Cfare mund te na thuhet rreth Purgatorit?
A ekziston?
Sa i rendesishem eshte ne doktrinen e kishes katolike?
A flet bibla per te?
Do te doja pak informacion rreth Purgatorit.
Per vete nuk besoj se ekziston, por lete debatojm per te.
Gregu
Cfare mund te na thuhet rreth Purgatorit?
A ekziston?
Sa i rendesishem eshte ne doktrinen e kishes katolike?
A flet bibla per te?
Do te doja pak informacion rreth Purgatorit.
Per vete nuk besoj se ekziston, por lete debatojm per te.
Gregu
"Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"
Ēėshtja e “Purgatorit”
Para sė gjithash duhet tė them se nuk na takon ne njerėzve tė gjykojmė apo ta dimė se ku shkojnė shpirtėrat e njerėzve pasi tė vdesin. Shpirti i pėrket Hyjit dhe vetėm AI e din shortin dhe gjendjen e tij.
KATEKIZMI I KISHES KATOLIKE
III. Purgatori
1030 - Ata qe vdesin ne hir ose ne miqesi me Hyjin, por qe nuk jane plotesisht te pastruar ne shpirtin e tyre, pas vdekjes i nenshtrohen nje pastrimi te lehte, deri sa te fitojne shenjterine e duhur per tu bere pjesetar te gezimit te amshuar ne qiell.
a) Domethėnja e fjalės “Purgator”
Fjala “Purgator” vjen nga folja latine “purgare” qė do tė thotė “pėr tė pastruar”, ndėrsa “purgatori” ėshtė vendi ku ky kryhet ky “pastrim”. Mėsimi i Kishės, me fjalėn “purgator”, nėnkupton vendin e pastrimit tė mėkateve tė lehta qė ka nė shpirt njeriu nė momentin kur kalon nga kjo jetė nė jetėn e pasosur. Sipas mėsimit tė Kishės Purgatori ėshtė vendi i arritjes sė asaj pėrsosmėrie tė cilėn i krishteri nuk e ka arritur mbi tokė. Si rrjedhojė, nė momentin kur kjo pėrsosmėri arrihet, shpirti hyn nė Parajsė, aty ku jo vetėm e shikon, por edhe e pėrjeton pėr amshim Hyjin dhe lavdinė e tij.
b) Bazat biblike, historike dhe dogmatike tė mėsimit tė Kishės mbi Purgatorin
«Kėndej tė gjithė zunė t’i japin lavdi Zotit, Gjykatėsit tė drejtė, i cili qet nė dritė edhe atė ēka ėshtė mė e fshehur dhe filluan tė luten qė mėkati i bėrė tė falej krejtėsisht. Atėherė trimi kreshnik Juda i qortoi njerėzit tė ruhen tė pastėr nga mėkati, pasi kishin parasysh ēfarė i kishte gjetur pėr shkak tė mėkatit ata qė ishin vrarė. E si i mblodgi nga secili burrė dy mijė drahma tė argjendta, i dėrgoi nė Jeruzalem tė kushtohet flia pėr mėkat duke vepruar kėshtu shumė mirė e bujarisht, i shtyrė nga mendimi i ringjalljes. E, njėmend, po tė mos kishte shpresuar se do tė ringjallen ata qė u vranė, do tė kishte qenė e tepėrt dhe e kotė tė luteshin pėr tė vdekur. Mandej ai e kishte parasysh se njė shpėrblim tepėr i bukur i priste ata qė vdesin nė hirin e Zotit: mendim ky i shenjtė e i pėrshpirtshėm. Ja, pra, pse dha tė kushtohen fli shpėrblimi, qė tė ēlirohen nga mėkati».
Kjo pjesė biblike, tė cilėn e gjerjmė nė Besėlidhjen e Vjetėr, saktėsisht nė Librin e dytė tė Makabenjėve, kapitulli 12, rreshtat 42-46, tregon se ndėrmjetėsimi me lutje tek Hyji pėr shpirtėrat e tė vdekurve ishte i pranishėm ndė popullin e Hyjit, por qė bėhet ende mė i qartė dhe stabil nė rastin e Makabenjėve. Ndėrsa sa pėr besimin nė Ringjallje, ky nuk ka munguar kurrė, sidomos nė rymėn e farisenjėve, besimi i tė cilėve bazohet pikėrisht nė shpresėn e ringjalljes. Nė konceptimin e Besėlidhjes sė Vjetėr, gjejmė kryesisht fjalėn “Sheol” (Nėntoka, gjiri i tokės), qė nuk ka vetėm kuptim negativ, por tregon kryesisht vendin se ku shkojnė tė vdekurit. “Sheol”, mė shumė se “vend” nė kuptimin gjeografik, tregon njė gjendje. Nė kėtė mėnyrė ka kuptim edhe ajo qė gjejmė nė Librin e Siracidit, kapitulli 7, rreshti 37: "Ji dorėdhėnė me tė gjithė tė gjallėt, por as tė vdekurit mos ia moho hirin"[/, ftesė kjo pėr t’u lutur dhe pėr tė sakrifikuar pėr shpirtėrat e tė vdekurve, nė kuptimin e nevojės pėr t’u pastruar nga mėkati (purgare – purgator). Kjo tregon se idea e shoqėrimit me lutje dhe sakrifica tė tė vdekurve, ėshtė e pranishmė qė nė Besėlidhjen e Vjetėr.
Nė Besėlidhjen e Re gjejmė njė pjesė interesante sė pari nė Letrėn e parė tė shėn Palit drejtuar Korintasve, kapitulli 3, rreshtat 12-15, pjesė kjo nė tė cilėn Apostulli i referohet Gjyqit tė mbramė: "Si kush tė ndėrtojė mbi kėtė themel me ar, me argjend, me gur tė paēmueshėm, me dru, me sanė, me kashtė – vepra e secilit do tė dalė nė dritė. Ajo Ditė do ta tregojė sepse do tė vijė me zjarr, e zjarri do ta provojė cilėsinė e veprės sė secilit. Ai, vepra e tė cilit do tė qėndrojė, do tė marrė shpėrblimin".
“Zjarri” vlen njėkohėsisht edhe si simbol biblik pėr tė shprehur dashurinė e Hyjit. Nė fakt, ajo qė pastron ėshtė vetėm dashuria e kjo dashuri ėshtė e zjarrtė, pra asgjėson atė qė ėshtė e ligshta dhe e paqėndrueshmja duke i bėrė vend tė pastrės dhe tė amshueshmes. Periudha e purgatorit ėshtė periudha e pritjes derisa ky proces pastrimi tė plotėsohet, pėr tė kaluar nė amshimin e Hyjit.
Patristika e vontė, kryesisht Origene, nė veprėn e tij Contra Celsius, kapitulli 5, rreshti 15, e vėn “zjarrin” nė marrėdhėnje me “ndriēimin”, pra me Shpėtimin e amshuar. “Ndriēimi” ėshtė termi patristiko-biblik qė tregon Lavdinė e Hyjit, pjesėmarrjen nė kė Lavdi nga ana e njeriut dhe, si rrjedhojė, Shpėtimin e amshuar tė njeriut.
Ky mėsimi kristalizohet pėrfundimisht nė Kishė nė shekullin XI. duke ppohuar qartazi para sė gjithash dallimin mes mėkateve vdekjeprurėse (nė gjuhėn e popullit: mėkatet e rėnda) dhe mėkatet e zakonta (nė gjuhėn e popullit: mėkatet e lehta). Ky dallim ėshtė i domosdoshėm pėr faktin se mėsimi mbi Purgatorin i referohet vetėm rastit tė dytė, pra rastit kur njeriu vdes me mėkatet e lehta dhe Purgatori nuk ėshtė gjendje definitive, por pėrgatitje definitive, mbas sė cilės kalohet nė gjendjen e lavdishme, pra nė amshimin e Hyjit. Ndėrsa, nė rastin e parė, ku fjala ėshtė pėr mėkate vdekjeprurėse (= tė rėnda), aty nuk bėhet fjalė pėr Purgator sepse liria personale e njeriut ka vendosur vetė tė jetoj larg dhe pa Hyjin, pra tė mos i bė vend Hyjit nė jetėn e tij, gjė kjo qė ka si pasojė mungesėn e amshueshme tė Hyjit. Duhet kėtu edhe tė kujtojmė, se mėkat i rėndė ėshtė atėherė kur bėhet njė vepėr e keqe, kundėr Zotit, me vendosje personale tė lirė dhe vetėdije tė plotė dhe kur me vetėdashje nuk pranohet pendimi, kthimi, por lejohet qė tė vdiset nė kėtė gjendje.
Nė pikėpamjen dogmatike, pra tė mėsimit kishtar, gjė kjo qė ėshtė konfirmuar nė Koncilin e Trentos, rolin kryesor nė aspektin biblik e luan idea e Besėlidhjes sė Vjetėr mbi Sheolin, ndėrsa nė aspektin e Traditės e luan Patristika e vontė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 21-03-2009 mė 21:24
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Pershndetje toni77_toni,
Falemnderit per materialin e sjellur.
I nderuar, ke sjellur ca vargje qe nuk kan lidhje me Purgatorin (te pakten ato nga 1 Korintasve).
Tek 1 Korintasve 3:12-13, Pali po na perheqe verejtjen se si duhet te jete jeta jone. Cfardo qe te ndertojm ne jete (ar, argjend, kashte, sane) nje dite do te kaloj neper nje gjyq qe i jepet kuptimi i zjarrit. Dhe ky gjyq tashme eshte i fituar per ata qe besojn se Jezusi eshte Zot, sepse vet Jezusi eshte "avokati" yne.
Sa u perket atyre Makabejve, me vjen keq por nuk mund te komentoj mbi to sepse nuk jane biblike. Pra nuk i perkasin Bibles-Fjales se Zotit.
Fjala Purgator nuk gjendet askund ne bibel.
Po te ishte aq e rendesishme, do te permendej diku.
Ne asnje nga predikimet e Krishtit e as te apostujve kjo qeshtje nuk eshte permendur, dhe as qe eshte lene per tu kuptuar.
Neper ter Ungjijt shohim se si Krishti u drejtohet njerezve: "Besimi yt te sheroj", "Besimi yt tė shpėtoi", etj. Per Krishtin te besuarit tek Ai-tek Zoti ishte gjeja kryesore.
Ne kryq Ai iu drejtua hajdutit: Atėherė Jezusi i tha: ``Nė tė vėrtetė po tė them: sot do tė jesh me mua nė parajsė``. Luka 23:43
Jezusi nuk i tha se sot do te kalosh ne Purgator, e pastaj te shohim.
Po pse Purgatori?
A do te thote se mund te mos pastrohet dikush aty dhe do hidhet ne ferr?
Cili eshte qellimi i Purgatorit?
Nese nje person eshte destinuar per ne parajse, pra ne pranin e Perendise, pse pas vdekjes se tij nuk shkon direkt ne parajse?
Kush na pastron nga mekatet?
Eshte Zoti. Vdekja e Krishtit eshte paga per shlyerjen, e nese nje person pas vdekjes u dashka ti nenshtrohet nje procedure tjeter per pastrim, atehere vdekja dhe gjaku i Krishtit nuk qenka i mjaftueshem!
Une mendoj se Pugatori eshte shpikje e kishes katolike, per tu pasuruar.
Dikur jane shitur letrat e blerjes se shpirtit nga purgatori. Shpikja e purgatorit; komercializmi i finesave shpirterore (nese jep para do te dalesh nga purgatori) ishte qeshtje baze e kishes se atehershme. Po si mund te blehet shpetimi, si mund te blehet parajsa?
Pse sot nuk zbatohet me kjo blerje e shpirtrave nga Purgatori?
Me falni qe isha ca i ashper, por e verteta duhet thene.
Per ju,
Gregu
"Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"
----------------------------------------------------------------------------
I nderuari Gregu,
do te mundohem qe ti jap disa mendime te thjeshta, por edhe jo aq, prandaj mendoj se do te nevojitet pak kohe per ta lexuar dhe ri lexuar mire kete tekst, qe eshte dhe jo i lehte per pa koncentrim dhe pa qetesi shpirterore.
Por jam i bindur qe gjithqka do te jete me kjarte pase qe te kuptohet koncepti, qe eshte edhe MISTERIK (MISTER po mendoj ne nje realiteti aq te madh sa qe syte tane jane teper te vegjel per ta kapluar te terin).
prandaj, deshiroj ti them edhe Tonit77_toni, qe ka bere nje punim te hatashem per kete teme.
te lumte o Toni, te lumte.
ju pershendes...
Disa shprehje teologjike mbi Purgatorin Realitet Eskatologjik
Nė njė moment tė parė, me anė tė pėrkujtimit pėr tė vdekurit tanė, Kisha e shprehė qė nga origjina e vet besimin nė Purgator. Mandej, me njė lehtėsi tė bindur ajo (Kisha) e definon doktrinėn mbi tė gjitha nė Koncilin e Lionit tė II (me 1274), nė Koncilin e Firences (me 1438), dhe nė fund nė Koncilin e Trentos (nė Seksionin e 25-tė me 3 dhjetor 1563). Ja pra pikėqėndrimet e mėdha tė kėsaj Doktrine:
nė Purgator, shpirtėrat e tė drejtėve e paguajnė borxhin ndaj tė Drejtės Hyjnore duke i pranuar pra, denimet pastruese edhe tė dhimbshme. Ėshtė mirė tė nėnvizohen menjėherė qė pastrami nė Purgator nuk pėrqėndrohen mbi fajėsinė, por mbi denimin. Nė qoftė se falja e Zotit i ipet shpirtit tė penduar me kėtė e fshinė fajin, nuk e bėnė tė zhduket faji, dhe kėshtu nėpėrmjet pėrkushtisė njeriu e riparon ngatrueshmėrinė qė e ka shkaktuar me fajet dhe mėkatet e veta. Kėtu poshtė, shpirti pėson denimin ndėr forma tė njė pendese vullnetare dhe tė merituar; nė botėn tjetėr, nė njė formė tė pastrimit tė obliguar.
Simbas Doktrinės sė Kishės, janė dy tipe tė denimit nė Purgator. Primarja, ėshtė ajo e cila nė mėnyrė tė pėrkohshme e ndalon shiqimin e Zotit. Kjo ndales ėshtė e bashkuar me njė mundim tė pabesueshėm. Pra, koha e bashkimint po afrohet: pra, shpirti dixhet pėr ta parė Zotin, por nuk mund ta arrijė kėtė dėshirė, sepse nuk ka vuajtur sa duhet, para vdekjes, mėkatet e tija. Vuajtaja, pra, pėrbushet nė nė Purgator dhe kompletohet me formėn e vuajtjes ku asgjė, kėtu poshtė, mund tė na japė idenė.
Nė Purgator ekzistojnė edhe mundime tė tjera tė njohura porsi mundime tė ndjenjave. Kisha, prandaj, kurrė nuk ėshtė pronucuar mbi natyrėn e tyre tė kjartė; pra, qėllimi i tyre ėshtė tė riparojnė tė mvarurit dhe ngatrueshmėrinė e krijesave.
Pra, mundimet e Purgatorit nuk janė tė njejta pėr tė gjitha shpirtėrat. Ato ndryshojnė, pėr sa i pėrket kohėzgjatėsisė dhe intenzitetit tė tyre, mvaren nga mėkatėsia e secilit. Shpirtėrat e Purgatorit pranojnė me lehtėsi mundimet e ofertės qė Zoti ua jep atyre; ato nuk kėrkojnė, nė efekt, qė lavdia e Zotit dhe kėshtu dėshirojnė me zell tė bashkpunojnė dhe tė adhurojnė Atė qė tani mė ėshtė e tėrė shpresa e tyre. Nė Purgator mbizotron njė paqe e thellė, por edhe njė lumturi sepse shpirtėrat kanė njė siguri pėr shėlbimin dhe shohin mundimin e vet porsi njė mjet pėr ta lavdėruar Shenjtėrinė e Zotit dhe kėshtu tė arrijnė nė vizionin e Lumturisė. Vuajtja nė Purgator, me qenė se nuk ėshtė merituese, nuk e zmadhojnė mė dashurinė e shpirtit, por e kompletojnė.
Kisha tokėsore mund tė ndihmojė, me kujtimin e vet, me lutjet e veta, sepse njė dashuri e bashkon: Krishti. Ky unitet (ky bashkim) krijon mundėsi pėr njė bashkim tė meritave. Shpirtėrat e Purgatorit, tė paaftė tė pėrkujdesen pėr vete por mirėpo mė njė ngritje minimale, mund tė gėzohen sadopak nga veprat e mira qė tė gjallėt i bėjnė nė njet tė tyre me pėrkujtim nė lutje qė tė riparohen borxhet e tyre. Kėto vepra tė mira, janė ofertė pėr lehtėsimin e denimit tė shpirtėrave tė Purgatorit porsi kompenzim pėr ta; Zoti i regulon simbas mėshirės sė vet dhe simbas kujtesės pėr tė ndjerėt. Pra, lėmosha, lutja, kėshtu edhe tė gjitha format e sakrificės janė porsi mjet pėr ndihmė tė shpirtėrave e tė vuajturit.
Purgatori ka pėr tė patur fund nė Gjykimn final, kėshtu qė tė gjitha shpirtėrat janė tė destinuar pėr Lavdi kanė pėr ta ndjerė kėnaqėsinė, nė njė mėnyrė apo nė tė tjetrėn, Drejtėsinė e Zotit.
Kjo ėhstė nė mėnyrė esenciale mėsimet e Kishės mbi misterin e Purgatorit. Kisha ia len teologėve detyrėn qė tė na japė njė dritėz mbi disa diskutime sekondare. Mund ti pėrmendim disa: nė cilin vend gjindet Purgatori? Pra, mėkati i rrjedhshėm (apo i origjinės) hiqet nė momentin e vdekjes apo nė vendin e pastrimit? Shpirtėrat e Purgatorit luten pėr ne?
- Ekzistenca e Purgatorit ėshtė njė e vėrtetė e fesė: Shėn Toma i Akuinit thotė qė nuk duhet munguar tė neglizhohet Purgatori, sepse kjo don tė thotė qė tė neglizhohet Drejtėsia e Zotit pra, ėshtė njė koment kundėr fesė. Kjo e vėrtetė e fesė ėshtė e themeluar mbi mėsimin e kjartė tė Shkrimit Shenjtė pėr sa i pėrket drejtėsisė dhe nevoja e njė pastėrtie perfekte pėr tė hyrė nė Qiellė.
- Prandaj, nga Katekizmi i Kishės Katolike Ēdo njeri qė nga momenti i vdekjės sė tijė e pranon nė shpirtin e vet tė pavdekshėm kthimin kah e amshuara, me nje gjykim tė veqantė qė e venė jetėn e tijė nė raport me Krishtin, pėr kėtė ose do tė kalojė mbi njė pastrim tė thellė ose do tė hyjė menjėherė nė lumturinė e qiellit, ose do tė auto denohet pėrgjithmonė.
Nga Shrimet e Shenjta Biblike
Doktrina e Kishės mbi Purgatorin e gjenė themelin nė Bibėl, kur kjo din tė interpretohet me korrektėsi dhe vėmendje, me pėrqėndrim dhe vetėdisim:
Teksti i librit tė II tė Makabenjėve 12, 40-46, qė jepė tė kuptohet qė lutja ėshtė porsi e domosdoshme pėr mėkatet e atyre tė cilėt bijnė nė gjumė tė pėrjetshėm nė Zotin. Ėshtė e kjartė pra, besimi nė ringjallje. Tė ofrohet pra sakrifica pėr tė vdekurit; qė tė jenė tė falur nga mėkatet e tyre.
Njė tekst tjetėr i pėrdoruar ėshtė Mateu 5, 26; nė tė pėrmendet nė vuajtjet e pėrkohshme e kėrkimit ėshtė identifikuar njė situatė e ofrimit tė pėrkoshėm nė jetėn e ardhme.
Tė njejta janė edhe fjalėt e Krishtit: E nėse ndokush thotė ndonjė fjalė kundėr Birit tė njeriut, mund ti falet faji, por nėse ndokush thotė ndonjė gjėsend kundėr Shpirtit Shenjt, nuk do ti falet as nė kėtė botė as nė botėn e ardhshme. (Mateu, 12, 32).
58 Kėshtu, kur shkon bashkė me kundėrshtarin tėnd tek ushtruesi i drejtėsisė, pėrpiqu udhės tė biesh nė ujdi me tė qė tė mos nxjerrė para gjykatėsit, gjykatėsi tė tė dorėzojė shėrbėtorit e shėrbėtori tė tė hedhė nė burg. 59 Unė po tė them se sdo tė dalėsh prej andej pa e paguar edhe mė tė fundit qindarkė. (Luka 12, 58).
Nė kėto qortime Krishti flet pėr njė denim tė pėrkohshėm i cili nuk mund tė jetė ferri dhe as Qielli.
Prandaj mund ta pėrmendim edhe letrėn e Shėn Palit: 11 Sepse, askush nuk mund tė vėrė tjetėr themel, pėrveē atij qė ėshtė vėnė, e ai ėshtė Jezu Krishti. 12 Kushdo tė ndėrtojė mbi kėtė themel me ar, me argjend, me gur tė paēmueshėm, me dru, me sanė, me kashtė 13 vepra e secilit do tė dalė nė dritė. Ajo Ditė do ta tregojė, sepse do tė vijė me zjarr, e zjarri do ta provojė cilėsinė e veprės tė secilit. (I Korintasėve 3, 11-13).
Nė mėnyrė qė do tė ekzistojė njė flakė pas vdekjes, ku, ėshtė i ndryshėm nga ferri, ėshtė e pėrkohshme. Shpirti qė do tė kalojė nėpėr tė do tė shėlbohet. Kjo gjendje e purgimit pastrimit, queht pra Purgator.
29 Nėse nuk ėshtė kėshtu, ēka fitojnė atėherė ata qė pagėzohen pėr tė vdekur? Nė qoftė se tė vdekurit kurrsesi nuk ngjallen, pse atėherė tė pagėzohen pėr ta? (I Korintasėve 15,29).
Fjala pagėzim ėshtė e marur kėtu porsi njė metafo pėr tė shprehur vuajtjėn ose pendesėn:
38 Jezusi u pėrgjigj: Nuk dini ēka lypni. A jeni tė zotėt ta pini gotėn qė unė e pi? Ose tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin unė pagėzohem?
39 Jemi tė zotėt! iu pėrgjigjėn ata.
Jezusi vijoi: Vėrtet do ta pini gotėn qė unė e pi dhe do tė pagėzoheni me pagėzim me tė cilin unė pagėzohem. 40 Por tė vė ndokėnd tė mė rrijė nė tė djathtėn ose nė tė majtėn time kjo nuk ėshtė nė pushtetin tim ta jap kjo gjė u pėrket atyre pėr tė cilėt ėshtė bėrė gati. (Marku 10, 39-40);
- kėndej Gjoni mori fjalėn e u tha tė gjithėve:
Unė, vėrtet, po ju pagėzoj me ujė, por po vjen njė mė i fortė se unė, tė cilit unė nuk jam i denjė as tia zgjidh lidhėset e sandaleve tė tij. Ai do tju pagėzojė me Shpirt Shenjt e me zjarr. (Luka 3,16).
-------------------------------------------------------------
... per kete teme mund te vazhdoj edhe nje traktat me te gjere...
... mund te hy edhe ne Histori dhe nw perkujtim te shume mendimtareve dhe njerezve te medhenje gjat historise se cka kan menduar dhe shkruar per kete teme... por mire do te jete njeher tjeter per kete teme...
uroj suksese lexuesve dhe dashamireve te Purgatorit dhe te Prajses.
rroni.
Ti ashtu mendon dhe per at arsye nuk i perket kishes katolike por diēka tjeter, pra ky ėshtė edhe dallimi nė mes nesh. Ndersa unė i perkas kishes katolike dhe kam mendim te tjeter. Ajo qe ėshtė e ndershme si per mua dhe ashtu per ty dhe persecilin; mendimet dhe ato qe thotė duhet arsyetue dhe argumentue. Nuk edi a ndie pergjegjsi ti per ato qe thua?
Ti si zakonisht flet tėpaverteta sepse ajo eshte ne Bibel, do ta postoj perseri pėr hirė tė vertetes. Ti ke theme se edhe urata katolike; "Te falemi (Mari) hirplote - Zoti me ty" nuk eshte biblike por ajo ishte. Ti ke thene se edhe Darka e Shenjt nuk eshte biblike por ajo ishte. Pra, ato qe nuk i perkasin grupit tende fetar ti thua se "nuk eshte biblike". Ndersa ajo qe thua eshte krejt e pa vertetė.
Shkrimi Shenjt na flet: "Per kete arsye Juda Makabe ofroi fli per te vdekur, qe tu falen mekatet" (2 Mak 12,45). Kėshtu shkruan nė Bibel dhe nuk kemi mundesi ta fshijmė kėtė. Ashtu nuk kemi mundesi ta fshijmė edhe "Te falem (Mari), o Hirplote! Zoti me ty!” “Je mė e bekuar se tė gjitha gratė dhe i bekuar ėshtė fryti i kraharorit tėnd" Ti vet mė ke thėnė se ajo uratė nuk ėshtė biblike. Pra ėshtė ajo dhe ėshtė edhe kjo siē po e sheh. Ndoshta keta rreshta bien ndesh me formimin tėnd por njerėz jemi, kemi mundesi per pendesė. Krishti na ka mundesuar.
Gregu pos atyre qe i kam postuar mė parė, edhe Ungjilli sipas Mateut flet diēka per ata qe duan te kuptojnė: "Rregullohu shpejt me kundėshtarin tėnd sa tė jesh ende nė udhėtim me tė, qė kundėrshtari tė mos tė tė dorėzojė te gjykatėsi e ky te rojtari i gjyqit, qė tė mos tė ndryejnė nė burg. Pėr tė vėrtetė po tė them: s’do tė dalėsh prej andej para se ta paguash edhe paranė mė tė fundit.” (Mat 5; 25-26)
E kjo eshte ēudia e madhe!
Pra as fjala TRINI nuk gjindet askund ne Bibel por ne tegjithė te krishterėt e besojmė Trininė. Nė BibelTrinia ekziston por termi Trini nuk ekziston sikurse nuk ekziston as termi purgator.
O ti djali i mirė, freskoje pakez menden dhe kujdes me ato mendimet e tuaja "besimi me shpeto" duke ju drejtua te tjerve thua se ata nuk besojnė. Po na te gjithė besojmė ne Hyjin more mik. Ēka mendon ti? Mendon se vetem ti beson? Pra, tė pakten prej nga ky moment duhet kuptuar ti se katoliket besojnė, besojnė se besimi ėshtė nė radhė tė parė, tė gjith; tė mbeshtetur nė besim lutemi, pra edhe lutjet tona per te tjerėt nuk behen pse nuk besojmė por vetem pse besojmė. Pra unė besoj se Zoti ma pranon lutjen edhe per dikė tjeter. Ne besojmė se Zoti na pranon lutjen edhe per ata qe vdesin ne hir ose ne miqesi me Hyjin, por qe nuk jane plotesisht te pastruar ne shpirtin e tyre. Ndoshta nder kohė do te lutna edhe per ty qe ta kuptojsh ti Zotin mė mirė, ta kuptojsh se Ai nuk ėshtė i kufizuar siē e imagjinon ti.
Siē te kam thėnė por e perseris. Ata qe vdesin ne hir ose ne miqesi me Hyjin, por qe nuk jane plotesisht te pastruar ne shpirtin e tyre, pas vdekjes i nenshtrohen nje pastrimi te lehte, deri sa te fitojne shenjterine e duhur per tu bere pjesetar te gezimit te amshuar ne qiell.
Allahile kujt je duke iu drejtua me kete pytje?! Nese mua, no coment!!!
Gregu, unė e di se Kush dhe nga vjen pastrimi, per ata edhe u pagėzova dhe shpresoj nė Tė. Por mos harro se Bibla ėshtė e Madhe dhe mesimet e Bibles janė tė amshuara-Fjalė qe rrjedhin nga Shpirti i Hyjit. Andaj shikoje kete rresht te letres sė parė tė Gjonit. Gjoni u drejtohet vellezerve. vellezer per Gjonin janė tė krishterėt. Ai thotė: "Nėse ndokush e sheh vėllain e vet se bėn mėkat". Pra edhe te pagėzuarir bėjnė mėkat, por mėkatet janė tė ndara. Mėkati qe te qon ne vdekje dhe mėkati qe nuk te qon ne vdekje. Andaj lirohu prej asajė bindjes tėnde se njeriu vetem nėse beson nė Krishtin ėshtė i patruar. PO, ai pastrohet nga mėkati i rrjedheshem, por gjatė jetės sė vet ai prap mund te mėkatoj me mėkate tė rėnda dhe tė lehta, mos harro se jemi njerez o Gregu. Ndoshta edhe unė ose ti gjatė kėtyre shkrimeve po mėkatojmė, kush e di? Vet Zoti e din.
"Nėse ndokush e sheh vėllain e vet se bėn mėkat qė nuk ēon nė vdekje, le tė lutet dhe Hyjit do t’ia japė jetėn – atyre qė bėjnė mėkatin qė nuk ēon nė vdekje". (1 e Gj 5; 16)
Edhe unė jam duke u pasuruar, por me ni pasuri qe nuk mund tė ma merr askush, - dashuri dhe besim nė Krishtin. Lutje per te gjallet dhe mundesisht edhe per ata qe kaluan nė jeten e tjeter. Gjithēka nė vullnet tė Zotit. "Zot unė tė lutena, por gjithsesi le tė bėhet vullneti i YT". AMEN. Kjo ėshtė pasuri, - HIR.
Mund bėhet, nuk e di saktesisht, ndersa kjo qe thua nuk ekziston sot. Kjo ėshtė e vertetė se sot nuk praktikohet ajo qe thua. Nėse dikush ka vepruar ashtu dikur, ai vet do tė jep llogari para Zotit e jo unė. Unė dhe secili ėshtė pergjegjes per veteveten. Nė anėn tjeter ti Gregu; si ai qe i beson Krishtit, ke nevojė tė meditojsh mė shumė Biblen sepse mė duket se ke paragjykime tė mėdha. Mos harro se Ai tha, "mjek sheroje veteveten" tha edhe diēka tjeter sė bashku me kėta rreshta qe nuk dua tash ti citoj.
Jam duke dyshuar se krejtė qellimi i hapjes sė kėsajė teme ishte ngusht i lidhur me keta rreshta tė fundit, nėse ėshtė ashtu nuk mė vjenė mirė. Nuk me vjen mirė nėse njė i krishter ėshtė nė kėtė gjendje.
Per besė nuk e di as unė Gregu!! Mund bėhet se kriza ekenomike botėrore ka sjellur probleme nė treg. U pergjigja ashtu sikurse ishte edhe pytja!!
Jo nuk je fajtor ti, ėshtė sistemi qe te frymėzon ai qe mbanė fajin.
kaloja mirė Gregu, edhe nėse nuk beson si unė lutu per te gjallėt pra se ka mungesė lutjeje per besė. Ndersa unė po vazhdoj nė lutje (pavarsisht verejtjes tende) per tė gjall dhe per purgator, Zoti ėshtė i mirė dhe shpresoj se ma pranon per temirė, unė sonte nuk do tė bie nė gjum pa u lutur edhe per purgator, kėtė e bėjė pa perfitime materiale siē e propagandoni ju, pra ne kėto orė tė vona. Zoti nė saje te dashurisė dhe meshires qė ka; pastė mėshirė dhe mė pranoftė lutjen time. Beso dhe lutu.
toni77
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 23-03-2009 mė 14:00
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
kat 90
Lidhjet e ndėrsjella dhe koherenca e dogmave mund tė gjenden nė kompleksin e Zbulesės sė Misterit tė Krishtit ,
«Ekziston njė rend ose “hierarki” nė tė vėrtetat e doktrinės katolike, meqė lidhja e tyre ėshtė e ndryshme me themelin e besimit tė krishterė» .
Toni dfhe Rroni, mos biri ne kurthin e Gregu-t.
Doktrina katolike e purgatorit, si e keni shpjeguar, eshte pjesa e pandare e besimit tone, por ne kontekstin e teresise sebesimit tone, mjaft periferike.
Katekizmi i kishes katolike ka 788 faqe ne italisht, dhe vetem gjysmes i kushtohet Purgatorit.
«Ekziston njė rend ose “hierarki” nė tė vėrtetat e doktrinės katolike, meqė lidhja e tyre ėshtė e ndryshme me themelin e besimit tė krishterė» .
Me nderim
Torrkerry
O nderuari Torrkerry,
sigurisht ti ke te drejte qe te mos biem ne kurthe te Gregut, por eshte mire qe tia spiegojme, per sa mundet e kuptoje ai, kete teme.
Prandaj, une thashe qe eshte mire qe te gjeje koncentrim dhe qetesi shpirterore per ta kuptuar sadopak kuptimin e Purgatorit.
jame shpresemadh qe e ka kuptuar.
Prandaj, pershendetje
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 04-01-2010 mė 18:16
Pershendetje toni77_toni,
Falemnderit per postimet.
I nderuar, une kerkova vargje nga bibla. Ajo qe me solle nga Makabejt, nuk eshte pjese e bibles. Te pakten ne biblen time, por kontrollova edhe tek www.bibla.net (bibla katolike) dhe nuk gjeta nje liber me titullin Makabej. Nese eshte pjese e bibles, te lutem ma dergo linkun.
Sa per muhabetin lidhur me rruzaren, besoj se jemi sqaruar, dhe ti e din se une nuk jam dakort me ato qe me ke sjellur se gjoja zanafilla e saj eshte tek biseda e engjullit me Marien. Ajo bisede mes tyre nuk ka te bej asgje me praktikat e sotshme. Nejse, eshte teme tjeter.
Kur une thash se Fjala Purgator nuk gjendet ne bibel, e mendova se do me thuash se edhe Trinia nuk permendet. I nderuar, mos i pergjitheso gjerat. Trinia eshte permendur ne shume vende. Pra jane permenduar "personat" e Trinis. Purgatori as qe behet fjale, dhe as qe lihet te nenkuptohet diku.
toni77_toni, mos shpif fjale qe une nuk i kam thene. Askund nuk kam thene se katoliket nuk besojn. Nese don te luajm symbullas, me thuaj dhe une te le te luash me te tjeret. Ok.
Une citova fjalet e Krishtit, ku Ai ne cdo vend ku eshte sheruar dikush, ka perdorur shprehjet si " Besimi yt te sheroj", "Besimi yt te shpetoj".
Autoriteti jo biblik i papes qofte si pozite e funksion por edhe si nderhyrje ne pushtetin frymor te Zotit - ne nje teze Luteri thote se nese papa i dashur paska aq shume autoritet pse ai nuk i zbret njerezit nga purgatori por i kercenon t'i dergoje atje, ose perse kurre papa, megjithese eshte njeriu me i pasur ne bote nuk nderton nje kishe? Heshtja e fjales se Perendise neper kisha nga nderhyrja e papes dhe e sorrogateve te tij; ne vend te ceremonive te kete 100 here me shume ungjill kujtdo, dhe shton se thesari me i madh i kishes duhet te jete ungjilli dhe jo parate, sepse permes parave pasurohen te pasurit kurse permes ungjillit pasurohen te varferit. Keqperdorimi i kryqit sikurse ne rastin se kryqi i indulgjencave barazohej nga papa me kryqin e Krishtit, dhe per kete teologu dhe mjeshtri Luter thote se eshte blasfemi. Te krishteret parajsen e kane te sigurt me shume ne baze te vetmohimeve te tyre personale ne Krishtin sesa nepermjet siguriese se papes qe predikon nga kleri. Luteri thote se dashuria mund te rritet vetem me veprat e dashuriese dhe jo permes veprave te lemoshes, letrave te faljes etj.
Jezusi i tha: Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje. Gjoni 14:6
Dhe dėshmia ėshtė kjo: Perėndia na dha jetėn e pėrjetshme dhe kjo jetė ėshtė nė Birin e tij.
Ai qė ka Birin, ka jetėn; ai qė nuk ka Birin e Perėndisė, nuk ka jetėn. 1 Gjoni 5:11-12
Bibla nuk na meson se njeriu pas pastrimit nga mekati permes besimit te krishti, duhet kaluar edhe neper nje proces tjeter pastrimi.
Dhe unė do tė tė jap ēelėsat e mbretėrisė sė qiejve; gjithēka qė tė kesh lidhur mbi tokė, do tė jetė lidhur nė qiej, dhe gjithēka qė tė kesh zgjidhur mbi tokė, do tė jetė zgjidhur nė qiej. Mateu 16:19
Ka vetem nje rruge. Ai eshte Krishti. Toke-Parajse. Nuk ka zbritje diku tjeter dhe pastaj vazhdim te fluturimit.
toni77_toni, sistemi qe me frymezon eshte Fjala e Perendise, bibla. Nuk ke nevoj te perfshish sisteme tjera.
Qellimi im eshte te hidhet pak drite mbi kete teme (Purgatorin) qe sot pak flitet, apo qe keqkuptohet. Ju vet me keni thene se mund te hapet nje teme e tille permes mesazhit privat. Je i lire ta mbyllesh apo ta fshish, ehste e drejt e jotja.
Torrkerry,
Kur isha i ri kam perdorur stirtin e kurthave ndaj kafsheve te egra. Zakonisht kam kapur, lepuj, dhelpra, ujqer, derra, por besoj se sot nuk jam duke perdorur ate sport ketu.
Mos gjykoni.
Amori,
Falemnderit per keshillen. Pse nuk besoj nuk don te thote se nuk duhet te flas per te.
Falemnderit per komentet tuaja.
Gregu
"Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"
Krijoni Kontakt