete as ti as vellai mos kishit makina te 2003 po te merrnit bicikleten ne mes te debores dhe te shkonit ne pune qe ne pese!

    Hall me te mire, hall me te keq, njeriut asnjehere nuk ju gjet!

  8. #8
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Postuar mė parė nga Fiori

    Hall me te mire, hall me te keq, njeriut asnjehere nuk ju gjet! [/B]
    Haha, kjo eshte me se e vertete ne rastin tim. ec e merre vesh.
    pershendetje!

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    E RRAHURA


    Ne dhomen time isha shtrire mbi divan dhe thethija cigaren aq fort saqe me kujtohej profesori i matematikes ne gjimnaz, ai e vdiste, e kafshonte, e perdhunonte cigaren. Me dy te thithura e hidhte pertoke. Po, isha nxire i teri nga inati dhe nga thethirja e fuqishme e cigares. Nuk dija ca te mendoja me pare. Jashte frynte ere.
    Kur ja, nje koke e kuqe leshatake u shfaq tek dera dhe me drejtoi nje veshtrim lutes. E njoha, ishte S. nje filozof shume i shquar. Ishte hera e pare qe me shkelte ne dhome.
    Hadje - thashe- ec brenda dhe mbylle deren se fryn ere.
    Erdhi. Pasi u soll verdalle per disa sekonda neper dhome, duke pare me bisht te syrit here nga mua e here nga tavulla plot me bishta cigaresh, pastroi fytin lehte.

    Urdherooooooo!!!!! - bertita me sa kisha ne koke - Nuk te degjova mire.
    Ai u zverdh, iu mor goja dhe sec rrotulloi ca fjale frengjisht neper gojen e tij te shemtuar dhe ngriti duart lart ne shenje mohimi.
    Aha- ia bera dhe ndeza nje cigare tjeter qe nisa ta thethija me fort akoma.
    I shkreti, vinte verdalle pa ditur nga t'ia fillonte. Keshtu benin te gjithe ne fillim, si nuse te reja. Pastaj ma benin koken lemsh me gjepura. Nga me poftisen mua, lloj lloj monstrash! Ja, si puna e ketij qe mezi c'priste te leshonte dy-tre fjalet e para, te lezetshme, te embla sheqer. Vetem kur ta degjosh pas 10 minutash duke bubullitur, a thua se eshte Zoti. "Se kjo eshte keshtu! Degjon?Ndersa kjo tjetra eshte keshtu, degjon apo jo?"
    Eh, keta morra mendoja, ndersa ai rrinte ende aty. Tani kishte pushuar se ardhuri verdalle dhe me shikonte me frike.
    Po he - i thashe - pse erdhe?
    Ai prape ngriti duart e tij te shkurtra lart , por kesaj rradhe mori njefare drejteqendrimi dhe u krekos nen pardesy. - Une edhe mund te largohem - tha.
    Aty nuk me mbajten me nervat. I rashe me koke midis turinjve dhe ai u palos pertoke. Mbuloi fytyren me duar qe ti shpetonte shkelmave te mija qe vershonin mbi te si bresheri. Ulerinte mbytur dhe me shante nen ze. Nuk kerkonte falje dhe ulrinte mbytur qe te mos degjohej jashte. I vinte zor mesa duket. U mblodh u be nje grusht. Vazhdova ta godisja si nje top futbolli nga te gjitha anet. Ai mblidhej e mblidhej si nje kermill dhe ofshante. Nuk e di persa kohe zgjati rrahja, isha mbuluar i teri ne djerse. Per nje moment e lashe ashtu ne dysheme dhe u hodha mbi divan duke thethire cigaren qe po me digjte gishtat, edhe une dridhesha pak. Zgjata koken dhe e pashe per te fundit here qe zvarritej poshte deres si nje trjate pelteje gri . Tek ndizja cigarin tjeter nisa me vete motivin :

    O c'po kendonin gjashte bilbila.
    Tre te kuqe, e tre jeshila.
    O cili te pelqen moj bije?
    Ai qe kendon me mire.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    I lexova shkrimet dhe kam deshire t'i rilexoj.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •