Regjimi kundėr qytetarėve
Shkruar nga Albin Kurti
Saturday, 10 September 2005
Edhe ndaj objekteve e kafshėve njeriu ka njėfarė obligimi e detyrimi, por jo edhe UNMIK-u ndaj nesh. Nė vendet demokratike pushteti ka obligime, qytetarėt kanė tė drejta; te ne, UNMIK-u s'ka detyrime ndaj nesh, ne s'kemi tė drejta. Madje vlen e kundėrta: PSSP-ja ka tė drejta tė rezervuara, ndėrkaq ne kemi obligime nė bazė tė standardeve qė duhet t'i pėrmbushim. Thuajse i kemi borxh atij! Kjo ėshtė nė konsistencė me faktin se ne nuk e kemi zgjedhur UNMIK-un, se ne s'votojmė pėr pushtetin absolut qė ai mbanė, dhe se as brenda tij s'votohet pėr vendimet qė merren.
Pėrveē qė ėshtė regjim antidemokratik, UNMIK-u ėshtė edhe regjim antiqytetar. Vendasit nė Kosovė konsiderohen vetėm si banorė. Pra, ne jemi banorė kėtu, qė do tė thotė se mund tė banojmė edhe gjetiu dhe se Kosova disi nuk ėshtė shtėpia jonė. Jemi qiraxhinj nė tė. Pėrveēse nuk kemi pushtet nė shtėpi, nuk kemi as tė drejtė mbi tė. Njė padrejtėsi e kėtillė ėshtė e kodifikuar. Rregullat dhe ligjet i janė pėrshtatur sistemit, jo njerėzve. Nė Kornizėn Kushtetuese shkruan se jemi banorė, jo qytetarė. Nė dokumentet e udhėtimit dhe kudo qė jemi regjistruar, jemi vetėm banorė. PSSP-ja nuk i nėnshkruan ligjet e Kuvendit pa u zėvendėsuar secila fjalė qytetar me fjalėn banor. Ky banor i Kosovės ndodhet nė mes tė pafuqisė dhe paaftėsisė sė institucioneve vendėse, dhe gjithėfuqisė e diktaturės sė UNMIK- ut.
Me 10 qershor 2004, atėherė kur u bėnė pesė vjet tė Rezolutės 1244, nė qendėr tė Prishtinės, rreth e pėrqark hapėsirės sė rrethuar me grila e tela ku gjendet UNMIK-u, u pat mbajtur njė protestė. Kjo protestė kulmoi nė orėn 12:44, me kartuqa tė kuq dhe vėrshėlllima tė pipave, me leximin e Deklaratės Qytetare dhe me shpalljen e vetes sonė QYTETARĖ. E organizuar nga Rrjeti i Aksionit pėr Kosovėn (KAN), nė kėtė protestė ishin tė pranishėm pjesėmarrės nga e gjithė shoqėria: punėtorė dhe tė papunė, nxėnės, studentė dhe arsimtarė, tė rinj e tė moshuar, dhe disa shoqata e organizata tė ndryshme. Protestohej kundėr degradimit qė na bėhej, kundėr trajtimit si banorė. Kėrkohej njohja e statusit tė qytetarit, pėr secilin nė Kosovė, pa kurrfarė diskriminimi, si burim i sovranitetit, dhe i cili gėzon tė gjitha tė drejtat njerėzore e qytetare tė parapara sipas konventave ndėrkombėtare e evropiane. Kėrkohej edhe caktimi i datės sa mė tė shpejtė tė pėrfundimit tė misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė - UNMIK-ut. Ajo qė u fillua me 10 qershor 2004, dhe qė u vazhdua me shumė aksione nė muajt nė vijim, do tė sublimohet me 12 qershor 2005 me shkrimin e parullės JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE!, e qė shėnon avansimin e KAN-it nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! Ne konsiderohemi banorė pikėrisht sepse nuk konsiderohemi qytetarė, e kjo ngjanė ngase popullit tė Kosovės i mohohet vetėvendosja, sepse Kosovės i mohohet sovraniteti.
UNMIK-u jo vetėm qė nuk na pranon e njeh si qytetarė, por as si njerėz. UNMIK-u ėshtė edhe regjim antinjerėzor. Nė vend tė vlerave universale, nė Kosovė kemi standarde partikulare tė imponuara. Para mė shumė se gjashtė vjetėve ėshtė bėrė kompromis pėr tė ardhur UNMIK-u. Tash po pėrgatitet njė tjetėr kompromis pėr tė shkuar ai. Nė ēdo aspekt ne vazhdojmė tė jemi tė shtypur kolektivisht. Prandaj, vetėm kolektivisht mund tė lirohemi nga kjo shtypje.
Krijoni Kontakt