Close
Faqja 7 prej 31 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 306
  1. #61
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Lajthitja e madhe
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 05 April 2006


    Ende pa filluar negociatat pėr statusin e Kosovės, politikanė e zyrtarė ndėrkombėtar tė vendeve tė ndryshme tė BE-sė, u bėnin thirrje politikanėve tė Kosovės qė ta pėrgatisin popullin e Kosovės pėr kompromis. Paralelisht, zyrtarė tė UNMIK-ut me nė krye Petersenin, patėn filluar tė flisnin pėr kompromisin qė duhet tė arrihet. Nuk thonin se cili do tė ishte ai kompromis, jo vetėm ngase nuk e dinin por para sė gjithash sepse kjo s’ishte e rėndėsishme. E rėndėsishme atėbotė ishte qė njerėzit tė fillonin ta pranonin si njė gjė normale kompromisin dhe tė shfaqnin gatishmėri pėr koncesione.

    Politikanėt e Kosovės pėr tė gjitha ēėshtjet esenciale legalisht janė tė pafuqishėm meqenėse vendimet themelore pėr Kosovėn pėrherė i merr UNMIK-u. IPVQ-tė ishin dhe janė ashtu siē i kishin menduar: aspekt teknik i politikės sė huaj qė zbret nga lart. IPVQ-tė janė platforma qė njerėzit i bėn politikanė dhe ua ndalon tė merren me politikė: statusi i Kosovės ėshtė ēėshtje e Rezolutės 1244 ndėrkaq me problemet e tjera tė brendshme merren rregulloret e UNMIK-ut. Atėherė, pse kėrkohej e kėrkohet nga politikanėt e Kosovės qė tė lėshojnė pe pa pasur pushtet tė vėrtetė? Pse kėrkohej e kėrkohet nga ta qė tė heqin dorė ndonėse ata s’kanė gjė nė dorė?

    Nė thelb tė krejt kėsaj ndodhet ajo gjė qė mendohet dhe nuk pėrmendet meqė mohohet – populli i Kosovės. UNMIK-u dhe faktorė e qarqe tė ndryshme ndėrkombėtare bėjnė lajka e trysni mbi politikanėt e Kosovės nė mėnyrė qė kėta tė bėjnė lajka e trysni mbi popullin e Kosovės. UNMIK-u s’do qė tė ketė punė me popullin e Kosovės. UNMIK-u e sulmon popullin e Kosovės pėrmes IPVQ-ve por edhe mbrohet prej popullit nėpėrmjet IPVQ-ve. UNMIK-u i trajton dhe i pėrdor politikanėt e Kosovės nė kuadėr tė kėtij sistemi si njė zėvendėsim pėr popullin e Kosovės tė cilin pikėrisht nė kėtė mėnyrė e pėrjashton mė sė lehti. Institucionalizimi nė Kosovė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse legalizim i defaktorizimit tė Kosovės.

    Kėrkesa pėr koncesione qė i bėhet Kosovės ėshtė e tmerrshme nė masėn qė ėshtė e pazakonshme. Nuk kėrkohet qė tė lėshohet pe pėr diēka qė Kosova tashmė e posedon (ngaqė Kosova nuk zotėron veten e saj) por kėrkohet realizimi i situatės nė tė cilėn populli i Kosovės heq dorė nga vullneti i tij. Kjo do tė thotė se kėrkohen garanci paraprake qė atėherė kur tė kurorėzohet mohimi i vullnetit tė popullit, atėherė kur tė formalizohet varėsia e Kosovės, populli tė rrijė i qetė dhe tė mos ketė kryengritje e revolta! Pra, ky ėshtė kuptimi i tė gjitha thirrjeve pėr koncesione nė kuadėr tė sendėrtimit tė kompromisit me Serbinė pėr Kosovėn.

    Kompromisi nuk mendohet qė tė vendoset si njė marrėveshje thelbėsore dhe e vetme ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės nė fund tė negociatave. Politikanėt negociator tė Kosovės po negociojnė me zyrtarėt e Serbisė pėr ta pėrcaktuar njė zonė jashtė kompromisit dhe jo njė vijė tė kompromisit. Vėmendja ndėrkombėtare do tė jetė e pėrqendruar nė ēėshtjet pėr tė cilat nuk do tė bien dakord palėt negociuese meqė aty Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė do tė detyrohet tė marrė pėrgjegjėsi tė plotė me rastin e vendimmarrjes. Pra, jashtė zonės sė kompromisit, Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė do tė tėrheqė vijėn e kompromisit. Natyrisht se synimi ėshtė qė kjo zonė tė jetė sa mė e vogėl nė mėnyrė qė KS i OKB-sė ta ketė sa mė tė lehtė sjelljen e njė vendimi. Faktorėt ndėrkombėtar do t’i shtyejnė Beogradin dhe Prishtinėn qė sa mė shumė tė merren vesh, dhe asisoj tė jetė sa mė lehtė pėr Kėshillin e Sigurimit. Mirėpo, nuk do tė bėhet njėsoj trysni mbi Beogradin dhe Prishtinėn. Shumė mė tepėr do tė shtypet Prishtina ngaqė Beogradi ka mė shumė forcė tė rezistojė. Nė kėtė pikė ngjan lajthitja kryesore e politikanėve negociator tė Kosovės. Ata besojnė se duke iu pėlqyer faktorėve ndėrkombėtar kėta do t’i shpėrblejnė me pavarėsi tė Kosovės! Ata janė tė mbėrthyer nga iluzioni se po negociojnė me faktorėt ndėrkombėtar dhe se Beogradi ėshtė disi i rėndėsisė dytėsore! Kėtė mendėsi e botėkuptim e kanė pėrvetėsuar edhe shumica dėrrmuese e mediave tė cilat flasin e shkruajnė pėr Ahtisarin dhe Rohanin por jo pėr Beogradin, thuajse duke mos e pėrmendur Serbinė ajo tretet dhe bėhet inekzistente!

    Ndėrkombėtarėt e kanė pushtetin real nė Prishtinė. Tash, po negociohet me Serbinė, jo me ndėrkombėtarėt. Madje, pėr dallim nga negociatat nė Rambuje, e ashtuquajtura bashkėsi ndėrkombėtare nuk ka kurrfarė gatishmėrie qė ta bombardojė Serbinė nėse ajo reziston deri nė refuzim tė plotė. Pėrkundrazi, refuzimi i Serbisė veēsa do tė shndėrrohet nė trysni shtesė mbi Kosovėn. Faktorėt ndėrkombėtar kėrkojnė nga Kosova qė t’i afrojė qėndrimet me Serbinė, tė merret vesh me tė, nė mėnyrė qė UNMIK-u ta lėshojė Kosovėn. Nė kontekstin ku ėshtė vendosur, pra nė atė tė negociatave me Serbinė, Kosova mund tė bėhet e pavarur vetėm nėse Serbia e do njė gjė tė tillė, pra, qė Kosova tė bėhet e pavarur. Deklaratat e diplomatėve e politikanėve tė ndryshėm nga bota pėr pavarėsinė e Kosovės nuk kanė kurrfarė rėndėsie vendimtare. Fundja, Palestinėn e kanė pranuar aq shumė shtete nga e tėrė bota, mirėpo kjo ėshtė shumė larg tė qenit e mjaftueshme pėrderisa Izraeli nuk e njeh as e pranon Palestinėn si shtet.

    Decentralizimi dhe zonat e veēanta nė emėr tė trashėgimisė kulturore nė Kosovė janė temė e negociatave pikėrisht duke qenė se kėto dy projekte e themelojnė dhe pėrforcojnė Serbinė brenda Kosovės si mjet drejt pamundėsimit pėrfundimtar tė daljes sė Kosovės nga Serbia. As Bosnja e cila ėshtė shtet nuk po mund ta integrojė e t’ia dalė nė krye me Republikėn Serbe tash 10 vjet e lėre mė Kosova – njė provincė nėn sundim tė huaj tė dyfishtė – me entitetin autonom serb qė po krijohet!

    Ēėshtja e sovranitetit ėshtė lėnė pėr fund nė mėnyrė qė shansat pėr sovranitet pėr Kosovėn tė fundosen. Prandaj, mu pėr kėtė, decentralizimi dhe trashėgimia kulturore janė ēėshtje edhe mė tė rėndėsishme sesa vetė statusi.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #62
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Pyetja e ndaluar
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 12 April 2006



    E drejta pėr tė ėndėrruar nuk ekziston. Jo pse ajo mohohet por ngaqė nuk mund tė shkelet. Ėndėrrimi ėshtė i padiskutueshėm. Pėrkundėr kėsaj, investimi politik dhe shoqėror i pushtetit dhe instrumenteve tė tij nė inkurajimin e qytetarėve pėr tė ėndėrruar sa mė shumė, sa mė gjatė dhe sa mė kėndshėm ėshtė marramendės. Zhytja nė negociata me Serbinė drejt kompromisit pėr Kosovėn veēsa i ka shpeshtuar ‘zotimet’ e politikanėve negociator pėr pavarėsinė. Ndėrkaq, mediat besnikėrisht e ndjekin politikėn zyrtare. Ato janė shprehje e hegjemonisė sė konsensusit nėnshtrues politik. Porsa gjendet njė politikan a diplomat perėndimor qė ėshtė shprehur sadopak pėr pavarėsinė, ose edhe vetėm ka aluduar disi nė tė, menjėherė kjo bėhet kryelajm nėpėr mediat e shkruara dhe elektronike. Nėse kundėrshtohet pavarėsia nga ndokush atėherė ajo zhvendoset nė faqet e brendshme tė gazetave dhe nė minutat e fundit tė edicioneve tė lajmeve.

    Gjithnjė pėr tė njėjtin qėllim, pra qė populli tė mos zgjohet, qė ai tė mbahet nė njė botė joreale paralele, ndonėse pasojat do tė jenė fort reale (ngjajshėm siē ngjan me mbrojtėsit e famshėm tė Zion-it nė krye me Neo-n te filmi ‘Matrix’), politikanėt e negociatave po e sendėrtojnė iluzionin se negociatat me Serbinė janė zonė e lirisė, se tash aty ēdo gjė varet nga aftėsia dhe gjeturia jonė. Kėta politikanė nuk vendosnin pėr Kosovėn atėherė kur kishin punė vetėm me UNMIK-un e lėre mė tash nė kėto negociata pėrmes tė cilave roli i Serbisė po rritet pandalshėm. Nė kėto negociata, duke mos qenė fare ēėshtje sovraniteti i Kosovės, vetėm sa po pėrforcohet sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn. Negociatat me Serbinė janė kurorėzimi i jolirisė dhe rugėtim drejt robėrisė sė re.

    Negociatat kanė tė bėjnė pėrherė me realitetin nė terren dhe me formalizimin e legalizimin e tij. Ky realitet sa vie e bėhet mė i pafavorshėm pėr neve por njėkohėsisht ai edhe zbulon qartė destinimin e procesit politik zyrtar. KFOR-i i tėrheq bazat e veta nga veriu i Kosovės dhe koncentrohet nė jug tė Ibrit. Pra, nuk po mbrohet – sikurse as qė ėshtė mbrojtur ndonjėherė – veriu i Kosovės nga Serbia, por, pėrkundrazi, veriu i Kosovės po mbrohet nga shqiptarėt qė kėta tė mos mund tė kthehen atje prej nga u dėbuan para gjashtė vjetėve. Ndėrkohė, nė bisedimet pėr negociata flitet vetėm pėr veriun e Mitrovicės, jo edhe pėr veriun e ndarė tė Kosovės, dhe madje gjithnjė nė kontekstin pėr krijimin e komunės sė re tė veriut tė Mitrovicės si mėnyrė pėr ta zyrtarizuar dhe finalizuar ndarjen.

    Nė vend se tė fillojnė nga vullneti dhe nga ajo qė do populli, e pastaj ta analizojnė situatėn pėr hir tė taktikave tė veprimit, politikanėt nė Kosovė e ‘analizojnė’ situatėn konkludojnė se ēfarė mund tė bėjnė pėr tė mbetur aty ku janė dhe pastaj e thonė se mu kjo ėshtė ajo qė duan dhe qė duhet tė ngjajė! Propagojnė se po vie pavarėsia andaj nuk duhet tė ndryshojė asgjė! Thonė se vetėm duhet pritur dhe duruar ngase koha punon pėr ne, paēka se Serbia do tė pyetet bile edhe pėr kufijtė e komunave tė reja nė Kosovė kurse trashėgimia kulturore e Kosovės po shpallet serbe dhe po pėrgatitet territorializimi i saj.

    Pėr ta pasuruar diskursin e tyre pėr pavarėsinė e cila vetėm sa nuk ka mbėrritur dhe qė rrezikon tė na zėrė gafil e tė papėrgatitur, politikanėt negociator jo rrallė e shtrojnė pyetjen: ‘Ēka pas statusit?’ Kjo pyetje ėshtė e huaj pėr popullin. Si vendas, mund ta bėsh kėtė pyetje meqė je bėrė altoparlant, ose kur me dashakeqėsi angazhohesh nė relaksimin e njerėzve dhe pėr t’ua shmangur atyre pėrqendrimin nga ēėshtja thelbėsore.

    Se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė ēėshtje e kėtyre negociatave dhe nuk vjen prej tyre e thotė edhe Drejtori i Iniciativės Ballkanike nė Institutin pėr Paqe nė Washington, Daniel Serwer, i cili nė njė intervistė pėr ‘Zėrin e Amerikės’ para njė jave, ka deklaruar: “Me Kosovėn tashmė nuk mund tė sundohet drejtpėrsėdrejti nga Beogradi, siē ka qenė nė kohėn e Milosheviqit. Ky shtet, tė paktėn pėr aq sa u pėrket shqiptarėve do tė jetė i pavarur pasi qė shqiptarėt e Kosovės nuk do tė lejojnė qė Beogradi tė sundojė me Kosovėn.” Pra, Daniel Serwer pėr pavarėsinė e Kosovės llogarit nė kėmbėngultėsinė e shqiptarėve tė Kosovės e jo nė pashmangshmėrinė e procesit tė negociatave siē proklamojnė politikanėt negociator tė Kosovės.

    Ka njė pyetje themelore dhe esenciale nė Kosovė e pėr Kosovėn: ‘Ēka nėse s’vjen pavarėsia?’ Mirėpo, kjo ėshtė edhe pyetja e ndaluar nė Kosovė. Jo rastėsisht, nė mėnyrė qė kur tė ngjajė formalizimi i varėsisė sė Kosovės, populli tė jetė sa mė i papėrgatitur, sa mė i paorganizuar, sa mė i dobėt.

    S’ka dyshim qė kėrkesa pėr kompromis pas negociatave ėshtė nė pėrputhje me kėrkesėn pėr prezencėn ushtarake dhe civile ndėrkombėtare edhe pas statusit. Ngase, nuk mbahet dot kurrfarė kompromisi pa njė sistem tė represionit. Kompromisi ėshtė nė kundėrshtim me vullnetin e popullit, e mohon atė, andaj qė tė mundėsohet qėndrueshmėria e tij, kompromisi ka nevojė pėr mekanizma efikas tė ndrydhjes sė popullit. Pėr tė trajtuar kompromisin seriozisht dhe sinqerisht, politikanėt duhet ta mendojnė reagimin e tyre. Pikėrisht kėtė s’duan ta bėjnė. Rrjedhimisht ata s’do tė reagojnė fare. Prandaj, populli duhet tė reagojė. Madje, para se tė shihet se politikanėt pėrfundimisht nuk do tė reagojnė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  3. #63
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Parakoncesionet
    Shkruar nga Albin Kurti
    mercredi, 19 avril 2006



    Negociatat me Serbinė pėr Kosovėn e barazojnė agresorin me viktimėn, e lėnė nė plan tė dytė historinė e problemit dhe etablojnė supremacinė e gjendjes faktike nė terren. Prandaj, e shikuar nėn thjerrėzėn e negociatave me Serbinė, veriu i Kosovės nė secilin variant konsiderohet se i takon Serbisė. Negociatat shėrbejnė pėr ta zyrtarizuar e legalizuar realitetin, jo pėr tė pėrmbushur dėshirat e kujtdo qofshin ato, e nė veēanti jo ėndrrat e palės sė pabarabartė e cila s’ka as ushtri e as forcė ekonomike. Nuk ka mundėsi qė tė shkohet nė negociata dhe Kosova nė fund tė tyre tė mos mbarojė edhe zyrtarisht e copėtuar. Rrjedhimisht, ēėshtja thelbėsore nuk ėshtė se si pala kosovare tė mos lėshojė pe nė Vjenė, por si tė ndėrprehen kėto negociata qė janė njė e keqe elementare qė rritet me progresion gjeometrik. Dje, nuk duhej shkuar nė negociata. Sot, duhet ndalur ato. Ky ėshtė parakushti fundamental pėr kalimin nga rruga e nėnshtrimit qė shpie nė robėri tė re pėr nė rrugėn e lirisė qė e bėn popullin zot tė tokės dhe tė ardhmes sė vet.

    Po tė copėtohej Kosova pa kėto negociata por vetėm me njė vendim ekzekutiv tė Petersenit qė do ta formalizonte gjendjen ekzistuese (ose edhe ca mė shumė se kaq, nė favor tė Serbisė natyrisht), atėherė menjėherė nė Kosovė do tė shpėrthente kryengritja e re. Pikėrisht pėr kėtė arsye zhvillohen negociatat me Serbinė, nė mėnyrė qė politikanėt negociator tė llomotisin pėr pavarėsinė para popullit e nė anėn tjetėr t’i japin ‘legjitimitet’ ‘vendor’ copėtimit tė brendshėm tė Kosovės si fazė qė i paraprin kthimit tė Kosovės nė Serbi dhe tė Serbisė nė Kosovė. Realiteti nuk legalizohet dot nė mėnyrė tė qetė, po qe se ai nuk kamuflohet me terma qė tingėllojnė sa mė modernė dhe perėndimorė dhe nėse nuk shpeshtohen mohimet verbale dhe deklarative tė asaj qė veprohet. Pėrderisa Dejtoni, Rambujeja, Konēuli por edhe Ohri, synim parėsor kishin ndaljen e luftės gjithnjė duke favorizuar palėn mė tė fortė, tash Vjena na del si pėrpjekje pėr parandalimin e luftės sė ardhshme, sėrish, e gjithė kjo nė kurriz tė palės mė tė dobėt.

    Negociatorėt kosovar kanė zgjedhur tė fillojnė me Mitrovicėn. Pra, kėta megjithatė kanė tė drejtė tė zgjedhin se me ēfarė renditje do tė heqin dorė nga viset e ndryshme tė Kosovės! Kėtu nis por edhe sos e drejta e tyre e zgjedhjes. Ėshtė plotėsisht e kuptueshme pse e zgjodhėn Mitrovicėn. Mė sė lehti ishte asisoj: sė pari heqin dorė nga pjesa ku mė sė shumti ėshtė e pranishme Serbia, paēka se nė veriun e Kosovės ka ngjarė pastrimi masiv etnik i shqiptarėve nė shkurt tė vitit 2000, pra pas mbarimit tė luftimeve! Pala negociatore kosovare e ka paraqitur ofertėn pėr dy komuna nė Mitrovicė, dhe kjo do tė thotė se kėta do ta lėshojnė pazarin edhe mė poshtė se kaq ngaqė bėhet fjala pėr negociata, apo jo? Kėsisoj, oferta kosovare ėshtė parakoncesion, ėshtė ofertė disfatiste qė mund tė jetė rezultat i negociatave vetėm nė rastin mė tė mirė, i mundshėm vetėm teorikisht. Lidhur me kėtė plan pėr dy Mitrovica, e pamė dhe e dėgjuam se ēfarė deklaroi Fatmir Sejdiu: “Qasja jonė themelore ėshtė njė qytet i integruar i Mitrovicės dhe nė kėtė kuptim ne do tė shohim mėnyrėn mė tė mirė tė organizimit territorial tė saj.” Planin qė e pėrforcon ndarjen e Mitrovicės, Fatmir Sejdiu e quajti qasje pėr integrim! Fatmir Sejdiu ose ėshtė idiot, ose shtiret i tillė, ose i konsideron qytetarėt e Kosovės idiota. Paralelisht me tė, zyrtarė tė tjerė, vendas u thėnēin, dėrdėllisnin gjepura se si Mitrovica ėshtė rast i veēantė. Nė fakt, Mitrovica ėshtė rast klasik i okupimit tė egėr serb dhe paraqet paralajmėrimin se ēfarė e pret Kosovėn nė tė ardhmen po qe se ajo mbetet nė suazat e politikės qė po zhvillohet kundėr popullit tė saj.

    Gjersa trevat e Kosovės mbi lumin Ibėr sistematikisht po zbrazen nga bazat e KFOR-it si dhe nga ēdo gjė qė ėshtė shqiptare, nė jug tė Ibrit copėtimi po pėrgatitet nė emėr tė decentralizimit dhe ‘eksterritorialitetit’ tė kishave e manastireve ortodokse. UNMIK-u me qėllim i lejon serbėt e Kosovės nė ekipin negociator tė Beogradit meqenėse nė atė mėnyrė konfrontimi i shqiptarėve tė Kosovės do tė bėhet edhe me ta e jo vetėm me Serbinė. Kėshtu, UNMIK-u ia zgjat jetėn vetes duke u thirrur kinse nė evitimin e pėrleshjeve etnike brenda Kosovės. Pėrkundėr kėsaj, pala kosovare para se tė negociojė me Serbinė, nga UNMIK-u detyrohet qė tė negociojė edhe me pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės qė realisht e praktikisht janė pėrfaqėsues tė Serbisė, duke e dobėsuar edhe mė pozitėn edhe ashtu tė mjerueshme tė Kosovės. Pra, pala kosovare negocion njėherė me Serbinė brenda para se tė negociojė me Serbinė jashtė. Konferenca e Durrėsit qė u mbajt kohė mė parė ėshtė dėshmi pėr kėtė. Aty, Veton Surroi dhe Lutfi Haziri nė emėr tė grupit negociator tė Kosovės kanė biseduar edhe me politikanė serbė tė Kosovės pėr komunat e reja serbe nė Kosovė. Nuk ėshtė rastėsi qė Oliver Ivanoviqi pajtohet me planin pėr dy komuna nė Mitrovicė ndėrkohė qė edhe ai e quan atė rast special! Pra, zanafilla e propozimeve dhe ofertave pėr komunat e reja serbe qė do tė defilojnė tash e tutje nėpėr mediat e shkruara dhe elektronike ishte ajo konferencė nė Durrės. Jorastėsisht ishte zgjedhur njė qytet nė Shqipėri, meqė ashtu maskohej mė mirė komploti kundėr Kosovės. Po sjelljeshin Oliver Ivanoviqi, Rangjel Nojkiqi etj. nė Shqipėri, sepse asisoj po gatuhej me mė pak siklet fragmentimi i Kosovės. Zatėn, krimi mė i pabesueshėm ėshtė mu ai qė tė ngjan para hundės.

    Nė mėnyrė qė copėtimi i Kosovės tė jetė sa mė i qėndrueshėm, Serbia planifikon rikolonizimin e Kosovės nė emėr tė ‘kthimit tė qėndrueshėm’, i cili i mundėson Serbisė qė t’i kthejė serbėt edhe atje ku ata s’kishin jetuar mė parė. Kėtė e dėshmon edhe pohimi nė Beograd, mė 18 prill 2006, i Kilian Kleinschmidt, drejtorit tė deritanishėm tė zyres pėr kthim tė UNMIK-ut, i cili nė njė konferencė me gazetarė tha se tė zhvendosurit nga Kosova do tė mund tė kthehen nė tė ardhmen nė vendet ku ata dėshirojnė. 6.500 familje parashihet qė tė kthehen nė mėnyrė tė organizuar si dhe 2.000 familje tė tjera nė mėnyrė individuale. Gjithsej bėhet fjalė pėr rreth 35.000 banorė tė cilėt Serbia planifikon t’i sjellė nė vendet ku serbėt tashmė janė shumicė, atje ku ata me kėtė kthim do tė bėheshin shumicė, ose atje ku nėpėrmjet kthimit do tė sigurohej vazhdimėsia territoriale e enklavave. Por, jo vetėm kaq. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Neeraj Singh, nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur mė 12 prill 2006, ka deklaruar se “...gjatė kėtij muaji, 13 nėnstacione policore do tė vendosen nė nivele tė fshatrave, 11 prej tė cilave nė hapsirat e serbėve tė Kosovės.” Pra, nė muajin prill do tė materializohet marrėveshja sekrete tė cilėn Sanda Rashkoviq-Iviq e bėri me zėvendėskryeadministratorin dhe shefin e shtyllės sė parė tė UNMIK-ut, Jean Dussourd, mė 6 dhjetor 2005 nė Beograd. Nė anėn tjetėr, nė KIM Info Newsletter tė datės 14 prill 2006, qė mund tė gjendet nė http://www.kosovo.net/news/archive/2006/April_14/4.html ndodhet edhe ky lajm: “Gjatė njė takimi me peshkopin Teodosije dhe Atin Sava Janjiq nė Prishtinė tė hėnėn, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen qartė ka thėnė se vendimi ekzekutiv pėr zonėn e sigurisė do tė zgjatet pėrkundėr kėrcėnimeve. Shefi i UNMIK-ut ka theksuar se mbrojtja e Manastirit tė Deēanit mund tė shėrbejė si njė model pėr t’u implementuar nė mbrojtjen e tempujve tė tjerė ortodoks tė shenjtė qė janė tė rrezikuar.” Pra, Zona e Veēantė 800 hektarėshe e Manastirit tė Deēanit ėshtė vetėm fillimi. Edhe dhjetėra objekte tė tjera fetare do tė keqpėrdoren kėsisoj. Deklaratat e priftėrinjve - qė pėrputhen me ato tė disa ministrave dhe politikanėve kosovarė - se nuk kemi tė bėjmė me eksterritorialitet, bazohen vetėm nė faktin se Kosova nuk ėshtė shtet i pavarur e sovran nė mėnyrė qė pjesė tė territorit tė saj tė gėzojnė status eksterritorial, mirėpo padyshim se dihet botėrisht qė ata 800 hektarė tashmė janė shkėputur edhe nga pushteti lokal nė Deēan e edhe nga ai qendror nė Prishtinė. (Kėtė gjė e kam shpjeguar gjėrėsisht nė programin e mėngjesit tė RTK-sė, mė 11 prill 2006.)

    Dhe, pėr fund, sėrish Veton Surroi, i cili ndodhet pėrherė aty ku politika kundėrmon si mos mė keq. Gjatė vizitės sė tij nė Manastirin e Deēanit, Veton Surroi me paturpėsi dhe fodullėk sugjeroi qė tė ‘mos ngrihet pluhur pėr 800 hektarė’! Ai deklaroi asisoj meqė kjo s’ishte toka e tij dhe pasi qė si gjithnjė pėrpiqet t’iu lėvyret qarqeve tė caktuara politike e diplomatike anipse kjo ėshtė nė kurriz tė popullit tė Kosovės. Ai po ashtu deklaroi se ‘krijimi i kėsaj zone nuk e ka pėr synim marrjen e tokave private’. Pėrveēse kjo s'ėshtė e vėrtetė, fundja, ēka ka rėndėsi nėse ky ishte apo s’ishte synimi, pėrderisa kjo ėshtė pasoja! Veton Surroi gjithashtu tha se me Zonėn e Veēantė po bėhet mbrojtja nga qebaptoret. Pėrveēqė ai shpėrfaqi hapur pėrbuzjen ndaj qytetarėve jo tė pasur sikur ai e qė ushqehen nėpėr qebaptore ose i mbajnė familjet pėrmes punės nė to, lexuesve po ua pėrkujtoj faktin se pikėrisht Veton Surroi gjatė fushatės parazgjedhore nė parkun ‘Gėrmia’ ua mbushte kalimtarėve simitet me qebapa tė cilat po i piqte vetė ai, nė kėrkim tė votave tė qytetarėve. Mbase, Veton Surroi po e mbron Zonėn e Veēantė tė Manastirit nga qebaptorja qė vetė planifikonte ta ndėrtonte!
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  4. #64
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Pala qė nuk ėshtė e tillė
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 26 April 2006


    UNMIK-u dhe IPVQ-tė nuk demaskohen dot pa rezistencėn tonė ndaj politikės sė tyre. Rezistenca qė nuk ndalet dhe nuk kursehet ėshtė rruga e lirisė. Duhet tė mendojmė pėr atė qė do tė vie, por nė kėtė kohė pėrqendrimi ynė duhet tė jetė nė atė qė duhet tė shkojė dhe do tė shkojė. Kur tė fillojė tė bie ky sistem do ta shohim se si fajėsia ėshtė njė ēėshtje individuale. Do ta shohim, siē shprehet njė mik imi, se sistemi nuk ėshtė sistem. Secili prej tyre do tė pėrpiqet tė fundosė tė tjerėt pėr tė shpėtuar vet. Shpėtimi do tė jetė i pamėshirshėm.

    Nuk besoj se Astrit Haraqija ėshtė ministri mė i korruptuar nė qeverinė e Kosovės. Para sė gjithash, meqė konkurrencėn e ka shumė tė fortė me ministrat tjerė dhe duke qenė se buxheti i ministrisė sė tij nuk ėshtė mė i madhi nė qeveri. Mirėpo, ka disa javė qė pikėrisht ai ėshtė nė thumb tė akuzave pėr korrupsion. Kah mesi i muajit maj, pritet qė decentralizimit t’i bashkangjitet edhe trashėgimia kulturore e Kosovės si temė e negociatave me Serbinė. Astrit Haraqija sigurisht se lėshon pe para presioneve e urdhėrave nga lart. Megjithatė, ai ende nuk e ka idenė se ēfarė plani i tmerrshėm ėshtė ai i Serbisė pėr trashėgiminė kulturore nė Kosovė. Rreth 150 objekte fetare ortodokse, duke u quajtur padrejtėsisht serbe dhe si pasojė e kėsaj, mendohet ta fitojnė statusin ‘eksterritorial’, tė fitojnė qindra hektarė rreth e pėrqark secila prej tyre. Pa dashur ta mbroj aspak pėr keqpėrdorimet dhe korrupsionin pėr tė cilin me siguri mban pėrgjegjėsi dhe duhet tė japė llogari herdokur, fushata kundėr Astrit Haraqisė, mbi tė gjitha, ka tė bėjė me zbutjen e tij deri nė pafundėsi pėr aprovimet qė duhet t’i bėjė nė muajt qė vijnė lidhur me trashėgiminė kulturore nė Kosovė. Nga Astrit Haraqija UNMIK-u pret mė sė shumti, andaj presioni mbi tė ėshtė gjithnjė e mė i madh. Nga Astrit Haraqija pritet qė t’i legjitimojė aspiratat ‘kulturore’ tė Serbisė nė Kosovė.

    As arsyeja e dytė e fushatės kundėr Astrit Haraqisė nuk ka tė bėjė me interesat e Kosovės. Astrit Haraqija ėshtė veēse pjesė nė mozaikun e zyrtarėve lokal dhe qendror tė IPVQ-ve tė cilėt janė nė shėnjestėr tė fushatės kundėr korrupsionit e qė mori hov mu atėherė kur nė bazė tė njė raporti tė pavarur tė OKB-sė doli se vetė PSSP-ja aktual, Soren Jesen Peterseni, ėshtė i korruptuar pasi qė ka toleruar korrupsionin nė Aeroportin e Prishtinės. Pra, pėr ta kaluar me sa mė pak zhurmė akuzat ndaj tij, Peterseni i jep zjarr fushatės kundėr korrupsionit vendor. Nė vend se tė mbrohet, dhe pikėrisht qė tė mos mbrohet, ai sulmon. Dhe, natyrisht se ka kė tė sulmojė. Ai ėshtė nė dijeni tė korrupsionit nėpėr IPVQ dhe nėpėr ndėrmarrjet e mėdha sepse, si gjithnjė, vetė e toleron atė. Rasti i Aeroportit tė Prishtinės ėshtė shembull tipik i rregullės dhe jo pėrjashtimi.

    Tashmė ėshtė bėrė e qartė se UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės i kanė ndarė zonat e interesit. UNMIK-u i posedon dhe kontrollon ndėrmarrjet publike e shoqėrore, pasuritė e Kosovės dhe paratė e mėdha, policinė, ushtrinė, sistemin gjyqėsor, ndėrsa qeveria e Kosovės e keqmenaxhon buxhetin e Kosovės duke e keqpėrdorur kėsisoj djersėn dhe kontributin e popullit tė Kosovės. Kauzaliteti ėshtė dykahėsh. UNMIK-u lejon dhe toleron korrupsionin e politikanėve vendorė, meqė asisoj i shantazhon dhe i bėn tė dėgjueshėm politikisht ata. Kėta hyjnė nė sistem, e mbushin atė, pėr t’i zbrazur xhepat e popullit. Lakmia dhe frika po e mundėsojnė dhe mirėmbajnė kėtė regjim antidemokratik i cili pikėrisht lakmiqarėt dhe frikacakėt i kėrkon. UNMIK-u dhe IPVQ-tė pėrherė e mbrojnė njėra-tjetrėn nga populli.

    Vendet demokratike kanė problem se si masat kushtetuese dhe gjyqėsore mund tė mos mjaftojnė pėr t’i kontrolluar dhe pėrmbajtur pushtetarėt. Ne i kemi problem mu kėto masa qė janė tėrėsisht nė duart e Petersenit, supermonarkut tė Kosovės. Ai doli tė jetė i korruptuar ngase pikėsėpari pozita e tij ėshtė e padrejtė. Kjo pozitė s’lejon struktura institucionalisht tė panėnshtruara ndaj tij. Peterseni luan me partitė politike dhe institucionet meqenėse legalisht i posedon ato. Institucionalizimi i pushtetit tė Petersenit ėshtė maskim i arbitraritetit tė kėtij pushteti. IPVQ-tė, nuk janė institucione tė popullit dhe pėr tė por mė parė janė produkt i kėtij institucionalizimi. Pushteti i UNMIK-ut, me nė krye Petersenin, ėshtė edhe pushtet mbi pėrdorimin e termave politikė dominantė dhe kuptimet e tyre. I zgjedhin termat e kėndshėm dhe qė jashtė kontekstit ngjajnė tė jenė tė padiskutueshėm: decentralizim, pėrshtatje e kufirit, standarde, mbrojtja e trashėgimisė kulturore etj. Sepse, asisoj, kundėshtarėt dhe kritikuesit mė lehtė mund tė shpallen tė ēmendur! Nėse je kundėr decentralizimit nė Kosovė, tė akuzojnė se je pėr centralizimin! Paēka qė pikėrisht ata qė akuzojnė e kanė monopolin e pushtetit; paēka qė decentralizimi nė Kosovėn pa sovranitet vetjak e betonon Serbinė brenda dhe sjell luftime tė reja. Nėse je kundėr ‘zonave mbrojtėse’ rreth manastireve ortodokse, tė akuzojnė se je pėr sulmin e tyre! Paēka qė kėto ‘zona mbrojtėse’ janė qindrahektarėshe dhe pengojnė zhvillimin ekonomik, tė drejtėn pėr shfrytėzimin e lirshėm tė pronės private, pengojnė lirinė e lėvizjes aq shumė tė trumpetuar nga UNMIK-u e KFOR-i, dhe mundėsojnė serbizimin e kulturės sė Kosovės duke e izoluar atė dhe duke mos lejuar hulumtimet shkencore dhe gėrmimet arkeologjike atje.

    Negociatat nė Vjenė nuk po bėhen pėr sovranitetin e Kosovės. Ato, nė kėtė mėnyrė, vetėm sa po e pėrforcojnė sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn. Pala kosovare nė kėto negociatat e Vjenės, nė fakt, nuk ėshtė fare palė meqė nuk ka aftėsi dhe kapacitet pėr tė vepruar unilateralisht. Politikanėt negociator tė Kosovės thonė se ata po negociojnė me Ahtisarin dhe Rohanin dhe jo me Serbinė! Nė tė vėrtetė, pala kosovare s’po negocion fare. Serbia po negocion me Ahtisarin, Rohanin dhe UNMIK-un, dhe kėta tė fundit ekzistojnė pėr ta parandaluar rebelimin eventual tė ndonjė politikani brenda sistemit dhe ta parandalojė shpėrthimin popullor nga jashtė sistemit e kundėr tij. Tė thuhet se pala kosovare e ofroi kėtė gjė nė negociata ėshtė absurditet. Kėta politikanė, qė realisht s’janė palė, s’kanė pushtet qė tė ofrojnė ndonjė gjė. ‘Pala kosovare’ vetėm po tregon se ēka ėshtė e gatshme tė pranojė. Po tregon se ku do ta zbresė qėndrimin menjėherė tash ende pa filluar negociatat, nė mėnyrė qė tė zbresė edhe ca mė tepėr kur tė shkojė nė Vjenė mė pastaj. Jo rastėsisht e zgjodhėn Bajram Rexhepin pėr ta legalizuar e zyrtarizuar ndarjen e Mitrovicės, meqė ai vetė ėshtė nga Mitrovica dhe anipse dihet qė ai nuk bėri asgjė pėr bashkimin e Mitrovicės as si kryetar i komunės sė Mitrovicės e as si kryeministėr i Kosovės. Jo rastėsisht e zgjodhėn Lutfi Hazirin qė ta decentralizojė Anamoravėn, dhe asisoj ta rrethojė dhe izolojė Luginėn e Preshevės nga Kosova, ngaqė ai vetė vjen prej andej dhe njerėzve nuk do tė mund t’ua marrė mendja se ai mund ta dėmtojė kaq rėndė dhe pakthyeshėm rajonin e Anamoravės!

    UNMIK-u dhe IPVQ-tė nuk demaskohen dot pa rezistencėn tonė ndaj politikės sė tyre. Rezistenca qė nuk ndalet dhe nuk kursehet ėshtė rruga e lirisė. Duhet tė mendojmė pėr atė qė do tė vie, por nė kėtė kohė fokusi ynė duhet tė jetė nė atė qė duhet tė shkojė dhe do tė shkojė. Kur tė fillojė tė bie ky sistem do ta shohim se si fajėsia ėshtė njė ēėshtje individuale. Do ta shohim, siē shprehet njė mik imi, se sistemi nuk ėshtė sistem. Secili prej tyre do tė pėrpiqet tė fundosė tė tjerėt pėr tė shpėtuar vet. Shpėtimi do tė jetė i pamėshirshėm.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  5. #65
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Ngutia e pėrsėritjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 03 May 2006


    Po tė realizoheshin liria e pavarėsia me pritje, atė ose do ta arrinin politikanėt e Kosovės tė kėtyre dy dekadave tė fundit, ose nuk e di se kush tjetėr! Mirėpo, jo. 16 vjet pas shpalljes sė Republikės sė Kosovės, Kosova nuk ėshtė Republikė. 7 vjet pas ‘ēlirimit’ tė Kosovės, Kosova nuk ėshtė e lirė. Nė fakt, bėhet fjalė pėr pėrsėritje tė iluzioneve, pėr pėrsėritje tė gėnjeshtrave dhe mashtrimeve, pėr pėrsėritje tė politikanėve.

    Kjo pėrsėritje ende duket e pasherr, madje ngjan ca edhe si e dobishme: si njė terapi lehtėsuese. Woody Alen nė njė vend thoshte se ‘nuk mund tė jeshė i lumtur pa pak vetmashtrim’. Pra, ia zbukuron pak pamjen vetes dhe fillon tė ndjehesh mė mirė. Madje, efektet zakonisht i tejkalojnė pritjet. Megjithatė, e gjithė kjo e ka tė pamundur tė mbetet me kaq, tė mbetet vetėm e kėtillė. Pashmangshėm ėshtė edhe njė lloj tjetėr i pėrsėritjes, aspak i pavarur nga ky i pari. E kam fjalėn pėr pėrsėritjen e fakteve brutale, objektiviteti i tė cilave tė bėn tė ēirresh ose tė lė tė nemitur, pasojat tragjike tė tė cilave ndjehen larg dhe kushtėzojnė gjatė. Nuk mund tė gjesh njė brez tė vetėm tė shqiptarėve tė Kosovės tė cilėt nuk e pėrjetuan sė paku njė luftė tė pėrgjakshme dhe shumė demonstrata e persekutime masive. Pėrkundėr kėsaj, po t’u thuhej shqiptarėve tė Kosovės, atėherė kur Kosova e fitoi autonominė e brishtė tė vitit 1974, se pas njė ēerek shekulli, njėfarė lideri serb i quajtur Milosheviq do t’i masakrojė me mijėra shqiptarė dhe do t’i dėbojė mbi njė milion prej tyre, askush s’do tė besonte. Ja qė pikėrisht kjo ndodhi, vetėm dy dekada e gjysmė pasi qė shqiptarėt e Kosovės menduan se fituan Republikėn e cila vetėm edhe emrin nuk na e kishte tė tillė. Autonomia nuk ėshtė Republikė, para sė gjithash meqė ėshtė i mundur revokimi i saj nga ana e atyre qė ndodhen sipėr autonomisė. Zatėn, mu ashtu edhe sikurse ngjau nė vitin 1989.

    Sa mė thellė qė futet thika e decentralizimit nė Kosovė aq mė shumė bombardohet populli me fjalitė qė e paraqesin pavarėsinė e Kosovės si tė pashmangshme. Pėr ēdo vit, tregojnė se si viti i ardhshėm patjetėr ėshtė ai i pavarėsisė. Ende qarkullojnė premtimet se si viti 2006 ėshtė vit i pavarėsisė, mbase vetėm deri nė vjeshtėn e kėtij viti kur do tė na thonė se viti 2007 ėshtė nė tė vėrtetė vit i pavarėsisė! Ky avaz makabėr i krimit tė heshtur ndaj njė populli tė tėrė, ka pėr qėllim qė t’i relaksojė qytetarėt para se t’i mashtrojė ata. Madje, kėtė avaz (pa)vetėdijshėm e konstatoi edhe vetė Albert Rohan para disa javėve kur pat deklaruar se sa mė shumė qė po pėrmendet pavarėsia, aq mė mirė po ecin negociatat!

    Negociatat kanė pėr temė decentralizimin. Decentralizimi kryekėput po ndėrtohet mbi baza etnike, prej fillimit ishte njė ēėshtje tėrėsisht politike, dhe pa dyshim se ka tė bėjė me apetitet territoriale tė Serbisė. Andaj, rezultati i decentralizimit do tė jetė palestinizimi i Kosovės me dy fushėbetejat kryesore tė luftės sė ardhshme: pjesėn veriore dhe atė lindore tė Kosovės. Nga kėrcėnimi real i quajtur Serbi, jo pak njerėz nė Kosovė – tė ndikuar nga politikanėt qė duan ta zbrapsin pakėnaqėsinė e popullit pėr tė vazhduar shfrytėzimin e tij – thonė se Serbia nuk lufton mė, se ajo ėshtė lodhur dhe s’ka kapacitet pėr luftėra tė reja, se agresionet serbe i takojnė sė kaluarės e cila nuk do tė pėrsėritet kurrė mė. Sė pari, Milosheviqi edhe ashtu nuk e ka pranuar asnjėherė se Serbia ka luftuar nė Bosnjė. Serbia gjithmonė i ka pėrdorur serbėt lokalė si ushtarė pėr programet e veta hegjemoniste dhe tė cilėt i ka pajisur me armatim, oficerė dhe plane strategjike. Sė dyti, pėrveēqė ushtria e Serbisė po e shton dhe pėrsos armatimin e saj, janė me dhjetėra mijėra kriminelė tė shumėfishtė nė Serbi qė kanė marrur pjesė nė luftėrat e ish-Jugosllavisė. Ata edhe mė tutje zėnė pozita nė tė gjitha nivelet nėpėr strukturat e pushtetit atje, dhe rreziku sigurisht se ėshtė evident. Nė njė moment tė volitshėm politik, me lehtėsi tė pamendueshme pėr politikanėt negociator tė Kosovės, ata mund tė sajojnė incidente nėpėr vendbanimet e serbėve tė Kosovės pėr t’ua organizuar rebelimin atyre drejt realizimit tė Republikės Serbe pėrbrenda autonomisė sė Kosovės nė kuadėr tė Serbisė. Tė mendohet se Serbia do tė heq dorė nga Kosova gjatė kėtyre negociatave ėshtė naivitet jo vetėm politik. Serbia nuk hoqi dorė nga Kosova edhe kur u bombardua nga NATO-ja, e aq mė pak do tė heq dorė tash kur i ėshtė legjitimuar vendimmarrja pėr Kosovėn nė Vjenė, dhe kur dihet se pas rėnies sė Milosheviqit ajo u reahabilitua plotėsisht nga bashkėsia ndėrkombėtare.

    Kroacia dhe Bosnja nė aspekte tė ndryshme tė tyre po pėrsėriten nė Kosovė. Pikėrisht ngase Serbia nuk ka ndryshuar. Atė qė dikur Serbia sikletisej ta realizonte shumė shpejt me deportime masive dhe gjenocid, tash po e bėn me negociata dhe presion tė gjerė politik e diplomatik. Dhe, kėsaj radhe nuk do (mbase nuk ka as nevojė) qė tė konfrontohet me faktorėt ndėrkombėtar. Zhvillimet e viteve tė ’90-ta nė ish-Jugosllavi, nuk po pėrsėriten nė Kosovė nė masėn nė tė cilėn ka ndryshuar Serbia. Por dihet e shihet qartė se sa ka ndryshuar ajo...

    Shumica dėrrmuese e mediave dhe ‘intelektualėve’ nė Kosovė i janė bashkuar linjės zyrtare. Ata problematizojnė me dilema tė llojit: Nuk dihet se a do ta kemi ulėsen nė OKB?! Natyrisht qė me ose pa vetėdije po e pėrgatisin terrenin qė edhe pa ulėse nė OKB pėr Kosovėn tė thonė se e kemi pavarėsinė. Ngase, pikėrisht kjo u nevojitet politikanėve tė negociatave. Pra, pas negociatave tė thonė se pavarėsinė e kemi por ja qė vetėm ulėsen nė OKB s’e kemi. Kėshtu do tė thonė edhe pėr ushtrinė qė do tė na mungojė, edhe pėr ministrinė e punėve tė jashtme dhe ambasadat nėpėr botė tė cilat nuk do tė na i japin, e madje do ta kamuflojnė disi edhe Republikėn Serbe pėrbrenda Kosovės tė cilėn po e ndėrtojnė nėpėrmjet decentralizimit dhe ‘eksterritorialitetit’ tė kishave e manastireve ortodokse. Elementet esenciale dhe themeltare tė shtetit tė pavarur dhe sovran duan t’i paraqesin s’i elemente qė (hė pėr hė) i mungojnė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės i cili do tė dalė nga kėto negociata me Serbinė. Doza e gjithmonė tė njėjtit mashtrim do tė rritet qė tė mos tretet agonia kolektive ku mundohen qė sa mė thellė ta kredhin popullin.

    Dikur moti pėrsėritjet kuptoheshin nga rrėfimet e gjyshėrve dhe tė stėrgjyshėrve pėr gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit e tyre. Mė vonė, mėsimi i historisė sė shkruar na e zbulonte pėrsėritjen. Sot, pėrsėritjen po e pėrjetojmė brenda fare pak dekadave, brenda jetės sė secilit prej nesh. Pėrsėritjes po i ngutet. Po neve?
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  6. #66
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Dy negociatorėt
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 10 May 2006



    Politikanėt negociator tė Kosovės, takohen mė shpesh me UNMIK-un dhe gjithfarė politikanėsh e diplomatėsh qė vijnė si emisarė nga bota, sesa ndėrmjet vete. Pėr takimet e tyre me qytetarėt qė kinse i pėrfaqėsojnė s’ka se as ēfarė tė flitet. Madje, kėta negociatorė kosovar edhe kur takohen mes vete zakonisht janė tė shoqėruar edhe me ca zyrtarė ndėrkombėtarė aty pranė. Nėse gjatė kėtyre takimeve bisedojnė ndonjėherė ndaras nga ndėrkombėtarėt ata menjėherė ndjehen disi me faj dhe sakaq i afrohen ndonjėrit prej tyre qė i vėzhgon. Ndėrkaq, kur dalin jashtė sallave e zyreve tė mbledhjeve nė pauzat e kafes apo drekės, atėherė ngjajnė me ca nxėnės tė cilėt kanė dalur nė pushimin ndėrmjet orėve tė mėsimit nė korridor dhe asgjė nga ato qė bisedojnė nuk ka tė bėjė mė me mėsimin. Pushimi ėshtė argėtim, zbavitje, ėshtė arratisje nga ajo qė ėshtė e mundimshme, e qė nė rastin tonė ėshtė pikėrisht ēėshtja e Kosovės.

    Marrėdhėniet e kėtilla janė faktor i rėndėsishėm qė jo vetėm afirmon pushtetin e UNMIK-ut mbi ta por edhe ia lehtėson atij menaxhimin politik. UNMIK-u takon veēmas secilin, pastaj i takon nga disa, i takon shumicėn sė bashku, dhe analizon i qetė atje lart se si tė sundojė sa mė lehtė me kėta poshtė.

    Edhe atėherė kur rastis qė kryetarė ose nėnkryetarė tė partive politike tė takohen pa ndėrkombėtarėt nė tavolinė, si gjithnjė nė ndonjė restoran luksoz ku darka pėr person kushton mė shumė se pensioni apo asistenca sociale mujore, edhe atėherė, ata nuk takohen pėr ēėshtjen e Kosovės, pėr hallet e popullit dhe tė ardhmen e tij, por ata zateten pėr probleme tė partive tė tyre politike, pėr koalicionet, intrigat, dredhitė qė janė bėrė, po bėhen dhe ato qė mendojnė t’i bėjnė, pėr aleancat pėr ta sjellur dikė nė ndonjė pozitė dhe pėr ta rrėzuar njė tjetėr nga pozita aktuale, pėr bizneset e pista nė llogari tė xhepit tė qytetarėve etj.etj. Zaten, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės i kanė ndarė zonat e interesit: UNMIK-u pasuritė e Kosovės (ndėrmarrjet publike dhe shoqėrore), ndėrsa Qeveria djersėn e popullit (buxhetin e Kosovės i cili shpenzohet aq shumė pėr ta mbajtur vetė Qeverinė!). Shqetėsimet dhe brengat e tyre janė brenda llojit tė tyre, njė lloj ky i shkėputur nga populli dhe mirėqenia e tij qė mungon. Tė hysh nė politikėn zyrtare nė Kosovė do tė thotė tė hysh brenda kornizave tė njė sistemi tė huaj qė i ėshtė mbivendosur padrejtėsisht popullit tė cilin e shtyp. Hyrja nė kėtė sistem ėshtė dalje prej popullit. Ngjitja nė kėtė sistem ėshtė largim prej popullit. Andaj, politikanėt qė bėhen kryeministra, rejtingun mė tė mirė e kanė ditėn e parė tė punės. Njė ditė mė pas ai fillon tė bjerė pa u ndalur deri nė momentin kur tė shtrydhur si limoni e hudhin tutje. Ka njė barcoletė pėr kėtė gjė. E kishin pyetur Bajram Kosumin pse kishte dhėnė dorėheqje. Bajram Kosumi ishte pėrgjigjur: “Nuk mė treguan!”.

    Ndonėse e pėrbashkėta e kėtyre politikanėve tė sistemit, kryesorėt prej tė cilėve po negociojnė me Serbinė, ėshtė aq e madhe saqė s’ka aq letėr e durim qė tė pėrshkruhet e shpjegohet, kjo s’do tė thotė se tė veēantat e tyre janė tė vogla. Mirėpo, as ato nuk janė tė rastėsishme, dhe atė, mu nė masėn qė janė tė projektuara pėr nevojat e proceseve tė nisura e tė kontrolluara nga regjimi antidemokratik i UNMIK-ut. Kėtu po i trajtoj shkurtimisht dy eksponate gjithnjė e mė tė rėndėsishme, ngase gjithnjė e mė tė dėmshme: Lutfi Hazirin dhe Bajram Rexhepin.

    Lutfi Haziri, ishte kryetar i Komunės sė Gjilanit dhe Kryetar i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės. Jo rastėsisht ai u zgjodh pėr promovimin e decentralizimit dhe pėr shtyerjen e decentralzimit sa mė lartė nė agjendėn politike vendore. Dhe mandej, pikėrisht Lutfi Haziri bėhet Ministėr i Pushtetit Lokal. Tashmė dihet se decentralizimi mė sė shumti e rrezikon Anamoravėn duke e rrethuar e izoluar kėsisoj Luginėn e Preshevės. Pra, njė person i cili ka lindur nė Llovc tė komunės sė Gjilanit, dhe i cili ėshtė ‘rritur’ politikisht nė Gjilan, e zgjedhin pėr promovues dhe bartės tė decentralizmit nė Kosovė, njė projekt ky qė e ka origjinėn nė Beograd. Kohėve tė fundit, Lutfi Haziri i ka shpeshtuar deklaratat pėr atė se si nuk do tė ketė marrėveshje tė pjesshme nė Vjenė pa u arritur marrėveshja pėr tėrėsinė, pėr statusin e Kosovės. Paralelisht me kėtė, ai ka zėnė t’i pėrmend ca elefanta duke aluduar nė faktorėt e fuqishėm ndėrkombėtar dhe pėr atė se si ata nuk do tė na pyesin neve. Me kėtė deklaratėn e dytė, Lutfi Haziri sigurisht se mėton tė shfajėsohet paraprakisht pėr atė qė ende nuk ka ndodhur por qė ai e ndjen se do tė ndodhė e tė cilėn gjė ia fsheh opinionit publik – faktin se decentralzimi do ta fragmentojė Kosovėn pėrderisa kjo s’ka sovranitet. Ndėrkaq, me deklaratėn e parė ai mundohet ta relaksojė popullin dhe ta mjegullojė njė fakt tjetėr – oferta kosovare pėr komunat e reja edhe vetėm si e tillė ėshtė e tmerrshme e lėre mė qė kompromisi do tė jetė edhe mė poshtė se kaq. Me kėso ofertash, negociatorėt kosovar po e zbresin keqas pazarin, po e definojnė shumė ultė maksimumin dhe me kėtė sjellje tė tyren kėta padyshim se kanė pėrgjegjėsi historike pėr vendimet qė do tė merren.

    Nė anėn tjetėr, Bajram Rexhepi u zgjodh nga UNMIK-u dhe qarqe tė caktuara ndėrkombėtare qė ta bėjė koncesionin e pafalshėm pėr Mitrovicėn si njė qytet me dy komuna. Edhe ky, aspak rastėsisht. Bajram Rexhepi, vjen vetė nga Mitrovica, gjatė luftės i ndihmoi e shėrbeu UĒK-sė, andaj ėshtė besuar se ka kredibilitet tė mjaftueshėm pėr tė lėshuar pe pa pasur ndonjė reaksion tė fuqishėm popullor qė do ta kundėrshtonte. Se Bajram Rexhepi ėshtė i gatshėm pėr kėtė lojė nė kurriz tė Kosovės, UNMIK-u i kishte disa dėshmi. Bajram Rexhepi nė qershor tė vitin 1999 nuk ndėrrmori asgjė qė organizohej vendosja e UĒK-sė nė veri; Bajram Rexhepi nuk bėri asgjė qė tė integrohej Mitrovica edhe pse pas luftės ishte pėr vite me radhė kryetar komune aty; Bajram Rexhepi gjersa ishte kryeministėr i Kosovės, saktėsisht me datėn 23 korrik 2004, e bėri projektin e decentralizimit projekt qeveritar vendor; Bajram Rexhepi ishte punėtori mė i devotshėm i UNMIK-ut gjatė demonstratave tė 17 e 18 marsit tė vitit 2004. Dhe tash, Bajram Rexhepi duke propozuar komunėn serbe nė veri tė Mitrovicės e legalizoi pastrimin etnik qė iu bė atje shqiptarėve nė shkurt tė vitit 2000, me ē’rast ky vetėm bėnte sehir atėherė kur u dėbuan 11.364 shqiptarė prej shtėpive tė veta. Deklaratat e Bajram Rexhepit se ėshtė e arsyeshme qė serbėt tė kenė njė qendėr urbane nė Kosovė, vetėm sa e shpėrfaqin logjikėn e ndarjes etnike territoriale tė cilėn ky e ka pranuar.

    Lutfi Haziri dhe Bajram Rexhepi definitivisht po hyjnė nė histori. Pėr tė keq, sigurisht.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  7. #67
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Deziluzionimi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Thursday, 18 May 2006


    Nė fillim tė viteve tė ’90-ta, udhėheqja politike e Kosovės besonte (ose mashtonte) se pėr dallim nga vendet e tjera tė ish-Jugosllavisė tė cilat synonin e shpallnin pavarėsi por ishin kapluar nga zjarri dhe mizoritė e luftės, Kosova e cila gjithashtu ishte shpallur Republikė dhe aspironte tė pavarėsohej, kishte evituar luftėn dhe pasojat lemeritėse e rrėnuese tė saj. Pra, pėr dallim nga Sllovenia e sidomos nga Kroacia e Bosnja nė tė cilat forcat shtetėrore serbe kryen krimet mė tė tmerrshme nė Evropė qė prej pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Kosova, sipas politikanėve tė saj, kishte shpėtuar nga kjo mynxyrė! Kishte politikanė qė besonin se njėmend ishte kėshtu por kishte edhe tė atillė qė po e mashtronin popullin ngase ashtu u levėrdiste vetė atyre: ata jetonin mirė dhe s’i trazonte kush. Ndonėse tė gjithė kėta nuk janė njėsoj fajtorė, dėmi dhe pėsimet qė ata me sjelljen e tyre i shkaktonin njė populli tė tėrė nuk dallonin. Kėsisoj, ata politikanė, shumė prej tė cilėve sillen vėrdallė politikės edhe sot e kėsaj dite, e paraqisnin logjikėn dhe mėnyrėn e tyre si mė tė menēurėn nė ish-Jugosllavi – ajo, gjithnjė sipas tyre, po e kursente popullin e Kosovės nga lufta. Kėta politikanė, pamjet e luftės me shumė gjakderdhje dhe viktima nė Kroaci e Bosnjė, i pėrdornin nė ligjėrimin dhe retorikėn e tyre si njė dėshmi se sa tė menēur ishim treguar ne! Njėkohėsisht, pėrmes kėtij diskursi qė dominohej nga pasojat kroate dhe boshnjake gjatė luftimeve por ku minimizoheshin rrėfimet pėr trimėritė dhe heroizmat e kroatėve e boshnjakėve qė luftonin me forcat serbe, arsyetohej kėrkesa nga lart pėr durimin e popullit, vazhdimin e qetėsisė sė qytetarėve, dhe pėr mosballafaqimin e tyre me okupatorin e egėr dhe sundimin e tij shtypės. Fjalia kryesore me tė cilėn politikanėt kryesorė atėbotė i drejtoheshin popullit ishte: ‘Mos bini nė provokime!’ Dhuna dhe terrori i Serbisė reduktoheshin nė provokim nė tė cilin populli nuk duhej tė binte.

    Paralelisht me kėtė, politikanėt asnjėherė nuk harronin ta theksojnė se ‘ne jemi me Amerikėn!’ Kėta politikanė mbase edhe ishin me SHBA-tė, por s’dukej farė reciprociteti nė kėtė marrėdhėnie. Pėrfundimisht kjo u bė e qartė nė konferencėn e Dejtonit, atėherė kur u plotėsua kėrkesa e Milosheviqit qė tė mos hapej fare ēėshtja e Kosovės si temė. Nė mėnyrė qė nė Bosnjė tė ndalet lufta dhe ajo nga fushėbetejė tė bėhej temė diskutimi, Kosova u pėrjashtua. Viti 1995 shėnoi edhe njė ngjarje shumė tė rėndėsishme jo vetėm pėr vendin ku ngjau: humbjen dhe thyerjen e madhe ushtarake tė Serbisė nė Kroaci. Kėto dy ngjarje, shpalosėn dy fakte shumė domethėnėse, tė cilat populli ynė i kishte ditur gjithmonė, por tė cilat ishin maskuar nga politikanėt. E para, interesimi dhe intervenimi ndėrkombėtar pėrcaktohej mė parė nga interesat dhe forca sesa nga parimet dhe morali. Kot kishim ‘rezistuar pasivisht’ pėr vite me radhė. Ēdo herė kishte diēka tjetėr mė urgjente pėr bashkėsinė ndėrkombėtare. Dhe e dyta, njė popull duke u organizuar dhe duke luftuar e ēliron veten dhe pikėrisht atėherė ai fiton mė sė shumti mbėshtetje nga bota. Pa dyshim se kroatėt ishin dėshmi pėr kėtė. Rrjedhimisht, u pa se durimi jo vetėm qė ta rrėnonte dinjitetin por ai nuk jepte kurrfarė rezultatesh pozitive. U pa se durimi ishte interes i Serbisė: njė sistem kriminal nuk do dhunė tjetėr pėrveē asaj tė tijėn; njė regjim okupator nuk do forcė tjetėr pėrveē tė tijėn. Dhe mbi tė gjitha, u pa se rruga drejt lirisė nuk kalon nėpėr nėnshtrim: u pa se nuk e kishim evituar luftėn por vetėm sa e kishim shtyrė atė pėr mė vonė; u pa se vetėm po i rrisnim humbjet e ardhshme nė pėrmasat e njė tragjedie duke e vonuar ballafaqimin me armikun.

    Nė vitet 1997 dhe 1998, vetėdijėsimi ishte deziluzionim politik. Niste me largimin e iluzioneve, vazhdonte me moslejimin e tyre. Njerėzit po e kuptonin se liria nuk vjen vetė, se pavarėsinė kot e pret. Andaj njerėzit filluan tė refuzojnė tė mashtroheshin: nuk pranonin qetas si dikur qė dikush t’u thoshte se viti i ardhshėm ėshtė ai i pavarėsisė ngaqė pėr ēdo vit ashtu u thuhej. Njerėzit nuk donin tė pritnin – ata donin tė vepronin. As sot nuk ėshtė ndryshe anipse kanė ndodhur aq shumė gjėra. Shumėsia e ngjarjeve jo gjithmonė pėrcjellet me ndryshim tė situatės, dhe mandej vetėdija pėr kėtė zbulon mungesėn e kualitetit ose madje edhe falsitetin e asaj qė besohej tė ishte njė e vėrtetė e pakontestueshme, e pėrbotshme.

    Sot, jemi dėshmitarė se si politikanėt negociator duan me ēdo kusht ta zmbrapsin revoltėn e popullit dhe tė shfajėsohen pėr koncesionet qė bėjnė, gjithnjė pėrmes premtimeve tė rreme pėr pavarėsinė e Kosovės gjatė kėtij viti dhe nė emėr tė kėsaj. Mirėpo, prej dje filluan edhe deklarimet e para se si pėrcaktimi i statusit po shtyhet nė vitin tjetėr, dhe atė prej vetė kryendėrmjetėsuesit Marti Ahtisari. Nėpėrmjet negociatave me Serbinė, Kosova mund ta fitojė pavarėsinė dhe sovranitetin vetėm nėse Beogradi pajtohet. Kur Serbia tash sė voni i keqėsoi marrėdhėniet me BE-nė pėr ēėshtjen e Ratko Mladiqit, ėshtė naivitet shumė i rrezikshėm tė besohet se ajo pėr hir tė integrimeve evropiane do tė lėshojė pe lidhur me ēėshtjen e Kosovės. Faktorėt ndėrkombėtarė gjithmonė zgjedhin rrugėn e rezistencės mė tė vogėl. Ata gjithnjė vėzhgojnė me kujdes dhe respektojnė gatishmėrinė e pushteteve dhe popujve pėr kundėrvėnie dhe ballafaqim. Ashtu siē ėshtė sot e defaktorizuar politikisht dhe institucionalisht Kosova, nuk ėshtė ēudi qė ka aq pak mbėshtetje pėr pavarėsinė e saj dhe sovranitetin pėr tė. Askush s’preferon tė lidhet me tė dobėtin, me atė qė disi ka harruar se nuk ka popull tė pafuqishėm. Edhe ajo pėrkrahje ekzistuese e disa zyrtarėve tė ndryshėm nga bota gjithmonė ėshtė disi jozyrtare, e thėnė zakonisht nė ndejat private me politikanėt e Kosovės. Efektet kryesore tė kėsaj, tė qėllimshme apo tė paqėllimshme qofshin ato, rezultojnė veēse nė relaksim tė politikanėve kosovar si dhe nė pėrhapjen e kėtij relaksimi te qytetarėt.

    Deklarata e fundit e Ahtisarit ėshtė edhe njė provė tjetėr se bashkėsia ndėrkombėtare nuk e ka ndėrmend qė ta detyrojė Serbisė tė pranojė pavarėsinė e Kosovės. Madje, presioni gjithnjė e mė i madh do tė jetė i drejtuar kah Kosova. Kryesisht te populli i saj, jo aq te politikanėt tė cilėt asnjėherė nuk bėjnė aq rezistencė tė mjaftueshme e cila sė paku do ta bėnte presionin tė dukej. Jo vetėm qė ‘statusi final’ pėrfundimisht u bė vetėm ‘status i ardhshėm’ por edhe ky tash po shtyhet. Natyrisht se nuk janė tė marrė tė thonė se statusi po shtyhet pėr vitin 2010 apo 2012; ata pėrherė do ta shtyjnė statusin vetėm edhe pėr njė vit tjetėr qė tė mos veniten iluzionet tė cilat e sigurojnė qetėsinė e qytetarėve nė llogari tė tė cilėve vazhdohet me status quo-nė. Edhe njėherė, pėr kushedi tė satėn herė me radhė brenda pak dekadave, nė shkallė tashmė kolektive, vetėdijėsimi ėshtė deziluzionim.

    Nė planin afatgjatė, ne ose do tė tretemi ose do tė pėrshtatemi. Andaj duhet tė ballafaqohemi. Qysh tash dhe pandėrprerė. Nėse duam tė jemi.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  8. #68
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Populli si zgjidhje
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 24 May 2006


    Pavarėsia e Malit tė Zi, ėshtė njė lehtėsim pėr Kosovėn meqė ėshtė zvogėluar serbizmi, mirėpo kjo vetėm me kusht qė populli i Kosovės ta marrė fatin nė duart e veta. Pėrndryshe, nėse politika orientohet te lėvyrja ndaj faktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtar ose te shpresa se Serbia do tė heqė dorė edhe nga Kosova, do tė jetė shumė mė vėshtirė se pėrpara: Serbia i pushoi aspiratat ndaj Malit tė Zi nė mėnyrė qė t’i pėrforcojė ato ndaj Kosovės.

    Para ardhjes sė Milo Gjukanoviqit nė pushtet, prej se ekziston Mali i Zi, ēdo herė kur ai ishte bashkė me Serbinė, dhe pavarėsisht se ēfarė ishte shkalla e kėsaj ndėrlidhjeje me Serbinė, kjo ka qenė me vetėdėshirėn e Malit tė Zi. Edhe nė mbretėrinė serbo-kroate-sllovene, edhe nėpėr tė gjitha jugosllavitė pėrgjatė shekullit XX, Mali i Zi nuk ndodhej aty nė kundėrshtim me vullnetin e vet. Populli malazez realisht nuk ishte i shtypur, nuk ishte i nėnpėrfaqėsuar nėpėr institucionet e sistemit dhe ndaj tij nuk u ushtrua dhunė ose trysni me qėllim qė tė dėbohej nga trevat ku ndoodhej. Tė dielen qė shkoi, populli i Malit tė Zi nėpėrmjet referendumit e ushtroi tė drejtėn e tij pėr vetėvendosje. Populli vendosi pėr njė shtet tė pavarur dhe sovran tė Malit tė Zi duke u shprehur kėsisoj kundėr rendit kushtetues dhe juridik ekzistues i cili e konsideronte Malin e Zi si pjesė pėrbėrėse tė Unionit Serbi-Mal i Zi. Tash, Mali i Zi u shkėput nga Serbia, pėr dallim nga e kaluara kur i bashkohej ose rrinte bashkė me tė.

    Kosova ėshtė rasti i kundėrt. Kosova asnjėherė nuk ishte me vetėdėshirė bashkė me Serbinė dhe gjithmonė populli i saj ishte i shtypur, i diskriminuar, i terrorizuar ndėrkohė qė pasuritė e tij ekspoatoheshin egėrsisht dhe plaēkiteshin vazhdimisht. Shqiptarėt persekutoheshin, shpronėsoheshin, dėboheshin nė Kosovėn ku sistematikisht sjelleshin kolonė tė rinj nė mėnyrė tė organizuar nga shteti serb. Pėrderisa Mali i Zi i cili me vetėdėshirė ndodhej bashkė me Serbinė u lejua tė pavarėsohej, Kosovės e cila u okupua me dhunė, vazhdon t’i mohohet vetėvendosja. Pėrderisa malazezėt – qė luftuan krah pėr krah me serbėt nė tė gjitha fushatat militariste, agresive dhe kriminale tė regjimit tė Milosheviqit – u shkėputėn nga Serbia, populli i Kosovės i cili ishte viktimė e kėtyre fushatave tė planifikuara mbetet i varur nėn administrimin e UNMIK-ut dhe pa sovranitet i cili nominalisht ende i takon dhe i ruhet Serbisė. Mali i Zi i cili nuk ka as 1/3 e banorėve tė Kosovės, pėr dallim nga Kosova, vendosi lirshėm pėr fatin e vet. Mali i Zi, nė tė cilin rreth 1/3 e popullatės janė deklaruar serbė, pėr dallim nga Kosova ku serbėt nuk janė as 10% edhe po tė ktheheshin ata qė ikėn, e shprehu vullnetin e vet pėr tė ardhmen e vet. Ēėshtja ėshtė se Mali i Zi nuk administrohet nga Rezoluta 1244 sikur ne, dhe, njėkohėsisht me kėtė, popullin e tij nuk e trullosin politikanė qė janė injorantė atėherė kur nuk janė tė poshtėr.

    Sfida pėr Malin e Zi nuk ishte aspak e lehtė. Dihet qartė se politika e jashtme e BE-sė, e pėrfaqėsuar kryesisht prej Havier Solanės, prej rėnies sė Milosheviqit e kėndej, hapur ishte kundėr pavarėsimit tė Malit tė Zi. Madje, dihet botėrisht se kushtetutėn e Unionit Serbi-Mal i Zi e kanė hartuar kėshilltarėt e Solanės. Pėrkundėr presionit tė jashtėzakonshėm qė kishte qeveria e Gjukanoviqit, ai ngadhėnjeu meqenėse pėrfaqėsonte popullin e tij nga i cili nuk shkėputej. Ai besonte nė popull dhe ishte i bindur se askush s’kishte se ēfarė i bėnte njė populli – vullneti i popullit ėshtė i pandalshėm. Qeveria nė tė cilėn gjendej Gjukanoviqi bazohej nė parimet qė pėrfillnin vullnetin dhe interesat e popullit tė Malit tė Zi, nė vlerat qė marrin nė konsiderim historinė e popullit dhe aspiratat e tij pėr tė ardhmen.

    Nė Kosovė ėshtė krejtėsisht ndryshe. Dihet se mund tė votosh pėr kėtė apo pėr atė parti politike, sikurse qė mund tė votosh edhe pėr njė tjetėr parti nė zgjedhjet e ardhshme po qe se nuk je i kėnaqur me atė tė deritashmen. Mirėpo, nuk mund tė votosh pėr njė tjetėr lloj qeverisjeje, nuk mund tė votosh pėr njė rend kushtetues dhe njė sistem politik qė beson se ta pėrfaqėson vullnetin e t’i mbron interesat, nuk mund tė votosh nė referendum pėr t’u shkėputur nga Serbia, nuk mund tė votosh nė referendum pėr mėvetėsi e sovranitet. Mediat e Kosovės dhe tavolinat e kafeneve janė tė mbushura me debatet pėr karakteret dhe veset e politikanėve tė caktuar: Ēeku ėshtė i kėtillė, Haradinaj i atillė, Thaēi ėshtė kėshtu, Rugova ishte ashtu etj. Pėrveēqė nuk ka diskutime pėr idetė dhe veprimet politike por vetėm pėr sjelljet individuale tė politikanėve, nuk ka trajtime dhe shqyrtime tė parimeve dhe vlerave mbi tė cilat janė themeluar dhe ku e mbėshtesin funksionimin e tyre institucionet e sistemit. E, pikėrisht vetėm asisoj kuptohen dhe mund shpjegohen fenomenet dhe rrjedhat politike pasojat nė rritje tė tė cilave i jetojmė pėr ēdo ditė. Nė fund tė fundit, pikėrisht ashtu do tė zbuloheshin edhe arsyet e shkaqet e sjelljeve tė caktuara tė politikanėve tė caktuar, tė cilėt tė vetėmjaftueshėm nė pashallėqet e ndėrtuara nė kurriz tė popullit dhe tė cilat ua toleron UNMIK-u pėr t’i bėrė tė dėgjueshėm, kanė hall veten e tyre dhe vetėm veten e tyre. Ata vazhdojnė tė negociojnė pėr Kosovėn me Serbinė ndėrkohė qė Oli Rehn, si pėrfaqėsues i BE-sė, i ndėrpreu negociatat pėr marrėveshjen e stabilizim asociimit me Serbinė pėr shkak tė mosdorėzimit tė Ratko Mladiqit! Politikanėt e Kosovės vazhdojnė tė negociojnė me Serbinė pėr territorin e Kosovės dhe tė ardhmen e 2 milionė njerėzve, edhe atėherė kur BE-ja e refuzon Serbinė si bashkėbiseduese pėr ēėshtjen e njė krimineli (ndonėse me njė biografi tė tmerrshme)! Pėr mė keq se kaq, kėta politikanė pėrpiqen ta mashtrojnė popullin se si kėto negociata me Serbinė nuk janė pėr status por pėr ēėshtje tė tjera. Pėrderisa Serbia nuk heq dorė nga Kosova ēdo gjė me Serbinė ėshtė ēėshtje e statusit. Serbia e la bukur lehtė tė shkonte Malin e Zi, meqenėse po fokusohet nė Kosovė. Nė marrėdhėnien e Serbisė me Malin e Zi, korniza legale juridike nuk ishte as pėr sė afėrmi e favorshme pėr Serbinė sikurse qė ėshtė te rasti i Kosovės. Po ashtu, pėr dallim nga Mali i Zi, procesi politik aktual nė marrėdhėnien ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, pra procesi i negociatave ku problematizohet njė ēėshtje aq thelbėsore siē ėshtė rregullimi i brendshėm territorial i Kosovės (shtėpisė sonė!) ėshtė jashtėzakonisht i volitshėm pėr Serbinė. Nė njėfarė mėnyre po pėrsėritet fillimi i viteve tė 90-ta. Atėbotė Serbia hoqi shpejt dorė nga Sllovenia pėr t’u pėrqendruar nė betejat nė Kroaci e mė pastaj nė Bosnjė. Tash, po heq dorė nga Mali i Zi pėr ta rimarrur Kosovėn pasi qė ta ketė copėtuar atė pėrbrenda nėpėrmjet decentralizimit dhe zonave tė veēanta rreth kishave e manastireve ortodokse. Pavarėsia e Malit tė Zi, ėshtė njė lehtėsim pėr Kosovėn meqė ėshtė zvogėluar serbizmi, mirėpo kjo vetėm me kusht qė populli i Kosovės ta marrė fatin nė duart e veta. Pėrndryshe, nėse politika orientohet te lėvyrja ndaj faktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtar ose te shpresa se Serbia do tė heqė dorė edhe nga Kosova, do tė jetė shumė mė vėshtirė se pėrpara: Serbia i pushoi aspiratat ndaj Malit tė Zi nė mėnyrė qė t’i pėrforcojė ato ndaj Kosovės. Mbase, ajo edhe mund tė ketė marrė premtime tė qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare nė kėtė aspekt. Zgjidhja pėr ēėshtjen e Kosovės fillon dhe mbaron me popullin, e kurrsesi nuk mund tė gjendet nė negociata me Serbinė pėr decentralizimin e Kosovės dhe territorializimin e trashėgimisė sė saj kulturore. Decentalizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ nuk janė zgjidhje. Ato janė problemi. Prishtinė, 24 maj 2006 Albin Kurti
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  9. #69
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    DĖMTOJE SERBINĖ, NDIHMOJE KOSOVĖN!
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 31 May 2006



    Me Serbinė ne nuk kemi kurrfarė marrėveshje tė paqes. Me Serbinė zyrtarisht jemi nė luftė ndonėse luftimet janė ndėrprerė. Pra, Serbia nuk ėshtė njė vend i zakonshėm pėr Kosovėn dhe aq mė pak njė vend fqinj. Serbia ėshtė armiku ynė. Serbia ndodhet brenda nė Kosovė me strukturat e saj militariste dhe administrative por edhe me mallrat qė ne i konsumojmė. Serbia hapur dhe qartė planifikon qė ta rimarrė Kosovėn tėrėsisht por kėsaj radhe pasi qė ta ketė copėtuar atė pėrbrenda nėpėrmjet decentralizimit dhe zonave tė veēanta pėrreth kishave e manastireve ortodokse. Armikun nuk duhet ta ndihmojmė. Armikun duhet ta dėmtojmė. Prandaj, nuk duhet t’i blejmė produktet e Serbisė sepse asisoj e forcojmė Serbinė dhe ushtrinė e saj kriminale qė ėshtė rrezik real pėr tė ardhmen tonė dhe, njėkohėsisht, nė mėnyrė indirekte e shpėrblejmė atė pėr mizoritė e saj njėshekullore nė Kosovė, pėr dėmet dhe shkatėrrimet sistematike dhe tė pamatshme tė saj. Pikėvėshtrimi i Serbisė pėr Kosovėn si territor qė duhet gllabėruar dhe si treg qė duhet mjelur janė tė ndėrlidhura ngusht me njėra-tjetrėn. Andaj edhe kėrkesa e Boris Tadiqit drejtuar UNMIK-ut pėr ta ndalur fushatėn e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!

    Duke eksportuar mallrat e veta nė Kosovė, vetėm gjatė vitit 2005, Serbia i mori nga Kosova 175 milion euro. Nė fakt, ajo nuk i mori por ne ia dhamė ato duke i blerė produktet qė ajo i sjell nė Kosovė. Madje, edhe kjo shifėr paraqet vetėm 40% tė importit tė Kosovės nga Serbia, meqė pjesa tjetėr nuk regjistrohet fare. Rrjedhimisht, 437.5 milion euro shkojnė pėr ēdo vit nga Kosova pėr nė Serbi. Kjo paraqet mbi 1/3 e importit tė gjithmbarshėm vjetor tė Kosovės. Duke i blerė mallrat e Serbisė, njė fenomen ky kryesisht nė rritje, Serbia na ka ‘blerė’ neve si treg. Sovraniteti mbi Kosovėn i ruhet nominalisht Serbisė pikėrisht duke u ushtruar ai praktikisht nga UNMIK-u nė bazė tė Rezolutės 1244. Prandaj, pėrveēqė njerėzit nė Kosovė trajtohen vetėm si banorė tė Kosovės ngaqė nėnshtetėsi e jona konsiderohet ajo e Serbisė, ne jemi bėrė edhe konsumatorė tė produkteve tė Serbisė, tregu mė fitimprurės i sė cilės ėshtė pikėrisht Kosova.

    Me blerjen e mallrave tė Serbisė nė Kosovė, jo vetėm qė forcohet Serbia por edhe dobėsohet Kosova. Konkurrenti kryesor i prodhuesve vendor tė Kosovės janė prodhuesit gati tė pakonkurrencė tė Serbisė. Politika fiskale nė Kosovė, e imponuar nga UNMIK-u gjithnjė duke u bazuar nė Rezolutėn 1244, i favorizon jashtėzakonisht shumė prodhuesit e Serbisė tė cilėt nuk paguajnė fare doganė dhe tė cilėve u kthehet TVSH-ja qė e kanė paguar nė Serbi! Pushteti nė Kosovė, jo qė nuk i favorizon dhe as nuk i subvencionon prodhuesit vendor, por nėpėrmjet politikės sė tmerrshme fiskale i lufton ata. Nuk besoj tė ketė njė rast tė ngjashėm ndokund tjetėr nė botė. Prodhuesit vendas nė Kosovė e kanė gjithnjė e mė tė pamundur tė jenė konkurrues nė treg. Kjo, kryesisht pėr shkak tė prodhimeve tė Serbisė e disa prej tyre posaēėrisht pėr shkak tė prodhimeve tė Serbisė. Ata thjesht ndodhen para bankrotimit. Kėsisoj, duke mos u forcuar prodhuesit vendor papunėsia vetėm sa rritet kurse prodhimi vendor bie. Degradimi ekonomik dhe social bėhet i pashmangshėm dhe gjithashtu me pasoja afatgjate. Prandaj, duke blerė mallra tė Serbisė, ndonjėri prej tė cilėve mund tė jetė edhe ca mė i lirė, ne nuk e luftojmė varfėrinė porse varfėrohemi edhe mė shumė. Blerja e mallrave tė Serbisė, e vazhdon dhe e rrit varfėrinė nė Kosovė. Ja njė ilustrim i thjeshtė. Njė produkt i Serbisė ta zėmė se kushton 90 centė. Po ai produkt, veēse prodhim i Kosovės, kushton njė euro. Njėri mund ta blejė produktin serb duke besuar se i ka fituar 10 centė. Nė fakt, ai i ka humbur njė euro e 90 centė! Sepse, nuk ia ka dhėnė prodhuesit vendor 90 centė, me ē’rast do tė forcohej Kosova dhe arsimi, shėndetėsia dhe shėrbimet publike nė Kosovė; nė anėn tjetėr, ėshtė pėrforcuar Serbia, e cila kėsisoj i rrit kapacitet e saj prodhuese dhe bėhet edhe mė e pakonkurrencė nė tregun kosovar: p.sh. herėn tjetėr produkti i saj ka fituar komoditetin qė tė shfaqen nė treg me ēmim prej 80 centė.

    Po ashtu, blerja e produkteve vendore ėshtė shumė mė e sigurtė. Pėr ēfarėdo defekti teknik ose cilėsor eventual nė produktet vendore kemi se ku tė trokasim – prodhuesit vendor janė nė Kosovė, adresat e tyre dihen. Ndėrkaq, pėr produktet e Serbisė s’kemi se ku tė ankohemi – prodhuesit e tyre atje nė Serbi janė tė paarritshėm pėr neve. Serbia nuk po i kthen kufomat e shqiptarėve qė vetė i ka vrarė, qė vetė i ka varrosur e zhvarrosur disa here, kurse tash i mban peng nėpėr varreza masive nėpėr Serbi, e lėre mė tė na ofrojė qasje te prodhuesit defektuozė atje!

    Njėkohėsisht, dihet se Serbia nuk i pranon targat e automjeteve tė Kosovės jo vetėm pėr arsye politike por edhe pėr motive ekonomike: kamionėt e Kosovės nuk mund tė shkojnė nė Serbi pėr tė eksportuar atje. Bilansi tregtar jashtėzakonisht negativ me Serbinė (nė vitin 2005 kemi eksportuar mallra nė vlerė prej vetėm 4.6 milionė euro pėrderisa kemi importuar 175 milionė euro!) ėshtė rrjedhim edhe i kėsaj. Vendet dhe popujt tjerė, edhe vetėm pėr kėtė arsye, pra pėr mungesė reciprociteti nė marrėdhėnie me Serbinė, do t’i kishin bojkotuar produktet e saj. E, neve kemi edhe aq shumė mė tepėr arsye tė tjera, madje mė sė shumti nga tė gjithė. Arsye pėr shkak tė sė kaluarės: nė Serbi nuk ka as keqardhje, as pendesė, as drejtėsi pėr viktimat, as kėrkim falje, dhe as dėmshpėrblim nga ajo pėr humbjet, vuajtjet, ekspolatimin, rrėnimet dhe dėmet e shkaktuara nė Kosovė. Arsye pėr shkak tė sė sotmes: Serbia e cila kontrollon 25% tė territorit tė Kosovės po e rjep konsumatorin kosovar duke e deklasuar prodhuesin kosovar. Arsye pėr shkak tė sė ardhmes: Serbia do qė ta ripushtojė e risundojė Kosovėn ndėrkohė qė ne nuk zhvillohemi dot pa e nxjerrur Serbinė jashtė vendit tonė. E, Serbia vjen edhe si produkt ushqimor, si produkt farmaceutik, si produkt ushqimor e si material ndėrtimor. Natyrisht, para se tė vijė si polici e ushtri.

    Andaj, bojkotoni produktet e Serbisė, tri shifrat e para tė barkodit tė tė cilave janė 860! Ndihmojeni vendin tonė – Kosovėn. Dėmtojeni armikun tonė – Serbinė!
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  10. #70
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    RRUGA E POPULLIT: POPULLI NĖ RRUGĖ
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 07 June 2006


    Popullin e shtypur edhe ashtu e kanė lėnė nė rrugė. NE jemi nė rrugė. Le tė jemi duke u ballafaqur e jo duke pritur lėmoshė.

    Njė regjim antidemokratik i cili ka etabluar kontrollin mbi institucionet dhe sundimin mbi qytetarėt nuk brengoset nėse e ka pėrkrahjen e popullatės qė e shtyp dhe sė cilės ia mohon tė drejtėn pėr vetėvendosje, lirinė dhe barazinė, mirėqenien dhe zhvillimin. Ai regjim brengoset vetėm nėse njerėzit ngrihen dhe e kundėrshtojnė. Pra, ai regjim mjaftohet me heshtjen e qytetarėve. Pikėrisht kjo nuk duhet tė lejohet tė ngjajė.

    Mė 10 qershor 2006, Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė do t’i vazhdohet jeta edhe pėr njė vit tjetėr. Kjo do tė jetė hera e shtatė me radhė qė veprohet kėsisoj: Rezoluta 1244 me automatizėm do tė fitojė edhe njė vit vlefshmėri – deri mė 10 qershor 2007. Sundimi i padrejtė mbi popullin e Kosovės, mohimi fundamental dhe sistematik i vetėvendosjes pėr Kosovėn sėrish do tė zgjatet edhe pėr njė vit, madje nė mėnyrė automatike. Shtypja e njė populli tė tėrė dhe mbyllja e perspektivės sė tij vazhdohen vetvetiu, pa ndėrhyrje. Ėshtė ndėrprerja e kėtij vazhdimi, ėshtė zhbėrja e Rezolutės 1244 ajo qė kėrkon ndėrhyrjen tonė, qė ka nevojė pėr intervenimin tonė. Mirėpo, kush jemi ne? Kush jemi ne qė mund ta bėjmė ndėrhyrjen pėr ta kontestuar thelbin e padrejtėsisė dhe pėr ta ndalur padrejtėsinė? Sigurisht se NE nuk jemi kėto institucione, NE nuk jemi kėto parti brenda tyre. Kjo NE ėshtė populli, kjo NE janė njerėzit e privuar nga mundėsia pėr pėrparim ekonomik e social: njerėzit e kushtėzuar nga njė rrethanė e imponuar qė i ka lėnė pa arsimim adekuat, pa punė, pa pensione, njerėz tė nėpėrkėmbur tė cilėve nuk u respektohet sakrifica dhe u keqpėrdoret djersa. Nėpėr majat e institucioneve dhe partive nė to nuk ka njerėz tė varfėr qė i ka mbėrthyer mjerimi dhe lufta pėr ekzistencė sikurse popullin. Ata nė kurriz tė popullit gėzojnė beneficione tė cilat as vetė nuk kanė mundur t’i imagjinojnė. Tė mirat qė ata i kanė janė tė pandashme nga varfėrimi i popullit. S’ka dyshim se tėrė kėtė e lejon, toleron e madje edhe inkurajon UNMIK-u i cili nėn sqetullėn e tij ka, pėrveē tjerash, edhe policinė e gjyqėsinė. UNMIK-u e lejon plaēkitjen e Kosovės meqenėse asisoj sendėrton armatėn e politikanėve tė korruptuar tė cilėt i shantazhon e i bėn tė dėgjueshėm politikisht. UNMIK-ut aq i bėn qė populli i Kosovės po vjedhet dhe zhytet nė mjerim edhe mė tė thellė. Fundja, vetė AKM-ja, si pjesė e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, po i shkatėrron ndėrmarrjet publike e shoqėrore tė Kosovės duke i dhėnė ato pastaj gati falas nėpėrmjet procesit tė privatizimit.

    Regjimi i UNMIK-ut dhe sistemi politik qė ai ka sajuar dhe tė cilin e kontrollon, do tė zgjasin e do tė zgjaten pėrherė. Atyre vetja nuk u mėrzitet, ndėrkohė qė pagat e larta, avansimi rapid nė karrierė, lirimi nga taksat, mosobligimi pėr llogaridhėnie ndaj popullatės, ua ndėrtojnė motivin e fuqishėm tė interesit personal pėr tė mbetur kėtu dhe kėshtu. Kur kėsaj i shtohet edhe fakti se shumica e zyrtarėve nė UNMIK janė mediokėr nėpėr vendet e tyre prej nga vijnė nė Kosovė, atėherė bėhet e qartė se ata nuk i lėshojnė kollaj pozitat e tyre tė cilat jo vetėm qė u garantojnė privilegje tė normuara dhe enorme, por edhe i mbrojnė nga mediokriteti i vetes sė tyre. Zaten, shumica dėrrmuese e administratorėve dhe zyrtarėve nė UNMIK, atėherė kur mbarojnė sė shėrbyeri nė Kosovė, nuk kthehen nėpėr vendet e tyre por shkojnė nė njė mision tjetėr pėr tė vazhduar me avazin e vjetėr.

    Kohėve tė fundit, posaēėrisht pasi qė ne kemi paralajmėruar demonstratėn e sotme, janė shtuar zėrat qė thonė se UNMIK-u po shkon. Nė fakt, Peterseni po pėrgatitet tė shkojė, por pėr tė mbetur ende UNMIK-u nė Kosovė, e pėr t’u zėvendėsuar vetė Peterseni me njė tjetėr kryeadmninistrator. Natyrisht, kjo bėhet qė tė krijohet pėrshtypja se diēka ndryshoi dhe tė ushqehet shpresa e kotė te qytetarėt pėr pavarėsinė e cila veēsa nuk ndodhi ndėrkohė qė efekti kryesor i tėrė kėsaj ėshtė zbrapsja e shpėrthimit tė pakėnaqėsisė. Asnjė pushtues e sundues i huaj nuk ka shkuar vetė nga Kosova dhe as nga ndonjė vend tjetėr nė botė. As UNMIK-u nuk do tė shkojė vetė. As Kosovės nuk do t’i vijė liria vetvetiu. Populli duhet tė duket atje ku ėshtė rruga e zgjidhjes: nė rrugė. Populli duhet tė ballafaqohet me atė qė ėshtė bėrė pengesė pėr lirinė dhe mirėqenien e tij: UNMIK-un dhe kinseinstitucionet vendore servile e tė kompremetuara. Dhe, populli nuk duhet tė ndalet.

    Tash kur planifikojnė ta vazhdojnė edhe pėr njė vit Rezolutėn 1244, edhe nėse nė vend tė saj do tė miratohej njė tjetėr rezolutė, nuk ka kurrfarė gjasash qė ajo tė jetė e favorshme pėr neve. Duke pasur parasysh situatėn nė terren, sistemin politik dhe institucionet e tij, politikanėt nė to, thjesht, nuk ėshtė i mundur ndonjė pėrmirėsim i cili do tė vinte nga KS i OKB-sė. Pėrkundrazi. Serbia do ta pėrdorė tėrė potencialin e vet politik dhe diplomatik, tė gjitha mundėsitė juridike dhe legale, qė tė vazhdohet me traditėn e vendimeve tė dėmshme pėr Kosovėn. Po ne ēfarė do tė pėrdorim? Duke mos pasur instanca qė institucionalisht pėrfaqėsojnė vullnetin tonė dhe mbrojnė interesat tona, NE duhet tė ngrihemi kundėr padrejtėsive dhe shtypjes, kundėr mohimit tė lirisė dhe kundėr pabarazive: kundėr decentralizimit qė copėton Kosovėn, kundėr zonave tė veēanta rreth objekteve fetare tė cilat uzurpojnė kulturėn dhe historinė tonė, kundėr ‘kthimit tė qėndrueshėm’ qė Serbisė ia mundėson rikolonizimin e Kosovės, kundėr privatizimit tė egėr tė AKM-sė, kundėr plaēkitjes sė Kosovės nė tė gjitha nivelet e sistemit.

    Vendimet e tė tjerėve pėr neve s’kanė se si tė jenė tė mira pėr ne. Madje, edhe nėse duken tė tilla ato s’mund tė jenė zėvendėsim pėr vendimet tona. Liria nuk zėvendėsohet. Vetėvendosja nuk ka zėvendėsim. Ėshtė naive ose dashakeqe t’ia dorėzosh fatin faktorėve politik ndėrkombėtar duke llogaritur nė ndėrgjegjen e tyre. Ata kanė interesa politike dhe ekonomike vetjake. Ėshtė naive ose dashakeqe t’ia dorėzosh fatin politikanėve negociator e ministrave vendor duke llogaritur nė ndėrgjegjen e pėrmirėsimin e tyre. Ata kanė interesa politike dhe ekonomike personale.

    Popullin e shtypur edhe ashtu e kanė lėnė nė rrugė. NE jemi nė rrugė. Le tė jemi duke u ballafaqur e jo duke pritur lėmoshė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Faqja 7 prej 31 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •