Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Blushi dhe Malaj i kërkojnë Ramës të pranojë humbjen

    Debate dhe replika të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen e djeshme të kryesisë së Partisë Socialiste, e cila ishte thirrur për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të marrë kjo parti pas humbjes së zgjedhjeve. Burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur se pika më e nxehtë e debatit ka qenë rezultati negativ që Partia Socialiste mori në zgjedhjet e 28 qershorit, rezultat që Rama po përgatitet të mos e njohë. Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se, një nga pretendentët kryesorë për të marrë drejtimin e PS-së, Ben Blushi, ka kundërshtuar ashpër skemën e Ramës për t`i shpëtuar përgjegjësisë dhe rrjedhimisht dorëheqjes nga posti i kryetarit, nëpërmjet mosnjohjes së rezultatit. Blushi i është drejtuar Ramës disa herë me fjalët: "Zoti Rama, pranoni që PS ka humbur zgjedhjet dhe se do të qëndrojë edhe katër vite të tjera në opozitë". Gjithashtu gjatw mbledhjes ka ndwrhyrw edhe kandidati tjetwr pwr kreun e PS-sw, Arben Malaj, i cili ka nwnvizuar se PS duhet tw pranojw se ka humbur dhe pwr kwtw duhet tw nxirren pwrgjegjwsitw e gjithsecilit. Kwto deklarata kanw shkaktuar tensionim të situatës në sallën e mbledhjes së kryesisë, e cila ka vijuar mw pas me replika. Reagimi i Blushit dhe Malajt, vjen pas përpjekjeve të Ramës për të organizuar protesta kundwr rezultatit tw zgjedhjeve, si rruga e vetme për të shmangur marrjen e përgjegjësive për humbjen e PS-së. Pak ditë më parë ishte po Blushi që nëpërmjet një SMS-je i kujtoi Ramës t'i përmbahet zotimit që kishte dhënë para 28 qershorit se do të jepte dorëheqjen nëse PS do të humbiste në zgjedhjet. Gjithashtu, mjaft zëra të tjerë brenda selisë rozë kanw filluar tw artikulojnw qwndrimin se Rama duhet të respektojë statutin e PS-së, i cili parashikon dorëheqjen e kryetarit në rast humbjeje në zgjedhjet parlamentare. Pak ditë më parë në një dalje publike Rama la të kuptohet se nuk do t'i përmbahet zotimit për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PS-së në rast se kjo parti do të humbte në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai u mundua të anashkalojë interesin e medias rreth kësaj çështjeje me pretendimin se ende janë disa kuti votimi pa numëruar dhe se PS po përgatitet të kontestojë rezultatin përfundimtar. Duket qartë se kryetari i PS-së po mundohet të gjejë artifica për të justifikuar humbjen që partia e tij pësoi në zgjedhjet e 28 qershorit dhe për të shmangur në këtë mënyrë dorëheqjen e tij, e cila sanksionohet në statutin e reformuar prej vetë Ramës. Duket qartë se kryetarit të PS-së nuk i mbeten shumë opsione për të zgjedhur, në një kohë kur partia e tij ka pësuar një humbje të ndjeshme, ndërsa aleatët e dikurshëm po i kërkojnë me ngulm që të japë dorëheqjen. Por ajo që nuk i lë asnjë zgjidhje tjetër Ramës, përveç dorëheqjes, është fakti se në PS ka filluar të përvijohet një lëvizje e qartë që kërkon largimin e tij. Burime nga selia rozë thanë se kjo lëvizje pritet të formëzohet dhe të fuqizohet menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të gjitha faktet dëshmojnë se Rama po humbet terren në drejtimin e PS-së, pasi disa drejtues të vjetër dhe me peshë në këtë parti kanë kërkuar mbledhjen e forumeve për të analizuar shkaqet e humbjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive. Nga ana tjetër, figura të njohura të Partisë Socialiste kanë paralajmëruar një rikthim të mundshëm në radhët e saj për largimin e Ramës. Të dhënat flasin për një përplasje të ashpër në selinë rozë, ku duket që sapo ka nisur. Nga njëra anë, është grupi i socialistëve i mbështetur nga baza që kërkon largimin e humbësit dhe nga ana tjetër, Rama që kërkon të mbajë me çdo kusht postin e kryetarit të fituar me aq mund, me qindra leje ndërtimi të shpërndara për delegatët në kongresin e jashtëzakonshëm të 2005.

    Rilindja Demokratike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qe humbi, humbi, e morrem vesh, por pak me realiste moj gazete, pasi kur thua per humbje te ndjeshme, sikur i largohesh ndjeshem te vertetes. Jo vetem shifrat qe flasin per ngushtice rezultati ,qe deri afer fundit s'dihej nga do anonte, por edhe vete z.Berisha e pranoi qe u arrit ajo qe s'mendohej e deshirohej, por qe pranohet si verdikt i popullit. Realizmi, me shume se nga goja e lidereve, eshte abc-ja e cdo shkrimi neper gazeta.
    Sa per vazhdimesine e Edit ne krye te PS-se, dihet qe me kohe ka humbur burreria e mbajtjes se fjales, pasi ka humbur vete sinqeriteti i liderit, qe bashke me sloganin, pertej te majtes e pertej te djathtes, jo vetem mbajti Rucet brenda PS, por ngjiti me ekstremet majtiste(per c'majtiste qe jane!!!) mumjet Gjinushe, Milo etj, dhe manekinin Velaj. Ja fjala-ja vepra! Hipokrizi pa maske, qe s'deshte shume mend te kuptohej, te reagohej e si perfundim, te pesohej.
    -------------------------------------------------------------------------
    Dëshira shpesh bëhet pjesë e absurditetit në të shprehur, por edhe e shprehjes së të vërtetës, edhe pse të parealizueshme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Shikoni cfarë lloj gazete, ka harruar të zëvëndësoje edhe w me ë

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    MUAHHH, shko e shikoje te shkreten gazeten e partise socialiste zeri i popullit, ka mbetur shkret fare duke mos u rifreskuar me shkrime te vjetra por ka mbetur disa muaj prapa.
    Aty jo vetem qe ka w ne vend por ka edhe shenja e shenja nga te gjitha format.
    futu ne websitin e tyre dhe e sheh www.zeripopullit.com ( je ngulur keq kesaj radhe)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Shkrimet janë të datës 6 Qrshor

    Cjanë këto shënja që thua ti loqka jemë?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    muahhh, sic duket qenke ose ne enderra ose nuk je ne gjendje te verifikosh realitetin. Por e verteta eshte se ti nuk je ne gjendje ta pranosh formen se si eshte katandisur e majta dhe zeripopullit andaj mundohesh te genjesh ne mes te dites. Ma thuaj nje shkrim qe e ka zeripopullit per 6 qershor te lutem.
    Mos genje haptas, apo mbase keshtu ju ka mesuar edvini te genjeni. Sa shume me dhimbseni qe jeni te detyruar ta genjeni edhe veten e juaj.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Paska qënë 6 Qershor jo 6 Korrik

    Më mirë pa gjë hic se sa me brockulla që si ha as lopa

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    eh mor i dashuri MUAHHHH, e sheh qe te ka humbur fare kontrolli i kohes sepse ne nuk jemi me ne 6 qershor o i uruar por jemi ne 7 korrik.
    Te thash me heret se Edvin Rama ju ka humbur fare nga realiteti dhe ju ka futur ne nje erozion kohor qe nuk jeni ne gjendje ta dini as ne cfare dite e muaji jeni. Shikoje gjuhen ne zeripopullit me ato shenja te duket sikur eshte shkrim ne gjuhen armene apo etiopiane. te shkretet socialista sa keq ju ka katandisur Edvin Rama.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Prapë se marr vesh këtë punën e gjuhës që thua ti.

    Pastaj ju të Salës se merrni vesh mirë Shqipen se të thani në Anglisht...


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    si ka mundsi qi ktu ne forum te gjithe mbeshtetesit e PS jane " kape njenin e shkapete per tjetrin" ??

    me u habit se Ardian Klosi kishte thane se votuesit e PS ne krahasim me PD kane nje nivel ma te nalte intelektual

    apo ndoshta ata me nivel te nalte intelektual ne PS nuk i frekuentojne forumet

    kjo do te jete arsyeja !!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •