Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    NZZ: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është proces i pandalshëm



    Nuk mund edhe shumë kohë të ndalohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, theksoi historiani zvicëran, eskpert për Europën Jug-Lindore, Oliver Jens Schmid në intervistën e sotshme, dhënë gazetës zvicërane “Neue Zurcher Zeitung”.

    Profesori i universitetit të Vienës, i cili vlerësohet si një ndër njohësit më të mirë të historisë shqiptare, përmendi se “…që në Janar, është rënë dakort, që të hiqen kontrollet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë…” dhe se “…ky ‘shengen shqiptar’, është një hap përpara drejtë bashkimit”, transmeton Shqipmedia.

    “Fuqitë e medha, deklarohen kundër kësaj, por nuk mund edhe shumë kohë të ndalohet bashkimi i këtyre shteteve, ashtu siç nuk mundeshe të ndalohet bashkimi i Vllahis dhe Moldavisë me Romaninë, në vitin 1861, ose bashkimi i Bullgarisë, në vitin 1885”, theksoi Schmid.
    Historiani në fjalë, përmendi edhe autostradën e re Tiranë-Prishtinë, “…do të kontribuoj në intesifimin e marrëdhënjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, poashtu edhe internet, tanimë me të madhe e ka forcuar kursin nacional mbashqiptar, në mënyrë të pavarur, pa marr parasysh kufijtë”.

    Në pyetjen, megjithatë, nëse e ngadalsonë këtë rrugë bashkimi, idenditeti specific kosovarë për tu bashkuar me Shqipërinë? – Schmid potencoi se “ … gjithnjë, në trojet shqiptare, hapësira në të cilën është folur gjuha shqipe, ka qenë policentrike me dallime të mëdha rajonale. Edhe pse zhvillimi në Shqipëri, ka qenë pak sa i ndryshëm nga ai i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pas viteve 1945” .

    “Ekzistojnë idenditete rajonale, dhe në kuadër të këtyre është edhe rajoni kosovar. Keto rajone bazohen në ndryshime të supozuara të gjuhës dhe mentalitetit. Në planin politik, puna është pak më e komplikuar, nga ndikimi i madh i Perendimit.” – theksoi historiani zvicëran.

    Në pyetjen e një gazetari sërb, se nëse do të ishte më mirë Kosova si një shtet multietnik vetëm teoritikisht, të ndahet në mes shqiptarëve dhe serbëve, Schmid theksoi se “duke i marr parasysh kornizat politike, kjo ngelet një çeshtje vetëm teorike.”

    “Deri më tani, as nga pala shqiptare, e as nga ajo serbe, nuk kemi perceptuar sinjale të qarta për këtë çështje. Të dy palët, qëndrojnë forte për pretendimin e territorit të plot të Kosovës”.

    Schmid paraqiti dyshimet e tij për funksionimin e multietnicitetit në Kosovë.

    “Për të ndërtuar një shtet multientik, i tillë siç është i ndërtuar në kushtetutën e Kosovës,është e nevojshme të shlyejmë historinë. Kjo është e pamundur, sepse 17 qershori 1999, për sërbët është moment dështimi dhe i humbjes, kurse për shqiptarët moment çlirimi”, potencoi Schmid.

    Ai vlerëson se “ strategjia e arritjes së paqes, duke i rritur të drejtat e minoriteteve, ashtu si në Bosnjë dhe Maqedoni, në fakt vetëm se e forcon formimin e blloqeve etnike”./NZZ Online/ ShqipMedia/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    kjo pune dihet po edhe nja 25 vite nuk do realizohet,se trio nanoberisharugova kane lene gjurme te ndarjes krahinore te shqiptaret

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o daja edhe nje zero i shtoj une asaj qe the ti
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    o daja edhe nje zero i shtoj une asaj qe the ti
    Problemi esht tek lideret sepse populli ka vullnet per ket gje. Te ish Berisha pak ma i menqur do te bejte nje her ne vit nje tubim nga te gjitha lidereve nga trojet shqiptare ne Tirane. Aty kishin raportu te gjitha ndodhit qe jan ka ndodhin shqiptareve ne trojet tona. Po fatkeqsisht kjo do te jet enderr.

  5. #5
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    more shipe te koka Schmidi... Braaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaavo!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Eshte nje deshire e mohuar prej vitesh,kjo gje do te ndodhin, por deri ather duhet te jemi shume te kujdesshem dhe mos te bejm shume zhurme, se plerat qe kemi ne veri lindje do e perdorin per interesin e tyre zhurmen.

    Qofte e bere kjo gje per hir te gjith atyre qe nuk e kyrsyen gjakun e tyre,Shqiperia i shperbleft ata se jan heronj, dhe ne duhet ti respektojm ne maksimum deshirtat per cfare ata u flijuan.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •