Close
Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 306
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    ilirian !


    shqiperia "u gdhi" ose "u zgjua" ne pragun e ndryshimeve demokratike ne europen e pas-renies-murit-Berlinit si vendi me i varfer europian.

    Pamjet e Eksodeve (qe besoj i ke pare ne Tv ) tregonin sakte, qarte e pa medyshje se Shqiperia nuk kishte qene e "lulezuara e Ballkanit"..se Shqiperia nuk kishte qene "modeli i shoqerise humaniste e progresiste" ..se Shqiperia nuk kishte qene "shkemb graniti" ku "thyenin koken armiqte e Kombit" por nji "kak e madhe e qelbur" qe qelbi dhe Europen dhe qe u shtri me turp si lupse ne Kembet e Europes duke qene dhe e sunduar nga po ajo Parti qe 50 vjet sundoi...dhe duke qene e udhehequr nga po ai Enver e Ramiz e po ata Kuadro te KQ dhe Byroja e zgjedhur po nga ENVERI.

    Mos harro Eksodet e Ambasadave dhe Detit ndodhen ne vitin 90 -91.


    EKSODI eshte fundi i iluzioneve..fundi i Dogmave..fundi i Prallave....e duhej te ishte dhe fundi i enverizmit Kosovar.. bisht i te cilit je ti..Qosja e kompani.

    Ju enveristet kosovare jo vetem qe nuk u bindet nga EKSODI per te reflektuar se Kombit SHQIPTAR i duhet nje filozofi tjeter por me kok-fortesi vazhdoni ta ambalazhoni Enverizmin tuaj edhe sot mbas 12- vjetesh.

    Shqiperia dhe Kosova jane ne Perpelitje per te gjetur RRUGE te reja te sigurta per te ardhmen..

    Ne se nuk i kane gjetur kjo eshte rezultat i Trashegemise se Prapambetjes komuniste ne Shqiperi dhe i Sundimit te Gjate SERb ne KOSOVE.

    Rruget jane te shumta..
    Idete duhet te kalibrohen ne realitetet e reja qe kalon Kombi yne ne Shqiperi e trojet tona..dhe vend per te hedhur e diskutuar pikpamjet ka per te gjithe..
    Le te fitojne ne "Tryezen e Bisedimeve nder-njerzore " alternativat me te mira..

    Le te jemi te dashur e te degjueshem per cdo njeri dhe cdo shkendije mendimi..nga do qe vjen..

    Por disa gjera duhen te behen te qarta..

    Populli Shqiptar nuk ka nevoje mė per stalinizem..
    Populli Shqiptar ne Kosove nuk ka nevoje aspak per Vrasjet e pabesa qe ben sot ne Kosove ..Enverizmi i ambalazhuar ...

    Prandaj hidhini mbrapa reminishecat e nji edukate qe ju erdhi e ambalazhuar me "kombetarizem" nga Tirana Staliniste per disa dekada dhe binduni se keni pasur iluzione dhe se KOSOVA ka burra te mencur dhe jashte KLANIT ENVERIST -MARKSIST-TERRORIST.

    Mos u pajtoni me Terrorizmin i cili nuk eshte me nji slogan ne LLAFOLLOGJINE e dites por eshte nji MAL i dukshem ndonse mal i zi me ujqer e cakej..se eshte nji tragjedi ne KOSOVE...dhe se eshte i ulur kembe kryq e i konkretizuar me VARRE..me viktima..me Nena zemer djeguara..e gra vejusha e femije jetima..

    Mos qeshni e mos urreni kombin tuaj..

    Cdo i vrare ne KOSOVE nga bandat marksiste eshte nji faqe zeze...dhe nji tragjedi..

    Qendrimi ndaj atentateve dhe qendrimi ndaj Presidentit te zgjedhur me VOTA e dallojne shume qarte linjen KOMBETARE me linjen e zeze te Krimit.


    Thirrini Mendjes..ju stalinistet e Kosoves..sa nuk eshte vone..!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Revolucioni i Marsit" qe organizuan qoso-envero-thaqistet ne kosove i kushtoj shtrenjte popullit te Kosoves..

    Tani fondet qe duhej te shkonin per tu bere buk e libra e ilace per femijet e Kosoves se 2004-tres.. do i shkojne 1004-tres..pra per tulla e llac me riparue kishat sllave serbe per me i ba te reja e me i freskue ciriliqet e tyre..si dhe me i ndertue te reja shpijat e koloneve serb te ardhur aty ne vitet e Terrorit Pashiqo-Rankovico-Milloshejan..

    qeni keq ta bjen ujkun ne torisht.. ka than i mencuri popull..

    Sikurse shtabi i leshit te Uck-es me Thaqo kloso halito Jakupat e solli ushtrine serbo-maxhupe ne cdo shpi ( torisht) katundari autokton shqiptar e qe me te famshmet komunikata-por-dhacore te kopjuara nga veprat e Enverit ky shtab (qeni i keq) ja pruni bajoneten e tankun serb mbi cdo grue nane e fmi te Kosoves ashtu dhe revolucioni i Marsit i te "dalurve Menc ..ose sic thon ata te dalur nga lufta".. i largoj i ei mjegulloi shpresat per nje zgjidhje te afert te ceshtjes se pamvaresise.. duke e rrezikuar rende at lidhje delikate e at simpati te Kosoves per Eu-Naton e anasjelltas..

    Pra treni i destruktivitetit ecen me shpejtesi pa u ndalur e vec lokomotivat ndrrohen..
    her dalin qose demacet.. here Thaqo jakupat e Ramusho togerat e her albin Mavro kurtat..

    Ja cka i thot Anile Shushkes albin kurtaj ..ky mendjemadh teveqel..vegel e Gjinush Gjingjiqve..:



    -----

    Kurti: Ne do tė veprojmė konkretisht nė rrugė, nė vend publik, qė ėshtė hapėsirė qytetare. Aty do tė shfaqim pakėnaqėsinė tonė, indinjatėn tonė me pushtetin autoritar dhe totalitar tė UNMIK-ut. Besojmė qė lėvizja jonė do tė rritet, do tė jetė nė gjendje tė ushtrojė presion, dhe do tė krijohen kushtet pėr ndryshime shoqėrore dhe politike nė Kosovė.



    DW: Nė qoftė se arrini vėrtetė tė realizoni largimin e unmik-ut nga Kosova. mendoni qė edhe nė njė Kosovė tė pavarur ju do tė mbeteni rebel?



    Kurti: Nė Kosovėn e pavarur do tė mbetesha pa problemin tim kryesor. Do tė mė duhej tė gjej njė problem tjetėr. Nuk jam rebel pa arsye, megjithatė nuk besoj, se do tė bėhem pjesė e establishmentit apo e pushtetit, sepse identifikimi im me qytetarin, madje me qytetarin anonim, ėshtė shumė i fuqishėm.

    -----

    Pra Luft Unmikut ..thot albini ..pra ne te njejtin shine me qoso-ramusho-kelmendo-elshanet e Marsit..

    qent e kqij jan shume e mjer Torishta... do te thosh populli..

    Pra te largosh UNMIKUN ..do me than sipas Anil Shushke Albin kurtave se vjen pamvaresia..

    Edhe fmija ma i vogel e din se "me Marr valixhet" UNMIKU nuk vjen pamvaresia..por..SERBIA..
    Po pse DOJCE VELLUA ..e cila seksionin Shqip te saje ka nja 12 vjet e ka kthyer ne SHTOJCE te ZP-se po i kerkon "qent e kqij" me ba Luft me UNMIK..?

    sepse spiunet e lindjes ne DW jane shume rafinato..

    STASI kexhebi-ist deri brenda ne zyr te kancelareve Gjerman kishte spiunet e tije.. dhe tani ata prap aty jane dhe meqe nje spiune e tille ka ne dore mikrofonat e DW-se ajo ka punesuar spiun shqiptare te ish sigurimit ne ato zyra dhe jo rastesisht dojce vellua i parapriu revolucionit te Vlores 97.. e jo rastesisht ne krye te revolucionit te Marsit ne kosove ishin miqt enveriste te shefes se dojce vell-albanish ne krye.. e tani sic duket ca prej tyre rane nen prangat e UNMIKUT.. e tash Anil Shukja me porosi nga lart e larg.. kerkon Zan caushe ne Prishtine..
    A ja na del ky Albin kurti i rritur nen b-ole te demac-gjinushve te na i shpalle Luft unmikut ..qe te behet rremuje e qe te hapen burgjet e qe te dalin elshan Kelmendat e Dojce vell staso sigurimit nga birucat e pastaj pun shum se mbas UNMIKUT te shpartalluar vjen i organizuari TANKU SERB..

    ja cbejn qent e kqij..

    armiq te eger te kombit te tyre..

    turp..

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2004
    Postime
    19
    Albin Kurti eshte nje alternativ per Kosoven dhe jane njerez si ai te cilet te bejne te mendosh se Kosova ka njerez te afte.
    Sa per ate qe e quajti ate "papagall", une do te thoja se papagall eshte ai gandisti i Kosoves Rugova i cili per viti te te tera e vetmja gje qe thoshte ishte: "kini durim" si mendoni ju se po te kishte cenuar Rugova interesat e serbise do ta lejonin ata qe ai te vazhdonte te ishte ne ate post ku ka qene per vite te tera ( behet fjale per nje perjudhe kur Adem demaci u burgos me vite te tera per nje liber qe shkruajti) dhe Rugova per mendimin tim ka qene nje president "kukull" dhe qendrimi i tij si president i Kosoves ne perjudhen e paralufte ka qene me teper ne interes te Serbeve se te shqiptareve dhe mire qe u ngriten djemte e nenave dhe kapen pushket se po te ishte per kete "gandistin" ky akoma do ishte duke thene :"kini durim" por gjithsesi ai tani eshte i zgjedhuri i popullit dhe duhet ta respektojme si te tille.
    Une nuk jam ndonje simpatizant i ndonjerit ne Kosove por ju nuk duhet te harroni
    se ishin djem si Albin Kurti dhe te tjere te cilet sakrifikuan dhe do te sakrifikojne sa here qe Kosova ti therrase dhe e pakta qe mund te beni ju si Kosovare per ta eshte vetem pak mirnjohje dhe jo te flasi goja para mendjes...

    gjthe te mirat...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Lexuesit pyesin gjatė javės, Albin Kurti pėrgjigjet tė enjten”

    Pyetjet mund t’i dėrgoni ēdo ditė nė e-mail adresat:

    burimetemaj100@yahoo.com ose

    burimetemaj@hotmail.com





    Albin Kurti




    JEMI NĖ BINARĖT E ‘AUTONOMISĖ SUBSTANCIALE’ QĖ ĖSHTĖ PAFUNDĖSISHT E PAKRYESHME



    Pozita e Kosovės nė bisedime me Serbinė do tė jetė edhe mė e keqe sesa nė Rambuje - sepse nuk e kemi UĒK-nė



    Pėrgatiti pėr shtyp: Burim Etemaj



    Prishtinė, 2 mars 2005 - ‘Shlirimi’ quhej liri e plotė. Ndalja quhej arritje e destinimit. Dhe tash kėto na kushtojnė shtrenjtė. Ku filloi e tėra? Nė Rambuje. Atje pėrfaqėsuesit e UĒK-sė u bėnė bashkė me ata tė LDK-sė e LBD-sė. Fjala bashkim tingėllon mirė, veēse pėr ēfarė bashkoheshin kėta? Ai bashkim nuk ishte pėr luftė ēlirimtare por pėr autonomi substanciale. Po tė ishin LDK-ja e LBD-ja pėr luftė ēlirimtare, ato do t’i bashkoheshin UĒK-sė dhe luftės ēlirimtare mė herėt. Ama shihej hapur se nuk ua mbante. E kam fjalėn pėr udhėheqjet e tyre, jo pėr anėtarėsinė e tyre. Nė Rambuje, UĒK-ja iu bashkua LDK-sė dhe LBD-sė, dhe tezės sė tyre tė pamundur tė evolucionit progresiv nė robėri. UĒK-ja ishte ushtri qė nė Rambuje zbriti nė nivelin e partisė politike. Z. Rugova kėsisoj fitoi shfajėsimin dhe justifikimin. Tash jemi po aty. Kėshtu ėshtė shprehur Albin Kurti, aktivist i KAN-it, nė rubrikėn e pėrjavshme “Lexuesit pyesin gjatė javės, Albin Kurti pėrgjigjet tė enjten”.



    Bekė Arifi: A ka ndonjė popull nė botė qė pėrjeton tallje mė tė mėdha nga kryetari i vet, sesa populli shqiptar nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe Ruandėn, Somalinė, e ku ta di unė ato vendet mė tė pazhvilluara tė Afrikės, dhe absurdi mė i madh prapė rizgjidhet kryetar. Si e komentoni ju kėtė fenomen?



    Kurti: Situata gjithmonė ndryshon mė pak sesa qė duket. Kjo edhe pėr arsyen se njerėzit zakonisht me shumė lehtėsi i harrojnė shkaqet qė e kanė krijuar dhe ato qė e kanė mundėsuar situatėn e cila u pėrmbys. Dhe mandej tė gjithė habiten se si ndodhi regresi qė madje i ngjan njė kundėrrevolucioni tė heshtur. Ekzaltimi naiv dhe vetėmagjepsja pas mbarimit tė luftės, vinin nga keqkuptimi i madh. Pėrmirėsimi quhej sukses i plotė. ‘Shlirimi’ quhej liri e plotė. Ndalja quhej arritje e destinimit. Dhe tash kėto na kushtojnė shtrenjtė. Ku filloi e tėra? Nė Rambuje. Atje pėrfaqėsuesit e UĒK-sė u bėnė bashkė me ata tė LDK-sė e LBD-sė. Fjala bashkim tingėllon mirė, veēse pėr ēfarė bashkoheshin kėta? Ai bashkim nuk ishte pėr luftė ēlirimtare por pėr autonomi substanciale. Po tė ishin LDK-ja e LBD-ja pėr luftė ēlirimtare, ato do t’i bashkoheshin UĒK-sė dhe luftės ēlirimtare mė herėt. Ama shihej hapur se nuk ua mbante. E kam fjalėn pėr udhėheqjet e tyre, jo pėr anėtarėsinė e tyre. Nė Rambuje, UĒK-ja iu bashkua LDK-sė dhe LBD-sė, dhe tezės sė tyre tė pamundur tė evolucionit progresiv nė robėri. UĒK-ja ishte ushtri qė nė Rambuje zbriti nė nivelin e partisė politike. Z. Rugova kėsisoj fitoi shfajėsimin dhe justifikimin. Tash jemi po aty. Me ndihmėn edhe tė konceptit dominant tė ‘standardeve para statusit’ (tash e tutje SPS) jemi nė binarėt e ‘autonomisė substanciale’ e cila pėr mė tepėr ėshtė disi pafundėsisht e pakryeshme.



    Komoditeti ndodhet nė Velani e Arbėri (ish-Dragodan) ku janė ata, e jo nė asfalt ku jemi ne



    Arben Gashi: Zoti Kurti, a s’iu duket paksa tepėr komode qė nga anash tė kundroni proceset politike nė Kosovė dhe pėrmes protestave tė organizuara nė emėr tė KAN-it (si kėto tė fundit kundėr decentralizimit), herė pas here tė kaloni edhe nė pozicionin e kritizerit, pa qenė nė gjendje pėr tė marrė edhe pėrgjegjėsi konkrete politike mbi vete, duke qenė i kyēur nė ndonjė subjekt a institucion politik tė Kosovės?



    Kurti: Pikėrisht institucionet dhe partitė politike tė Kosovės po i kundrojnė nga anash proceset politike. Ato hyjnė nė procese vetėm pėr t’i realizuar objektivat e UNMIK-ut dhe pėr ta legjitimuar UNMIK-un nė Kosovė. Pikėrisht duke hyrė nė kėto institucione njeriu nuk merr pėrgjegjėsi por tregohet i papėrgjegjshėm. Sepse pėrhap iluzione pėr pluralizėm dhe demokraci kur ne s’kemi fare shtet e liri dhe bile mė shumė se asnjėherė mė parė na kėrcėnohet rreziku i ndarjes sė Kosovės. Maksimumi i partive politike nė Kosovė ėshtė kritika verbale. KAN-i nuk mjaftohet me kritikė. KAN-i ka qėndrime konkrete qė i shndėrron nė aksione konkrete. Gjatė kėtyre muajve tė fundit nuk u arrestuan politikanėt por aktivistėt e KAN-it. Komoditeti ndodhet nė Velani e Arbėri (ish-Dragodan) ku janė ata, e jo nė asfalt ku jemi ne. Politikanėt s’paraqesin aspak problem pėr UNMIK-un. Pėrkundrazi.



    Jeta nuk matet me vitet, por me gjallėrinė



    Vlora Ejupi: Zoti Kurti, duke pasur parasysh bagazhin politik kombėtar dhe intelektual tė Adem Demaēit, deri diku edhe mund tė kemi mirėkuptim dhe t’i konsiderojmė tė pranueshme recetat e tij qė na shpėrndan pėrmes “Epokės…” , por se, pėr mua mbetet plotėsisht e paqartė se si e arsyetoni ju fallin qė qitni javė pėr javė nė kėtė rubrikė. A s’ju duket vetja ende i ri pėr njė gjė tė tillė?



    Kurti: Saktėsisht sepse mė duket vetja i ri unė e bėj kėtė. Jeta nuk matet me vitet por me gjallėrinė. Serioziteti nuk matet me vitet por me vendosmėrinė. Pėrvoja nuk matet me vitet por me pėrjetimet. Asgjė nuk matet me vitet.



    Pozita e Kosovės nė bisedime me Serbinė do tė jetė edhe mė e keqe sesa nė Rambuje



    Valon Ismaili: Si e konsideroni vlerėsimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan, se asnjė nga tetė standardet pėr Kosovėn nuk ėshtė plotėsuar?



    Kurti: Imponimi i SPS-sė si koncept ėshtė ēėshtje politike. Vlerėsimi pėr pėrmbushjen e SPS-sė si projekt ėshtė po ashtu ēėshtje politike. Dhe kjo ēėshtje politike ėshtė ēėshtje e pushtetit. S’ka tė bėjė me qytetarin e Kosovės. Sepse pushtetin e ka regjimi antidemokratik i UNMIK-ut, i cili pėr tė sunduar mė lehtė i ka krijuar institucionet e Kosovės dhe i kontrollon ato. Natyrisht, qė tė mos ketė punė me popullin dhe vullnetin e tij por me ‘pėrfaqėsuesit’ e korruptuar tė tij. Nuk do tė jetė pėrmbushja e SPS-sė qė do tė vendosė pėr (ri)fillimin e bisedimeve me Serbinė pėr statusin e Kosovės, por do tė jenė kėto bisedime qė do tė vendosin pėr pėrmbushjen e SPS-sė. Deklarata e z. Annan e dėshmon kėtė. Nėse interesi do tė jetė qė bisedimet tė shtyhen pėr mė vonė, atėherė do tė vlerėsohet se SPS-ja ende s’ėshtė plotėsuar. E madje edhe realizimi i SPS-sė dihet se ku na shpien. Te bisedimet me Serbinė pėr veten tonė, pėr lirinė tonė, pėr vendin tonė, ndėrkohė qė ne sundohemi praktikisht nga UNMIK-u e nominalisht edhe nga Serbia. Pozita e Kosovės nė ato bisedime do tė jetė edhe mė e keqe sesa nė Rambuje. Sepse nuk e kemi UĒK-nė dhe sepse e kemi Kosovėn tė ndarė nė veri dhe tė enklavizuar gjithandej.



    Tafil Kryeziu: Zoti Kurti, gjatė protestės sė fundit tė KAN-it nė Mitrovicė kundėr decentralizimit, jeni shprehur se decentralizimin, tė tillė ēfarė po e bėn Qeveria Haradinaj, e ka pranuar edhe opozita e tanishme, kuptohet sa ka qenė nė pozitė. A s’ju duket ky njė pėrgjithėsim i tepėrt dhe tendencioz, apo vėrtet nuk e keni pasur ndonjėherė nė dorė planin pėr decentralizim qė kishte hartuar Qeveria Rexhepi?



    Kurti: Pėrderisa po i shkruaj kėta rreshta, para meje e kam dokumentin qė e dėshmon konstatimin tim. Mė 23 korrik 2004, nė dokumentin me numėr 1/107 tė nėnshkruar nga dr. Bajram Rexhepi, Qeveria e Kosovės i pėrgjigjet kėrkesės sė, tashmė ish-Ministrit tė Shėrbimeve Publike, z. Jakup Krasniqi, dhe Drejtorit tė Zyrės sė Ēėshtjeve Politike, z. Petr Ivantsov, pėr ta miratuar Dokumentin Kornizė pėr Reformėn e Vetėqeverisjes Lokale nė Kosovė. Nė fillim tė kėsaj pėrgjigje, thuhet: “Nė mbėshtetje tė nenit 9.3.16. tė Rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/9 mbi Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme nė Kosovė dhe nenit 1 tė Rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/19 mbi Degėn e Ekzekutivit tė Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė, Qeveria e Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 23 korrik, mori kėtė VENDIM: Aprovohet nė parim Projekt-Korniza pėr reformimin e vetėqeverisjes lokale nė Kosovė, me vėrejtjen qė termi ‘njėsitė komunale’ tė zėvendėsohet me ‘njėsitė e komunave’” etj. etj. I bashkangjitur nė kėtė letėr, pėrveē kėrkesės sė z. Krasniqi dhe z. Ivantsov nė tri gjuhė (shqip, serbisht dhe anglisht), ėshtė teksti i Kornizės pėr Reformimin e Vetėqeverisjes Lokale nė Kosovė. Ky tekst i ka 18 faqe dhe plus dy shtojca me gjithsej katėr faqe. Unė e kam lexuar kėtė tekst. Mund ta lexosh edhe ti. Pėr kėtė, mė shkruaj nė akurti@alb-net.com

    Ky projekt ėshtė dashur tė refuzohet parimisht, kategorikisht dhe nė tėrėsi. Decentralizimin duhet ta bėjmė vetėm pas bėrjes sė shtetit e pavarėsisė. Assesi ndryshe. Natyrisht, nėse kemi parasysh dhe nisemi nga interesat e Kosovės dhe banorėve tė saj pėr paqe, liri dhe pėrparim.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    115

    Puna e Enverit...

    Citim Postuar mė parė nga erzeni
    ilirian !


    shqiperia "u gdhi" ose "u zgjua" ne pragun e ndryshimeve demokratike ne europen e pas-renies-murit-Berlinit si vendi me i varfer europian.

    Pamjet e Eksodeve (qe besoj i ke pare ne Tv ) tregonin sakte, qarte e pa medyshje se Shqiperia nuk kishte qene e "lulezuara e Ballkanit"..se Shqiperia nuk kishte qene "modeli i shoqerise humaniste e progresiste" ..se Shqiperia nuk kishte qene "shkemb graniti" ku "thyenin koken armiqte e Kombit" por nji "kak e madhe e qelbur" qe qelbi dhe Europen dhe qe u shtri me turp si lupse ne Kembet e Europes duke qene dhe e sunduar nga po ajo Parti qe 50 vjet sundoi...dhe duke qene e udhehequr nga po ai Enver e Ramiz e po ata Kuadro te KQ dhe Byroja e zgjedhur po nga ENVERI.

    Mos harro Eksodet e Ambasadave dhe Detit ndodhen ne vitin 90 -91.


    EKSODI eshte fundi i iluzioneve..fundi i Dogmave..fundi i Prallave....e duhej te ishte dhe fundi i enverizmit Kosovar.. bisht i te cilit je ti..Qosja e kompani.

    Ju enveristet kosovare jo vetem qe nuk u bindet nga EKSODI per te reflektuar se Kombit SHQIPTAR i duhet nje filozofi tjeter por me kok-fortesi vazhdoni ta ambalazhoni Enverizmin tuaj edhe sot mbas 12- vjetesh.

    Shqiperia dhe Kosova jane ne Perpelitje per te gjetur RRUGE te reja te sigurta per te ardhmen..

    Ne se nuk i kane gjetur kjo eshte rezultat i Trashegemise se Prapambetjes komuniste ne Shqiperi dhe i Sundimit te Gjate SERb ne KOSOVE.

    Rruget jane te shumta..
    Idete duhet te kalibrohen ne realitetet e reja qe kalon Kombi yne ne Shqiperi e trojet tona..dhe vend per te hedhur e diskutuar pikpamjet ka per te gjithe..
    Le te fitojne ne "Tryezen e Bisedimeve nder-njerzore " alternativat me te mira..

    Le te jemi te dashur e te degjueshem per cdo njeri dhe cdo shkendije mendimi..nga do qe vjen..

    Por disa gjera duhen te behen te qarta..

    Populli Shqiptar nuk ka nevoje mė per stalinizem..
    Populli Shqiptar ne Kosove nuk ka nevoje aspak per Vrasjet e pabesa qe ben sot ne Kosove ..Enverizmi i ambalazhuar ...

    Prandaj hidhini mbrapa reminishecat e nji edukate qe ju erdhi e ambalazhuar me "kombetarizem" nga Tirana Staliniste per disa dekada dhe binduni se keni pasur iluzione dhe se KOSOVA ka burra te mencur dhe jashte KLANIT ENVERIST -MARKSIST-TERRORIST.

    Mos u pajtoni me Terrorizmin i cili nuk eshte me nji slogan ne LLAFOLLOGJINE e dites por eshte nji MAL i dukshem ndonse mal i zi me ujqer e cakej..se eshte nji tragjedi ne KOSOVE...dhe se eshte i ulur kembe kryq e i konkretizuar me VARRE..me viktima..me Nena zemer djeguara..e gra vejusha e femije jetima..

    Mos qeshni e mos urreni kombin tuaj..

    Cdo i vrare ne KOSOVE nga bandat marksiste eshte nji faqe zeze...dhe nji tragjedi..

    Qendrimi ndaj atentateve dhe qendrimi ndaj Presidentit te zgjedhur me VOTA e dallojne shume qarte linjen KOMBETARE me linjen e zeze te Krimit.


    Thirrini Mendjes..ju stalinistet e Kosoves..sa nuk eshte vone..!
    Puna e Enverit pėr Kosovarėt ėshtė si ajo e Jesusit pėr Romakėt!

    As Enveri s`ishte Kosovar,as Jesusi nuk ishte Romak! Qė tė dy urrehen nga popujt e tyre(shqiptarė/hebrenj) dhe mbahen nė qiell nga tė tjerėt! Nga Jesusi pėrfituan Romakėt,nga Enveri Kosovarėt!

    djalli,mė i dashuri i Zotit

  6. #26
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Pa na i numero te mirat e Enverit per Kosovaret o adem !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KAN-i proteston kundėr decentralizimit


    Prishtinė, 19 maj 2005 (Kosovapress) Time: 09 : 56

    Aktivistėt e KAN-it nuk kanė lejuar qė Albin Kurti tė merret nė stacionin policor tė SHPK-sė. Kur policia, gjatė protestės sė mbrėmshme tė KAN-it kundėr decentralizimit para Kuvendit tė Kuvendit tė Kosovės nė Prishtinė ka tentuar ta marrė atė, tė rinjtė janė lidhur dorė pėr dore duke penguar marrjen e Kurtit nga policia.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    4

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Pride
    Pa na i numero te mirat e Enverit per Kosovaret o adem !
    mendoj se duhet ti leme historise per ti numeruar te mirat dhe te keqijat e [personaliteteve tona, por te japim mendiime si duhet te dilet nga kaosi ne te cilin gjendemi si KOMB

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    4
    eshte qeshtje e akedemive te dy shteteve te cilat duhet te ulen e te bejne nje platforme Kombetare e mos te mirren me thashetheme.se eshte koha te bejme nje Kuvend Kombetar se mjaft jemi neperkembur si komb.Ti afrojme botes edhe ne opcionet tona se ēka duam, ēka deshirojme.ju8 faleminderit.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    4
    Ne sikur jemi duke u marre si shume me vetvehten.Populli thot Kush ka vakt e kane babgjyshin.ti leme nderskamzat.kaluan te gjitha kohet por si t'ja bejme ne te ardhmen, kur ende ne rropatemi me ēeshtjen kombetare, kurse kombet tjera hulumtojne planetet tjera per jete.

Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •