Close
Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 306
  1. #141
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Turp dhe marrėzi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 07 October 2007


    Nė takimin e Nju Jorkut tė mbajtur mė 28 shtator 2007, doli njė deklaratė e pėrbashkėt dhe njė qėndrim i Treshes pas takimit me delegacionet e Prishtinės dhe Beogradit. Paragrafi i dytė i deklaratės sė pranuar nga tė dy delegacionet tregon se ato janė informuar me qėndrimin e Grupit tė Kontaktit (GK) nga mbledhja e njė dite mė parė tė mbajtur nė nivelin e Ministrave. Fakti qė thuhet se 'delegacionet janė informuar me qėndrimet e GK-sė' tregon se ata nuk mund t'i obligojnė delegacionet pėr ndonjė gjė meqė GK-ja ėshtė njė trup joformal, anipse nė pėrbėrje i ka pothuajse tė gjitha shtetet mė tė fuqishme tė botės. Mirėpo, a ėshtė njėmend kėshtu? Pėrvoja e deritanishme, gjithmonė nė pėrputhje me aktet legalet dhe juridike ndėrkombėtare e vendore qė janė nė fuqi, na ka treguar se kjo vlen vetėm pėr delegacionin e Serbisė. Ata shpeshherė nuk i kanė pėrfillur qėndrimet e GK-sė jo vetėm pėr shkak se GK-ja i ka pėrfillur qėndrimet e Serbisė. Dhe, kanė kaluar pa u ndėshkuar, pėrderisa politikanėt kosovar pėrveēse duronin, nė rastin mė tė mirė, edhe ēuditeshin.

    Serbia, para sė gjithash si shtet sovran, i pavarur dhe i njohur ndėrkombėtarisht qė ėshtė, e ka komoditetin e tillė tė refuzimit edhe tė paarsyeshėm. Qėndrimet e GK-sė pėr Serbinė janė vetėm nė nivelin e sugjerimeve. Ndėrkaq, qėndrimet e (njėjta tė) GK-sė pėr Kosovėn janė mė shumė se vendime. Nėpėrmjet zyrave tė Quintit (si njė miniaturė e GK-sė dhe aureolė e PSSP-sė), qėndrimet e Grupit tė Kontaktit kanė qenė dhe mbeten themeli dhe projekti i ēdo politike te ne. Madje, kur ka dilema pėr interpretimet zakonisht dominojnė variantet konservative pėr shkak tė trysnisė qė vjen nga Serbia e cila pėr mė tepėr mbetet e pabaraspeshuar. Serbia duke qenė shtet arrin t'i bėjė ballė imperializmave tė ndryshėm qė i vijnė nga jashtė dhe bile zhvillon njė imperializėm tė 'vockėl' tė saj karshi Kosovės. Nė anėn tjetėr, Kosova duke mos qenė shtet s'i reziston dot asnjėrit prej kėtyre imperializmave, qė jo rrallė, tė gėrshetuar i pėrplasen nė fytyrė. Qėndrimet ndėrkombėtare qė i dedikohen krerėve politik tė Serbisė dhe Kosovės nuk vlejnė njėsoj pėr tė dyja palėt. Thjesht, njėra prej tyre (pala kosovare), realisht nuk ėshtė fare palė. Qė tė gjithė e kemi parė se si PSSP-ja dhe zyrat e Quintit arrijnė t'i dirigjojė kėta politikanėt shqiptar nė Kosovė, por jo edhe ata serbė qė janė nėpėr enklavat serbe. Politikanėt shqiptar jo vetėm qė s'janė tė pavarur, por ata s'janė tė varur as nga Tirana, ndėrkohė qė ata serbė dirigjohen si gjithmonė nga Beogradi dhe vetėm nga ai.

    Edhe nė leximin e mėtutjeshėm tė kėsaj deklarate tė pėrbashkėt askund nuk mund tė gjesh prehje. Nė vijim aty thuhet qė Ministrat e kanė pėrsėritur se 'njė zgjidhje e hershme pėr statusin e Kosovės ėshtė vendimtare pėr stabilitetin dhe sigurinė e Ballkanit Perėndimor dhe tė Evropės nė tėrėsi'. Shteteve tė Grupit tė Kontaktit sigurisht qė po u ngutet me pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Mirėpo, kėtė qartazi nuk po e bėjnė pėr hir tė Kosovės por, siē e thanė dhe vetė ata, pėr hir tė rajonit dhe tė Evropės. Pra, po nxitojnė pėr hir tė vetes sė tyre dhe kjo nuk do tė duhej tė ishte e ēuditshme. Nė politikė secili i mbron interesat e popullit tė vet, tė atij qė e pėrfaqėson e pjesėtar i tė cilit ėshtė. Pėrveē Grupit Negociator (GN) tė Kosovės, natyrisht. Ata e kanė pranuar kėtė deklaratė e cila thelbėsisht nuk e pranon Kosovėn. Ose, mė saktė, e pranon pėr tė mos e pranuar. Sepse, e pranon vetėm pėr nga efektet e jashtme qė mund t'i shkaktojė ajo. Ose, disi dhe mė saktė se kaq, e pranon Kosovėn por jo edhe popullin e saj, jo edhe ata qė do ta jetojnė statusin e Kosovės e tė cilėt nė tė vėrtetė do tė duhej tė vendosnin pėr atė status.

    Ngjashėm, kur pėrmenden dhuna, provokimi dhe kėrcėnimi nė atė deklaratė thuhet se ato e rrezikojnė (nė radhė tė parė) procesin e Treshes, dhe (sė dyti) stabilitetin dhe sigurinė nė regjion. Sėrish asnjė fjalė pėr qytetarėt e Kosovės qė do tė ishin viktima tė drejtpėrdrejta nė ato raste tė dhunės, provokimit dhe kėrcėnimit.

    Se e gjithė kjo ėshtė vetėm njė interfazė e shpalos edhe fjalia tjetėr ku flitet pėr 'vendosmėrinė nė kėrkimin e njė marrėveshje tė negociuar e tė miratuar nė KS tė OKB-sė'. D.m.th. marrėveshja eventuale qė do tė bėhet do tė jetė e vlefshme vetėm pasi qė tė kalojė edhe nė KS tė OKB-sė, vetėm pasi tė kalojė edhe atje prej nga u dėbuan edhe modalitetet e zbutura tė njė projekti tė zvetėnuar siē ishte ai i Pakos sė Ahtisaarit. Nė nivelin e parė, atė tė negociatave aktuale, ėshtė Serbia, ndėrsa nė nivelin e dytė, atė tė KS tė OKB-sė, ėshtė (pėrsėri) Serbia (nėpėrmjet Rusisė).

    Megjithėse nuk ėshtė hera e parė qė GN e pranon Rezolutėn 1244, pranimi i radhės i kėsaj rezolute nė Nju Jork ka njė kuptim disi vulosės: nuk ka nevojė pėr rezolutė tė re pėr Kosovėn. Pesė draft-rezolutat evro-amerikane, secila mė e zbehtė se tjetra, u pėrpoqėn ta sillnin njė rezolutė tė re gjatė pranverės e verės qė shkoi. Nuk arritėn. Tash (dhe rrjedhimisht) Rezoluta 1244 veēsa u bė edhe mė e fortė. Ndėrmarrja e pasuksesshme pėr rezolutė tė re doli tė ishte kundėrproduktive. Prandaj, duke e ditur qė do tė mbetet Rezoluta 1244, madje e fuqishme si asnjėherė mė parė, disa diplomatė evropianė kohėve tė fundit nisėn ta vazhdojnė avazin e oksimoronėve, duke propozuar pavarėsi pėr Kosovėn nė bazė tė Rezolutės 1244! Pasi qė mendėsia e politikanėve shqiptar nė tė kaluarėn e afėrt i kishte pranuar tė ashtuquajturat 'diskriminim pozitiv' dhe 'pavarėsi e kushtėzuar', pse tė mos provohet edhe njė formulim absurd, apo jo?!

    Me kėtė mėnyrė tė adresimit tė ēėshtjes sė Kosovės dhe nė rrugėn se si po kėrkohet zgjidhja pėr tė, mosmarrėveshja ėshtė pakrahasimisht mė e mirė se marrėveshja, mė e mirė se secila marrėveshje kurdoherė pėrgjatė kėtij procesi. Qėndrimi i Treshes pas takimeve tė ndara me Beogradin dhe Prishtinėn e sqaron deri nė banalitet kėtė. Aty thuhet se Treshja 'inkurajon palėt qė t'i paraqesin propozimet e tyre nė mėnyrėn qė do ta joshte anėn tjetėr'. Propozimi i Serbisė atje ishte ai i vjetri: autonomi substanciale pėr Kosovėn brenda kufijve tė Serbisė. Propozimi i GN tė Kosovės ishte ky i riu: Pakoja e Ahtisaarit dhe disa gjepura pėr njėfarė fqinjėsie tė mirė qė askush nuk i mori seriozisht. Treshja me kėmbėngultėsi synon marrėveshje brenda kėtyre dy pozicioneve. Dhe, negociatat bėhen pėr marrėveshje, e jo pėr mosmarrėveshje.

    Deri te Pakoja e Ahtisaarit analistėt e politikanėt e ndryshėm shqiptar ēirreshin se si medoemos duhej arritur marrėveshja, duke besuar se Serbia do tė lėshojė pe. 'Nuk do tė ketė marrėveshje pas kėtyre 120 ditėve!', sėrish ēirren pėrsėri tė njėjtit analistė e politikanė shqiptar (sic.). Ama, pse, tė mos ketė marrėveshje? Ndoshta Serbia mund tė lėshojė pe, apo jo? Le tė shpresojmė se Serbia lėshon pe?! Mirėpo, jo. Kėta analistė e politikanė e dinė mirė se nėse dikush lėshon pe pėr marrėveshje ky do tė jetė vetėm GN i Kosovės, e assesi Serbia. Ata pasi qė e copėtuan Kosovėn nė Vjenė, tash edhe po e lėnė atė nėn Serbi. Pozita e Kosovės ka rėnė nė nivelin e Pakos sė Ahtisaarit me qėllim qė tė bie edhe mė poshtė se aq. Para negociatave tė Vjenės pozita vėrtet nuk ishte e mirė, por megjithatė nuk ishte kaq e dobėt. Mu pėr kėtė ngjau Vjena. Sikur tė mos ishin koncesionet nė Vjenė, nuk do tė kishim njė ofertė tė turpshme miqėsie pėr armikun tonė, Serbinė, nė Nju Jork. Zaten, kėrkohen (mė shumė) koncesione nga ai qė (tashmė) ka bėrė shumė koncesione.

    Mbulesa e vetme pėr GN-nė edhe nė kėtė udhėtim pėr nė Nju Jork ishte se kinse po shkojnė atje qė ta argumentojnė pavarėsinė e Kosovės. Pėrveēqė nuk kanė se si e argumentojnė pavarėsinė kur dihet qė kanė zbritur te Pakoja e Ahtisaarit, a nuk e kanė argumentuar ata tanimė pavarėsinė? Deri kur duhet ta argumentojnė atė pavarėsi kur nuk mbet qytet nė botė pa ia argumentuar atė? Dhe, ēfarė ėshtė ky lloj argumentimi pa kurrfarė fuqie politike? Ē'ėshtė ky ligjėrim politik pa forcė, ky lum i njėjtė fjalėsh qė asnjėherė s'bėhen vepra dhe kurrė nuk prodhojnė ndryshime? Ėshtė thjesht njė hiēgjė, fundja, ashtu siē janė edhe ata vetė.

    Qė tė mos merret vesh kjo dhe pėr t'ua njomur ca zemrat qytetarėve ende tė pashėruar nga mosinformimi e iluzionet, nė deklarata tė GK-sė herė pas here shtohet se zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė jetė e pranueshme (edhe) pėr popullin e Kosovės. Mirėpo, siē e dimė tė gjithė ne, anjėherė nuk na e lejojnė referendumin gjė qė do tė paraqiste pikėrisht (mos)pranimin e popullit. Atėherė, janė vetėm dy mundėsi kėtu: ose po presin qė t'ia ndryshojnė rrėnjėsisht vullnetin popullit para referendumit, ose konsiderojnė se populli ynė ėshtė i reduktueshėm nė kėta negociatorėt kosovar. Sido qė tė jetė, asnjėri version s'ėshtė i drejtė. Kot flitet e pėrmendet vullneti i popullit pėrderisa e vonojnė atė, e keqinterpretojnė atė, ose duan ta shtrembėrojnė atė. Vonimi, keqinterpretimi ose shtrebėrimi i vullnetit tė popullit, nė instancė tė fundit, janė veēse e pėrbashkėta e kėtyre: mohimi i popullit.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #142
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    (Pa)varėsia qė (nuk) negociohet
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 14 October 2007


    Pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme. Kėshtu vazhdojnė tė (na) thonė negociatorėt kosovar. Sepse, ata vazhdojnė tė negociojnė. Mė sė shpeshti kėtė e thonė nė aeroportin e Prishtinės. Atėherė kur fluturojnė qė tė negociojnė ose kur aterojnė pas negocimit. Negocimit me Serbinė, natyrisht. Jo me bashkėsinė ndėrkombėtare. Bashkėsinė ndėrkombėtare e kanė nė shtėpi. Atje ku ajo i sundon, sigurisht.

    Sa mė gjatė qė negociojnė aq mė shpesh thonė se si nuk po negociojnė. Ata po e dinė qė ne po e dimė. Ose, sė paku, qė do tė duhej ta dinim tashmė. Fjalėt e tyre janė e kundėrta e veprave tė tyre. Fjalėt e tyre rriten sikurse veprat e tyre. Veēse nė anėn e kundėrt. Ato janė e kundėrta e realitetit. Dhe, tentativė pėr perceptim tė kundėrt tonin. Meqė interpretim tė kundėrt tė tyre.

    Ndoshta po negociojnė pėr ēėshtje teknike?! Oh, jo, kjo nuk pi ujė mė. Askund dhe pėr askė. Ne e dimė qė edhe ata po e dinė. Transporti, dokumentet, energjia, tė pagjeturit. Jo vetėm qė kėto nuk janė ēėshtje teknike. As qė bėheshin negociata pėr kėto gjėra. Atėbotė pėrgatiteshin negociatat. Qė do tė pasojnė e qė pasuan. Krijohej ambienti pėr to. Ēdo gjė po bėhej e negociueshme. Fshihej historia (edhe ashtu e suspenduar). Harrohej drejtėsia (edhe ashtu e mohuar).

    Decentralizmi, trashėgimia kulturore, ekonomia, forcat e sigurisė. Po. Pėr kėto u negociua. Nėse nuk e kemi parasysh rezultatin! Sepse, mė parė mund tė thuhet qė u modifikua 'lehtas' plani i Serbisė. Ajo i kėrkonte 21 zona tė veēanta rreth manastireve ortodokse. I fitoi 45 sosh. I kėrkonte 19 komuna serbe. I mori 11 tė tilla. Ama, vetėm deri mė tani kėto. Decentralizimi ėshtė proces i vazhdueshėm. 5000 banorė me 75% minoritarė sajojnė menjėherė komuna tė reja.

    Nuk pati asnjė fjalė pėr dėmet e luftės. Nė vend tė kėsaj tash kemi borxhet. Jo borxhet e Serbisė ndaj Kosovės. Borxhet e Kosovės ndaj Serbisė. Kurse TMK-ja do tė shpėrbėhet. Jo, nė fakt, do tė shuhet. E patėn korrigjuar kėtė mandej (sic.). Mirėpo (do tė thoshin ata). Parashihet njėfarė FSK-je. Edhe njė kinse ushtri tjetėr. Si bar qetėsues pėr tė pakėnaqurit. Me 2.500 pjesėtarė tė armatosur lehtė. Sėrish mė e dobėt se policia. Se ēfarėdo policie.

    Nė fund, megjithatė u patėn ekzaltuar politikanėt 'tonė'. Rekomandimi shtesė i Ahtisaarit fliste pėr 'pavarėsi tė mbikėqyrur'. Njė letėr kjo e cila i ngjante aq shumė atij referendumit pas tri vjetėve. Tė premtuar para mė shumė se tetė vjetėve (nga Albright nė Rambouillet). Si e dėgjuan fjalėn pavarėsi nuk dėgjuan mė. E neve na shurdhuan. Aq u bėnte qė 'pavarėsia e mbikėqyrur' ėshtė pavarėsi e mbikėqyrėsit. Pavarėsi e misionit tė BE-sė qė zėvendėson e trashėgon UNMIK-un. Madje kjo nė variantin mė tė mirė tė mundshėm. Nė variantin teorik. Realisht, nga pavarėsia e mbikėqyrur duket se do ta kemi vetėm mbikėqyrėsin. Pa pavarėsi. Po, pra, mbikėqyrės mbi ne pa pavarėsi pėr ne. Pavarėsia e mbikėqyrur u bė mbikėqyrje pa pavarėsi. Zaten, na u bė ajo qė kishte qenė. Asgjė(ja e re).

    Pėrkundėr krejt kėsaj negociatorėt kosovar kanė tė drejtė. Pavarėsia e Kosovės njėmend ėshtė e panegociueshme. Ajo as qė ėshtė nė tavolinėn e negociatave ku ndodhen ata. Ajo as qė ishte aty ndonjėherė. Po e negociojnė veēse (kon)federatėn e ardhshme (asimetrike) me Serbinė. Po e negociojnė autonominė nėn Serbi. Pėrshtatjen nė robėri tė re, nėnshtrimin e ardhshėm. Fundja, Kosova me Serbinė veēse nėn Serbi pėrfundon. Kėta politikanė nuk duhet ndjekur. Rruga e tyre ėshtė tatėpjetė e faqes sė humnerės. Le tė rrokullisen atje pa neve.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  3. #143
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Traktati qė keqinterpreton historinė pėr ta projektuar varėsinė
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 21 October 2007



    I ashtuquajturi Ekip i Unitetit nė ēdo takim qė zhvillon me pėrfaqėsuesit e Serbisė nė kuadėr tė kėtyre 'negociatave shtesė' e paraqet njėfarė traktati si platformė. Sa i pėrket statusit tė Kosovės gjithsesi mė i avansuar ėshtė rekomandimi i Ahtisaarit pėr 'pavarėsi tė mbikėqyrur' sesa ky Traktati i miqėsisė dhe bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Ndonėse 'Ekipi i Unitetit' thotė se nuk do tė bėjė koncesione tė reja, ky Traktat ėshtė dėshmi se ato tashmė janė bėrė dhe mbase qė do tė bėhen edhe mė tutje. Pasi qė e copėtuan dhe stėrkeqėn Kosovėn me Pakon e Ahtisaarit, tash nėpėrmjet kėtij Traktati, ashtu siē e ka vlerėsuar me saktėsi Ramush Tahiri, i vendosėn bazat pėr konfederatė me Serbinė. Vetėm se kjo konfederatė sigurisht se nuk do tė jetė simetrike por asimetrike, diēka ngjashėm propozimit tė ish kryetarit tė parė tė Tribunalit tė Hagės dhe ekspertit tė sė drejtės ndėrkombėtare – Antonio Cassese. Ai thoshte se trupi i pėrbashkėt vendimmarrės duhet tė ketė katėr pėrfaqėsues tė Serbisė, dy tė Kosovės dhe tre tė Bashkimit Evropian. Themelimin e organeve tė pėrbashkėta, partneritetin e thellė insitucional, mėnyrat e zmadhimit dhe tė institucionalizimit tė kėtij bashkėpunimi, grupe punuese pėr ēėshtje specifike, ndėrmjetėsime tė palės sė tretė nė ēėshtjet veēanėrisht tė ndjeshme me interes tė pėrbashkėt, Kėshillin e pėrhershėm tė bashkėpunimit Kosovė-Serbi, qė tė gjitha kėto nė vazhdimėsi i pėrmend edhe Traktati i 'Ekipit tė Unitetit'. Pra, tėrėsisht nė frymėn e shkrimit tė Casseses tė botuar nė The Guardian mė 28 shtator 2007 me dallimin qė kėta propozojnė qė ky Kėshilli i pėrbashkėt tė jetė me dhjetė anėtarė, pesė nga tė cilėt emėrohen nga Serbia dhe pesė nga Kosova. Mirėpo, kėta qė kanė lėshuar pe aq shpesh dhe aq shumė natyrisht se do ta bėjnė edhe kėtė 'sakrificė' tė fundit duke pranuar qė kjo konfederatė tė jetė asimetrike. Zaten, konfederata e Kosovės me Serbinė as qė mund tė jetė simetrike: pėrderisa 'Ekipi i Unitetit' pėrmes Pakos sė Ahtisaarit ka pranuar qė Serbia tė pyetet pėr Kosovėn (kujto lidhjet vertikale nė decentralizim, rolin qė do ta ketė Kisha Pravosllave Serbe te 'eksterritorialiteti', pjesėmarrjen e Kosovės nė borxhin e jashtėm tė Serbisė dhe modelin e shumicės sė dyfishtė (gjithsesi bllokues) nė Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės), ėshtė e paimagjinueshme qė Serbia tė lejojė qė Kosova tė pyetet pėr territorin e Serbisė. Dallimi tjetėr ėshtė se Traktati i 'Ekipit tė Unitetit' nė vend tė BE-sė e sheh Grupin e Kontaktit si ndėrmjetėsues. E kuptueshme: tash kur ēėshtja e Kosovės u dėbua nga KS i OKB-sė dhe nuk ka nevojė pėr rezolutė tė re – ajo 1244 vetėm sa u pėrforcua – Grupi i Kontaktit qė nuk ėshtė detyrues ndaj Serbisė por ėshtė mė shumė se detyrues ndaj Kosovės mbetet adresa jonė (ndėrkombėtare).

    Nė nenet 11 dhe 12 tė Kapitullit V tė Shtojcės I (me gjasė ka edhe shtojca tjera ende jopublike!) tė kėtij Traktati flitet pėr njė sekretariat qė do tė lehtėsonte bashkėpunimin dhe dialogun nė mes tė Kosovės dhe Serbisė si dhe dialogun nė mes tė deputetėve tė Kuvendit tė Serbisė dhe atyre tė Kuvendit tė Kosovės, pėrfshirė krijimin e grupeve punuese ndėr-parlamentare pėr avancimin e bashkėpunimit legjislativ. Kėso ndėrmarrjesh Kosova nuk po bėn me Shqipėrinė por me Serbinė. Gjepurat e politikanėve pėr Serbinė si shtet fqinj asgjė nuk i demanton sikurse ky Traktat i vetė atyre. Ama, a ėshtė njėmend i vetė atyre?! Nėse lexohet me kujdes menjėherė kuptohet se ai ėshtė i pėrkthyer nga anglishtja. Ai gėlon nga shprehjet e llojit: 'mėsimet e mėsuara', 'tė ndėrtojmė nė sukseset e njėri-tjetrit' etj. Aspak e rastėsishme. Anėtarėt e 'Ekipit tė Unitetit' nuk e artikulojnė qėndrimin e Kosovės por zgjidhjen mė tė mirė sipas tyre. Ata nuk thonė se ēka pėrfaqėsojnė ose ēfarė interesash mbrojnė por thonė se zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn do tė ishte Pakoja e Ahtisaarit! Anėtarėt e 'Ekipit tė Unitetit' propozojnė - ata nuk kanė qėndrim (sikur pėrfaqėsuesit e Serbisė). Dhe, propozojnė e flasin sikur tė ishin zyrtarė ndėrkombėtar. Fundja edhe janė tė tillė. Korniza Kushtetuese, apo mė saktė rregullorja e UNMIK-ut qė mban numrin 2001/9, i bėn tė atillė: zyrtarė ndėrkombėtar qė flasin nė gjuhėn e vendasve duke pėrfaqėsuar UNMIK-un kundrejt popullit e jo anasjelltas. Fjalėt e tyre janė tė huaja anipse janė nė shqip. Ato janė veēse tė pėrkthyera nė shqip.

    E gjithė kjo mynxyrė e ka burimin nė keqinterpretimin proserb qė i bėhet historisė mė tė re tė Kosovės. Nė Traktat shprehet keqardhje ndaj periudhave tė konfliktit dhe luftės qė, siē thuhet aty, 'na kanė ndarė, nė veēanti ngjarjet qė kanė tė bėjnė me kolapsin e dhunshėm tė Jugosllavisė nė vitet e nėntėdhjeta'! Nuk thuhet qė Jugosllavinė e shkatėrroi Serbia nė krye me Milosheviqin pėr shkak tė aspiratave ekspanzioniste dhe hegjemoniste tw saj dhe, pwr mw keq, 'Ekipit tė Unitetit' i vie keq qė kolapsoi Jugosllavia e cila me tė drejtė ėshtė cilėsuar tė ketė qenė burg i popujve. Pėrmendja disa herė e kthimit tė refugjatėve para tė tė pagjeturve, flirtet pėr pajtim e falje, zgjatja e dorės sė sinqertė tė miqėsisė, koncepti i ndarjes (jo shpėrbėjes (sic.)) sė Jugosllavisė gjatė tė 90-tave, termi tipik serb pėr 'komunitetet joshqiptare' etj. etj. qė qarkullojnė dhe e mbushin kėtė Traktat janė vetėm pasoja tė ndryshme tė tė njėjtit krim: harresės sė krimeve tė Serbisė nė Kosovė.

    Ky Traktat i 'Ekipit tė Unitetit' ėshtė i padrejtė, i pavėrtetė dhe i turpshėm. Ky Traktat i bashkėpunimit me Serbinė e kthen Kosovėn nėn Serbi. Ky Traktat i miqėsisė me armikun, 'Ekipin e Unitetit' e bėn veēse aleat tė armikut. Ai nuk pėrfaqėson vullnetin dhe interesat e popullit tė Kosovės. Ai nuk duhet pranuar dhe duhet luftuar nė mėnyrė tė pakompromis. Mu ashtu siē ėshtė 'Ekipi i Unitetit' unik pėr Traktatin e tij ashtu duhet tė jemi edhe ne unik kundėr tij. Deri nė fitoren tonė. Fitorja jonė ėshtė fitore mbi ta dhe mbi konceptet e projektet e importuara tė tyre.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  4. #144
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kundėrshtimi i Panelit (fjalimi i ndėrprerė)
    Shkruar nga Albin Kurti
    Thursday, 15 November 2007



    Ky trup i gjyqtarėve nuk ka tė drejtė qė tė marrė vendime as pėr mua e as pėr dikė tjetėr. Pėrveē arsyeve tė ravijėzuara nė deklaratėn time tė 19 shtatorit, unė e kundėrshtoj kėtė trup pėr shkak tė sjelljes sė tij gjatė seancės gjyqėsore tė asaj dite dhe qė nga atėherė. Siē e kanė theksuar Ombudspersoni dhe KMDLNJ, seanca e 19 shtatorit ka pėrfshirė njė varg tė parregullsive tė papranueshme.

    Para sė gjithash, unė nuk isha i njoftuar pėr padinė e re me tė cilėn gjyqtari Salustro e hapi seancėn e 19 shtatorit. Kjo padi e re nuk ėshtė konfirmuar, dhe unė nuk e kam pranuar njė kopje tė saj. Unė kam tė drejtė qė tė informohem pėr akuzat kundėr meje dhe tė mbrohem kundėr tyre. Leximi i padisė sė re e shkel tė drejtėn time pėr gjykim tė paanshėm. Pasi qė as i ashtuquajturi avokat mbrojtės imi nuk ėshtė informuar pėr padinė e re, leximi i saj me 19 shtator po ashtu ishte shkelje e parimit tė barazisė sė palėve.

    Nė mesin e kėtyre gjyqtarėve, kundėrshtimin tim tė fuqishėm posaēėrisht ia drejtoj gjyqtarit Salustro. Ndėrprerja qė ai ia bėri deklaratės sime me 19 shtator – pasi qė kėrkoi nga unė qė ta lexoj atė – ka shkelur tė drejtėn qė tė dėgjohem dhe qė tė mos ndėrprehem gjatė fjalimit. Mėnyra se si gjyqtari Salustro mė ka ndėrprerė, njė mėnyrė kjo e padinjitetshme dhe joprofesionale duke bėrtitur “mbylle”, gjithashtu paraqet sjellje tė pahijshme dhe shkelje tė etikės gjyqėsore: gjyqtarėt duhet tė interpretojnė ligjin dhe jo tė veprojnė sipėr tij. Unė kam tė drejtė pėr gjykim tė paanshėm. Unė kam tė drejtė qė tė konsiderohem i pafajshėm. Unė kam tė drejtė qė tė trajtohem me respekt. Sjellja e gjyqtarit Salustro ėshtė edhe mė problematike pasi qė unė jam i privuar nga kėrkesa pėr zhdėmtim – nė Kosovėn e sunduar nga UNMIK-u nuk ka mekanizėm pėrmes sė cilit unė mund tė inicoj procedurė kundėr gjyqtarit Salustro.

    Gjatė sesionit tė djeshėm, gjyqtari Salustro sėrish mė ndėrpreu pasi qė kėrkoi nga unė tė flas. E kundėrshtoj kėtė model tė veprimeve, sikurse qė e kundėrshtoj kėtė gjyqtar qė tė kryesojė me seancėn dhe siē e kundėrshtoj panelin e tij.

    Po ashtu e kundėrshtoj kėtė trup gjyqėsor pėr moslejim tė tė ashtuquajturit avokat t’imin pėr tėrheqje tė menjėhershme nga rasti. Unė asnjėherė nuk e kam pranuar avokatin, dhe kur ai mė nė fund e kuptoi se ėshtė koha tė jap dorėheqje, ky trup ėshtė dashur qė ta lejojė atė tė veprojė ashtu. Pėr mė tepėr, unė asnjėherė nuk jam njoftuar si duhet pėr kėtė seancė gjyqėsore – kam mėsuar pėr tė vetėm kur ėshtė pėrmendur nė vendimin pėr ta zgjatur arrestin tim shtėpiak, gjashtė ditė para seancės, jo tetė ditė paraprakisht dhe jo nė njė dokument tė veēantė, siē parashihet me ligjin tuaj. Pėr mė shumė se kaq, vendimi pėr tė ma zgjatur arrestin shtėpiak ėshtė marrur nga gjyqtari Salustro pa mė informuar mua se ai vazhdon tė jetė gjyqtari kryesues nė rastin tim.

    Njėkohėsisht, po e pėrsėris se ju kundėrshtoj juve pėr shkak tė mungesės sė pavarėsisė dhe tė paanėsisė. Ju jeni emėruar nga UNMIK-u dhe e pėrfaqėsoni UNMIK-un, i cili gjithashtu ėshtė i renditur nė kėtė rast si njė palė e dėmtuar dhe akuzuese. Sundimi jodemokratik dhe neokolonial i UNMIK-ut dhe negociatat pėr statusin e Kosovės me Serbinė nuk do t’i sjellin Kosovės gjė tjetėr pėrveēse mjerimit dhe gjakderdhjes. Unė e shikoj si detyrė timen qė ta ndaloj kėtė qė tė ngjajė duke iu kundėrvėnė padhunshėm pushtetit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Gjithnjė e mė shumė njerėz po e kuptojnė se unė kam tė drejtė nė kėtė, dhe se referendumi pėr pavarėsi ėshtė e vetmja mėnyrė se si Kosova mund ta fitojė lirinė e vėrtetė, dinjitetin dhe zhvillimin e shėndetshėm politik dhe ekonomik. Vetėm vetėvendosja mund tė mundėsojė drejtėsi tė drejtė.

    Pasi qė UNMIK-u ėshtė caku i kundėrshtimit tim tė padhunshėm, ėshtė e qartė se ėshtė nė interesin e UNMIK-ut qė tė mė pengojė mua pėr tė vazhduar punėn, duke mė izoluar dhe duke u pėrpjekur qė ta hesht zėrin tim mospajtues. Rrallė kjo ėshtė kristalizuar mė qartazi sesa kur gjyqtari i UNMIK-ut Salustro mė bėrtiste “mbylle” nė seancėn e 19 shtatorit.

    E kundėrshtoj kėtė trup tė gjyqtarėve, e kundėrshtoj kėtė gjyq dhe e kundėrshtoj kėtė rast. Procesi i padenjė i kėtij rasti dhe ky trup nė vazhdimėsi kanė dhunuar tė drejtat e mia fundamentale. Ky rast do tė duhej tė shfuqizohej dhe unė tė lirohesha menjėherė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  5. #145
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Panel Objection (interrupted speech)
    Shkruar nga Albin Kurti
    Thursday, 15 November 2007


    This panel of judges has no right to make any decisions regarding neither me nor anyone else. In addition to the reasons I outlined in my statement of September 19, I object to this panel because of your conduct during and since the court session that day. As pointed out by e.g. Kosova’s Ombudsperson and CDHRF, the September 19 session contained a number of unacceptable irregularities.

    First of all, I was not informed about the new indictment with which Judge Salustro opened the September 19 session. This new indictment has not been confirmed, and I have not received a copy of it. I have the right to be informed about the charges against me and defend myself against them. The reading of the new indictment violates my right to a fair trial. Since neither my so-called defence council was informed about the new indictment, the reading of it on September 19 also violated the equality of arms principle.

    Among the judges in this panel, I direct a particularly strong objection to Judge Salustro. His interruption of my statement – after asking me to read it – on September 19 violated my right to be heard and not to be interrupted while speaking. The way Judge Salustro cut me off, in an undignified and unprofessional manner shouting “shut up”, also represented misbehaviour in breach of judicial ethics: Judges are supposed to interpret the law and not act above it. I have the right to a fair trial. I have the right to be presumed innocent. I have the right to be treated with respect. Judge Salustro’s behaviour is even more problematic since I am prevented from seeking remedy – in Kosova under UNMIK there is no mechanism through which I can initiate a procedure against Judge Salustro.

    During yesterday’s session, Judge Salustro again interrupted me after asking me to speak. I object to this pattern of activities, as I object to this Judge presiding over this session and as I object to his panel.

    I also object to the panel for not allowing my so-called defence council immediate withdrawal from the case. I never accepted the defence council, and when he finally realised he should resign, this panel should have let him do so. Additionally, I was never properly informed about this court session – I only learned about it when it was mentioned in the decision to prolong my house arrest, six days in advance of the session, not eight days in advance and not on a separate paper, as required by your law. Furthermore, the decision to prolong my house arrest was made by judge Salustro without me being informed that he is still the presiding judge in my case.

    I will also repeat that I object to you because of your lack of independence and lack of impartiality. You are appointed by and represent UNMIK, which is also listed in this case as an offended and prosecuting part. UNMIK’s undemocratic and neocolonial rule and the status negotiations with Serbia will bring Kosova nothing but more misery and bloodshed. I see it as my duty to stop this from happening by non-violently opposing UNMIK’s power in Kosova. More and more people realise that I am right in this, and that a referendum on independence is the only way Kosova can gain real freedom, dignity and a healthy political and economic development. Only self-determination can facilitate a just justice.

    Since UNMIK is the target of my non-violent opposition, it is clearly in UNMIK’s interest to prevent me from continuing my work, by isolating me and trying to silence my voice of dissent. Rarely has this been crystallised clearer than when UNMIK Judge Salustro shouted at me to “shut up” in the September 19 session.

    I object to this panel of judges, I object to this court and I object to this case. The undignified case proceedings and this panel have consistently violated my fundamental rights. This case should be dismissed, and I should be released immediately.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  6. #146
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Shpallja e Thaēit
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 25 November 2007



    Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kėshtu pyesnin njerėzit njėri-tjetrin para zgjedhjeve tė 17 nėntorit. Shpalljen e pavarėsisė menjėherė pas 10 dhjetorit e besonin posaēėrisht ata qė u besonin premtimeve tė politikanėve nė fushatė. Mirėpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njėanshme e pavarėsisė’ u shndėrrua nė ‘shpallje tė koordinuar tė pavarėsisė’. Brukseli ia tėrhoqi veshin Thaēit ende pa u bėrė kryeministėr. Mund tė merret me mend se ēka do t’i bėjnė kur tė bėhet kryeministėr! I thanė se tash duhet tė jetė i kujdesshėm meqė nuk ėshtė mė nė opozitė. Pra, Thaēit i treguan se ngjitja lart nė pushtet nuk ėshtė edhe liri mė e madhe pėr pushtet. Sistemi politik nė Kosovė – nė tė cilin UNMIK-u iu ka dhėnė pushtet ca vendasve pėr tė sunduar mė lehtė dhe jo pėr tė sunduar mė pak – e imponon njė gjė tė tillė. Mirėpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitė as pėrfundi vetes. Pėr shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobėt, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinė). Pėr tė njėjtėn arsye, qė tė mos ketė opozitė, tash UNMIK-u do qė ta sajojė koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk ėshtė pasojė e rezultatit tė zgjedhjeve por vetė arsyeja e mbajtjes sė zgjedhjeve. Agim Ēeku ishte kryeministėr i dobėt nė njė qeveri tė dobėt. Hashim Thaēin duan ta bėjnė kryeministėr tė fuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme. Pėrderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshėm tė jepte gjithēka vetėm qė tė mbetej president, Hashim Thaēi jep gjithēka vetėm qė tė bėhet kryeministėr. Nė Kosovė nuk ėshtė me rėndėsi qė tė bėhesh kryeministėr. Me rėndėsi ėshtė qė tė keshė dėshirė tė bėhesh kryeministėr. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndėrkombėtare ta menaxhojnė dėshirėn, duke e vonuar plotėsimin e saj. Ndėrkohė, ti ua plotėson atyre dėshirat. Hashim Thaēin e shfrytėzuan mu kėshtu ende pa e bėrė kryeministėr. Ama, ky shfrytėzim gjithsesi do tė harrohet. Sa tė jetė Thaēi kryeministėr, ai shfrytėzimin e vėrtetė gjithmonė do ta ketė pėrpara, deri nė ditėn kur do tė bėhet i pashfrytėzueshėm. Tani, mė kėto zgjedhjet e 17 nėntorit, Thaēi ka fituar relativisht qė tė humbasė absolutisht mė vonė (e qė sėrish ėshtė shumė mė herėt sesa qė ai mendon).

    Mirėpo, pėr ēka do ta shfrytėzojnė? Pse i duhet Hashim Thaēi UNMIK-ut? Pse i nevojitet atij mu nė kėtė kohė? Qė tė gjithė tashmė e kanė tė qartė se nuk ka trysni ndėrkombėtare mbi Serbinė qė ajo ta pranojė pavarėsinė e Kosovės. Presioni ėshtė mbi Prishtinėn. Politikanėt e Prishtinės do tė cyten e shtrydhen qė tė pranojnė marrėveshje kompromisi me Serbinė. Aq shumė koncesione i janė bėrė Serbisė nga ana e Grupit Negociator saqė tash besohet se mund tė bėhet edhe kompromisi pėrfundimtar. Siē dihet, Kuvendi i Kosovės e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndėrkaq Serbia s’ka lėvizur asnjėherė pėr asgjė nga pozicionet fillestare. E, qėllimi i Pakos sė Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės, kurse efekti kryesor i kėsaj Pakoje ishte shkatėrrimi i pavarėsisė sė plotė si kėrkesė e shqiptarėve tė Kosovės. Tash, Hashim Thaēi duhet tė jetė garantuesi i kurorėzimit tė punės dyvjeēare tė Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit tė varėsisė mė tė re tė Kosovės nga Serbia. Nė vijim tė kėtyre negociatave, Serbia jo vetėm qė s’do tė lėshojė pe, por ajo as qė ka pse tė lėshojė pe. Ajo po fiton duke mos lėshuar pe (siē edhe ngjan zakonisht nė politikė). Faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar, Serbinė e konsiderojnė njė vend demokratik andaj nuk duan tė lejojnė shkėputjen e Kosovės prej saj. Nė fakt, Serbinė e bėn demokratike pikėrisht pėlqimi pėr shkėputjen dhe pavarėsimin e Kosovės. Mirėpo, Koshtunica dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė tė Serbisė nuk e bėjnė njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė, ka vetėm njė mėnyrė paqėsore se si Koshtunica do tė pajtohej me pavarėsimin e Kosovės (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginėn e Preshevės). Vetėm dhe vetėm nėse nė shkėmbim pėr shkėputjen e Kosovės Koshtunica e fiton Republikėn Serbe nė Bosnje. Nė korrik tė vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herė radhazi qė nuk mund tė lejojė pavarėsimin e Kosovės meqė kjo do tė thoshte humbje e 15% tė territorit tė Serbisė. Me kėtė deklaratė Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovėn vetėm si territor dhe se ky territor ėshtė i Serbisė. Edhe mė e rėndėsishme se kjo, ai ka nėnkuptuar se, nė fund tė fundit, pėr humbjen e Kosovės, Serbia do tė duhej tė kompensohet territorialisht, e jo me anėtarėsime tė pėrshpejtuara nė BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarė kompensimi joterritorial pėr Kosovėn. Territori vazhdon tė jetė kategoria kryesore e politikės sė Serbisė dhe Koshtunica e ka ndėrmend Republikėn Serbe nė Bosnje kur flet nė kėtė mėnyrė pėr Kosovėn. E gjithė kjo mundėsohet e ndėrlidhet edhe me paradigmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i pėrkasin tė njėjtit rajon.

    Megjithėkėtė, le tė kthehemi nė Kosovė dhe te pyetja qė akoma nuk ėshtė zhvlerėsuar tėrėsisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarėsinė? Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjėherė pas 10 dhjetorit. Sepse tanimė thanė qė pas 10 dhjetorit (nė vend tė shpalljes) do ta caktojnė datėn kur do ta shpallin. Dhe, pėr shkak se vetėm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund tė duket interesant dhe joshės: sa mė afėr tij, aq mė i largėt ai. UNMIK-u dhe faktorė ndėrkombėtar qė e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė lejojnė qė t’i skadojė afati njė premtimi pa e shpikur paraprakisht njė premtim tė ri. Me 11 dhjetor njerėzit nuk do tė merren me mospėrmbushjen e premtimit tė vjetėr, por me shpresat pėr premtimin e ri. Do tė flitet pėr shuma marramendėse nė konferencėn e donatorėve (qė do tė mbahet nė mars 2008), pėr mision tė ‘vogėl’ tė BE-sė nė vend tė UNMIK-ut (nė prill 2008), pėr konferencė ndėrkombėtare pėr Kosovėn (nė qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nėse krijohet njė trysni e madhe qė tė shpallet pavarėsia e Kosovės nga Kuvendi i ardhshėm i Kosovės, kjo s’do t’i sjellė gjė tė mirė Kosovės. Shpallja e pavarėsisė pa referendum dhe ushtri thjesht ėshtė kundėrproduktive. Njė kuvend qė e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nėse e shpall pavarėsinė diku nė vitin e ardhshėm, pas njė kohe do ta mund ta pranojė federatėn apo konfederatėn asimetrike me Serbinė. Pikėrisht referendumi si ushtrim i sė drejtės pėr vetėvendosje e sjell popullin nė proces politik, por, mbi tė gjitha, ai e kushtėzon ēfarėdo vendimi tė Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum tė sėrishėm. Nė anėn tjetėr, pavarėsia pa ushtri e mundėson skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Ėshtė e kotė edhe nėse SHBA-tė e njohin pavarėsinė e Kosovės po qe se shqiptarėve tė Kosovės (apo TMK-sė nė veēanti) nuk i lejohet qė tė armatoset nga Shqipėria dhe ShBA-tė pėr tė mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtė dhe brenda. SHBA-tė, mė 7 prill tė vitit 1992, e patėn njohur Bosnje e Hercegovinėn si shtet tė pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armėve nga viti 1992 e deri nė vitin 1995. Milosheviqi i ndėrseu serbėt e Bosnjės duke ua vėnė nė shėrbim ushtrinė jugosllave dhe paramilitarėt nga Serbia. E dimė mirė se ēfarė ngjau atėbotė: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dėmeve tė papara nė Evropėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore, boshnjakėt u detyruan ta pranojnė edhe ndarjen e brendshme tė vendit tė tyre e qė rezultoi me Republikėn Serbe, njė krijesė kjo gjenocidale.

    Ėshtė naive, e gabueshme dhe jashtėzakonisht e dėmshme tė mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave tė Serbisė nė Kosovė. Dėshmi kundėr besimit nė mbrojtjen qė na e bėn KFOR-i ėshtė tolerimi tetėvjeēar i strukturave tė Serbisė nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe veriun e ndarė. Dėshmi tjetėr ėshtė edhe soditja qė KFOR-i i bėri spastrimit tė veriut tė Kosovės nga shqiptarėt nė shkurt tė vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin qė e fuqizon popullin dhe pėrderisa nuk na lejojnė tė kemi ushtrinė tonė veēsa do ta keqėsojnė gjendjen nė Kosovė. As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri pėr Kosovėn. Kosova parashihet tė ketė vetėm FSK-nė, pra njėlloj xhandarmėrie me 2.500 pjesėtarė (me armatim tė lehtė dhe nėn kontroll tė NATO-s) e cila asisoj do tė jetė sė paku katėrfish mė e vogėl se policia. Ēfarė shteti i pavarur do tė jetė ajo Kosovė nė tė cilėn do tė ketė shumė mė tepėr policė sesa ushtarė?! Kosova e atillė do tė jetė e varur dhe pa sovranitet, me vullnet tė shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policėt e shumtė do tė jenė kėtu pėr ta shtypur popullin kurse ‘ushtarėt’ e paktė tė FSK-sė do tė jenė te kufijtė qė s’do tė mund t’i ruajnė. Shpallja eventuale e pavarėsisė sė Kosovės pa organizuar referendum qė e bėn popullin sovran dhe pa ushtri qė e mbron vendimin e popullit, e shndėrron Kosovėn nė njė Bosnje tė re. Atė lloj shpallje, jo vetėm qė e shfuqizon menjėherė PSSP-ja tė cilit i nėnshtrohet Kuvendi i Kosovės, por ajo vetėm sa do t’i shėrbejė strukturave tė Serbisė qė t’i formalizojnė enklavat anekėnd Kosovės si pjesė tė Serbisė. Shpallja e Thaēit nuk do ta bėnte Kosovėn tė pavarur nga Serbia por do t’i bėnte enklavat tė pavarura nga Kosova.

    Mbase realiteti nė Kosovė po bėhet gjithnjė e mė cinik. Nė vitet e ‘90-ta, Hashim Thaēi u pat angazhuar nė UĒK meqė besonte se pavarėsia e shpallur e Ibrahim Rugovės ishte e kotė pa ushtri. Tash, Hashim Thaēi flet pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės pa e pasur ushtrinė tonė, ēarmatosjen e sė cilės e nėnshkroi ai vetė!
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  7. #147
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Vjetėrsia e raportit mė tė ri
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 16 December 2007




    Raporti i Treshes BE/SHBA/Rusi pėr Kosovėn, i bėrė publik ditė mė parė, e pėrfundoi fazėn e negociatave shtesė qė zgjatėn 120 ditė. Ky raport realisht nuk i ka as tri faqe tė plota. E gjithė pjesa tjetėr e tij janė dokumente tė mėhershme: Rezoluta 1244, 'Parimet udhėheqėse' tė Grupit tė Kontaktit nga nėntori i vitit 2005, Deklarata e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB-ve bėrė mė 1 gusht 2007 etj. Edhe me kėtė rast, historia e dokumenteve ndėrkombėtare zė vend pakrahasimisht mė shumė se ēfarėdo dokumenti i ri ndėrkombėtar. Madje, mė shumė ėshtė nė spikamė kjo histori sesa ajo e problemit qė trajtohet. Historia pėrmendet (p.sh. nė paragrafin 7) atėherė kur flitet pėr "mosbesimin e ndėrsjelltė dhe ndjenjėn e ankesės historike pėr konfliktet e '90-tave" tė ketė qenė njė vėshtirėsi nė kėtė proces negociator. Pra, barazohen pėrvojat e palėve dhe nė mėnyrė elegante suspendohet historia e ēėshtjes qė trajtohet. E kuptueshme: qėllimi i Treshes ėshtė marrėveshja e kompromisit e jo drejtėsia. Mbase kjo ėshtė pika kryesore tė cilėn aq shumė njerėz nė Kosovė nuk arrijnė, ose nuk duan, ta kuptojnė.

    Qysh nė paragrafin e parė tė kėtij raporti thuhet se nė negociata ėshtė diskutuar njė rreze e gjerė opcionesh, siē janė: pavarėsia e plotė, pavarėsia e mbikėqyrur, ndarja territoriale, autonomia substanciale, aranzhmanet konfederale e madje edhe heshtja e statusit nė 'marrėveshje pėr mosmarrėveshje'. Sigurisht qė tė gjitha kėto i kanė diskutuar. Por, edhe mė e sigurt ėshtė qė opcioni i parė (pavarėsia e plotė) nė fakt ka qenė i pėrjashtuar - mu nė po kėtė paragrafin e parė i bėhet referencė eksplicite Rezolutės 1244 si kornizė e negociatave. E, dihet qė kjo rezolutė riafirmon sovranitetin dhe integritetin territorial tė RFJ-sė (tash Serbisė), kurse pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale. Rrjedhimisht, nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė nė kėtė raport me shumicė Kosovės i referohen si Prishtinė kurse Serbisė si Beograd meqė tė dy palėt trajtohen pėrbrenda tė njėjtit entitet dhe subjekt ndėrkombėtar.

    Mė tutje, nė paragrafin e tretė tė raportit thuhet se "...Presidenti Ahtisaari ka pėrgatitur njė Propozim Gjithpėrfshirės pėr Pėrcaktimin e Statusit tė Kosovės, i cili pėrfshin masa pėr mbrojtjen e komuniteteve joshqiptare tė Kosovės...". Sė pari, pakicat nė Kosovė quhen joshqiptarė. Ata nuk cilėsohen as si tė tjerė prej shqiptarėve por si joshqiptarė! Ideja e qėndrimit pėrkundruall tė shqiptarėve dhe joshqiptarėve nė Kosovė nuk ėshtė e drejtė dhe as qė duhet tė realizohet asnjėherė. Ky afirmim kategorik pėrmes mohimit nuk paraqet realitetin e Kosovės. Nė ēėshtjen thelbėsore tė pavarėsisė sė Kosovės pesė pakicat e tjera (pra pėrveē serbėve - boshnjakėt, turqit, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptasit) janė bashkė me shqiptarėt. Sė dyti, nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė ato janė tė rrezikuara (prej shqiptarėve siē aludohet) dhe aq mė pak en bloc. Pas pėrfundimit tė luftės ka martesa tė pėrziera ndėrmjet shqiptarėve, turqėve, boshnjakėve, ashkalinjėve etj. Mirėpo, jo edhe ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Mbase, po tė thoshte Turqia e sotme se Kosova ėshtė djep i Turqisė dhe se ajo do tė kthehet pėr tė sunduar me Kosovėn, gjithsesi do tė rrezikoheshin ato martesa aktualisht tė lumtura ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve. 'Komunitetet joshqiptare qė duhet tė mbrohen' janė njė tezė kryekėput e Serbisė qė ėshtė pėrvetėsuar nga Ahtisaari dhe sė cilit i referohet ky raport kur pėrshkruan tė kaluarėn e kėtyre negociatave.

    Megjithėse nė paragrafin numėr 9 thuhet se "asnjėra palė nuk ka arritur ta bind tjetrėn pėr ta pranuar pėrfundimin e preferuar", paragrafi paraprak i kėtij e bėn tė qartė se nuk bėhej fjalė pėr dy palė tė barabarta nė kėto negociata shtesė. Nė paragrafin 8 thuhet: "Prishtina pėrsėri ka deklaruar preferencėn pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės dhe ka rikonfirmuar pranimin e propozimit tė Ahtisaarit. Beogradi e ka refuzuar propozimin e Ahtisaarit dhe ka pėrsėritur preferencėn e tij qė Kosova tė jetė autonomi brenda Serbisė. Si rezultat, nuk pati diskutime pėr propozimin e Ahtisaarit dhe as ndonjė diskutim qė ai duhet tė modifikohet"! S'ka dilema se ajo qė refuzon Beogradi jo vetėm qė s'bėhet dot por as qė diskutohet. Ky proces negociator qartazi varet nga pėlqimi eventual i Beogradit dhe assesi ai i Prishtinės. Zaten, i tillė ka qenė prej fillimit. Pėrfundimi i tij mund tė jetė veēse fillimi i tij, ardhmėria e tij mund tė jetė veēse e tashmja e tij - autonomia substanciale pėr Kosovėn. Kuptimi i 'pėrpjekjeve' tė Treshes ishte lehtėsimi i hapjes sė derės pėr padronin e ri ('EUMIK') me tapi tė vjetėr (Rezoluta 1244). Misioni i misionit tė ardhshėm tė BE-sė ėshtė (edhe njė) ndėrrim pėr mosndryshim, ėshtė veēse zėvendėsim burokratik i UNMIK-ut. Thjesht, po e bėjnė gati shkuarjen e UNMIK-ut si administratė pėr ta pėrjetėsuar UNMIK-un si koncept. Fatkeqėsisht? Aspak. S'ėshtė punė fati kjo. Konsistenca e dokumenteve ndėrkombėtare pėr Kosovėn, sidomos qė nga Rambujeja e kėtej, ėshtė marramendėse.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  8. #148
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Papėrsosuria e krimit
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 23 December 2007



    Lėvizja VETĖVENDOSJE! nuk ka arritur ta ndal krimin e UNMIK-ut. Nuk e kam fjalėn kėtu (vetėm) pėr krimin me 10 shkurt tė kėtij viti nė demonstratėn e VETĖVENDOSJE!-s por (edhe) pėr krimin e mohimit tė vetėvendosjes sė popullit pėr kėto tetė vjet e gjysmė. Qytetarėt e Kosovės nuk u lejuan asnjėherė ta shprehin vullnetin e tyre nė referendum (jo vetėm pėr ēėshtjen e statusit por pėr asnjė ēėshtje). Ky krim ndaj dy milionė e gjysmė njerėzve ėshtė njė krim i vazhdueshėm: qytetarėve tė Kosovės as sot e kėsaj dite nuk u lejohet referendumi (pėr asgjė). UNMIK-u nuk e lufton Lėvizjen VETĖVENDOSJE! vetėm pėr shkak se ajo njė ditė mund ta ndal kėtė krim tė UNMIK-ut. Ēėshtja ėshtė mė urgjente se kaq. UNMIK-u do qė krimi i tij tė jetė i pėrsosur, qė tė gjithė qytetarėt nė Kosovė tė heshtin. Dhe, mė pas, qė kėtė heshtje tė popullit ta interpretojė si pėlqim tė popullit me krimin ndaj tij. Nėse viktima nuk e denoncon kriminelin atėherė s’ka kriminel (pėr publikun) dhe viktima s’ėshtė e tillė (pėr publikun). Kėtė gjė e don UNMIK-u dhe mu pėr kėtė gjė e ka pengesė VETĖVENDOSJE!-n. Pra, Lėvizja VETĖVENDOSJE! njėmend nuk ka arritur ta ndal krimin e UNMIK-ut por ama ka arritur qė kėtė krim tė tij ta bėjė tė papėrsosur. UNMIK-u kurrė nuk do t’ia fal VETĖVENDOSJE!-s kėtė gjė – ai kurrė nuk do tė mund tė pajtohet me ata qė nuk e lejuan tė kryejė krim tė pėrsosur. Askush nė Kosovė nuk ishte mė i vetėdijshėm se vetė UNMIK-u qė pikėrisht ekzistenca e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! e bėn UNMIK-un kriminel. Me 10 shkurt, UNMIK-u ndėrmorri njė operacion kriminal tė paparė nė pėrpjekje e sipėr pėr ta shuar Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Kjo Lėvizje duke qenė opozitė autentike dhe parimore e shpėrfaq UNMIK-un nė krimin e tij sistemik ndaj njė populli tė tėrė. Mbase Jean Baudrillard kishte tė drejtė kur thoshte qė nuk ka krim tė pėrsosur porse pėrsosuria ėshtė kriminale. VETĖVENDOSJE! ėshtė bėrė pamundėsia e pėrsosurisė sė krimit tė UNMIK-ut. UNMIK-un e bėn kriminel krimi mirėpo e zbulon si tė tillė papėrssosuria e krimit tė tij – Lėvizja VETĖVENDOSJE!.

    Luftimi i VETĖVENDOSJE!-s ėshtė i pakompromis meqė antagonizmi ėshtė total. UNMIK-u e lufton qėllimin e VETĖVENDOSJE!-s, mėnyrėn e VETĖVENDOSJE!-s dhe konceptin e VETĖVENDOSJE!-s.

    Sė pari, qėllimi. Qėllimi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė ajo mėnyra tjetėr, ajo mėnyra e drejtė, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės – vetėvendosja e popullit qė do tė ushtrohej nė refrendum. E kurrsesi negociatat me Serbinė meqenėse Serbia ėshtė problem i Kosovės e jo partner i Kosovės nė zgjidhjen e problemeve.

    Sė dyti, mėnyra. Mėnyra e VETĖVENDOSJE!-s janė protestat e demonstratat nė rrugė, nė sferėn publike, ku(r) publiku i pakėnaqur bėhet bashkė pėr ta shprehur pakėnaqėsinė. UNMIK-u nuk i do demonstratat por kampanjat. Ai nuk do qė tė pakėnaqurit tė bėhen bashkė nė demonstratė por qė atyre t’iu mpihet qafa duke shikuar individualisht billboard-at dhe t’iu merren sytė duke shikuar familjarisht videospotet.

    Sė treti, koncepti. Koncepti i VETĖVENDOSJE!-s ėshtė koncept i sė drejtės qė konsideron se liria na takon dhe nuk duhet ta meritojmė. UNMIK-u do qė nė vend tė kėrkesave pėr tė drejtat e tyre, banorėt vendas tė avokojmė e lobojmė – pra, tė tentojnė qė nėpėr dreka, darka e kokteje me burokratė ndėrkombėtar t’i lusin ata qė nė agjendėn e tyre gjithsesi tė ngjeshur tė inkorporojnė edhe ndonjė nevojė tė vendasve.

    Pra, UNMIK-u e lufton Lėvizjen VETĖVENDOSJE! pėr shkak tė qėllimit tė Lėvizjes, mėnyrės sė Lėvizjes dhe konceptit tė Lėvizjes. UNMIK-u e lufton VETĖVENDOSJE!-n, e lufton ekzistencėn e saj. Fakti se UNMIK-u e lufton Lėvizjen VETĖVENDOSJE! totalisht dhe pa mėdyshje do tė thotė se UNMIK-u do ta luftojė VETĖVENDOSJE!-n deri sa VETĖVENDOSJE!-a ta mund UNMIK-un. Ėshtė pikėrisht UNMIK-u ai qė nuk i lejon alternativė tjetėr VETĖVENDOSJE!-s pėrveē fitores.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  9. #149
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Fluturimi i propozimeve
    Shkruar nga Albin Kurti
    Saturday, 28 July 2007


    Agimi Ēeku kėrcėnoi. Tha: “28 Nėntor!”. Propozoi qė festa e pesėfishtė kombėtare tė bėhet e gjashtėfishtė. Propozoi qė tė shpallet pavarėsia e Kosovės mu me 28 nėntor tė kėtij viti. Ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės secili e mendon si njė datė qė mė pas do tė bėhej historike. Mirėpo, pėr ta shpallur pavarėsinė, Agim Ēeku e zgjodhi njė datė qė tashmė ishte historike. Mbase e pavetėdijshmja e tij po vepronte: meqė shpallja e paramenduar e tij s’do tė mund tė ishte njėmend historike, ai e propozoi njė datė tanimė tė mirėnjohur historike. Dhe, jo vetėm kaq. Ai propozoi datėn, e cila duke qenė njė shenjues i shumfishtė pėrgjatė historisė sonė, ėshtė pjesė organike e identitetit kombėtar shqiptar si asnjė datė tjetėr. Rastėsia gjithsesi ndodhet nė siklet me tė pavetėdijshmen. Edhe nėse 28 Nėntori s’do tė arrijė tė bėhet festė e gjashtėfishtė, ajo dosido do tė mbetej festė e pesėfishtė. Agim Ēeku do tė humbiste vetėm atė tė cilėn edhe ashtu nuk e kishte.

    Nuk e kam ndėrmend t’i pėrsėris kritikat e bėra kundėr Agim Ēekut se 28 Nėntori nuk do tė duhej tė ishte festė e pavarėsisė sė Kosovės meqenėse ajo datė ėshtė simbol i bashkimit kombėtar. Nuk do ta pėrsėris as argumentin e disa kundėrshtarėve tė tjerė tė tij qė i thanė se pavarėsinė tashmė e kemi shpallur njėherė. Nuk do ta sforcoj as shqetėsimin se shpallja e ardhshme do tė ishte e ndryshme vetėm nėse ajo s’pėrfundon nėpėr sirtar zyrash por fillon ndryshimin e gjendjes faktike nė terren. Problemi im themelor qė kam me kėrcėnimin e Agim Ēekut ėshtė joserioziteti i tij. Nuk ėshtė ēėshtja pse Agim Ēeku e propozoi atė datė pėr shpalljen e pavarėsisė dhe as pse e propozonte shpalljen si tė tillė. Problemi ėshtė se ai nuk e kishte megjithėmend. Agim Ēeku nuk e kishte seriozisht propozimin e tij. Nuk u nevojit mė shumė se njė ditė qė tė kuptohet kjo. Zbrapsja e menjėhershme e tij para kundėrshtimit tė kongresistėve amerikan nė aeroportin e Prishtinės e dėshmoi botėrisht kėtė gjė. Kundėrshtimi i tyre ishte serioz ngaqė propozimi i tij s’ishte serioz. Apo, ndoshta, kundėrshtimi i tyre ishte serioz pikėrisht qė tė pėrcaktohej nėse propozimi i tij ishte serioz. Pas takimit, Agim Ēeku deklaroi se i kishin bėrė disa pyetje dhe ky kishte dhėnė disa pėrgjigje. Pra, thjesht, e kishin marrur nė pyetje atė ditė nė lokalet e aeroportit. Ndonėse nuk jam fare dakord me atė ēfarė po bėn e po flet kryeministri Ēeku mė duhet ta pranoj se disi mu dhimbs kur u shfaq ashtu me fytyrė tė mėrdhezur si tė njė fėmije tė cilin porsa e kanė rrahur. Pėr pesė muaj e gjysmė nė burg mua mė kanė marrur nė pyetje vetėm gjysmė ore dhe ishte prokurori ai qė skuqej. Kryeministrin e Kosovės e marrin shumė mė gjatė nė pyetje dhe madje e bėjnė qė ai tė skuqet.

    Sidoqoftė, ende pa perėnduar propozimi i Agimit, nisi tė qarkullonte njė tjetėr propozim me tė njėjtėn temė. Veton Surroi i pėrmendi Kėrshėndellat si kohė kur do tė shpallej pavarėsia. Pas Presidentit francez Sarkozy edhe ky hamendėson pėr ditėt e fundit tė vitit tė cilat njerėzve ua kujtojnė festat por edhe dhuratat e babadimrit nėse pėr ta mendojmė ashtu siē po i trajtojnė – pra, si fėmijėt. Duke besuar qė faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar objektivisht janė kundėr kėtyre propozimeve pėr data tė shpalljeve, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi janė po ashtu kundėr. Qė tė gjitha shtyrjet ndėrkombėtare tė pėrcaktimit tė ri pėr statusin e Kosovės politikanėt kosovar i interpretonin gabueshėm si shtyrje tė pavarėsisė. Tash, shtyrjet e reja, Agim Ēeku dhe Veton Surroi i lidhin me shpallje te reja (qė do tė thotė premtime tė reja boshe) ndėrsa Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi me tė ashtuquajturat ‘angazhime shtesė’ (qė do tė thotė negociata dhe dėgjueshmėri shtesė). Ndėrkohė, faktorėt ndėrkombėtar kanė ‘pėrparuar’ dukshėm. Ata e shtyjnė edhe shtyrjen, shpikin faza 120 ditėshe qė nuk dihet se kur do tė fillojnė dhe me fundin e tė cilave nuk mbaron asgjė. Nė tė vėrtetė, nuk ka mė data. Tepria e deritanishme e datave i ka zhdukur datat. A nuk ėshtė mu ky ideali i kėtij neokolonializmi postmodern? Pėr asgjė nuk kemi datė: prej ēėshtjes sė statusit e deri tek ajo e regjistrimit tė popullsisė. Ėshtė suspenduar koha (e planifikimit). Natyrisht, qė tė mos ketė datė tė (pėrfundimit) tė misionit tė tyre sundues mbi neve qė kėsisoj mbesim tė kurthuar nė kėtė pėrkohėsi tė pėrjetshme.

    Kemi tė bėjmė me datė pėr shpallje? Jo. Kėta vetėm shpallin data. Shpallin data pėr shpalljet e pavarėsisė qė s’do tė ndodhin. Prandaj, as 28 Nėntori i sivjetmė nuk do tė jetė ditė kur festohet pavarėsia ose shpallja e saj. Gjithsesi qė ka pakrahasimisht mė shumė arsye qė atė ditė (sėrish) tė protestohet kundėr regjimit nė fuqi dhe tė demonstrohet vullneti ynė sesa tė festojmė e urojmė njėri-tjetrin tė nėnshtruar nga regjimi duke demonstruar asisoj (vetė)mashtrimin tonė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  10. #150
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Intervistė pėr gazetėn “Epoka e Re” - Flet Albin Kurti
    Shkruar nga EPOKA E RE
    Thursday, 27 December 2007

    1. Si e konsideroni vendimin e BE-sė pėr dėrgimin e njė misioni nė Kosovė?
    Ky ėshtė njė plan i vjetėr i BE-sė. Qysh me 12 korrik tė vitit 2006 kėtė mision e kanė paralajmėruar Javier Solana dhe Olli Rehn nė raportin e tyre me titull “Roli dhe kontributi i ardhshėm i BE-sė nė Kosovė”. Nė atė raport ata paralajmėruan njė mision tė ngjashėm nė Kosovė me atė qė tashmė ėshtė nė Bosnje pėrfshirė kėtu edhe pushtetin suprem pėr kreun e misionit. Ky mision i BE-sė nė Kosovė ishte i pranueshėm pėr vendet e BE-sė meqė ai nuk e cenon fare Rezolutėn 1244 e cila pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale.

    2. Ēka i duhet ky mision Kosovės?
    Ky mision nuk i duhet gjė Kosovės dhe popullit tė saj. Mirėpo, ky mision duket qartė se i duhet krerėve tė partive politike nė Kosovė qė t’i mbrojė ata nga populli e qe besa edhe nga anėtarėsitė e zemėruara tė partive tė tyre. Misioni i kėtij Misioni tė BE-sė do tė jetė implementimi i Pakos sė Ahtisaarit ndėrkohė qė Kosova nuk do tė jetė e pavarur dhe s’do tė ketė sovranitet.

    3. Pasi qė ėshtė vendosur qė ky mision tė vije nė Kosovė, si do tė duhej tė vepronte dhe ēka do tė duhej tė ishte ndryshe nga UNMIK-u?
    Misoni i BE-sė do tė jetė veēse njė EUMIK qė s’do tė ndryshojė esencialisht nga UNMIK-u. Nė fakt, ai as qė mund tė ndryshojė nga UNMIK-u. Edhe ky mision sikurse UNMIK-u do tė instalohet nga lart; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketė pėr bazė Rezolutėn 1244; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketė paradigmė stabilitetin dhe jo progresin; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do tė ketė nė majė njė kryeadministrator i cili qėndron mbi institucionet vendase; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do tė pėrbėhet nga zyrtarė qė gėzojnė imunitet nga ligjet vendase; etj. etj.

    4. A do ta konsideronte Lėvizja VETĖVENDOSJE kėtė mision si burokratik?
    Ky mision gjithsesi do tė jetė burokratik dhe jodemokratik. Njerėz pėr tė cilėt nuk ka votuar askush do tė na sundojnė nga zyret e tyre.

    5. Cilat pritet tė jenė sukseset dhe dėshtimet e kėtij misioni?
    Ky mision do tė dėshtojė meqė – mė shpejtė sesa qė besohet – do tė bėhet i padurueshėm pėr qytetarėt dhe do tė detyrohet tė shkojė. Ashtu sikurse qė Kosova nuk kishte nevojė pėr mision tė OKB-sė nė Kosovė por pėr Kosovėn e pavarur e sovrane nė OKB, sėrish Kosova nuk ka nevojė pėr mision tė BE-sė nė Kosovė por pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane qė integrohet nė BE.

    6. A do tė protestoni kundėr vendosjes sė EUMIK-ut nė Kosovė? Nėse po, nė ēfarė forme?
    Do tė protestojmė e demonstrojmė kundėr ēdo pushteti jodemokratik i cili na e mohon tė drejtėn pėr vetėvendosje. Meqė edhe misioni i BE-sė i tillė do tė jetė, sigurisht se do tė protestojmė kundėr tij. Tash pėr tash, krejt ēfarė mund tė them pėr protestat e demonstratat qė do t’i organizojmė e thėrrasim ne ėshtė qė ato edhe mė tutje, sikurse deri mė tani, do tė jenė paqėsore dhe tė padhunshme.

    7. Ju keni qenė kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve por ato tashmė janė mbajtur edhe pse jo me numėr tė kėnaqshėm tė zgjedhėsve. Nga kėto zgjedhje fitues ka dalur PDK-ja. A mendoni se do tė ndryshojė diēka nė qeverisjen e vendit?
    PDK-ja ka fituar relativisht nė krahasim me partitė tjera ndonėse ajo kishte mė pak vota sesa nė zgjedhjet e kaluara kur pat humbur. Populli masivisht nuk iu pėrgjigj thirrjeve pėr tė votuar meqė kėtė gjė po e bėnin pikėrisht ata qė e kishin zhgėnjyer, gėnjyer e vjedhur popullin pėr vite me radhė. Nėn qeverisjen e PDK-sė nuk do tė ndryshojė gjė thelbėsore pėr dy arsye. E para, PDK-ja realisht nuk ėshtė e ndryshme nga LDK-ja (nė veēanti pėr shkak tė imitimit qė Hashim Thaēi ia bėn Ibrahim Rugovės). E dyta, PDK-ja nuk mund tė ndryshojė kursin kryesor politik pasi qė ajo edhe mė herėt ishte pjesė e Grupit Negociator tė Kosovės por edhe pėr shkak se nė Kosovė, nė tė vėrtetė, sundon UNMIK-u dhe PSSP-ja (i rrethuar me shefat e zyrave tė Quintit) e jo Qeveria e Kosovės.

    8. Me cilėn parti do tė ishte mė mirė tė bėhej koalicioni pėr qeverinė e re?
    Nuk mund tė thuhet se cili variant ėshtė mė i mirė por cili ėshtė mė pak i keq. Mirėpo, sido qė tė jetė, aq tė vogla janė dallimet saqė ato janė tė papėrfillshme dhe tė parėndėsishme.


    9. Po flitet se koalicioni mė i mundshėm do tė jetė ai nė mes tė PDK-LDK, kurse qytetarėt kanė votuar pėr ndryshime. A mendoni se kjo formulė qeverisėse do tė mund tė bėnte diēka mė ndryshe?


    Qėllimi i kėsaj formule ėshtė pak a shumė shndėrrimi i modelit tė Grupit Negociator edhe nė model qeveritar. Pra, tė ketė sa mė pak ose aspak opozitė. Dhe, tė ketė sa mė shumė pushtet dhe legjitimitet formal pėr marrėveshjet e kompromisit me Serbinė nė vitin 2008.


    10. Keni paralajmėruar protesta tė reja. Edhe studentėt kanė protestuar me datėn 10 dhjetor dhe i kanė bėrė njė ultimatum Kuvendit qė tė shpallin pavarėsinė deri mė 10 janar. A ka ndonjė bashkėpunim mes VETĖVENDOSJE!-s dhe studentėve pėr organizimin e protestave? [/B][/COLOR]Shumė studentė janė anėtarė tė Lėvizjes sonė. Ne kemi bashkėpunim me shumė studentė mirėpo nuk kemi pasur bashkėpunim me kėta studentė nė organizimin e kėsaj proteste tė 10 dhjetorit. Arsyeja pėr kėtė ėshtė te dallimi konceptual. Ne nuk duam tė kapemi pas datave tė kėtyre politikanėve pėr shkak se ato janė data tė gėnjeshtarėve tė dėshmuar. Ne nuk duam tė krijojmė iluzione te qytetarėt pėr kėto institucione kukulla. Ne jemi kategorikisht kundėr Pakos sė Ahtisaarit dhe asnjėherė nuk do ta mbėshtesim atė siē bėnė studentėt organizatorė. Njėkohėsisht, shpallja e pavarėsisė nė Kuvend pa e bėrė TMK-nė ushtri, pa e futur SHPK-nė nėn kontrollin tonė dhe pa e organizuar paraprakisht referendumin (qė ėshtė liri pėr popullin dhe kushtėzim pėr politikanėt), nė fakt nuk e prodhon pavarėsinė e Kosovės nga Serbia por pavarėsinė e enklavave nga Kosova. Lėvizja VETĖVENDOSJE!, mbi tė gjitha, nuk i quan demonstrata e protesta tubimet publike ku njerėzit vetėm grumbullohen dhe mbahen fjalime por ato qė i bėjnė pengesa e trysni regjimit tė UNMIK-ut dhe institucioneve ‘vendore’ tė krijuara e kontrolluara nga ai. Po ashtu, pėr neve nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, ishte e papranueshme letra pėrgėzuese qė studentėt organizatorė ia dėrguan Hashim Thaēit, letėr kjo tė cilėn e pėrshkonte njė frymė flertuese dhe i bėnte ata qė tė duken si tė dirigjuar nga ai (me ose pa vetėdije).

    Prishtinė, 20 dhjetor 2007
    Albin Kurti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •