Close
Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 306
  1. #41
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Etnizimi pėrmes multietnicitetit
    Shkruar nga Albin Kurti


    Sunday, 08 January 2006
    Kufijtė pėrbrenda Kosovės janė mė tė fortė se kufijtė e jashtėm tė Kosovės, e tė cilėt me Unionin Serbi-Mal i Zi edhe ashtu konsiderohen vetėm kufij administrativ. Kufijtė e brendshėm janė faktik dhe jolegal, ata tė jashtėm janė legal por jo gjithsesi edhe faktik. Vendkalimet kufitare tė Kosovės nė pjesėn veriore, nė komunat e Zubin Potokut, Zveēanit dhe Albanikut (Leposaviqit), praktikisht nuk janė tė tillė. Shumė mė lehtė kalohet andejpari dhe pakrahasimisht mė vėshtirė nė urėn mbi lumin Ibėr apo p.sh. te postblloku i KFOR-it nė hyrje tė Manastirit tė Deēanit. Entiteti territorial dhe institucional serb nė Kosovė tashmė ekziston. Pėrmes negociatave, qė pėr pėrmbajtje tė tyre kanė decentralizimin dhe eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve, synohet qė tė zgjerohen dhe pėrforcohen kufijtė e kėtij entiteti. Pra, tė pėrmbushet shteti brenda autonomisė.

    Serbėt e Kosovės s'janė problemi. Kosova s'ėshtė problem. Kosova ka njė problem madhor tė jashtėm. Ky problem quhet Serbia. Dhe, Kosova ka njė problem madhor tė brendshėm. Ky problem quhet UNMIK. UNMIK-u e toleron Serbinė nė Kosovė dhe e pamundėson zhvillimin nė Kosovė. Ndėrkohė, ai llomotit pėr multietnicitetin si pėr njė term pafundėsisht tė qartė, ndonėse nuk ka kurrfarė definimesh pėr tė, modelesh qė duhet tė ndiqen dhe as matės tė suksesit. Tipike pėr UNMIK-un. Multietniciteti, nėse me tė nėnkuptojmė bashkėjetesėn e njerėzve tė etnive tė ndryshme, nuk arrihet duke pasur pėr pikėnisje pėrkatėsinė etnike dhe as duke menduar e kategorizuar nė mėnyrė etnike. Tė dyja kėto i bėn UNMIK-u. Nė vitin 1999, Kosova u trajtua si njė situatė e fiseve primitive tė armiqėsuara dhe u etabluan etnitė si kategori mbipolitike dhe mbishoqėrore. Edhe sot e kėsaj dite, UNMIK-u nuk sheh nė Kosovė qytetarė, njerėz, studentė, tė papunė, tė varfėr, pensionistė, arsimtarė, mjekė, invalidė etj. por vetėm shqiptarė, serbė dhe tė tjerė. Kėsisoj, ai bėn edhe njė diskriminim shtesė ndaj pakicave joserbe. Nė vend tė perceptimit tė njerėzve sipas pėrkatėsive tė tyre etnike ėshtė dashur tė fillohet nga universalja, nga ajo qė ėshtė e pėrbashkėt te njerėzit: nevoja pėr mirėqenie, vend pune, sigurim shėndetėsor e social, edukim kualitativ etj. Mirėpo, pėr kėto nevojitet zhvillim. Sepse, nuk mund tė ketė integrim stabil pa zhvillim ekonomik dhe shoqėror. Po qe se njerėzit nė Kosovė do tė kishin vende pune, madje edhe me paga modeste, ata do tė bashkėpunonin dhe komunikonin qė ē'ke me tė. Aktualisht, kėtė e bėjnė mė sė shumti mafiozėt dhe kontrabanduesit. Atje s'ka aq rėndėsi etnia pikėrisht ngaqė ka progres. Ēfarė ka nė sferėn tjetėr tė Kosovės? Ēfarė ngjan nė popull, jashtė politikės dhe biznesit joformal qė nuk paraqesin dy gjėra tė ndryshme? Ka regres tė shpejtė: mbi 60% janė tė papunė, 50.000 tė rinj i bėjnė 18 vjet pėr ēdo vit dhe bėhen tė papunė, 40% janė tė varfėr, edhe 15% tė tjerė jetojnė nė varfėri tė thellė, raporti eksport/import pėr vitin 2004 ishte vetėm 4,38%, pothuajse i gjithė kapitali financiar ndodhet jashtė Kosovės ose brenda Kosovės nė banka tė huaja etj. Nė buzė tė ekzistencės edhe vėllėzėrit dhe shokėt mė tė mirė armiqėsohen ndėrmjet veti e lėre mė tė tjerėt. Integrimin e sjell zhvillimi. Integrimi sendėrtohet nė kuadėr tė strukturave shoqėrore qė mė pas sigurojnė qėndrueshmėrinė e kėtij integrimi, e mirėmbajnė atė. Nė Kosovė s'ka zhvillim, andaj po shpėrbėhen me shpejtėsi marramendėse strukturat sociale pavarėsisht etnisė, ato po dezintegrohen.

    Kryesisht ai qė ka pushtetin tė kategorizon, tė etiketon. Dikur kėtė e bėnte Milosheviqi me dhunė brutale, tash po e bėn UNMIK-u me dhunė sistemike e sistematike shumė mė tė sofistikuar. Aspak e rastėsishme. Kjo u levėrdis atyre. Duke theksuar pėrkatėsinė etnike dhe duke e pėrcaktuar atė si dominante, ėshtė imponuar teza e konfliktit inherent etnik nė Kosovė e cila dualizmin e vėrtetė Kosovė-Serbi e zėvendėson me dualizmin shqiptar-serb. Regjimet e padrejta shfajėsohen dhe imponohen zgjidhje territoriale qė etnitė i shndėrrojnė nė entitete tė ndara. Nė kėtė mėnyrė, ajo qė ėshtė pasojė keqinterpretohet si shkak, dhe maskohet e vėrteta, maskohet fakti se lufėrat ndodhėn pėr shkak tė projekteve tradicionale hegjemoniste dhe ekspanzioniste tė Serbisė, me ē'rast nacionalizmi i serbėve ishte mjet ndėrsa ai i shqiptarėve reaksion. Sikurse pėrgjatė tėrė shekullit XX, edhe sot UNMIK-u po e vazhdon punėn politike nga lart. Thotė se duhet tė krijohet multietniciteti nė Kosovė, ngase kjo nėnkupton se ai nuk ekziston, gjė qė padyshim se nuk ėshtė e vėrtetė. Gjithandej nėpėr Kosovė, shqiptarėt bashkėpunojnė me tė gjithė tė tjerėt. Ka martesa tė shqiptarėve me turq dhe boshnjakė edhe pas luftės. Nėpėr zyrat e pafundme tė strukturave ndėrkombėtare nė Kosovė, punojnė bashkė si staf lokal njerėzit e tė gjitha etnive pa asnjė incident pėr mė shumė se gjashtė vjet e gjysmė. Multietniciteti i UNMIK-ut i cili thirret nė tė drejtat e minoriteteve (duke menduar ekskluzivisht nė minoritetin serb, natyrisht) bėn edhe njė falsifikim tė rrezikshėm. Nė Kosovė, nė fakt, s'ka minoritete. Minoritetet janė veēori e shteteve kombe. Kosova nuk ėshtė shtet e aq mė pak shtet komb. Mund tė flasim pėr minoritetin serb nė Kroaci por jo edhe nė Kosovė. Statusi legal i serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė ėshtė i njejtė: qė tė dyja janė bashkėsi nacionale dhe kjo si rezultat i Rambujesė. As nė aspektin demokratik, s'ka shumicė e pakicė nė Kosovė. Sepse, nė Kosovė s'ka demokraci, s'ka sundim tė shumicės. Pakicėn serbe dikur e keqpėrdorte Milosheviqi. UNMIK-u vepron njėsoj: frikėn nga domino efekti, nga pasojat qė kinse mund t'i shkaktojė shkėputja e Kosovės prej Serbisė nė Ēeēeni, Tibet, Tajvan, Kurdistan, Republikėn Serbe nė Bosnjė etj. racionalizohen me retorikėn pėr konceptin human tė minoriteteve. Brenga e UNMIK-ut pėr minoritete ėshtė farsė. Me vite tė tėra xhipat e UNMIK-ut kalonin fare pranė mjerimit tė kampeve tė romėve pa energji elektrike, sanitet dhe ujėsjellės. Mirėpo, afėr ēdo kampi buzėqeshnin billboard-at e KFOR-it dhe UNMIK-ut me porositė mizantropike pėr paqe dhe tolerancė. Njė billboard kushton 400 euro nė muaj, qė paraqet dyfishin e rrogės mesatare tė atyre njerėzve tė paktė qė kanė pasur fatin tė jenė tė punėsuar. Po tė bėhej fjalė pėr tė drejtat e minoriteteve nuk do tė negociohej sot me Serbinė por me pėrfaqėsuesit e minoriteteve. Nė pyetje ėshtė sovraniteti, jo njerėzit dhe tė drejtat e tyre. E Serbisė sovranitetin mbi Kosovė ia ruan Rezoluta 1244.

    Kosovės i duhet vetėvendosja e jashtme, shkėputja nga Serbia. Mirėpo, Kosovės i duhet edhe vetėvendosja e brendshme, largimi i UNMIK-ut. Jo vetėm pėr t'u bėrė Republikė Demokratike nė vend se monarki siē jemi tash, por edhe pėr t'u zhvilluar, pėr tė kontrolluar resurset tona ekonomike, ndėrmarrjet shoqėrore dhe publike, politikėn fiskale, dhe tė bėjmė plane e projekte pėr vendin tonė, pėr tė ardhmen tonė. S'ka integrim solid pa zhvillim, dhe s'ka zhvillim pa liri pėr t'u zhvilluar.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #42
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Gėzimi nga zvogėlimi i vuajtjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 04 December 2005
    Lirimi i Fatmir Limajt shkaktoi njė gėzim dhe entuziazėm tė madh nė Kosovė. Kjo zbulon dy gjėra tė cilat ose nuk vėrehen, ose heshten. E para, dėnimi i Haradin Balajt u pėrjetua disi si ēmim qė duhej paguar pėr lirimin e Fatmir Limajt - e pamė se si keqardhja pėr tė shprehej vetėm sa pėr mirėsjellje. Po ashtu, kjo do tė thotė se njerėzit paskan pritur qė tė dėnohet edhe Fatmiri dhe andaj u gėzuan shumė kur nuk ngjau ashtu. E dyta, s'pėrmendet fakti se njė pjesėtar i UĒK-sė u shpall fajtor nė Tribunalin e Hagės dhe se u dėnua nga njė Gjykatė Ndėrkombėtare. Tribunali i Hagės pėrveēqė gjykon pėrgjegjėsinė individuale dhe komanduese, ai trajton palėt ndėrluftuese. Kėtė tė fundit e bėn pėr hir tė misionit politik tė Tribunalit - stabilizimit dhe qetėsimit tė rajonit, me ē'rast paanėsia e kėsaj gjykate ndėrtohet pėrmes balansimit: akuzat u adresohen pjesėtarėve dhe udhėheqėsve nga tė gjitha palėt. Pasojat e tėrė kėsaj do tė jenė tė dyfishta. Aso qė do t'i vėrejmė nė tė ardhmen e afėrt nė zhvillimet politike pėr statusin e Kosovės: do tė thuhet se edhe ushtarėt e UĒK-sė kanė bėrė krime dhe - ē'ėshtė mė e keqja - janė urdhėruar pėr tė kryer krime! E, dihet se drejtėsia dhe pastėrtia e luftės sonė ėshtė argument i rėndėsishėm moral yni nė ēdo ballafaqim politik pėr Kosovėn. Dhe pasojat afatgjate: vendimet e Tribunalit janė referencė e paanashkalueshme pėr 'armatėn' e akademikėve nga e gjithė bota, shumėsia e punimeve tė tė cilėve sublimohet nė atė qė quhet shkrim i historisė.

    Si ta shpjegojmė tėrė kėtė gėzim, atėherė? Shumė lehtė, ngase shumė e kuptueshme: populli ynė kėnaqet me pak. Asnjėherė s'kishte mjaft e lėre mė shumė. Tė gjithė janė sjellur keq me tė: tė huajt qė e robėruan dhe e sunduan, por dhe pėrfaqėsues vendas qė veēsa e shfrytėzuan pėr ambiciet vetjake. Ēdo gjėje qė ėshtė mė pak se vuajtje, populli ynė i gėzohet. Tė mirat qė i ka pėrjetuar ai kanė qenė dhe janė vetėm lehtėsime tė dhembjeve e vuajtjeve tė tij. E meqenėse proceset negative pėrherė vazhdonin, kėto tė mira gjithherė kujtoheshin pastaj si ngushėllime tė pėrkohshme. Jo vetėm kaq. Njerėzit qė kanė qenė pėr njė kohė tė gjatė tė shtypur, qė janė fyer e poshtėruar, qė u janė mohuar kultura dhe historia, qė janė privuar nga arsimimi i duhur dhe zhvillimi, qė nuk kanė parė ditė tė mira nė jetė sepse jetesėn e kishin veēse mbijetesė - kėta njerėz, zakonisht thyhen lehtė me njė tė mirė tė vogėl, tė pamjaftueshme. Jeta e rėndė i ka bėrė tė egėr ndaj tė keqes, por tepėr tė butė ndaj njė tė mire tė ēastit. Tė tillė janė shumica e njerėzve tė popullit tonė.

    Njerėzit nė Kosovė u gėzuan pikėrisht pėr shkak se nuk i besojnė Tribunalit tė Hagės, pikėrisht pėr shkak se besojnė qė qėndrimet e kėtij Tribunali nuk janė tė pavarura dhe as tė mbrojtura nga politika. Ata thonin se lirimi i Fatmirit ishte 'ngadhnjim i drejtėsisė ndėrkombėtare' mu pėr shkak se nuk besonin nė drejtėsinė ndėrkombėtare, e aq mė pak qė ajo vinte nga ky Tribunal. Pra, pėrdornin njė shprehje politikisht korrekte dhe nė modė, njė shprehje qė shprehte mirėnjohjen dhe pėruljen e njerėzve tė pėrvuajtuar dhe me ndjenjė tė theksuar inferioriteti. Disa prej tė ekzaltuarve dhe magjepsurve, madje, nuk mund tė besonin. E qartė: kur je mėsuar me humbjet dhe padrejtėsinė, ēdo gjė tjetėr tė ngjan me mrekullinė.

    Populli i Kosovės mashtrohet lehtė sepse ėshtė shumė i mirė dhe aq lehtė beson tė tjerėt. Populli ynė ėshtė aq shumė paqėsor saqė beson se edhe tė tjerėt janė tė tillė: paqėsorė! Ai projekton edhe tek tė tjerėt ndjenjėn e vet paqėsore dhe disi gjithnjė ėshtė i papėrgatitur pėr konflikte, pėr ballafaqime. Kryesisht bashkohet dhe mobilizohet pas tragjedisė e jo para rrezikut. Ēfarė tė bėjmė, atėherė? Si duhet ecur pėrpara? Duhet ta politizojmė popullin. Ta emancipojmė atė politikisht. Ta organizojmė aktivisht. Populli duhet tė bėhet lėvizje. Lėvizja duhet tė bėhet populli. Liria nė Kosovė ėshtė liri politike, sepse pushteti i padrejtė na e ka imponuar lirinė nga politika: merruni ju me gjėra tė tjera, kėto tė mėdhatė na i lini neve, na thonė ata!

    Sikurse Ramush Haradinajt, edhe Fatmir Limajt, bashkėluftėtarėt i mbahen nė burg. Sikurse Ramush Haradinajt, edhe Fatmir Limajt do t'i propozohet qė tė mbėshtesė projektet politike zyrtare qė s'janė tonat. Madje kėtij do t'i sugjerohet qė ta pėrforcojė konsensusin e krijuar pėr negociata. Konsensuset edhe ashtu bėhen pėr tė mos e ndryshuar gjendjen. Pėr Fatmir Limajn, jo pa tė drejtė, shpesh ėshtė thėnė se nė Hagė ishte i burgosur politik. Fatmir Limaj u lirua? Nuk jam i sigurt. Nė konsensus ai do tė bėhet politikisht i burgosur.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  3. #43
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Institucionalizimi kolonialist i shtypjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 25 September 2005

    Administratorėt e UNMIK-ut dhe politikanėt e Kosovės evitojnė bisedat pėr afatet sikurse qė Viktorianėt evitonin bisedat pėr seksin. Tė parėt qenien e tyre kėtu e kanė tė pėrkohshme por pa afat, tė dytėt i kanė tė pėrhershme premtimet, tė cilave qė moti u ka skaduar afati. Tė parėt janė arroganca imperiale, tė dytėt janė pėrsėritja qė bėhet zhurmė. Ngjashmėria me situatat koloniale veēsa fillon kėtu. Ajo zgjatet pėr t'u totalizuar, thellohet pėr t'u bėrė absolute. Objektiviteti i vrazhdė dhe drastik i pabarazisė e trand edhe atė limontinė agnostike. Nuk ka barazi sipas meritės, as barazi nė bazė tė nevojave, e as shansa tė barabarta. Raporti i tė ardhurave nė mes tė nėpunėsve tė administratės kolonialiste dhe vendase ėshtė pėrherė numėr dyshifrorė. Sa merr pjesėtari i TMK-sė apo i SHPK-sė pėr njė muaj, aq marrin polici ndėrkombėtar dhe ushtari i KFOR-it vetėm pėr njė ditė! Privilegjet strukturohen. Vlera e aftėsisė ka pėr referencė preferencėn e regjimit. Vendasit qė e dijnė gjuhėn zyrtare tė administratės kolonialiste tė UNMIK-ut janė tė privilegjuar. Ata ēdoherė e ēdokund kanė pėrparėsi, sikurse sudanezi qė dinte anglisht, marokani frėngjisht, kamerunasi gjermanisht apo mozambikasi portugalisht. Mirėpo, ata megjithatė mbesin vendas, mbesin jondėrkombėtarė, dhe, nė fund tė fundit, shikohen si mostra tė rastėsishme tė fiseve partikulare tė gjetura nė terra nullius, e qė dallohen etnikisht ndėrmjet vete. Qendra e vendosjes sė administratave kolonialiste, sipas rregullit, gjithmonė ndodhej jashtė vendit qė e qeverisnin ato. Administrata kolonialiste angleze nė Indi e kishte qendrėn nė Londėr, ajo franceze nė Algjeri e kishte nė Paris, ajo italiane nė Etiopi e kishte nė Romė, ajo belge nė Kongo e kishte nė Bruksel etj. Edhe UNMIK-u e ka qendrėn jashtė Kosovės: nė Nju-Jork, ose edhe Bruksel e gjetiu, por realisht shumė pak nė Prishtinė. Misioni ėshtė i ngurtė. Liria brenda tij ka tė bėjė me mėnyrėn, jo me synimet. Brenda kėsaj mėnyre hyn bashkėpunimi me vendasit, sepse hyjnė vendasit qė nevojiten tė bashkėpunojnė, pėr t'u sunduar populli dhe territori qė ai popullon. Pėr kėtė arsye, njė grusht njerėzish qė kontrollohen nga UNMIK-u, nė emėr tė pėrfaqėsimit, janė shpallur legjitim dhe kredibėl. Ata na pėrfaqėsojnė pikėrisht sepse nuk na pėrfaqėsojnė; pikėrisht pėr shkak se nuk janė sikur ne, por u ngjajnė administratorėve tė lartė tė UNMIK-ut: me xhipa dhe truproja, me sekretaresha dhe eskortė, me rroba tė shtrenjta dhe syze dielli, me manire tė duhura prej njerėzve qė dėrdėllisin kotėsira. Ata shėrbehen tė parėt nėpėr restorante; parkojnė kudo veturat e tyre tė blinduara; nuk ndalen nė semaforin e kuq; kudo terrorizojnė qytetarėt me boritė shurdhuese qė sinjalizojnė arritjen e tyre. Ata jo vetėm qė janė pa masė tė privilegjuar, por privilegji i tyre ėshtė normuar dhe legalizuar. Ata hiqen mė tė vlefshėm sesa tė tjerėt, sesa tė zakonshmit. Tė gjithė e kemi parė sesi deputetėt e Kuvendit dhe ministrat e Qeverisė sė Kosovės sillen si tė tillė aty ku s'duhet: nė sferėn publike, para qytetarėve, para popullit. Dhe, tė gjithė e kemi parė sjelljen e tyre prej pulave tė lagura e tė drojtura para zytarėve ndėrkombėtarė nėpėr institucionet e sistemit, pra mu atje ku do duhej tė jenė deputetė e ministra, pėrfaqėsues dhe mbrojtės tė interesave tė popullit.

    E gjithė kjo ėshtė e pandashme nga baza e institucioneve, e cila e pėrcakton funksionimin e tyre. Sovraniteti ėshtė normė strukturuese. Njėsoj edhe mungesa e tij. E IPVQ-tė nuk janė as sovrane, pėrveēse jodemokratike. Ato korrupsionin e kanė dyfish tė pashmangshėm: si nevojė tė UNMIK-ut pėr ta ndėrtuar shantazhin politik, dhe si pasojė tė themeleve tė mbrapshta dhe kėrkesave edhe mė tė mbrapshta qė i kanė para vetes. Hierarkia ėshtė masa e shkallės sė korruptimit brenda IPVQ-ve. Sa mė lartė, aq mė keq. Dhe, atje mė sė larti, kundėrmon mė sė shumti. IPVQ-tė problematizojnė me renditje tė gabuar, meqenėse kėsisoj maskojnė mungesėn e lirisė, mungesėn e pėrputhjes sė qenies sė tyre me vullnetin e popullit. Jo vetėm kaq. IPVQ-tė janė instrument i asimilimit politik tė kėtij vullneti dhe njėlloj mesoligarkie. Ato e kryejnė punėn e ndyrė pėr UNMIK-un: filtrojnė njerėzit pėr nga pėrshtatja e tyre me sistemin. Edhe njė shkak mė shumė, i cili ka bėrė qė tani pas gjashtė vjetėve tė mbetet vetėm njė lloj kundėrshtimi qė ka kuptim dhe efekt. Kundėrshtimi kategorik, absolut dhe radikal. Pėr mė tepėr, po qe se nuk e kundėrshton aktivisht, pėrkundėr qė nuk pajtohesh me sistemin, do ta mirėmbash atė pasivisht.

    Administratorėt e UNMIK-ut dhe udhėheqėsit e institucioneve tė sajuara nga ai, nuk e pėrfaqėsojnė popullin. Ata pėrfaqėsojnė shtypjen e popullit. UNMIK-u ėshtė model i dominimit. Ai ėshtė i sofistikuar pėr hir tė vetes sė tij, jetėgjatėsisė sė tij. Disa arrestohen nga policia e tij dhe dėnohen nga gjykatat e tij, jo vetėm qė tė goditen forcat dhe lėvizjet pėrparimtare, por edhe qė populli tė besojė se vetė ėshtė i lirė dhe nė kėtė mėnyrė ai tė mos pėrpiqet tė ēlirohet. Pra, disa futen nė burg, qė tė tjerėt tė mendojnė se nuk janė. Ndėrkaq, disa tė tjerė mbikėqyren dhe konsiderohen problematik duke shmangur vėmendjen nga e vėrteta: se sistemi ėshtė problemi. Nė po tė njėjtėn anė, IPVQ-tė janė infrastruktura e nėnshtrimit, janė zgjidhje teknologjike e menaxhimit tė UNMIKut. Ato kanė institucionalizuar kushtet e padrejta - rrethanėn qė ėshtė bėrė vetė pamundėsia. UNMIK-u tė avanson nėse je rentabėl pėr politikėn e tij. IPVQ-tė janė tė tilla. IPVQ-tė kanė pėr detyrė tė na bindin se si ne nuk mundemi vetė, dhe tė na i pėrkujtojnė tė mirat e UNMIK-ut. Qėllimi sublim ėshtė qė vetė populli t'i zgjedh njerėzit qė do t'u pėlqejnė administratorėve ndėrkombėtarė. Pra, tė pėrfaqėsohemi kundrejt UNMIK-ut me njerėz qė, nė fakt, do tė pėrfaqėsojnė UNMIK-un kundrejt neve. Pėr ēdo ditė dėgjojmė politikanėt e Kosovės duke thėnė se standardet pėr Kosovėn janė pėr tė mirėn tonė. Kjo s'do tė thotė aspak se koncepti i standardeve nuk ėshtė imponuar, e as se ėshtė keqkuptuar. Kjo do tė thotė se ai ėshtė internalizuar. Madje, gjithnjė e mė shpesh, UNMIK-u nuk na pėrzihet, thonė ata. Njėsoj, kjo s'ėshtė dėshmi e vetėqeverisjes, por e faktit se UNMIK-u as qė ka nevojė tė pėrzihet mė. Edhe perceptimi i tyre disi pėrherė del i pėrmbysur, sikurse ai para njė pasqyre konkave: p.sh. politikanėt e Kosovės thonė se si serbėt e Kosovės duhet ta kuptojnė e pranojnė realitetin, ndėrkohė qė, nė fakt, janė ata vetė qė duhet ta bėjnė kėtė. Ngase, ne s'jemi shtet; Unioni i Serbisė dhe Malit tė Zi ėshtė i tillė. Largimi i kėsaj pasqyre pėr disa prej tyre do tė thotė tė pushojnė sė gėnjyeri tė tjerėt, dhe pėr disa tė tjerė tė pushojnė sė besuari gėnjeshtrat e vetes. Ama IPVQ-tė gjithsesi janė brenda kėsaj pasqyre, tė kurthuara pėrjetėsisht nė tė.

    Fundja, edhe tė mirat qė t'i bėn sunduesi i padrejtė dhe arbitrar siē ėshtė UNMIK-u, kanė pėr qėllim zgjatjen e sundimit tė tij. Ato 'tė mira' aspirojnė amortizimin e energjisė popullore qė ngjizet nga pakėnaqėsia, ndėrsa pėrtej institucioneve tė politikės, ato kanė distribuim klasor: krijojnė dhe mirėmbajnė njė shtresė njerėzish nga vendasit qė qarkullon nėpėr koktele dhe party, nėpėr seminare e konferenca. Pėrderisa IPVQ-tė janė tamponi institucional, kjo shtresė ėshtė tamponi shoqėror ndėrmjet regjimit dhe pushtetit. Ata janė tė punėsuar nėpėr zyra, kanė fundjavė tė zgjatur, e cila fillon tė premten nė mėngjes dhe mbaron tė hėnėn nė mbrėmje. Dubrovniku dhe Selaniku janė destinimet e preferuara. Kėta pasurohen, duken mė tė shėndetshėm por edhe mė bukur disi. Janė edhe pėrcaktues dhe tregues estetik. Me kohė, ata konsolidohen dhe homogjenizohen nė njė klasė shoqėrore e cila i bashkėlidhet pushtetit. Ajo nuk identifikohet me brutalitetin e regjimit, por me efikasitetin dhe funksionalitetin e tij. Ata mentalisht e kompenzojnė pafuqinė e tyre, me vitalitetin e sistemit represiv. Spiunazhi tashmė nuk ėshtė sekret dhe as 'i ultė'. Ai kryhet nėpėr restorane luksoze, ku pėr njė darkė ekzotike nė tė cilėn gjellėrat i pėrngjajnė veprave tė Kandinsky-it, vendasit nga kjo shtresė u japin informata (ashtu si pa tė keq) miqve tanė nga UNMIK-u. Pėrderisa respekti i popullit ndaj zyrtarėve dhe administratorėve tė UNMIK-ut pothuajse ėshtė tretur fare, ai i kėsaj shtrese ėshtė shndėrruar nė admirimin pervers qė kanė tė kolonizuarit pėr kolonizatorin. Realiteti politik pėr ta, ėshtė ai i zyrave diplomatike, i politikanėve tė huaj e hijerėndė, i demokracive dhe zhvillimit tė pandalur nė vendet e tyre, si dhe i ushtrive tė tyre tė fuqishme e krenare, qė dėshmohen nė intervenimet 'humanitare' ose 'ēlirimet' e popujve nga diktaturat. Tė llogarisėsh nė ta, do tė thotė tė lejosh tė jesh nėn mėshirėn e tyre. Mėshira e tyre ėshtė tėrėsisht e integruar nė skizofreninė (e qėllimshme) tė llojit Dr.Jekyll dhe Mr.Hyde.

    Drejtėsia, barazia dhe liria nuk janė interes i yni rreth sė cilit kalkulohet, por janė vlera fundamentale shoqėrore, dhe si tė tilla, tė paēmueshme. Pėrpjekjet pėr to ushqehen nga vuajtjet prej mungesės sė tyre. Nėse regjimi shtypės e posedon trupin tonė, fiziken dhe materialen, ai s'duhet assesi ta posedojė shpirtin e mendjen tonė. Ndryshimi i gjendjes drejt lirisė e mirėqenies fillon kur nis tė refuzosh tė pėrshtatesh dhe tė mashtrohesh. Se mentaliteti brenda IPVQ-ve ėshtė disfatist, e dėshmojnė tė vetėdijėsuarit brenda tij. Edhe nė rastin mė tė mirė, ata janė nė gjendje tė refuzojnė vetėm duke u tėrhequr, por jo edhe duke u ballafaquar. E pikėrisht ballafaqimi ėshtė fillimi i zgjidhjes, ėshtė rruga e lirisė kah realizimi i saj.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  4. #44
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Intervenimi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Saturday, 04 March 2006


    Nė tri ditėt e para tė intervenimit tė NATO-s kishte gėzim e shpresa, por mandej kishte shumė mė tepėr terror, frikė e panik. Posaēėrisht nėpėr qytetet e Kosovės, mė parė shihej nė televizor njė cak i goditur (ndėrtesė e shkatėrruar) nga bombat e NATO-s, e vetėm pastaj eventualisht shihej edhe nė realitet. Qyteteve, pėrjetimet gjatė bombardimeve tė NATO-s mė shumė u kujtohen si tmerr sesa si vuajtje, dhembje e sakrificė. E tmerri ėshtė tmerr, sepse mbetesh i paprekur fizikisht. Prekja ėshtė vetėm psikologjike.

    Llogaria ndėrkombėtare kishte dalė e gabueshme. Nuk kishte qenė e mjaftueshme qė Milosheviqi tė bombardohej vetėm pėr disa ditė. 78 ditė, 2 milionė shqiptarė mbetėn nėn mėshirėn e forcave tė tij. Ngase, aeroplanėt e NATO-s bombardonin nga lart, madje nga shumė lart, vetėm qė tė mos kapeshin nga radarėt e ushtrisė jugosllave. Nuk kishte trupa tokėsore tė NATO-s pėr tė ndėrhyrė, dhe as plan e pėrgatitje pėr to. Bombardimi i NATO-s ishte edhe eksperimentim nėse mund tė fitohej lufta vetėm nga ajri dhe me zero viktima. Zero viktima nga radhėt e ushtrisė sė NATO-s, natyrisht. Sepse ēmimi qė paguan vendasit, ishte shumė i lartė: masakrat, dhunimet dhe shkatėrrimet mė tė mėdha e mė tė shumta, ndodhėn gjatė asaj kohe tė luftės. Nė emėr tė ndaljes sė masakrave dhe ndaljes sė luftės.

    Megjithėse bombardimi i NATO-s ishte ndėrmarrje e madhe ndėrkombėtare, ajo ishte nė diskrepancė tė hatashme me premisat. Kėsaj, mė sė shumti i kontribuoi pranimi paraprak i integritetit dhe sovranitetit tė Jugosllavisė, tė cilin e bėnė pėrfaqėsuesit shqiptarė nga Kosova nė Konferencėn e Rambujesė. Kjo, pėrfundimisht e ka pamundėsuar intervenimin ushtarak ndėrkombėtar me mandat politik. Prandaj, u tha se ai ishte vetėm intervenim humanitar, me qėllim qė tė parandalohet gjenocidi. Pėr pasojė, tani thonė se nuk kishte gjenocid nė Kosovė sepse asisoj do tė dilte se NATO ka dėshtuar, porse me atė rast edhe Kosovės automatikisht do tė duhej t'i njihej e pranohej vetėvendosja deri nė shkėputje. Rambujeja, me parimet e saj tė panegociueshme qė afirmonin integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė, shėnon defaktorizimin politik dhe ushtarak tė Kosovės. Katėr politikanėt shqiptarė atje kishin pranuar shtetin qė nuk e pranonte as vetė bashkėsia ndėrkombėtare: Jugosllavinė (e Milosheviqit). Ishte e qartė se paskėtaj vendimet pėr Kosovėn do tė merreshin pa Kosovėn. As pas shumė dėmeve e humbjeve, katėr kalorėsit e apokalipsės nuk e tėrhoqėn nėnshkrimin e tyre, ngaqė ishin tė preokupuar vetėm dhe vetėm me shpėtimin e tyre vetjak dhe me njė ēfarėdolloj grimė pushteti, tė cilit tashmė po ia ndjenin aromėn.

    Argumenti pėr karakterin humanitar tė intervenimit ishte veēse racionalizim. Shkaku i njė veprimi nuk ėshtė e njėjta gjė me arsyetimin pėr atė veprim. Bombardimi ngjau vetėm pasiqė Milosheviqi nuk e nėnshkroi dokumentin e Rambujesė. Pėrderisa Milosheviqi pranonte marrėveshjet (Dejtoni, marrėveshja Milosheviq-Hollbruk) ai konsiderohej paqebėrės. Dokumenti i Rambujesė ishte shumė i pafavorshėm pėr Kosovėn. Milosheviqi nuk e pranoi atė sepse nuk e pranonte aneksin ushtarak tė dokumentit, ndėrsa me pjesėn politike ai s'kishte fare problem. Bombardimet i solli dėshtimi i Konferencės, jo suksesi i saj. Bombardimet u ndalėn kur Milosheviqi e pranoi dokumentin e Rambujesė, me 3 qershor 1999, qė mė vonė u pėrfshi edhe nė Rezolutėn 1244. OKB-ja nuk ėshtė pyetur kur ka intervenuar NATO-ja nė Kosovė. Shumė thjeshtė: ajo nuk do te pajtohej. Dhe pikėrisht misioni i saj, UNMIK-u, u vendos si administrim kėtu. Pra, me Milosheviqin gjithsesi ishte bėrė kompromis.

    Populli, fillimin e intervenimit e pat pėrjetuar edhe si fillim tė drejtėsisė morale ndėrkombėtare. Mirėpo, kjo mbeti vetėm kaq, pra pėrfundoi me fillimin. Si pasojė e Rambujesė, me marrėveshjen e Kumanovės dhe Rezolutėn 1244, as nuk u dėnuan shteti dhe regjimi serb, dhe as nuk u shpagua populli i Kosovės pėr humbjet dhe vuajtjet. Serbisė iu vulos sovraniteti mbi Kosovėn, me kusht qė tė mos e ushtronte atė pėrkohėsisht. Sot, kthimin policor dhe ushtarak tė Serbisė nė Kosovė, nuk e pengojnė dokumentet zyrtare dhe legale, ndėrkombėtare e vendore. Pėrkundrazi. E pengon vetėm gatishmėria e popullit tė Kosovės pėr rezistencė dhe kryengritje, i cili ende nuk ėshtė thyer pėr dallim nga politikanėt qė i 'pėrfaqėsojnė' ata nėpėr institucionet e sistemit.

    Ndėrkohė, intervencionizmi vazhdon. Siguria ėshtė militarizuar, parandalimi ėshtė doktrina. Krizė konsiderohet vetėm shpėrthimi i krizės. Mbajtjen nė prag tė shpėrthimit tė krizės, e pėrjetėson pikėrisht menaxhimi militarist i saj. KFOR-i kėrkon tolerancė. Tolerancė edhe pėr jotolerancėn e strukturave tė Serbisė nė Kosovė. Dhe, toleranca kėrkohet nga ne pikėrisht sepse ne jemi tė shtypurit. Kėsisoj, madje disi padashje, e pranojnė se kemi arsye qė tė mos tolerojmė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  5. #45
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Marrėveshja qė s’ėshtė me Kosovėn
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 26 February 2006


    Afat pėr UNMIK-un. Sa mė shpejtė, aq mė mirė. Kėtė duhet ta kėrkojmė dhe pėr kėtė duhet tė angazhohemi. Afati pėr UNMIK-un do tė na mundėsonte tė planifikojmė tė ardhmen. Asgjė nuk e ka bllokuar Kosovėn sikurse kjo pėrkohėsia e paafatizuar e UNMIK-ut. Momenti kur UNMIK-u do tė shkojė prej Kosovės duhet tė pėrputhet me referendumin pėr popullin e Kosovės. Procesi i shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė nuk ka pėrfunduar dhe pikėrisht vetėvendosja ėshtė parimi i drejtė i kėtij procesi.

    Largimi i UNMIK-ut nga Kosova e nėnkupton edhe largimin e KFOR-it. Administrimi civil dhe ushtarak i Kosovės ėshtė i pandashėm. Qė tė dyja janė themeluar dhe funksionojnė nė bazė tė sė njėjtės rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė – Rezolutės 1244. Fundja, nuk mund tė shkojė UNMIK-u nga Kosova dhe t’ia dorėzojė pushtetin politik dhe ekonomik vendasve, ndėrsa vendin ta ruajnė forcat e KFOR-it. KFOR-i ndodhet nė Kosovė sepse UNMIK-u ėshtė kėtu. KFOR-i krijon ‘ambient tė qetė e tė sigurt’ pėr ushtrimin e pushtetit nga ana e UNMIK-ut. Ėshtė naive tė mendosh se ne do ta kontrollojmė Kosovėn e KFOR-i do tė na i krijojė kushtet pėr kėtė. Madje, edhe po tė mund tė bėhej asisoj, njė situatė e tillė as qė do tė ishte nė interesin tonė. Ēdo popull e ēdo vend e ka ushtrinė e vet. Po tė mbahej shteti dhe sovraniteti me ushtri tė huaj, atėherė nė ushtrinė e Francės do tė ishin ushtarėt gjermanė, kurse nė atė tė Gjermanisė ushtarėt francezė. Mirėpo, jo. Kwshtu nuk ngjan, pėrkundėr marrėdhėnieve tė shkėlqyera ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė nė vitet e fundit, saqė nisi tė mendohej edhe pėr BE-nė me dy shpejtėsi, njėra - ajo mė e madhja - e integrimit gjermano-francez.

    Se KFOR-i nuk ėshtė garancė e sigurisė nga planet e Serbisė, brutalisht qartė e kemi parė me rastin e spastrimit etnik tė shqiptarėve nga veriu i Kosovės. Vetėm nė natėn ndėrmjet 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000, nė veriun e Mitrovicės janė vrarė 11 shqiptarė (6 meshkuj e 5 femra). Mė pas, gjatė atij muaji janė dėbuar 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anėtarė. Ploja ngjau nė prani tė forcave tė KFOR-it dhe policisė. Tani nė veri kanė mbetur gjithsej edhe afėr 4.000 banorė shqiptarė. Zyrtarėt serbė nga Kosova e Serbia shumė shpesh deklarojnė se si veriu i Kosovės ėshtė njė vend multietnik. Ja, pra, se ēka mendojnė ata kur flasin pėr multietnicitetin: vendbanime me shumicė dėrrmuese tė popullatės serbe, tė kontrolluara nga strukturat e Serbisė, dhe me shqiptarėt qė ose janė pakicė, ose dėbohen e vriten qė tė bėhen tė tillė!

    Pėr mė tepėr, KFOR-i as qė mendon tė na mbrojė nga Serbia. Premisėn e qenies sė tyre kėtu mė sė miri e shpėrfaq qėndrimi i tyre i shprehur p.sh. nga zėdhėnėsi i KFOR-it, Gary Banister Green mė 14 gusht 2003: “Nuk ka kėrcėnim nga jashtė, kėrcėnimi vjen nga brendia e Kosovės, nga ekstremistėt, terroristėt dhe kriminaliteti i organizuar. Dhe, ne jemi duke ndėrmarrur shumė operacione pėr tė eliminuar njė kėrcėnim tė tillė.” Pėrveēse fare nuk e konsiderojnė Serbinė tė rrezikshme, edhe strukturat militariste tė Serbisė nė Kosovė pėrherė u toleruan prej tyre.

    Nė ngjarjet e marsit tė vitit 2004, u dėshmua se qetėsinė nė Kosovė e mbanim ne qytetarėt me durimin tonė, e jo KFOR-i dhe UNMIK-u me forcat e veta. Paqja vjen nga liria dhe ndjenja e progresit. Dhe paqja e liria ruhen, mbi tė gjitha dhe para sė gjithash, nga ushtria vendase. Vetėm ata qė banojnė e mendojnė tė jetojnė nė Kosovė do tė jenė tė denjė pėr tė qenė ushtarė tė saj. Prezenca e NATO-s nė Kosovė do tė duhej tė jetė e rregulluar me njė marrėveshje ndėrmjet saj dhe Kosovės, e jo sikurse tash KFOR-i nė bazė tė marrėveshjes sė Kumanovės tė datės 9 qershor tė vitit 1999, tė bėrė me ushtrinė famėkeqe jugosllave.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  6. #46
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Monopolizimi me njerėz tė parashikueshėm
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 11 December 2005


    Diplomacia fluturuese e eviton fuqinė e formės: politikanėt nga Prishtina dhe Beogradi nuk takohen drejtpėrsėdrejti. Njėkohėsisht, pėrkundėr mundėsive gjithnjė e mė tė mėdha qė ofron teknologjia pėr komunikim, komunikimin do ta bėjnė pėrmes njė korrieri qė quhet Marti Ahtisar. Kėsisoj, para syve tė publikut ngjan prapaskena. Jo rastėsisht. Shumė zhurmė e reagime kishte atėbotė pas takimin tė mbajtur nė Vjenė me 14 tetor 2005 ndėrmjet Ibrahim Rugovės e Nexhat Dacit me Zoran Zhivkoviqin dhe Nebojsha Ēoviqin. Andaj, s'duan t'ju pėrsėritet ajo.

    Tash, nė vend tė kryesuesve tė partive dhe institucioneve, po takohen ministrat. Kėto takime do tė ishin vetėm uvertyrė e negociatave sikur tė mos bėhej fjalė pėr ministrat e pushtetit lokal dhe tė kulturės. Lutfi Haziri, pėr ēėshtjen e decentralizimit, pėr ēėshtje lokale tė Kosovės, e bėri partner Zoran Lonēarin, pra Serbinė. Njėsoj, Astrit Haraqija pėr ēėshtje tė trashėgimisė kulturore nė Kosovė, e bėri partner Dragan Kojadinoviqin, pra sėrish Serbinė. Pse pikėsisht kėta dy ministra? Shumė thjeshtė: Kosova duhet tė ndahet nė emėr tė decentralizimit, dhe Kosova duhet tė copėtohet nė emėr tė mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore serbe, pa qenė ajo serbe fare. Shkėmbimet Haraqija-Kojadinoviq dhe Haziri-Lonēar janė mė tė rėndėsishme sesa kjo 'diplomacia fluturuese', dhe madje mė tė rėndėsishme edhe se vetė negociatat pėr statusin e Kosovės. (Kjo 'e rėndėsishme' do tė thotė 'e dėmshme', natyrisht.)

    Fillimi i negociatave e pamundėson njė pėrfundim tė tyre: pavarėsinė dhe sovranitetin pėr Kosovėn. Pas fillimit tė negociatave ēėshtje mė nuk ėshtė ajo e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, por e pavarėsisė sė serbėve nga Kosova. Kjo, nėpėrmjet decentralizimit. Dhe, pas nisjes sė negociatave, nuk do tė diskutohet pėr autonominė nė shtet (Kosovėn nė Serbi), por pėr shtetin nė autonomi (serbėt nė Kosovė). Kjo tjetra, nėpėrmjet eksterritorialitetit tė kishave e manastireve.

    Ende pa filluar negociatat, pavarėsinė e bėnė 'pavarėsi e kushtėzuar', ndėrsa sovranitetin e bėnė 'sovranitet i kufizuar'. Sulmi u drejtua pėr zbutjen e qėndrimit tė Prishtinės: Kosova shtet i pavarur e sovran. Dhe kurrsesi as pėr sqarimin e qėndrimit tė Beogradit: mė shumė se autonomi mė pak se pavarėsi pėr Kosovėn. Pėr ata qė shohin dhe duan tė kuptojnė s'ka se si tė jetė mė e qartė se kah shpien procesi aktual zyrtar. Kėtij procesi i nevojiten liderė vendas tė fuqishėm pikėrisht ngase duhet tė shtypen masat popullore, vullneti dhe interesi i tyre. Andaj, synimi kryesor i 'diplomacisė fluturuese' ėshtė monopolizimi i ēėshtjes sė statusit nė katėr-pesė veta nė Prishtinė dhe po aq nė Beograd. Nė fakt, kėta katėr-pesė veta monopolizohen: bėhen tėrėsisht tė kontrollueshėm ngase plotėsisht tė parashikueshėm. Kėsisoj, ēėshtja mė jetike pėr popullin trajtohet nė mėnyrėn qė popullin e bėn spektator.

    Askush s'do t'i pranonte negociatat me Serbinė nė vitin 1999 ose 2000. Ndėrkaq tash politikanėt po shtyhen qė tė hyjnė nėpėr grupe punuese pėr t'ia punuar popullit. Kėto gjashtė vjet ishin vite dinamike pėr shndėrrimin e sundimit tė huaj nė nėnshtrim vendas. Nėnshtrim duke tė thyer dhe nėnshtrim duke tė lodhur. Jo tė gjithė janė thyer e lodhur. Dhe shumė tė tjerėve po ju del e do iu del gjumi.

    Pėr ēdo vit politikanėt e Kosovės na thonė se vitin e ardhshėm Kosova do tė bėhet e pavarur. Ata japin kėso premtimesh ngaqė llogarisin nė harresėn tonė. T'i luftosh kėta politikanė dhe ta luftosh harresėn ėshtė e njėjta gjė. Politikanėt e negociatave pėr shtėpinė e lirinė tonė, tashmė janė shkėputur nga populli edhe nėse kishin qenė ndonjėherė me tė. Ata janė tė huaj pėr popullin. Ashtu edhe duhet tė trajtohen.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  7. #47
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Negociatat kundėr vetėvendosjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 20 November 2005
    Vetėvendosja ėshtė liria kolektive pa tė cilėn s'mund tė ketė liri individuale. Vetėvendosja nuk ėshtė vetėm liria pėr tė zgjedhur pėr fatin tonė por dhe liria pėr t'u zhvilluar. Ndonėse realizimi i saj nuk ėshtė garanci pėr pėrparim, sigurisht se ėshtė parakusht pėr tė. Aktualisht ne jemi tė privuar nga shansi dhe mundėsia pėr pėrparim. Trendet politike, sociale dhe ekonomike janė pėrgjithėsisht negative. Jemi sorollatur pas 'standardeve para statusit', ndėrkohė qė standardi i jetesės sė qytetarit veē sa ka degraduar. Asgjė e ēuditshme: kur s'ke liri, ngadalė por sigurt, mbetesh edhe pa bukė. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė qė njerėzit tė kenė vend pune dhe ushqim tė bollshėm sesa tė kenė tė drejtė vote. Aq mė tepėr qė kur voton nė Kosovė mė parė dhe mė tepėr legjitimon sistemin politik sesa qė zgjedh gjė. Kuvendi i Kosovės ėshtė kurthuar nė betejėn e partive politike qė nuk janė kauza por aranzhmane, qė kanė liderė tė fortė sepse janė tė dobėta, qė s'kanė as vizion e as ideologji, dhe qė kryesisht pėrbėhen prej njerėzve, etja pėr privilegje dhe luks e tė cilėve ėshtė neurozė narcistike. Kėta politikanė, deputetė e ministra, thonė se gjithsesi do tė ketė pavarėsi, ngaqė s'kanė kurrfarė strategjie pėr variantet tjera qė po na pėrgatiten e ku kėta kanė hyrė. Njė pjesė e mirė e popullit disi u beson kėtyre, sepse nuk do qė ta besojė poshtėrimin dhe fyerjen qė po i bėhet. Pluralizmi politik pa shtet tėndin nuk u tregua as konstruktiv e as produktiv. Ai veē sa krijoi iluzionin e normalitetit. Zaten, edhe Milosheviqi i lejonte partitė politike.

    Ende s'e kemi as qeverinė qė e meritojmė. Sepse, ende se kemi llojin e qeverisjes qė na takon. Politikanėt e Kosovės nė fakt i pėrgjigjen UNMIK-ut, ndėrsa UNMIK-u i pėrgjigjet New York-ut. Edhe serbėt e Kosovės janė nė pozitė tė palakmueshme: liderėt e tyre i pėrgjigjen Beogradit. UNMIK-u s'ėshtė demokratik nė vetvete: ėshtė piramidė autoritare politike ku urdhrat vijnė nga lart poshtė dhe pa kurrfarė demokracie tė brendshme nė vendimmarrje. UNMIK-u s'ėshtė demokratik nė Kosovė: ēdo gjė vendore i ėshtė subordinuar UNMIK-ut, dhe ky subordinim ėshtė kodifikuar dhe normuar me Rezolutėn 1244 dhe Kornizėn Kushtetuese. Nė emėr tė ndėrtimit tė demokracisė sundohemi nė mėnyrė jodemokratike. Dhe, evitohet fakti se pikėrisht vetėvendosja ėshtė akti inaugurues dhe themeltar i demokracisė. I ēfarėdo demokracie. I secilit lloj tė saj. Nė anėn tjetėr, vetėvendosja i afirmon qytetarėt si burim sovraniteti. Edhe kjo nė Kosovė mungon. Paralelisht, vetėvendosja ėshtė parimi i procesit tė papėrfunduar tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, parim ky qė padrejtėsisht iu mohua Kosovės. Pa vetėvendosje pėr Kosovėn, s'mund tė shpallet i dėshtuar projekti i Milosheviqit dhe s'mund tė fillojė procesi i denazifikimit dhe i demokratizimit tė vėrtetė tė Serbisė. Realizimi i vetėvendosjes ėshtė minimumi i kompensimit moral pėr padrejtėsinė shekullore dhe humbjet e dėmet qė na janė shkaktuar.

    Rrjedhimisht, vetėvendosja pėr Kosovėn duhet tė jetė e dyfishtė: vetėvendosje e jashtme nė raport me Unionin SMZ, dhe vetėvendosje e brendshme nė raport me UNMIK-un.

    Kosova, tash pėr tash, s'ėshtė e mundur tė jetė e pėrfaqėsuar. Fundja, edhe mė e rėndėsishme ėshtė: nė ēka e pėr ēka ėshtė pėrfaqėsimi? I gjithė investimi aktual ėshtė qė tė jemi sa mė tė pėrfaqėsuar NĖ negociata me Serbinė. I gjithė investimi aktual ėshtė qė tė jemi sa mė tė pėrfaqėsuar PĖR kompromis. Politikanėt e Kosovės thonė se s'do tė ketė negociata me Serbinė por me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe se ato nuk do tė jenė pėr statusin e Kosovės. Flasin pėr kėto dy gjėra, andaj gėnjejnė vetėm dyfish.

    Negociatat janė negociata me Serbinė pėr Kosovėn. Ato janė koncept dhe projekt politik nė kundėrshtim tė plotė me vetėvendosjen e popullit tė Kosovės. Procesi negociues qė po pėrgatitet ėshtė shpėrfillje e vullnetit tė popullit, ėshtė pėrbuzje dhe denigrim i tij.

    Negociatat kanė kuptim vetėm kur zhvillohen ndėrmjet palėve tė barabarta. Kosova nuk ėshtė shtet sikur Serbia, dhe nuk ka qeveri reale sikur Serbia, por ka njė qeveri fiktive. Qeveria e Kosovės ėshtė e privuar nga pėrmbajtja e vėrtetė nė mėnyrė tė dyfishtė: nuk i ka ministritė esenciale (tė mbrojtjes, punėve tė brendshme dhe tė jashtme, drejtėsisė, informatave) dhe secila ministri ekzistuese s'ka kompetenca tė plota (p.sh. Et'hem Ēeku, ministri i energjetikės, nuk e kontrollon aspak as KEK-un dhe as Trepēėn, tė cilat janė ndėrmarrje shoqėrore e publike nė duart e AKM-sė). Nuk mund tė negociojė Kosova me Serbinė sepse s'janė zhbėrė strukturat e Serbisė nė Kosovė. Kosova, pra, pėrveēse me UNMIK-un mbi kokė e ka edhe Serbinė nė qafė. Kėto negociata ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nuk po parashihen edhe pėr Kosovėn edhe pėr Serbinė, por vetėm pėr Kosovėn. Me Serbinė u dashka tė negociojmė pėr vendin tonė, shtėpinė tonė, lirinė tonė! Kosovės realisht nuk i mungon statusi, por popullit tė saj i mungon liria. E i burgosuri nuk negocion. Negociatat gjithsesi shpiejnė nė kompromis sepse e nėnkuptojnė gatishmėrinė pėr tė.

    Serbia jo vetėm qė s'u pendua pėr krimet qė kreu por kurrfarė drejtėsie pėr viktimat nuk u zbatua. Pėr mė tepėr, Serbia do qė sėrish ta rimarrė Kosovėn, mirėpo duke e copėtuar atė paraprakisht nėpėrmjet decentralizimit. Serbia, madje nė rastin mė tė mirė, po na e ofron atė qė na e pat marrė: autonominė! E vetmja Serbi me tė cilėn mund tė negociohet ėshtė ajo e cila e pranon vetėvendosjen pėr Kosovėn. Me Serbinė sigurisht se kemi shumėēka tė negociojmė, por vetėm atėherė kur tė jemi tė lirė dhe tė bėhemi tė barabartė. Vetėm vetėvendosja siguron kushtet pėr marrėdhėnie tė mira ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė. Tetėdhjetė pėr qind tė tė burgosurve politikė nė ish-Jugosllavi nė vitet e '80-ta ishin shqiptarė, sepse populli shqiptar kishte mė sė paku liri nga tė gjithė popujt e tjerė nė Jugosllavi dhe, sepse Kosova nuk ishte republikė sikurse njėsitė e tjera qė mė pas u bėnė shtete. Pėrkundėr kėsaj, marrėdhėniet shqiptaroserbe arritėn kulmin e vet pozitiv pas autonomisė sė brishtė tė vitit 1974, ngase atėherė Kosova ishte mė sė largu nga kontrolli i Beogradit. Dhe, marrėdhėniet shėnuan degradimin mė tė madh gjatė kohės sė Milosheviqit, kur Kosova jo vetėm qė ishte tėrėsisht nėn sundimin e forcave tė tij, por edhe terrorizohej prej tyre. Marrėdhėniet mė tė mira, e tė papara deri mė tash, do tė jenė pikėrisht kur tė realizohet vetėvendosja e jashtme. Marrėdhėniet shqiptaro-serbe nė Kosovė maten me distancėn e Kosovės prej Beogradit. Lėvizja VETĖVENDOSJE! Fillimisht ka pėr synim qė totalizimin e regjimit tė UNMIK-ut ta zėvendėsojė me polarizim. Po ndėrtohet njė ndarje e re, jo nėpėr parti politike, por nė regjim tė padrejtė nė njėrėn anė dhe nė popull qė kėrkon tė drejta e drejtėsi, liri e barazi, nė anėn tjetėr. Kjo ndarje e re ėshtė e domosdoshme pėr dialektikė tė vėrtetė, pėr problematizim tė duhur ngase fundamental. Edhe neve, sikurse ēdo populli, na duhen toka dhe buka. E pėr kėto, na duhet vetėvendosja, na duhet realizimi i vetes.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  8. #48
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Pėr lirinė
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 01 June 2005


    ”Merr guximin tė bėhesh i menēur dhe nisu.”
    - Emin M. Musliu,
    dėshmor i UĒK-sė



    Demokracia nė Kosovė fillon e mbaron me ditėn e zgjedhjeve. Ajo ėshtė si njė fėmijė qė lindet i vdekur.

    Demokracia lind nė ato kuti votimi, por ato kuti votimi njėkohėsisht janė varri i saj. Vetėm nė dukje tė parė. Nė tė vėrtetė, nė njė sistem politik e institucional sikur yni, qė mohon vullnetin e popullit dhe nuk ia mbron atij interesat, kur voton ke legjitimuar; kur s'voton ke zgjedhur. Sepse nuk je nėnshtruar, sepse nuk je pėrshtatur. Nė kėso zgjedhjesh nuk ke zgjedhur. Zgjedhjet e kėtilla janė mburojė pėr UNMIK-un dhe iluzion pėr qytetarėt, ndėrsa pėr politikanėt vendas janė tendere pėr privatizimin e institucioneve.

    Administrimi ndėrkombėtar qė nuk ia njeh tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe ia mohon atė popullit nė territorin qė e qeveris, paraqet administrim kolonial. Qeverisja e tillė ėshtė represive. Institucionet vendase, mbi kėtė bazė dhe nė kėtė kuadėr, janė zgjatje e sundimit shtypės dhe dominimit tė tij.

    Njohja e vullnetit tė popullit - e drejta e vetėvendosjes - ėshtė akt themeltar dhe inaugurues demokratik dhe kushti i demokracisė. Nė demokraci janė tė mbrujtura vullneti (i shumicės) dhe Tjetri.

    Neve na nevojitet vetėvendosje e jashtme nė raport me Serbinė dhe vetėvendosje e brendshme nė raport me UNMIK-un. Sepse Serbia nominalisht e ka sovranitetin mbi Kosovėn; sepse mungesa e lirisė dhe demokracisė nė Kosovė janė strukturuar dhe institucionalizuar.

    Liria nė Kosovė ėshtė ēėshtje, sepse nuk e kemi, sepse mungon. Gjendja nė Kosovė nuk ėshtė zgjedhje jona, por ėshtė rezultat i pamundėsisė pėr tė zgjedhur. Njeriu mbase mund tė jetė i pasigurt se nė ēfarė mase zgjedhja e tij ishte njėmend e tija, por kėtu nė Kosovė ne jemi tė sigurt se nuk po zgjedhim pėr jetesėn tonė dhe tė ardhmen tonė. Zgjedhja i paraprin vendimit. Meqenėse ne nuk zgjedhim, s'jemi gjė tjetėr pėrveēse objekt tė vendimeve tė pushtetit tė huaj.

    Vetėvendosja paraqet vendimin tonė pėr vendin tonė dhe fatin e vetes sonė. Liria kolektive konsiston nė tė drejtėn pėr vetėvendosje. E drejta pėr vetėvendosje ėshtė emri i lirisė kolektive, i lirisė pėr tė gjithė. Neve na duhet kjo patjetėr. Qė tė kemi shtetin tonė tė pavarur dhe sovran. Qė tė kemi shoqėri nė tė cilėn barazia dhe drejtėsia janė vlera themelore. Pėr ta fituar tė drejtėn pėr vetėvendosje, duhet tė fillojmė tė vendosim vetė; duhet tė fillojmė tė sjellim vendime. Mu pėr shkak se nuk ekziston asnjė e drejtė, e cila ėshtė mė e politizuar sesa e drejta pėr vetėvendosje, ne duhet tė angazhohemi maksimalisht pėr tė. Politikisht dhe jopolitikisht.

    Ne s'jemi fajtorė pėr mungesėn e lirisė nė tė kaluarėn, por jemi e do tė jemi pėrgjegjės pėr vazhdimėsinė e mungesės sė saj nė tė ardhmen. Jemi pėrgjegjės edhe pėr ata qė ende s'kanė lindur. Ne po i sakrifikojmė ata duke mos sakrifikuar vetė; ne po i rrezikojmė ata nesėr duke mos rrezikuar vetė sot.

    Ēėshtja e lirisė nuk mund tė shtyhet, nuk mund tė vonohet. Vetė qenia njerėzore ka tė bėjė me lirinė qė ne s'e kemi. Durimi ėshtė degradues. S'ka nevojė tė krijohen njerėz tė rinj. Njerėzit e kanė lirinė nevojė tė tyre. Liria s'vjen nga jashtė; liria s'instalohet. Ajo ėshtė nė njerėzit dhe mes tyre.

    Mund tė jenė tė diskutueshme pėrkufizimet pėr lirinė dhe demokracinė, por mungesa e tyre nė Kosovė ėshtė e padiskutueshme. Deri kur do tė na mungojnė ato? Deri sa tė mungojmė ne. Nuk na ka braktisur neve liria. Ne duhet tė pushojmė sė braktisuri atė.

    Liria na ka munguar ngaherė. Duhet tė jemi tė gatshėm pėr tė renė. Ēka? Pėr atė qė do tė vie ngase duhet ta sjellim. Rruga e lirisė ėshtė rrugė drejt lirisė. Si? Pėrpara radikalisht. Dhe, radikalisht pėrpara. Pse? Liria dhe barazia pėr tė gjithė janė fitorja.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  9. #49
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Platforma sekrete e pėrshtatjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 29 January 2006


    Dy deputetė tė Kuvendit tė Kosovės na e dėrguan tekstin e Platformės pėr pushtetin lokal nė Kosovė, e qė paraqet platformėn e ekipit negociator tė Kosovės. Pra, njerėzit nga Kuvendi i Kosovės nuk janė aq tė pashpresė me kusht qė ta tradhėtojnė sistemin. Nė mbititull tė kėtij dokumenti figuron togfjalėshi hollivudian ‘sekret zyrtar’. Tri javė mė parė, Serbia e pat bėrė publike pjesėn kryesore tė platformės sė saj. Ajo hapur angazhohet pėr atė ēfarė edhe deklaron. Ndėrkaq, negociatorėt kosovarė e mbajnė fshehur platformėn e tyre meqė njėmend kanė shumė arsye qė ta mbajnė sekrete pėrmbajtjen skandaloze tė saj. Pa kurrfarė rezistence kėta politikanė negociator pranuan qė tė shkojnė nė Vjenė dhe atje tė diskutojnė me Serbinė pėr decentralizimin e Kosovės. Tash ata pėrpiluan tekstin pėr decentralizimin e Kosovės i cili do t’i paraqitet Serbisė si ofertė!

    Pėrgjatė tėrė kėtij teksti flitet pėr ‘pakicat’. Sė pari, nuk mund tė flitet pėr pakica nė kuptimin legal e juridik – qė nga Konferenca e Rambujesė e kėndej nė Kosovė ka vetėm bashkėsi nacionale, jo shumicė dhe minoritete; nuk mund tė flitet pėr shumicė e pakicė as nė kuptimin demokratik – Kosova sundohet nga pakica e njerėzve administratorė tė regjimit antidemokratik tė UNMIK-ut; mund tė flitet pėr pakica vetėm nė kuptimin demografik, madje edhe kjo me pak saktėsi ngase qė nga viti 1981 nuk ka regjistrim tė popullatės nė Kosovė, ndonėse mė shumė se gjysma e tyre kanė lindur pas kėtij viti. Dhe sė dyti, pėrderisa Kosova nuk ka sovranitet tė vetin, vendosja e pakicave nė tė njėjtin grup dhe pėrkundruall shqiptarėve tė Kosovės, ėshtė shumė e gabueshme dhe e dėmshme politikisht – dihet se pėrveē udhėheqėsve serbė tė Kosovės tė cilėt nė fakt pėrfaqėsojnė Beogradin, pėrfaqėsuesit e turqve, ashkalinjve, egjiptasve, romėve dhe boshnjakėve hapur janė pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.

    Serbia, si pėrherė, e konsideron dhe e trajton Kosovėn ekskluzivisht si territor, gjė qė ka pėr pasojė militarizimin e serbėve tė Kosovės. Kėtė pikėvėshtrim ndaj Kosovės tė reduktuar nė territorin e saj, e bėn edhe ky dokument, i cili nė kapitullin e tij tė dytė flet pėr Organizimin Territorial Komunal. Pėrputhja parimore e kėtij dokumenti me Platformėn e ekipit negociator tė Unionit Serbi-Mal i Zi ėshtė e hatashme. Ajo vijon edhe nėpėr detale. Ja dy fjali si dy shembuj: ‘Do tė krijohet njė numėr shtesė edhe i komunave shumetnike me njė shumicė lokale tė komuniteteve pakicė.’, dhe nė kapitullin e katėrt, aty kur flitet pėr miratimin e njė mori ligjesh thuhet se kėto ‘do tė miratohen vetėm duke pėrfshirė shumicėn e Anėtarėve tė Kuvendit nga komunitetet pakicė.’ Krejtėsisht njėsoj, siē parashihet nė Platformėn serbe, ėshtė i konceptuar edhe pėrfaqėsimi: ai ėshtė tėrėsisht i bazuar etnikisht. Mu ashtu siē po kėrkon Serbia, komunat e reja do tė jenė fuqiplote. Pėrveē kompetencave nė arsim, shėndetėsi, shėrbime sociale dhe publike, polici dhe drejtėsi, ato do tė mund tė bėjnė edhe lėshimin e lejeve pėr ndėrtim dhe zhvillimin e tokės, riemėrimin e rrugicave, rrugėve dhe vendeve tjera publike, si dhe do tė kenė autonominė buxhetore.

    Prej fillimit tė misionit tė tij UNMIK-u nė Kosovė nė vazhdimėsi ka diskriminuar pakicat joserbe. Kėtė e vazhdon edhe ky dokument sekret, nė tė cilin mėnyra e shkrimit ėshtė mjaft dinake. Nė emėr tė pėrfshirjes, bėhet veēimi dhe theksimi. Ja, sėrish, dy fjali si dy shembuj pėr kėtė: ‘Organizimi i ardhshėm territorial i Kosovės, vėmendje tė veēantė do t’i kushtojė interesave tė veēanta tė komuniteteve pakicė duke pėrfshirė komunitetin serb...’, dhe tjetra: ‘Komunat urbane (qytete), duke pėrfshirė edhe Mitrovicėn mund tė organizohen edhe nė njėsi nėn-komunale.’

    Kėtij dokumenti nuk i mungon as bizariteti qė sajohet me broēkulla prej fjalive tė tipit -‘Reforma e pushtetit lokal, pos tjerash, do tė ndihmojė procesin e integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian’. Decentralizimi qė e ēintegron pėrfundimisht Kosovėn edhe ashtu aspak tė integruar, po e ndihmoka integrimin e saj nė BE! Nuk bėhet kurrfarė integrimi me zgjidhje administrative dhe burokratike, e me lėshim pe para apetiteve tė Serbisė, por me zhvillim ekonomik e shoqėror, me perspektivė pėr progres. E kėto qė tė gjitha mungojnė nė Kosovė. Ngase mungon liria e popullit, vetėvendosja e tij; mungon sistemi politik e institucional qė mbron interesat e popullit dhe respekton vullnetin e tij.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  10. #50
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Qė tė mos pėrsėritemi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 18 December 2005


    Teza dominuese politike nė vitet e'90-ta nė Kosovė, ishte se ndėrkombėtarizimi i ēėshtjes sė Kosovės e sjell zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Ēėshtja e Kosovės njėmend u ndėrkombėtarizua, por problemi nuk u zgjidh. Ndėrkombėtarizimi ishte maksimal. Kosova, njė vend i vogėl nė Evropė, fitoi adresė planetare: Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Kėshilli i Sigurimit qenėsisht nuk ndodhet nė planetin Tokė, ngase atij i nevojitet njė pikėvėshtrim kozmik mbi planetin. Prej andej s'vėrehet dot Kosova. Dhe, atėherė kur ajo disi bėhet e dukshme, kjo ngjan vetėm kur vendoset nė kuadėr me krizat e tjera nė Tibet e Tajvan, nė Kurdistan e Ēeēeni. Prej nga i gjithė ai besim kolektiv se ndėrkombėtarizimi sjell zgjidhjen e problemit?! Dy faktorė kryesor ndikuan. I pari: nėn kushtet e shtypjes sė egėr tė Serbisė, ēdo gjė tjetėr, e qė do tė thotė ēdo gjė jashtė Serbisė, mendohej si tėrėsisht e kundėrt me atė qė pėrjetohej brenda. Kjo shkaktoi qė faktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtar t'i atribuoheshin edhe vlera morale tė cilat ata realisht nuk i kishin. Dhe, e dyta: mbi valėn e madhe kombėtare e shoqėrore nė Kosovė tė ngritur nė fund tė '80-tave dhe nė fillim tė '90-tave nisi tė surfojė njė elitė e stėrkequr kosovare. Ajo elitė qė eglediset ende si politikė dhe mendėsi, nuk bėnte veprime por jipte deklarata. Rezistenca e mėnyrės sė saj niste me dorėheqje dhe pėrfundonte me tėrheqje. Kurrsesi nuk bėnte organizim pėr ēlirim por vetėm thirrje pėr durim. Ne ishim viktima, por edhe investohej qė tė mbeteshim tė tillė pėrgjithmonė! Pėr pasojė, njė popull i tėrė u ndodh nė kurthin e mbijetesės, i preokupuar nėse duket mjaftueshėm i pėrvuajtur pėr ta shpėtuar tė tjerėt. Po,vetėm pėr ta shpėtuar. Qėllimi u degjenerua sepse njeriu u degradua: ai nuk donte tė fitonte, ai donte vetėm tė shpėtonte. Vitet e pėruljes dhe tė tmerrit, nga shtypja bėnė nėnshtrimin. Paradoksalisht, edhe dhuna u zvogėlua ngase frika pėrhapej gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė thellė. Njerėzit pėrshtateshin, dhe inkurajoheshin ta natyralizojnė pėrshtatjen e tyre, ta pėrbrendėsojnė dominimin, tė gjejnė paqe me vete nėn kushtet e robėrisė. Kjo pllakosje po u ngjante tė gjithėve, por jo edhe secilit. Pasi qė Kosova, me kėrkesėn e Milosheviqit u ndalua edhe si temė nė Dejton, u bė e qartė se konfrontimi me forcat e Serbisė nuk ėshtė evituar por ėshtė spostuar. Njerėzit filluan tė mendojnė si njerėz: tė mendojnė pėr ballafaqimin dhe ēlirimin. Nisi edhe lufta, qė nuk zgjati shumė ngaqė u ndal. U bė kompromisi nė Rambuje i cili sėrish na ktheu nė terrenin e mirėnjohur tė rėndėsisė sė ndėrkombėtarizimit. Dikur thuhej se nuk mund t'ia nisim ne vetė andaj duhet ta ndėrkombėtarizojmė ēėshtjen, e mė pastaj Rambujeja arsyetohej duke thėnė se njėmend e nisėm vetė ne por s'mund ta mbarojmė dot vetė. Regresi drejt kthimit ku tashmė kishim qenė po ngjante. Edhe sot jemi duke e jetuar pėrsėritjen e historisė. Durimi, pritja dhe shpėtimi janė pėrsėri karakteri i njė kolektiviteti. Jo revolta drejt rebelimit. Jo ballafaqimi drejt fitores. Mbi tė gjitha, thonė politikanėt, janė marrėdhėniet tona me faktorėt ndėrkombėtar. Pra, jo vullneti e interesat tona. Andaj, nuk ėshtė ēudi qė bėhet tregti me neve, dhe tash sė fundi, pėrmes kėtyre negociatave, na cysin qė edhe ne tė bėjmė tregti me veten tonė. Mu nė kėtė pikė ngjan intervenimi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Jo ta negociojmė veten, por ta realizojmė veten. Mirėpo, nuk duhet tė shpėtojmė mė. Mjaft kemi shpėtuar. Tash duhet tė fitojmė. E pėr kėtė, duhet tė luftojmė, jo tė ankohemi; tė justifikojmė, jo tė shfajėsohemi. Neve na duhet ndryshim radikal dhe fundamental: bllokim i trendeve aktuale tė negociatave qė shpiejnė nė kompromis me Serbinė pėr Kosovėn dhe nė copėtimin e saj nėpėrmjet decentralizimit. Ky edhe ėshtė kuptimi i thėnies sė Bertold Brehtit pėr revolucionin si frenim. Frenim ndaj theqafjes, natyrisht. Nė diktaturė, e vėrteta ėshtė radikale. Tė tillė duhet tė jemi ne: Radikalė. Pėr reforma do tė mjaftonte shmagia nga drejtimi. Reformat janė tė kota nė Kosovė, sepse shtypja ėshtė sistematike dhe sistemike.

    Ndėrkombėtarizimi ėshtė i mirėseardhur, por ai duhet tė ngjajė si pasojė e angazhimit tonė pėr liri dhe assesi tė jetė qėllim i yni. Njė ndėrkombėtarizim i tillė do tė ngjante po ashtu mbi tė tjera baza. Jo tė atilla qė ngėrthen Rezoluta 1244: shpėrfilljen e vullnetit tė popullit dhe pranimin e integritetit territorial dhe sovranitetit tė Jugosllavisė, tash tė Unionit Serbi-Mal i Zi. Problemi i Kosovės duhet bėrė ashtu siē ėshtė: autokton dhe njerėzor. E kėtė mund ta bėjnė vetėm njerėzit autokton.

    Sistemi i sofistikuar i padrejtėsisė e ka bėrė edhe tė vėrtetėn tė pabesueshme, ka bėrė qė ajo tė duket si njė teori konspiracioni. Pėr tė bėrė lėvizje tash ėshtė edhe mė vėshtirė sesa pėrpara ndonėse me mė pak rrezik. Ama duhet hequr drojen njerėzve. Kjo patjetėr do tė ngjajė nė lėvizje e sipėr, pasi qė njeriu frikohet kur ėshtė i vetėm, i paorganizuar, i paqartė politikisht. Kėto shkaqe pandalshėm po treten. Njėmend, ata qė kanė interes nga sistemi vėshtirė se pėrmirėsohen. Por, ata qė s'kanė levėrdi tė posaēme nga mirėmbajtja e sistemit, ata i bashkohen popullit. Varet nga puna jonė sa shpejt ata vien te populli dhe ndihmojnė qė ky tė bėhet vetja.

    Nuk ka revolucion pa rilindje, dhe s'ka rilindje pa besim nė forcat vetjake. Natyrisht qė kjo rilindje ėshtė popullore. Kurrsesi elitiste.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •