Toka e premtuar. Sa kuptime mund te kene keto dy fjale? Po sa kuptime do kete, kuptimi eshte Brenda ne fjale. Toka e premtuar. Aty ku ke te ardhmen. Aty ku ke te sotshmen. Aty ku me buzeqeshje kujton te djeshmen. E per ne rinine shqiptare toka e premtuar eshte bere Amerika.
Eeeeeh, Amerika. Po atje behet jeta o vlla. Po ketu ne Shqiperi nuk shtyhet jeta. Puno, po ku te punosh? Prish, po cfare te prishesh? Meso, po per cfare? Pra gjeja me e mire, kurse e puno, puno e kurse, qe te vjen nje dite, kur ti mbledhesh kursimet, te futesh dhe ne borxh mire me ndonje te njohur (apo te panjohur, pak rendesi ka) dhe futja ne Amerike. Sa per fillim, do rrish me ndonje te njohur per disa kohe? Si, ske te njohur? Po nga cili planet qenke mor vella, spaske te njohur ne Amerike? Hajde se do gjesh ndokend. Dhe sikur ne karrike te flesh, mos u merzit. Mos harro, je ne Token e premtuar. Pra, tani duhet te gjesh pune. Cfare shkollimi ke? 2 vjet ekonomik? Bravo. Shko tani ke restorantet andej nga qendra, se ne mos njeri, tjetri do tet punesoje. Do lash pjata nja dy jave, pastaj do behesh nga ata qe pastrojne tavolinat, tak-fak per dy muaj ja ku e bere kamarier. Tani ke big money plako. $100-$150 e ke te garantuar naten, lere me fundjavat, te iken truri fare. Po prit njehere. A ke folur me ato njerez andej poshte? Para tre javesh? Po e di, ska kohe robi ketu ne Amerike dhe me te shtepise ndonje llaf ne telefon te flasi. Cti besh, toka e premtuar. Keshtu e ka kjo pune. Po hajde se ska problem. Po me femrat, si I ke punet ?? Si zor? Po e di, po me biciklete Skapen ato mer plako jo. Ke 6 muaj ne Amerike akoma nje makine se ke blere. Si? Puna e dokumentave? Ore dreq, do te flesh vete tere jeten ti? Hajde, shko ne ankand atje bli atje ndonje Ford se sjane dhe shtrenjte. Ja ashtu. U bere dhe me femer. Vazhdo punen se shiko ej, femrat ketu po nuk punove te lene me duar perjashta, se xhepat ti grisin fare, degjove??
Po he mer ku humbe ti? Hajde hajde si puro amerikan qenke. Nuk njifeshke fare. Cfare bere me dokumentat? Nuk ti dhane? Ptu zagaret. Ej, se mos te luan truri shkon prape andej poshte . Po pra, ne Shqiperi. Mos harro, Toka e premtuar eshte ketu. Po tani, per familjen ske ci ben. Te mundon malli, e di, po kjo eshte jeta. Ky eshte realiteti yne shqiptar. Ndahemi per se gjalli nga te dashurit, vime ne vende te largeta, punjome, bejme ndonje pare, mundohemi te bejme dhe pak qejf. Pse, mos ke gje ankesa nga kjo jete mer jahu. Dreq, se me bere te flas si Shekspiri tani. Si, ai ka qen anglez? Shiko budallai, ne dhe nacionalitet kinez marrim po qe nevoja, pune e madhe pse u krahasova me nje anglez. Po ku e lame? Po pra, Toka e premtuar.
E gjete Token e premtuar. Larg te dashurve. Larg vendlindjes. Larg te djeshmes. Po pse, cfare pritje ti ne Token e premtuar, Parajsen? Nuk ke Parajse ne kete bote more vella.
Krijoni Kontakt