Demonstrata kundėr rezolutės me automatik
Shkruar nga Albin Kurti
Tuesday, 20 June 2006
Mė 10 qershor 2006, Rezoluta 1244 u vazhdua edhe pėr njė vit tjetėr. Ky vazhdim nuk u bė publik meqė ishte automatik. Nėse nuk vendoset ndryshe, Rezoluta 1244 ringjallet porsa vdes, mu nė datėlindjen e saj. Ajo me automatizėm fiton edhe njė afat tjetėr njėvjeēar. E, ky automatizėm, si i tillė, nuk ėshtė i afatizuar. Numėrimi teposhtė s’ėshtė i mundur. Automatiku i Rezolutės ėshtė i pamėshirshėm meqė i garantuar.
Rezoluta 1244 zgjatet nė dukje vetėm nga pak, vlen vetėm edhe pėr njė vit, por pa datė se kur nuk do tė zgjatet mė, pa njė kufi qė do tė siguronte se ajo mbaron. Sikurse rasti i epizodave tė njė filmi qė kanė kohėzgjatje tė fundme, por nė kuadėr tė njė seriali qė s’i shihet fundi askund. Rezoluta 1244 njėmend ėshtė e pėrkohshme, por aspak nuk ėshtė i kėtillė edhe vazhdimi i saj i rregullt me 10 qershor. Kėtė 10 qershor, atėherė kur pėr herėn e shtatė me radhė u ripėrtri Rezoluta 1244 pėr t’u bėrė ajo qė ėshtė, 81 veta, kryesisht aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! por dhe disa anėtarė tė organizatave e shoqatave bashkėpjesėmarrėse nė demonstratėn e 8 dhe 9 qershorit 2006, ndodheshin nėpėr burgje anekėnd Kosovės. Ata i kishin shpėrndarė nėpėr burgje tė ndryshme si gjatė paraburgimit po ashtu edhe gjatė vuajtjes sė dėnimit. Natyrisht, me synim qė ata tė mos organizoheshin dhe tė ndėrmerrnin diēka. Edhe pas arrestimit dhe dėnimit, policia e gjyqėsia u frikėsoheshin aktivistėve. Mirėpo, sėrish, pėrkundėr shpėrndarjes, burgjet e ndryshme njėri pas tjetrit kaploheshin nga greva e aktivistėve qė refuzonin produktet ushqimore nga Serbia. Pa u koordinuar, pa kontatuar ndėrmjet vete. Edhe tė burgosurit e tjerė u bashkoheshin atyre me shumė vullnet e entuziazėm. Fryma e rezistencės parimore dhe konsekuente pėrhapej me shpejtėsi brenda burgjeve. Kėtė aktivitet nėpėr burgje e ndėrpreu lirimi nga ato. Qė tė gjithė u liruan tė njėjtėn ditė meqenėse qė tė gjithė ishin dėnuar njėsoj – 10 ditė burg. Ndonėse asnjėri nga ne 81 aktivistėt nuk i jemi pėrgjigjur as policisė e as gjykatėsve duke mos i pranuar ata, dėnimi uniform i gjykatave pa marrė parasysh nėse je organizator ose kalimtar i cili i ėshtė bashkuar masės nė rrugė, zbuloi edhe njėherė natyrėn tėrėsisht politike tė procesit kundėr nesh. (Sigurisht se populli i Kosovės si ēdo popull nė botė do vetėvendosje, andaj qė tė gjithė ne, secili prej nesh, jemi tė njėjtė pėr pushtetin qė ia mohon vetėvendosjen popullit dhe sundimi i tė cilit rrjedhimisht ėshtė shtypje.) Pėr mė tepėr, kėtė herė aktivistėt u arrestuan, u dėrguan nė paraburgim, pastaj nė gjykatėn pėr kundėrvajtje nė Prishtinė, dhe menjėherė nė vuatje tė dėnimit. Pra, e gjithė procedura u zhvillua pa ndėrprerje, pa tė drejtė ankese dhe pa thirrje pėr gjyq sikur herave tjera, nė mėnyrė qė ne aktivistėt tė ishim vazhdimisht nė duart e policisė dhe kėsisoj tė mbaheshim tė izoluar dhe sa mė larg zhvillimeve politike. Pra, dhuna brutale e dy intervenimeve policore mė 9 qershor 2006 nė orėn 3:30 dhe 11:30, u pasua nga dhuna e planifikuar institucionale e izolimit dhe provokimit tė aktivistėve tė burgosur. Ėshtė shumė domethėnės angazhimi i zellshėm i policisė pas tė dy kėtyre intervenimeve kundėr aktivistėve, pėr vjedhjen e tendave dhe gjėsendeve tona, pėr fshirjen e parullave dhe eliminimin e ēdo gjurme tė demonstratės. Jo vetėm qė na sulmonin neve demonstruesit por donin qė edhe ta zhduknin demonstratėn, tė fshinin nga faqja e dheut ēdo dėshmi tė demonstratės dhe rezistencės sonė, dhe asisoj tė krijonin njė pamje idilike pėr Ahtisarin dhe t’ia shtonin atij vetėbesimin si ndėrmjetėsues nė kėto negociata makabėr.
Pėr intervenimin e parė nė mes tė natės policia pėrdori pretekstin se me bllokimin e rrugės ‘Luan Haradinaj’ ėshtė penguar liria e lėvizjes. Nė fakt, atėherė kishte mė sė paku lėvizje por policia donte qė tė kishte sa mė pak qytetarė dėshmitar tė intervenimit tė dhunshėm tė saj. Pėr intervenimin e dytė, atė qė ndodhi pak para mesditės, policia pėrdori pretekstin e pengimit tė lirisė sė institucioneve (!) por nė tė vėrtetė ajo donte tė siguronte daljen e zyrtarėve dhe administratorėve tė UNMIK-ut pėr drekė dhe mbi tė gjitha ardhjen e papenguar tė Marti Ahtisarit. Ky intervenim ishte shumė mė brutal dhe i vrazhdtė edhe pėr faktin se policia donte ta kryente ‘punėn’ sa mė shpejtė. Qė tė dy kėto pretekste tė pėrdorura kanė qenė tė vlefshme prej fillimit tė demonstratės tė enjten nė orėn 12:00. Mirėpo, atėherė nuk pat intervenuar policia, duke e quajtur madje edhe tė qetė demonstratėn tonė, ngaqė UNMIK-u kishte llogaritur nė dy skenare tė zhvillimit tė demonstratės tė cilat nuk i dolėn tė sakta. I pari, demonstruesit lodhen dhe ikin. I dyti, demonstruesit mėrziten dhe bėhen tė dhunshėm duke djegur e thyer, me ē’rast kriminalizimi i tyre bėhet i lehtė. Deklaratat e paskrupullta por edhe idiotike tė Petersenit pėr demonstratėn tonė vijnė mu nga paniku i tij qė e pasoi kėtė kalkulim tė gabuar.
Rezoluta 1244 e pranon dhe afirmon sovranitetin dhe integritetin territorial tė Jugosllavisė (tash Serbisė) mbi Kosovėn dhe nuk e honeps vullnetin e popullit tė Kosovės. Rezoluta 1244 paraqet platformėn sistemike dhe funksionale tė UNMIK-ut. Rrjedhimisht, UNMIK-u nė Kosovė ėshtė zėvendėsimi pėr Serbinė. Jemi stėrngopur me zėvendėsime. Neve na duhet ajo qė s’ka zėvendėsim. Vetėvendosja. Pėr tė dhe drejt saj s’duhet tė ndalemi.
Krijoni Kontakt