Close
Faqja 17 prej 31 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 306
  1. #161
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Edhe Sa Do Tė Durohet Kjo Politikė Antishqiptare !?

    Albini Para Do Ditėve Sa Ishte Nė Shqipėri , Nė Emisionin "vip-magazin" Nė Vizion+ , Tha Se Pret Qė Tė Arrestohet Prap . Kjo Ndodhi Sot.

    Ku ėshtė Drejtėsia !?

    Pse Lejohet Ky Provokim Aq I Vrazhtė I Dinjitetit Tonė Kombėtarė ?!

    O Dhe I Kosoves Mos Ja Bėn Hallall Atyre Qė Tė Shkelin E Tė Njellosin E Vetin E Quajnė Shqiptarė .

    Kili

    Shqipėria ėshtė Gjaku Im Qė Nuk Falet!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  2. #162
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    shpresoj te i ndihmoj zoti Albinit , marre per """ne""" qfar njeriu po arrestojm

  3. #163
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga geezer Lexo Postimin
    shpresoj te i ndihmoj zoti Albinit , marre per """ne""" qfar njeriu po arrestojm

    About This Video Kliko ne More From: fucishpendi
    per ti shiku pyetjet tjera qe ia bene Tv-Shikuesit ALBIN KURTIT

    kush eshte Albin Kurti ?
    Nė rezistencė kundėr Milosheviqit

    Nė gusht tė vitit 1997 Albini u kyē nė Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, si anėtar i kryesisė e mė vonė si zyrtar pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare. Kurti ka qenė gjithashtu edhe anėtar i Kėshillit Organizativ tė protestave paqėsore dhe tė padhunshme studentore pėr lirimin e objekteve universitare tė uzurpara me dhunė nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njėri ndėr udhėheqėsit e protestės historike studentore mė 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit. Kur filloi lufta nė Kosovė, nė gusht tė vitit 1998, Albini filloi punėn nė zyren e pėrfaqėsuesit tė pėrgjithshėm politik tė UĒK-sė, Adem Demaēit, ku shėrbeu si sekretar i zyres. Gjatė kėsaj kohe ka qenė i angazhuar nė gjetjen e zgjidhjes politike pėr krizėn nė Kosovė. Gjatė bombardimeve tė NATO-s ai qėndroi nė Prishtinė deri mė 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tėrheqjen e forcave serbe nė Serbi, ai sė bashku me tė burgosurit tjerė shqiptarė u transferua nė burgjet serbe. Mė 13 mars 2000 nė Nish, Albini u dėnua me 15 vjet burg tė rėndė. Gjatė gjykimit ai refuzoi tė njihte legjitimitetin e gjykatės duke thėnė: "Ky gjyq nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė vėrtetėn dhe drejtėsinė. Ky gjyq i shėrben politikės ditore tė regjimit tė Milosheviqit qė e ka mbajtur Kosovėn nėn okupim". Kur u dėnua, ai tha: "Nuk ėshtė me rėndėsi nėse mė dėnoni dhe sa mė dėnoni. Ēdo gjė qė kam bėrė e kam bėrė vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar pėr kėtė dhe po tė mė ipej rasti do tė veproja sėrish njėsoj." Si rezultat i presionit ndėrkombėtar Albini u lirua mė 7 dhjetor 2001.

    Nė rezistencė kundėr UNMIKUT (Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė)

    Mė 23 prill 2003 Albini diplomoi nė fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit nė Universitetit e Prishtinės dhe vazhdoi tė jetė aktivist i tė drejtave tė njeriut dhe atyre civile. Ai punoi si aktivist nė Rrjetin e Aksionit pėr Kosovėn (KAN) (www.kosovoactionnetwork.org), tė formuar nė vitin 1997, qė u ringjall nė konferencėn "Drejtimet e reja" tė mbajtur nė Prishtinė nga 8-13 korrik 2003. Nė kėtė mėnyrė KAN e siguroi vazhdimėsinė me anė tė njė fillimi tė ri. KAN ishte lėvizje e aktivistėve tė rinj, qė pėr mision kishin ndryshimet shoqėrore dhe krijimin e qytetarisė aktive. Aktivitetet pėrqendroheshin nė tri fusha kryesore: ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut dhe drejtėsia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN pėrbehej edhe prej shumė anėtarėve ndėrkombėtarė. Me 12 qershor 2005 nė muret qė rrethonin ndėrtesėn e UNMIK-ut, aktivistėt shkruan parullėn "JO NEGOCIATA, VETĖVENDOSJE", qė solli nė transformimin e KAN-it nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! (www.vetevendosje.org). Shkrimi i parullave vazhdoi gati nė tė gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovės, dhe pastaj lėvizja filloi me pėrdorimin e metodave tjera kreative e tė padhunshme sikurse janė aksionet simbolike, bllokadat dhe sė fundi edhe demonstratat masive. Shėrbimi Policor i Kosovės nė bashkėpunim me policinė ndėrkombėtare arrestoi, burgosi dhe dėnoi qindra aktivistė, ndėr ta edhe Albinin. Lėvizja VETĖVENDOSJE! kėrkon referendum gjithėpopullor nė Kosovė, si e vetmja zgjidhje e drejtė dhe paqėsore pėr tė vendosur pėr statusin e Kosovės. Lėvizja arsyeton se vetėm me referendum si ushtrim i tė drejtės pėr vetėvendosje mund tė realizohet njė zgjidhje demokratike e vėrtetė. Nė vend tė negociatave tė cilat mund ta vėnė nė kompromis lirinė, lėvizja kėrkon qė populli i Kosovės tė ketė mundėsi tė vendos pėr vetvete, si duan tė jenė tė qeverisur dhe nga kush.


    Pėr tė lexuar mė shumė rreth Lėvizjės VETĖVENDOSJE!





    http://www.youtube.com/watch?v=NSyl4...t=89181&page=7
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 31-01-2008 mė 08:15
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #164
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjykata vendos 30 dite paraburgim per Albin Kurtin

    Gjyqtaret kerkuan arsyet e refuzimit te tij ne gjykate kurse ky i fundit perseriti se nuk e njeh drejtimin e Kosoves nga UNMIK

    Prishtine-Ne seancen e katert gjyqesore te mbajtur ne gjykaten e qarkut Prishtine Albin Kurti denohet me 30 dite paraburgim deri ne perfundim te plote te gjithe procesit te gjykimit. Albin Kurti refuzoi te paraqitej ne gjyqin e paracaktuar dite me pare,dhe pas kesaj forcat e UNMIK detyruan Kurtin te vinte ne gjykate ne pranga. Gjyqtaret kerkuan arsyet e refuzimit te tij ne gjykate kurse ky i fundit perseriti se nuk e njeh drejtimin e Kosoves nga UNMIK. Albin Kurti akuzohet per nxitje dhune dhe trazirash ne protesten e 13 shkurit te nje viti me pare te organizuar nga Levizja Vetvendosja gjate se ciles u shkaktuan 2 te vdekur dhe me shume se 20 te plagosur. Seanca gjyqesore e rradhes ndaj Albin Kurtit do te mbahet ne 5 shkurt.

    (News24)
    Sui generis

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42
    krejt qa po thot ai po ndodhe
    duhet mu qu krejt populi dhe me liru albinin

  6. #166
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Albin Kurti: Me liruan per te me arrestuar serish

    “Me lirimin tim nga burgu, gjyqi i padrejte i UNMIK-ut u dorezua para vetedijes morale parimore te avokateve te Kosoves”. Keshtu eshte shprehur ne nje takim per media lideri i levizjes “ Vetevendosje”, Albin Kurti, vetem 24 ore pas lirimit te tij nga gjyqi, ne mungese te avokatit mbrojtes. Sipas Kurtit, trupi gjykues i UNMIK-ut i udhehequr nga, Mauricio Salustro, ka pezulluar rastin duke e liruar nga burgu deri kur te gjejne nje menyre tjeter per ta denuar.
    “Ashtu sikurse qeverisja e UNMIK-ut ne Kosove, edhe procesi kunder meje ishte i padrejte, andaj dje serish u be e qarte se zyrtare te UNMIK-ut montuan proces kunder meje”, ka thene lideri i “ Vetevendosjes”, Albin Kurti.

    Sipas Kurtit, misioni i ri i BE-se, i cili do te vije ne Kosove, do te jete ne dem te shtet-berjes se Kosoves dhe se do te jete vetem zbatim i “ Pakos Ahtisaari” dhe i rezolutes 1244. Sipas tij me mire do te ishte qe ky mision ne perberje te vet te kishte staf akademik sesa gjyqtare, prokuror e polic.

    Balkan
    Sui generis

  7. #167
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Letra e Ndėrkombėtares sė Rezistuesve tė Luftės
    Friday, 01 February 2008

    Mė 5 shkurt, nė Prishtinė (Kosovė), aktivisti i padhunshėm, Albin Kurti, del nė seancėn e pestė dėgjimore tė gjykimit, ku ai akuzohet pėr ‘pėrpjekje pėr tė shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm dhe/ose shkatėrrim tė gjėrė tė pronės’, pengim tė personave zyrtar nė kryerjen e detyrave tė tyre dhe nxitje tė popullit pėr ta thyer kordonin policor. Albini aktualisht po mbahet nė burg nė paraburgim deri nė pėrfundim tė gjykimit dhe ėshtė klasifikuar si i burgosur i Kategorisė A – i burgosur qė paraqet shkallė tė lartė rreziku – meqė nuk mori pjesė vullnetarisht nė seancėn e fundit gjyqėsore pėr shkak tė mosnjohjes parimore nga ana e tij tė sistemit tė UNMIK-ut nė Kosovė.

    Ndėrkombėtarja e Rezistuesve tė Luftės (War Resisters' International WRI) – njė rrjet pacifist ndėrkombėtar qė angazhohet pėr format e padhunshme tė veprimit dhe ka 82 degė nė 42 shtete – e konsideron pėrndjekjen e Albin Kurtit si pėrpjekje tė motivuar politikisht pėr tė mos e lėnė tė qetė dhe pėr ta diskredituar njėrin prej kritikuesve mė tė zėshėm dhe mė kėmbėngulės tė administrates ndėrkombėtare nė Kosovė si dhe Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, themelimin e sė cilės e ndihmoi ai. Misionet e OKB-sė janė gjoja tė rrepta nė pėrpjekjet e tyre pėr t’i respektuar standardet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe nė sigurimin e modelit tė qeverisjes sė mirė. Nė vend tė kėsaj, UNMIK-u – Misioni i Pėrkohshėm i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė – ėshtė dėshmuar tė jetė i papėrgjegjshėm dhe – pėrballė pluralizmit dhe padėgjueshmėrisė qytetare – thjesht autoritar nė mosrespektimin e procesit ligjor.

    Kjo seancė dėgjimore mbahet pothuajse njė vit pas ngjarjeve pėrkatėse tė 10 shkurtit, kur policia e UNMIK-ut shtiu me plumba tė gomės kundėr njė demonstrate tė paarmatosur, e cila po bėnte thirrje pėr tė drejtėn pėr vetėvendosje, duke i vrarė dy vetė dhe duke i lėnduar edhe mbi 80 tė tjerė. Edhe pse shefi i policisė sė UNMIK-ut u detyrua tė jepte doreheqje pas kėsaj, njėsiti pėrkatės i policisė ėshtė kthyer nė Rumani, ku nuk janė zhvilluar kurrfarė hetimesh tė metutjeshme. Ndėrkohė, Albin Kurti ėshtė burgosur menjėherė dhe ėshtė mbajtur nė paraburgim deri nė korrik, kur i ėshtė caktuar masa e arrestit shtėpiak, e cila mė nė fund ėshtė hequr mė 19 dhjetor 2007.

    Pėrndjekja e Albin Kurtit ėshtė kritikuar nė mėnyrė tė detajuar nga ana e Amnesty International dhe Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit. Pėrveēse ka qenė i burgosur dhe nė disa raste nuk i ėshtė lejuar tė flasė me mediat apo tė takohet me vizitorėt ndėrkombėtarė tė tė drejtave tė njeriut, Albin Kurti u ėshtė nėnshtruar deklaratave tė pėrsėrituara degraduese nga ana e zyrtarėve tė UNMIK-ut. Avokati i emėruar nga ana e UNMIK-ut si avokat i tij mbrojtės nė dy seanca gjyqėsore, ka qenė njėri qė kishtė dhėnė deklarata pėr mediat nė tė cilat e akuzonte Albin Kurtin. Ai mė nė fund u shkarkua nga detyra mė 30 janar nė bazė tė provave qė gjyqit i ishin paraqitur mė 4 dhjetor por atėbotė ishin injoruar.

    WRI ka mbajtur kontakt me Albin Kurtin qė nga viti 1997, kur si udhėheqės i studentėve ai ishte avokati mė i shquar i lėvizjes sė padhunshme pėr realizimin e tė drejtės pėr arsimim tė duhur nė Kosovė. Mė pas, si i punėsuar nė zyren e Adem Demaēit, zėdhėnėsit politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Albini u angazhua pėr lirimin e tė burgosurve tė ndryshėm tė marrė nga UĒK-ja. I burgosur nga ana e regjimit tė Milosheviqit gjatė bombardimeve tė NATO-s, Albini ishte nė burg deri nė dhjetor tė vitit 2001. Qė nga lirimi i tij, Albini i ka kritikuar institucionet e ndryshme nė Kosovė pėr korrupsion, i ka refuzuar ftesat pėr anėtarėsim nė parti politike dhe ka zhvilluar fushatė qė t’u dėgjohet zėri familjeve – tė tė gjitha etniteteve – tė cilat nuk dinė pėr fatin e tė dashurve tė tyre qė nuk i kanė parė qė nga lufta.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė gjatė periudhės sė UNMIK-ut qė ėshtė parė si e nevojshme kundėrpėrgjigjia e policisė ndaj demonstratave tė padhunshme. Zyra e Ombudspersonit nė Kosovė ka pasur rast ta kritikojė dhunėn e tepruar tė policisė kundėr protestimit ulur dhe veprimeve tė padėgjueshmėrisė qytetare tė organizuara nga Albin Kurti dhe kolegėt e tij tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. Kėto demonstrata gjithnjė kanė qenė qartazi tė pėrqėndruara ndaj politikave tė fuqive–nė–fuqi – pra, tė UNMIK-ut dhe Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes, tė themeluara nėn patronatin e UNMIK-ut. Kėto protesta kurrė nuk e kanė pasur pikėsynim nxitjen e urrejtjes etnike – pėrkundrazi.

    Vetė Albini gjithnjė ka bėrė dallim me kujdes mes popullit serb si tėrėsi dhe projekteve kriminale politike tė disa udhėheqėsve politik serb. Ai ka folur pėr pajtim dhe kundėr urrejtjes etnike. Megjithatė, si shumė shqiptarė tė Kosovės, ai fuqishėm beson se Kosova ka tė drejtė pėr vetėvendosje dhe nėse vetėvendosja e tillė nuk i respekton tė drejtat e njeriut tė tė gjithė qytetarėve tė saj, ne jemi tė bindur se Albin Kurti do tė jetė nė ballė tė atyre tė cilėt protestojnė dhe synojnė ta mbrojnė kėdo qė i kanoset rreziku.

    WRI bėn thirrje qė t’i jipet fund pėrndjekjes sė Albin Kurtit dhe tė tregohet respekt nga ana e UNMIK-ut pėr kritikuesit e tij brenda Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe kritikuesit jashtėparlamentarė qė janė tė gatshėm pėr ta zbatuar padėgjueshmėrinė qytetare.

    Howard Clark
    (Kryesues i Ndėrkombėtares sė Rezistuesve tė Luftės)
    nėnshkruar nė emėr tė Kėshillit Drejtues tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Rezistuesve tė Luftės
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #168
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Letėr dėrguar Ministrit italian tė Ministrisė sė Drejtėsisė
    Tuesday, 05 February 2008

    I nderuari zotėri,

    Re: Roli i gjykatėsit Maurizio Salustro nė gjykimin kundėr Albin Kurtit, Kosovė

    Po ju shkruajmė kėtė letėr pėr t'ju vėnė nė dijeni me punėn e gjykatėsit italian, momentalisht me shėrbim nė Kosovė, Maurizio Salustro. Ai ėshtė kryetar i panelit ndėrkombėtar qė gjykon Albin Kurtin, aktivist i padhunshėm i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!

    Prapavija e ngjarjeve

    Albin Kurti u arrestua mė 10 shkurt 2007 pas demostratės paqėsore prej mijėra shqiptarėve nė qendėr tė Prishtinės, qė thėrrisnin pėr referendum si shprehje e tė drejtės pėr vetėvendosje dhe kundėrshtonin Marrėveshjen e Ahtisaarit. Nė kėtė demostratė, policia e UNMIK-ut qėlloi me plumba gome nė protestues, duke vrarė dy tė rinj dhe lėnduar mbi 80 tė tjerė, tre nga ta me lėndime serioze. Prokurori special i Kombeve tė Bashkuara Robert Dean, i cili zhvilloi hetimet mbi operacionin e policisė konkludoi se pėrdorimi i plumbave tė gomės ka qenė reagim i panevojshėm dhe i tepruar. Gjithashtu ai konludoi se policėt rumunė pėrgjegjės pėr vrasjen e dy tė rinjve, kanė bėrė vepėr penale, por asnjė nga ta nuk u soll para drejtėsisė. Gjithashtu asnjė nga zingjiri komandues i UNMIK-ut nuk ka dhėnė pėrgjegjėsi pėr urdhėrat e dhėnė atė ditė.

    Nė fakt Albin Kurti ballafaqohet me gjykim, i akuzuar pėr ‘organzimin e masės qė bėri vepėr penale ("pėrpjekje pėr tė shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm dhe dėme materiale nė shkallė tė lartė), pengim i personave zyrtarė nė kryerje tė detyrės (definuar si vendosja e kordonit policor nė rrugė), dhe thirrje pėr rezistencė (thirrje protestuesve pėr tė shpėrthyer kordonin policor). Ai mund tė dėnohet me 10 vjet burg. Ai u mbajt nė burg nė gjysmėn e parė tė vitit 2007, gjatė sė cilės kohė organizatave ndėrkombėtare humanitare iu mohua e drejta pėr ta vizituar atė, derisa diplomatėve amerikanė qė mundoheshin ta bindnin tė mos organizonte mė demostrata iu lejua vizita. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 2007 ai u mbajt nėn arrest rigoroz shtėpiak 24 orėsh, me policė para derės pa u lejuar as tė nxjerrė kėmbėn jashtė. Kjo ishte e pashembullt nė Kosovė. Pas deklaratės sė fundit nga Amnesty International arresti shtėpiak u hoq mė 19 dhjetor.

    Gjykimi

    Albin Kurti po gjykohet nga njė panel ndėrkombėtar gjykatėsish tė udhėhequr nga Gjykatėsi italian Maurizio Salustro. Gjykimi filloi nė shtator 2007 dhe deri tash janė mbajtur katėr seanca. E pesta ėshtė caktuar pėr 5 shkurt 2008. Albin Kurti nuk e njeh tė drejtėn e administratės sė UNMIK-ut qė tė qeverisė nė Kosovė, sepse ėshtė e bazuar nė Rezolutėn 1244, e cila e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė mbi Kosovė.dhe sepse administrata e UNMIK-ut ėshtė jodemokratike. Nė vazhdimėsi ai nuk e ka njohur sistemin gjyqėsor tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe as nuk beson se mund tė ketė gjykim tė drejtė nga sistemi nė tė cilin UNMIK-u drejtpėrdrejt i emėron gjykatėsit ndėrkombėtarė dhe, njėkohėsisht konsiderohet si palė e dėmtuar nė gjykim.

    Gjykimi ndaj Albin Kurtit ėshtė i mbushur me shumė parregullsi. Amnesty International ka shprehur brengėn se gjykimi po mbahet pėr qėllime politike:

    "Amnesty International ėshtė e brengosur se gjykimi ndaj Albin Kurtit, udheheqėsit tė organizatės jo-qeveritare VETĖVENDOSJE!, nuk po mbahet nė harmoni me ligjin e aplikueshėm nė Kosovė, apo standardet ndėrkombėtare pėr gjykim tė drejtė. Albin Kurti po gjykohet nga njė trup gjykues ndėrkombėtar nė Prishtinė, Kosovė. Amnesty International ėshtė e brengosur se deri mė sot, kjo padi dhe ky proces gjyqėsor duken tė jenė tė politizuara, dhe, nė kėtė rast, nga mungesa e pavarėsisė sė gjyqėsorit".

    Ombudspersoni i Kosovės sė fundi i ka shkruar letrėn e dytė Departamentit tė Drejtėsisė duke i pėrmendur njė mori parregullėsish procedurale ligjore.

    "Numri i madh i parregullėsive nė kėtė rast jep arsye pėr brengosje. Arsyeja qė kėto ndodhin dhe ēėshtjet tjera tė ngritura nė letrėn time tė mė hershme janė pėr t’u habitur, kur merret parasysh fakti qė trupi gjykues ėshtė i pėrbėrė nga gjykatės ndėrkombėtarė, qė tė gjithė tė shkolluar dhe duke punuar nė vende me traditė tė gjatė dhe tė mirėfilltė tė administratės gjyqėsore"

    Komiteti Norvegjez i Helsinkit ka deklaruar,

    “Shqetėsimet pėrsa i pėrket dilemave nėse gjykimi pėrputhet me standardet e njė gjykimi tė drejtė apo nėse do tė pėrfundojė me nevojėn pėr tė zhvilluar njė gjykim tė ri, kanė ardhur nė rritje. Jo vetėm qė paraburgimi i z. Kurti ėshtė zgjatur pėr mė tepėr se dhjetė muaj pa ndonjė justifikim ligjor pėr marrjen e masave tė tilla, por lėnda e tij ka patur tejzgjatje tė konsiderueshme midis seancave dhe njė avokat mbrojtės tė dobėt nga ana profesionale. Pėr mė tepėr, gjykata duket se ka shkelur njė numėr kriteresh procedural gjatė kėtij procesi, ku ka lindur shqetėsimi se ēėshtja ėshtė e padrejtė, ose siē ėshtė sugjeruar se po kryhet pėr motive politike.”

    Ndėrkombėtarja e Rezistuesėve tė Luftės ka deklaruar,

    ”Ndėrkombėtarja e Rezistuesve tė Luftės (War Resisters' International WRI) – njė rrjet pacifist ndėrkombėtar qė angazhohet pėr format e padhunshme tė veprimit dhe ka 82 degė nė 42 shtete – e konsideron pėrndjekjen e Albin Kurtit si pėrpjekje tė motivuar politikisht pėr tė mos e lėnė tė qetė dhe pėr ta diskredituar njėrin prej kritikuesėve mė tė zėshėm dhe mė kėmbėngulės tė administrates ndėrkombėtare nė Kosovė si dhe Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, themelimin e sė cilės e ndihmoi ai. Misionet e OKB-sė janė gjoja tė rrepta nė pėrpjekjet e tyre pėr t'i respektuar standardet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe nė sigurimin e modelit tė qeverisjes sė mirė. Nė vend tė kėsaj, UNMIK-u – Misioni i Pėrkohshėm i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė – ėshtė dėshmuar tė jetė i papėrgjegjshėm dhe – pėrballė pluralizmit dhe padėgjueshmėrisė qytetare – thjesht autoritar nė mosrespektimin e procesit ligjor.”

    Roli i gjykatėsit Salustro nė dhunimin e tė drejtės pėr gjykim tė drejtė.

    Gjykatėsi Salustro ėshtė kryetar i trupit gjykues nė gjykimin kundėr Albin Kurtit qė nga shtatori 2007. Nė vazhdim ėshtė lista e shkeljeve tė cilat i ka bėrė personalisht ai, pėr t'ia mohuar Albin Kurtit tė drejtėn pėr gjykim tė drejtė.

    Nė seancėn e parė gjyqėsore mė 19 shtator 2007, Albin Kurti kėrkoi qė trupi gjykues tė pėrjashtohet, sepse nuk mund tė jenė tė paanshėm nė njė gjykim ku UNMIK-u ėshtė pala e dėmtuar, prokurori dhe gjykatėsi. Gjykatėsi Salustro e pengoi Albin Kurtin tė jep deklaratėn nė tė cilėn i paraqiste kėto argumente, duke i bėrtitur dy herė "mbylle gojėn", para se ta mbyllte seancėn. Kjo i nxiti shtatė gazeta tė Kosovės ta botojnė deklaratėn e Kurtit nė tėrėsi tė nesėrmen.
    Edhe pse gjyqi vendosi qė ta refuzojė kėrkesėn e Kurtit pėr pėrjashtim tė panelit mė 26 tetor, kurrė nuk e njoftuan pėr kėtė vendim, dhe pėr pasojė ai e humbi tė drejtėn pėr ankesė.
    Seanca e parė gjyqėsore mė 19 shtator, filloi me leximin e njė akuze tė re dhe tė pa konfirmuar, para se pėr tė tė njoftohej Albin Kurti apo avokati mbrojtės i emėruar nga gjyqi. Kur Kurti kėrkoi nga gjykatėsi Salustro ta spjegojė kėtė shkelje tė sė drejtės sė tij nė seancėn e dytė mė 15 nėntor, gjykatėsi Salustro pa asnjė shpjegim deklaroi se akuza e re duhet tė injorohet, dhe ankesa tashmė ėshtė e pa rėndėsishme.
    Me ligjin e aplikueshėm nė Kosovė Kurti kėrkohet tė ketė avokat mbrojtės tė caktuar nga gjyqi. Avokati i fundit u caktua nė ditėn e seancės sė dytė gjyqėsore, pasi qė ajo kishte filluar. Ai u emėrua nė momentin e fundit, pa procedurė tė duhur zgjedhore, dhe nė mėnyrė jo-transparente. Sapo u emėrua, gjykatėsi Salustro vazhdoi gjykimin pa i dhėnė avokatit Fazli Balaj fare kohė qė tė njihet me lėndėn.
    Nė seancėn e tretė tė gjykimit, Kurti i prezentoi gjyqit njė DVD, ku tregohej avokati mbrojtės i caktuar nga gjyqi Fazli Balaj, duke marrė pjesė nė njė program televiziv, menjėherė pas demostratės tė 10 shkurtit, ku publikisht dėnoi demostratėn dhe Albin Kurtin. ( ). DVD nuk funksionoi dhe nė vend se gjykimi tė shtyhej pėr tė studiuar dėshminė, Salustro vendosi ta injorojė atė. Nė njė moment sjellja e Balajt, bėri qė prokuroria tė kėrkoj nga gjykatėsi Salustro tė sqaroj rolin e avokatit mbrojtės tė detyrueshėm, sepse dukej qė ai po vepron kundėr Kurtit. Gjatė seancės sė katėrt, dy muaj mė vonė, mė 30 janar, gjyqi mė nė fund e shqyrtoi dėshminė dhe vendosi ta largojė Fazli Balajn! Ata mė pas tentuan ta vazhdojnė seancėn me njė avokat tė ri mbrojtės i cili as qė i kishte parė dosjet e rastit. Fatmirėsisht, avokati kėrkoi shtyerje tė seancės.
    Pa asnjė shpjegim, me kėrkesė tė prokurorit, njė pauzė prej dy muajsh u la nga seanca e fundit mė 4 dhjetor 2007, deri nė seancėn e ardhshme mė 30 janar 2008, mė qėllim tė vonimit tė gjykimit. Nė ndėrkohė tė gjitha kufizimet e arrestit shtėpiak i ishin hequr Albinit. Gjykata e dinte se ai nuk do tė shkonte nė gjykatė vullnetarisht. Kur nuk mori pjesė nė seancėn gjyqėsore mė 30 janar, ai u arrestua dhe u dėrgua menjėherė nė paraburgim deri nė pėrfundim tė gjykimit ose pėr maksimalisht 30 ditė. Gjykatėsi Salustro kėrkoi nga Albini qė ta shpjegojė arsyen pėr mospjesmarrjen e tij nė gjykatė, dhe menjėherė pasi qė filloi tė fliste Albini, ai e ndėrpreu dhe nuk e la ta pėrfundojė sqarimin para se t’ia shqiptonte masėn e paraburgimit. Siē e ka cekur Komiteti Norvegjez i Helsinkit ditė mė parė, po tė kishte qenė pjesėmarrja e Albinit nė seancat gjyqėsore synim, atėherė masat mė tė lehta qė janė pėrdorur mė herėt do tė duhej tė zgjidheshin. Zbatimi i masave mė rigoroze tė mundshme tregon se synimi i vėrtetė ishte izolimi i tij gjatė kėtij muaji tė rėndėsishėm politik.
    Gjykata edhe njė herė e klasifikoi Albinin si tė burgosur tė Kategorisė A – i burgosur i rrezikut tė lartė – pėrkundėr faktit qė ai ishte liruar nga arresti shtėpiak mė 19 dhjetor. Vetėm njė gjė mund ta shpjegojė kėtė status tė “rrezikut tė lartė”: fakti qė ai nuk ėshtė paraqitur vullnetarisht nė gjykatė mė 30 janar pėr shkak tė mosnjohjes sė tij parimore tė UNMIK. Pra, janė bindjet e tij politike qė e bėjnė atė tė burgosur tė ‘rrezikut tė lartė’.
    Nė fund gjykatėsi Salustro e ka mbajtur nė vazhdimėsi nė arrest shtėpiak tė ashpėr dhe tė pa-shembullt Albin Kurtin qė nga shtatori. Shumica e seancave ku ėshtė vendosur pėr arrestin shtėpiak janė mbajtur privatisht dhe pa njohurinė e Kurtit.


    Sjellja e gjykatėsit Salustro duhet tė paraqes brengosje pėr Qeverinė italiane. Ai duhej tė ishte nė Kosovė pėr tė pėrfaqėsuar standardet ndėrkombėtare tė ligjit dhe drejtėsisė. Kurse ai po bashkėpunon nė njė gjyq politik, ku po bėn shkelje tė numėrta pėr t’ia mohuar Albin Kurtit tė drejtėn e njė gjykimi tė drejtė. Kjo jo vetėm qė paraqet njė trashėgimi tė keqe pėr Kombeve e Bashkuara, por gjithashtu i sugjeron popullit tė Kosovės, se pak mund tė mesojė e shumė frikėsohet nga misioni i ardhshėm i BE-sė.

    Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #169
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Deklaratė dhe Apel
    Monday, 04 February 2008
    Kėshilli Organizativ i Protestave Kundėr Burgosjes sė Albin Kurtit

    Deklaratė dhe Apel

    Albin Kurti ėshtė burgosur sėrish. Paneli ndėrkombėtar i gjykatėsve atij i ka caktuar masėn e paraburgimit edhe pėr 30 ditė. Nė momentet kur filloi tė dalė sheshazi e vėrteta pėr mungesėn e bazės ligjore kundėr Albinit, ai u dėrgua nė burg. Nė kėtė mėnyrė bėhet i pamundshėm aktiviteti i tij, pikėrisht nė kohėn kur priten tė ndodhin zhvillime tė rėndėsishme pėr Kosovėn. Me kėtė synohet njėkohėsisht tė mbulohet pėrgjegjėsia e fajtorėve tė vėrtetė pėr krimin e datės 10 Shkurt. Kjo e qartėson edhe mė tej atė qė kemi thėnė prej fillimit, se pėrndjekja e Albinit ėshtė e motivuar skajshmėrisht nga politika, duke i shkelur kėshtu me tė dy kėmbėt parimet e drejtėsisė, tė barazisė dhe tė lirisė.

    KOP kundėrshton me vendosmėri kėtė shkelje tė lirisė personale tė Albin Kurtit. Ne konsiderojmė qė ky privim arbitrar nga liria qė po i bėhet Albinit, ėshtė privim arbitrar nga liria pėr tė gjithė ne dhe pėr secilin qytetar tė Kosovės veē e veē. Tė bashkuar me qėllim tė kundėrshtimit tė kėsaj padrejtėsie dhe nė mbrojtje tė barazisė para ligjit pėr tė gjithė, KOP kėrkon qė urgjentisht dhe pa kushte tė anulohet procesi kundėr Albinit.

    U bėjmė apel tė gjitha organizatave dhe individėve qė ta shprehin publikisht pakėnaqėsinė e tyre kundėr kėtij procesi arbitrar politiko-gjyqėsor, duke iu bashkangjitur fushatės kundėr burgosjes sė Albin Kurtit pėrmes deklaratave zyrtare kundėrshtuese nėpėr media si dhe asociacione e institucione vendore e ndėrkombėtare.

    KOP, duke qenė i hapur pėr ide, nisma dhe bashkėngjitje, do tė vazhdojė me aktivitetin e tij dhe do t’ju informojė sė shpejti pėr hapat e mėtejshėm tė veprimit.

    Kėshilli Organizativ i Protestave kundėr burgosjes sė Albin Kurtit
    Shoqata e tė Burgosurve Politikė
    Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės
    Unioni i Studentėve Shqiptarė
    Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    Lėvizja pėr Bashkim
    Iniciativa e Bashkuar Qytetare e Drenasit
    Organizata Ēohu!
    Rrjeti Rinor i Kosovės
    Muhamet Mavraj
    Driton Lajēi
    Sami Dėrmaku
    Sadri Fetiu
    Sami Kurteshi

    Organizatat dhe individėt nė mbėshtetje tė Kėshillit
    26 marsi 1999
    LPK
    KMDLNj
    Shoqata Atlantiku (New York)
    Rexhep Qosja
    Ali Aliu
    Mehmet Hajrizi
    Mehmet Haxhosaj
    Ismail Kastrati
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #170
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Padėgjueshmėria e tė gjithėve e bėn UNMIK-un tė dorėzohet
    Shkruar nga Albin Kurti
    Friday, 08 February 2008
    Dje, gjyqi i padrejtė i UNMIK-ut u dorėzua para vetėdijes morale parimore tė tė gjithė avokatėve tė Kosovės. Gjykatėsja e emėruar nga UNMIK-u, Fetije Uka-Islami refuzoi ta luajė rolin e kukullės nė kėtė proces farsė kundėr meje dhe prandaj s’u paraqit fare si i ashtquajtur avokat imi mbrojtės nė seancėn e gjashtė gjyqėsore pėr rastin tim. Kryetari i Odės sė Avokatėve, Ramė Gashi, refuzoi personalisht qė tė emėrohet nga UNMIK-u si avokat mbrojtės dhe paralajmėroi qė ky institucion nuk do tė caktojė avokatė tjerė lidhur me kėtė rast. Si rrjedhim, trupi gjykues i UNMIK-ut i udhėhequr nga Maurizio Salustro pezulloi krejt rastin kundėr meje dhe mė liroi nga burgu deri kur tė gjejnė njė mėnyrė tjetėr pėr vazhdimin e procesit.

    Rasti i paligjshėm dhe i anshėm kundėr meje nuk do tė duhej vetėm tė pezullohej por gjithashtu tė hedhej poshtė. Sidoqoftė, dje ndodhi hapi i parė nė kėtė drejtim sepse veprimi parimor i avokatėve dėshmoi qė ligji i padrejtė mund tė pezullohet nga padėgjueshmėria paqėsore. Avokatėt demaskuan qėllimin e UNMIK-ut pėr caktimin e avokatėve vendor dhe tė ashtuquajturėn mbrojtje: pajisjen e procesit me legjitimitet tė rrejshėm. Tash UNMIK-ut i duhet tė vazhdojė pa kėtė legjitimitet.

    Ashtu sikur qeverisja e UNMIK-ut nė Kosovė, procesi kundėr meje ėshtė tėrėsisht i padrejtė. Gjykatėsit dhe prokurori qė tė gjithė po e pėrfaqėsojnė UNMIK-un dhe i janė betuar vetė palės sė dėmtuar nė kėtė rast, kreut tė UNMIK-ut, PSSP-sė Joachim Rucker. Dje sėrish u bė e qartė se nė tė vėrtetė Ruckeri ėshtė udhėheqės i procesit kundėr meje. Duke e pranuar humbjen, Gjykatėsi Salustro lajmėroi qė njė kopje tė vendimit pėr pezullimin e rastit do t’ia dėrgonte shefit tė tij, PSSP-sė, duke nėnkuptuar thirrjen pėr instruksione. Vetė fakti qė mua m’u pamundėsua ēdo mundėsi pėr ankesė dhe zhdėmtim tregon pėr mungesėn e llogaridhėnies sė regjimit tė UNMIK-ut. Njėjtė sikur qė qeverisja e UNMIK-ut paraqet pėrēmim pėr popullin e Kosovės dhe vullnetin e tij, UNMIK-u nė rastin tim nė mėnyrė tė vazhdueshme ka shfaqur pėrēmim tė tė drejtave tė mia njerėzore fundamentale.

    Avokatėt e Kosovės dje vepruan me dinjitet dhe profesionalizėm dhe sipas pėrgjegjėsisė etike. Ata bėnė tė qartė se refuzojnė t’i kontribuojnė padrejtėsisė sė UNMIK-ut. Ata nuk iu nėnshtruan kėrcėnimeve dhe pėrpjekjeve detyruese tė padinjitetshme dhe joprofesionale tė Gjykatėsit Salustro pėr fajėsimin e tyre lidhur ndėrprerjen e procesit. Nė vend tė kėsaj avokatėt e Kosovės u ngritėn kundėr kėtij pushteti suprem tė UNMIK-ut. Dhe fituan. Kjo fitore ėshtė shembull pėr tė gjithė ne. Avokatėt e Kosovės treguan qė ėshtė e mundur tė ngadhėnjehet kundėr qeverisjes sė padrejtė dhe tė turpshme tė UNMIK-ut duke u ngritur kundėr kėtij pushteti pėrmes veprimeve tė moralshme dhe padėgjueshmėrinė paqėsore. Fitorja e djeshme ėshtė vetėm njėra prej fitoreve tė shumta qė do tė vijnė nė tė ardhmen.

    Albin Kurti
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 17 prej 31 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •