-
Hasan Efendi Nahi (1905-1991)
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
HASAN EFENDI NAHI
(1905-1991)
Gjakova se harron, Gjakova e di,
O nur arsimi, Hasan Efendi
Do tė jetojė Kosovė e vjetėr,
Djep i shenjtė i shqiptarisė
Do tė jetojė me kurora tė lavdisė
-Rexhep Hoxha
Myderriz Hasan Efendi Nahi ishte njėri prej hoxhallarėve, dijetarėve dhe atdhetarėve mė tė mėdhenj jo vetėm tė Gjakovės, por tė mbarė Kosovės. Ėshtė djali i Myderrizit, Islam Efendiut Nahi, dijetarit tė shquar tė Medresesė sė Madhe tė Gjakovės, qė i dha dritė krejt Kosovės.
Lindi mė 12 mars 1905, nė Gjakovė, ku i kreu mėsimet fillestare. Po nė Gjakovė diplomoi nė Medresėn e Madhe, ku pas diplomimit, pėr tri vjet ligjėroi Sintaksėn e Gjuhės Arabe, duke e zėvenduar babain, Myderriz Islam ef.Nahin.
Nė muajin shtator 1930, nga Gjakova, me dy shokė, Mulla Tahir Brovinėn dhe Mulla Asllan Cėrmjanin, Hasan efendi Nahi sė bashku me dy shokė u nisėn kambė nga Gjakova nėpėr Qafė tė Morinės deri nė Shkodėr e nga Shkodra nė Durrės, ku arritėn pas dy javėsh
Qėllimi i kėtij udhėtimi ishte shkollimi. Nga Durrėsi dolėn nė Greqi, Pirea, pastaj nė Aleksandri dhe mė nė fund nė Kairo, tė Egjiptit, ku u regjistrue nė Fakultetin Kismi Ali (Shkalla Superiore), ku brenda katėr vitesh e kreu me rezultat tė shkėlqyeshėm dhe diplomoi nė Universitetin Al-Az-har.
Myderriz Hasan Efendi Nahi, mbasi diplomoi nė Kairo tė Egjiptit u kthye menjėherė nė Gjakovė, por shėrbeu mė shumė nėpėr Kosovė, si nė Ferizaj, Prizren, Gjakovė dhe mė nė fund nė Prishtinė.
Nga viti 1935 ishte Myderriz nė Medresen e Ferizajt, ku mbante ligjėrata nė gjuhėn shqipe, natė kohė gjuha shqipe ishte e ndaluar, por predikoi edhe nėpėr shumė lokalitete tė tjera tė Kosovės.
Njė kohė ka qenė drejtor i Medresesė Mehmed Pasha tė Prizrenit, 1943, po nė Prizren ka shėrbye edhe si kryemyfti i Rrafshit tė Dukagjinit. Pėr dhjetė vjetė shėrbeu si imam nė Gjakovė
Njėzet vjet (1958-1978) ishte profesor nė Medresen Alauddin tė Prishtinės, derisa doli nė pension me nder!
Nė pension nuk pushoi, por punoi nė pėrkthimin e Kuranit tė Shenjtė nga gjuha arabe nė gjuhėn shqipe, i cili u botua nė vitin 1988, nė Prishtinė, nė tirazh prej 5 000 kopjesh.
Nė dokumentet sekrete tė Beogradit, tė publikuara nga historiani, Dr. Hakif Bajrami, prej tė gjithė ylemave tė Kosovės, Myderriz Hasan Efendi Nahi i Gjakovės ishte cilėsuar si ideologu mė i rrezikshėm, ngaqė nuk lejonte kurrsesi qė shqiptarėt tė shpėrnguleshin nga Gjakova, nga Kosova
Kanė mbetur tė paharruara fjalėt e Myderriz Hasan Efendi Nahit, qė ua kishte thėnė me guxim tė paparė pushtetmbajtėsve komunistė, mė 1956 , kur e mbyllėn Gjimnazin e Gjakovės:
Ma mirė kallni krejt Gjakovėn, se ta mbyllni Gjimnazin
Poeti, Rexhep Hoxha, pėr kėtė ngjarje, qė ka pasė jehonė tė madhe, nė njė poezi shumė tė bukur, e ka pėrjetėsuar hoxhėn, Hasan Efendinė, ku, ndėr tė tjera, shkruen:
Gjakova nuk bėn pa gjimnaz
Gjakova pėr shkollė luftoi
E paturpėsia zyrtare,
Njė hijenė e mallkuar
Kur pa zemėrimin e yjeve,
Guximin e sė drejtės sė amshuar,
U hap qielli nga njė fjalė e prerė,
Shkėlqyen yje, mijėra tė tjerė.
Do tė jetojė Kosovė e vjetėr,
Djep i shenjtė i shqiptarisė
Do tė jetojė me kurora tė lavdisė
Veprat e tij nė shėrbim tė fesė, kombit dhe atdheut janė tė shumta. Pėr ato pak ėshtė shkruar; mos ti lėmė pėr tu harruar
!
Ndėrroi jetė mė 5 shkurt 1991 nė Prishtinė, nė moshėn 86 vjeēare. U varros nė vendlindje, nė Gjakovė, me 6 shkurt 1991, mbasi iu bėnė shėrbimet fetare nė Xhaminė e Hadumit, e cila ishte mbushur pėrplot, tė ardhur nga mbarė Kosova pėr ta nderuar kėtė hoxhė, dijetar dhe atdhetar
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt