Mbyllja nė pako
Shkruar nga Albin Kurti
Thursday, 08 February 2007
Sovraniteti i Serbisė nuk pėrmendej pikėrisht qė tė besohet se ai nuk ėshtė aty. Nė fakt, pėrderisa nuk pėrmendet sovraniteti i Serbisė ai ėshtė aty. Pėrderisa pėrmendet ai sėrish ėshtė aty. Ai duhet tė pėrmendet se ėshtė hequr nė mėnyrė qė njėmend tė besojmė se nuk ėshtė mė aty.
Problem aspak i vogėl shoqėror dhe publik nė Kosovė ėshtė mosleximi i pakos sė Ahtisaarit. Nuk e kam fjalėn kėtu pėr mosleximin si lexim jo tė drejtė ose keqkuptim por pėr mosleximin nė kuptimin bukval tė kėsaj fjale. Popullata nė Kosovė ndodhet nėn mėshirėn e interpretimeve tė analistėve tė ndryshėm tė cilėt i janė vėnė nė shėrbim politikės zyrtare meqė mu pėrmes tyre, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, e kanė fituar qasjen nė media dhe epitetin e tyre prej analistėsh. Deklarimet e analistėve nuk janė pjesė e debatit dhe realisht as opinione por vetėm afirmime dhe pėrsėritje tė asaj qė e kemi dėgjuar nga negociatorėt kosovar. E kėta, siē dihet, tė hareshėm dhe pa asfarė brenge, e pranuan pakon e Ahtisaarit madje pa e trajtuar atė fare nėpėr partitė e tyre politike dhe nė kėto kinseinstitucionet tė cilave u prijnė. Zaten, ky edhe ėshtė kuptimi i Grupit Negociator: centralizimi i strukturave marionete dhe i politikės servile vendore pėr hir tė efikasitetit tė sundimit tė huaj qė planifikon e zbaton projekte antipopullore. Vetėm pasi qė kėta negociator e morėn vendimin, tash pritet qė tė ngjajnė diskutime nėpėr ato parti e sikurinstitucione pėrfshirė kėtu edhe Kuvendin e Kosovės. Nė seancėn e sė premtes, pakoja e Ahtisaarit do tė shtjellohet nga ana e atyre qė besojnė se njėmend janė deputetė tė Kosovės. Paralelisht me njoftimin qė paralajmėronte kėtė seancė u tha se Kuvendi do tė debatojė por nuk do tė marrė qėndrim! Pra, do t’iu lejohet kėtyre gjoja deputetėve qė tė flasin pikėrisht pasi qė njė gjė e tillė s’ka rėndėsi. Efekti qė duan tė krijojnė ėshtė ai i pėrshtypjes sė dialogut e diskutimit demokratik nė Kosovė anipse vendimet tashmė janė marrur. Tė premten, Kuvendi i Kosovės jo vetėm qė s’do tė marrė vendim dhe s’do tė ketė fare pjesėmarrje nė vendimarrje, por, pėr mė keq se kaq, nuk do tė ketė fare qėndrim pėr pakon e Ahtisaarit. Asgjė mė mirė se kjo nuk e demaskon Kuvendin e Kosovės duke e zhveshur atė nė esencėn e tij tė dhimbshme: Kuvendi i Kosovės ėshtė njė shumėsi individėsh tė thirrur tė aktrojnė nė njė sallė qė duhet tė pėrēojė iluzione te qytetarėt. Ata janė tė barabartė nė pafuqinė e tyre, nė margjinalizimin institucional e strukturor qė kanė pėrjetuar.
Nga argumentet e pakta tė negociatorėve kosovar nė mbrojtjen e tyre tė pakos, mė sė shumti u pėrmend e pėrsėrit ajo qė u quajt mospėrmendja e sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn. Mospėrmendja e sovranitetit gabimisht pėrkthehej menjėherė nė mundėsinė lehtė tė realizueshme tė sovranitetit pėr Kosovėn. Sovraniteti i Serbisė nuk pėrmendej pikėrisht qė tė besohet se ai nuk ėshtė aty. Nė fakt, pėrderisa nuk pėrmendet sovraniteti i Serbisė ai ėshtė aty. Pėrderisa pėrmendet ai sėrish ėshtė aty. Ai duhet tė pėrmendet se ėshtė hequr nė mėnyrė qė njėmend tė besojmė se nuk ėshtė mė aty. Aq mė tepėr qė edhe deklarata e pėrbashkėt e Grupit tė Kontaktit e datės 2 shkurt e afirmon sėrish Rezolutėn 1244 si bazė tė procesit aktual negociator. Kulmi i mjerimit tė tė ashtuquajturit Grup i Unitetit ėshtė artikulimi me entuziazėm i paradoksit tė tyre logjik: s’ka rėndėsi qė nuk u pėrmend pavarėsia; ėshtė shumė e rėndėsishme qė nuk u pėrmend sovraniteti i Serbisė!
Mbi tė gjitha, kjo pako padurueshėm e ngushtė pėr Kosovėn, parasheh qė UNMIK-u do tė zėvendėsohet me njė tjetėr mision ndėrkombėtar edhe mė fuqiplotė dhe brutal, edhe mė shumė tė centralizuar dhe despotik, pėr hir tė efikasitetit tė ushtrimit tė fuqisė dhe bėrjes sa mė pak tė vėrejtshėm tė kėtij ushtrimi. Burokratėve ndėrkombėtar qė sundojnė me Kosovėn sigurisht se nuk iu konvenon pavarėsia e pėrparimi i Kosovės meqenėse atėherė ata do tė duhej tė shkonin. Politikanėve vendor nuk iu konvenon pavarėsia dhe mirėqenia e qytetarėve pasi qė atėherė do tė kishin pėrgjegjėsi tė plotė dhe do tė mbeteshin pa luksin dhe privilegjet qė i kanė nė kurriz tė popullit e tė cilat ua toleron UNMIK-u pėr t’i mbajtur ata politikisht tė dėgjueshėm. Janė qytetarėt e Kosovės, ėshtė populli i Kosovės, ai qė ka shumė arsye qė tė mos i durojė ata. Pritja ėshtė veēse humbje.
Krijoni Kontakt