Rėndėsia e dy arsyeve shtesė
Shkruar nga Albin Kurti
Thursday, 31 May 2007
Pėr ta kuptuar tė tashmen nuk ėshtė keq tė kujtohet e kaluara e afėrt. Fakti se e kaluara qė duhet kujtuar ėshtė e afėrt nuk paraqet kurrfarė rrethane lehtėsuese. Pėrkundrazi. E kaluara e afėrt ėshtė pėrjashtuar nga historia. Ajo e pret njė tė ardhme tė afėrt (nė variantin mė tė mirė) pėr t’u bėrė histori. Duhet tė zbehet ndikimi i saj nė mėnyrė qė trajtimi tė bėhet (deri diku) objektiv. Historia e dėbon nga vetja tė kaluarėn kryeneēe, tė kaluarėn qė, duke kėrcėnuar, ruan aktualitetin. Nėse do tė bėheshin pėrpjekje pėr ta shkruar historinė e sė kaluarės sė afėrt ajo do tė dilte histori e tė ardhmes sė afėrt. Ajo do tė shkruhej duke pasur parasysh njė projekt politik pėr tė ardhmen e afėrt, duke iu referuar tė ardhmes sė atillė tashmė tė shkruar, e cila medoemos bazohet nė tė kaluarėn e afėrt me tė cilėn kėsisoj mplekset nė influencė tė ndėrsjelltė.
E kaluara pėr tė cilėn po mendoja nė fillim nuk ėshtė e afėrt por shumė e afėrt. Ajo as qė vjen nė shprehje tė jetė qysh tash para portės sė historisė. E megjithatė batarja e informatave tė parreshtura qė ka pėr shėnjestėr qytetarėt e Kosovės artificialisht e bėn mė tė shkuar tė kaluarėn sesa qė ajo realisht ėshtė. Lajmet vijnė si plumbat. Plagėt e reja i mbysin plagėt e vjetra. Kjo ėshtė mėnyra bashkėkohore se si tė mbysin si qytetar e mė pas edhe si njeri. As dy muaj larg nga sot nuk ėshtė ngjarja tė cilėn e mendoja e nga e cila tash na ndan muri i trashė i lajmeve me tė cilat na qėlluan ndėrkohė.
Kėto mendime po mė silleshin nė kokė gjersa kujtoja fjalimin e ndihmėssekretarit amerikan tė shtetit, Nicholas Burns, para Komitetit pėr politikė tė jashtme tė Kongresit, qė u botua nė gazetėn “Koha Ditore” me 18 prill 2007. Pėrveē arsyeve shpesh tė pėrmendura, nė kėtė fjalim tė tij, z. Burns jep edhe dy arsye tė tjera pėr nevojėn e njė rezolute pa vonesė pėr Kosovėn. E para ėshtė nė fjalinė: “Do tė shohim shprishjen e shumė kompromiseve tė bėra gjatė bisedimeve”. Dhe, e dyta: “Kredibiliteti i komunitetit ndėrkombėtar, posaēėrisht i Kombeve tė Bashkuara, qė ka rol legjitim dhe afatgjatė pėr tė adresuar situatat si kjo e Kosovės, ėshtė i rrezikuar”.
Sė pari, z. Burns brengoset se nėse zvarritet nxjerrja e rezolutės sė re pėr Kosovėn atėherė kompromiset e bėra nė Vjenė do tė bien nė ujė. Siē dihet, nė negociatat e Vjenės qė zgjatėn gati njė vit tė plotė, koncesione kanė bėrė vetėm negociatorėt kosovar pėr shkak tė iluzioneve tė tyre por edhe si rezultat qė fare nuk kanė dokumentuar dhe zbehtė kanė argumentuar. Kompromiset nė Vjenė janė kryekėput tė arritura nga koncesionet kosovare, andaj shprishja e kėtyre kompromiseve mund tė vie vetėm nga tėrheqja e koncesioneve tė bėra nga Grupi Negociator i Kosovės. Nicholas Burns ėshtė shqetėsuar pėr mundėsinė qė negociatorėt kosovar do t’i shpallin tė pavlefshme koncesionet e tyre po qe se vonohet rezoluta e re. Problemi ėshtė se z. Burns i ka mbivlerėsuar politikanėt e negociatave nga Kosova. Atyre nuk u bėhet vonė pėr asgjė asnjėherė. Ata nuk janė tė preokupuar me realizimin e pavarėsisė sa me mbijetesėn e premtimit pėr pavarėsi, pėr ēfarėdo ēmimi (qė e paguan populli i Kosovės, sigurisht). Sepse, deri kur ata presin? Cila ėshtė data e fundit pėrtej sė cilės ata nuk pranojnė tė presin mė? Nuk ka aso date. Ata presin pafundėsisht. Dhe tjetra: deri nė cilėn pikė e pranojnė zbrazjen e pavarėsisė pėr nga substanca? Cili ėshtė kufiri pėrtej sė cilit nuk pranojnė zvogėlimin e pėrmbajtjes sė pavarėsisė? Nuk ka aso kufiri. Sėrish, durimi e toleranca e tyre nuk kanė fund.
Sė dyti, Nicholas Burns bėhet merak pėr rrezikimin e kredibilitetit tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e posaēėrisht tė Kombeve tė Bashkuara, nė rast se vonohet rezoluta e re. Aspak e befasishme ndonėse e padrejtė. Dhe, mbase, pikėrisht sepse e padrejtė. Mėnyra se si ėshtė konceptuar ēėshtja e Kosovės (negociata me Serbinė drejt miratimit ndėrkombėtar nė KS tė OKB-sė misioni i tė cilit administron e sundon me Kosovėn) i jep prioritet respektit tė njė konstruksioni qė nė mėnyrė tė popullarizuar quhet ‘bashkėsi ndėrkombėtare’ kundrejt respektimit tė vullnetit tė popullit tė vendit qė ėshtė bėrė ēėshtje ndėrkombėtare. Negociatorėt kosovar pėrfaqėsojnė Kosovėn nė njė proces ku vendoset pėr fatin e Kosovės por nė tė cilin vetė procesi (ndėrkombėtarisht i dirigjuar) ėshtė mė i rėndėsishmi!
Kėto dy arsye shtesė mbi tė cilat Nicholas Burns e ndėrton urgjencėn pėr rezulotė tė re tregojnė se pėrputhja nė njė synim nuk ėshtė vetvetiu edhe pėrputhje e motiveve pėr atė synim. Popullit tė Kosovės dhe zyrtarėve tė huaj qė konsiderohen si mbėshtetės tė Kosovės u ngutet pėr shkaqe tė ndryshme. Shpėrfillja dhe harresa e kėtij fakti krijojnė mė pas keqkuptime dhe konfuzion qė gjithsesi kushton. Asgjė nuk vjen nga asgjėja. Jemi kėtu tash sepse ishim saktėsisht diku dje. Shfletimi i sė kaluarės, e sidomos i kaluarės sė afėrt, ėshtė aq i nevojshėm pėr tė kuptuar tė tashmen dhe drejtimin e saj. Kot shpresojnė ata qė harrojnė.
Shkruar nė Burgun e Prizrenit; krahu A, qelia nr. 3
Krijoni Kontakt