Close
Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 306
  1. #101
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Paragrafi hyrės
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 13 December 2006


    Nė faqen e internetit tė OKB-sė, nė linkun ėshtė i postuar njė njoftim i datės 30 nėntor me titull “Shqiptarėt e Kosovės, Serbia akoma ‘diametralisht tė kundėrt’ pėr tė ardhmen e krahinės – Annan”. Nė kėtė njoftim theksohen elemente tė konsideruara si tė rėndėsishme nga raporti i fundit i Kofi Annan-it. Nuk mė bėri pėrshtypje as raporti i Annanit dhe as trajtimi qė i bėhet atij. Shumė mė esencial ėshtė vetė paragrafi hyrės i kėtij njoftimi. Nė vijim ai ėshtė dhėnė i plotė dhe i pėrkthyer.

    Qeveria e shqiptarėve etnik tė Kosovės dhe Serbia mbesin ‘diametralisht tė kundėrt’ nė pikėpamjet e tyre pėr statusin e ardhshėm tė krahinės serbe, tė cilėn e kanė drejtuar Kombet e Bashkuara prej se forcat perėndimore i larguan trupat jugosllave nė vitin 1999 gjatė luftimeve etnike, sipas raportit tė fundit mbi kėtė ēėshtje tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm Kofi Annan tė publikuar sot.

    Shumica dėrrmuese e njerėzve nuk e lexojnė raportin e Annanit por kėtė njoftim qė parafrazon ēėshtjet kyēe tė tij. Dhe, shumica dėrrmuese qė e lexojnė kėtė njoftim nuk arrijnė tek paragrafi i tretė apo i katėrt meqė e braktisin leximin pėr tė kaluar nė ndonjė faqe tjetėr interneti hapjen e sė cilės e prisnin ndėrkohė. Kjo shpėrfaq rėndėsinė e kėtij paragrafi hyrės nė tė cilin janė tri gjėra thelbėsore tė cilat flasin pakrahasimisht mė shumė sesa qė mund tė duket nė shikim tė parė.

    Sė pari, qysh nė fillim thuhet ‘Qeveria e shqiptarėve etnik tė Kosovės’ pavarėsisht faktit se Korniza Kushtetuese ua garanton njė vend ministror komunitetit serb e po ashtu njė tjetėr atyre nga komunitetet tjera pakicė. Korniza Kushtetuese, e kėtillė siē ėshtė, nė parim i cenon edhe ato kinsezgjedhje qė bėhen pikėrisht nėpėrmjet kėtij parapėrcaktimi. Qeveria pėrherė ėshtė detyrimisht qeveri e koalicionit. Ky formulim u pat pranuar nga tė gjitha partitė politike tė Kosovės nė mėnyrė qė pėrbėrja e qeverisė duke qenė gjithnjė multietnike tė mund tė quhet Qeveri e Kosovės dhe tė pasqyrojė unitetin e Kosovės. Pėrkundėr kėtij koncesioni tė kėtyre partive politike, vetė Kombet e Bashkuara qė e sollėn nga lart Kornizėn Kushtetuese, Qeverinė e Kosovės tash e quajnė ‘Qeveria e shqiptarėve etnik tė Kosovės’!

    Sė dyti, nė kėtė njoftim Kosova emėrtohet si krahinė serbe. Pra, nuk thonė as ‘krahina e Serbisė’ por ‘krahina serbe’! Kosovės ia mveshin predikatin ‘serbe’ mu ashtu siē bėn Beogradi. Kėsisoj, shqiptarėt dalin tė huaj pėr Kosovėn dhe Kosova e huaj pėr ta. Mbi kėtė premisė, synimi i negociatave aktuale qartėsohet: si tė akomodohen 2 milionė shqiptarė nė tokėn qė s’ėshtė e tyre duke e pranuar ata kėtė fakt, por, edhe me sa mė pak dhembje (pėr rajonin)?

    Dhe, sė treti, lufta ēlirimtare nė Kosovė quhet ‘luftime etnike’. Pėrveēqė fjala ‘luftime’ nėnkupton diēka qė cilėsisht nuk arrin tė quhet ‘luftė’, kjo do tė thotė qė sipas tyre karakteri i luftės ishte etnik. A ka shfajėsim mė tė mirė pėr Serbinė dhe posaēėrisht pėr regjimin e Milosheviqit sesa ky?! Pra, nuk masakroheshin e pushkatoheshin masivisht shqiptarėt e Kosovės si rezultat i politikės militariste dhe agresive tė Serbisė me nė krye Milosheviqin, por shqiptarėt e serbėt vriteshin ndėrmjet vete! Ky ėshtė kuptimi i drejtė i shprehjes sė gabuar ‘luftime etnike’.

    Asnjėra nga kėto tri emėrtime nuk ėshtė e rastėsishme. E pėrbashkėta e kėtyre ėshtė synimi politik tė cilit po ia trason rrugėn edhe gjuha e pėrdorur: po pėrgatitet terreni pėr ndarjen e brendshme territoriale dhe etnike tė Kosovės. Andaj decentralizimi, pasojat e tė cilit do t’i vuajmė pėrgjatė kėtij shekulli tė ri, ėshtė bėrė prioritet. Negociatorėt kosovar vazhdojnė t’i pėrshėndesin tė gjitha njoftimet, deklaratat dhe raportet qė vijnė nga UNMIK-u e OKB-ja. Zaten, ata janė pėrshėndetur me qytetarėt e Kosovės. Qytetarėt s’kanė zgjidhje e zgjedhje tjetėr pėrpos tė pėrshėndeten pėrfundimisht me ta. Pėr hir tė vetes por sidomos pėr hir tė fėmijėve tė tyre.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #102
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kthimi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 20 December 2006


    Fare pak serbė nė Kosovė janė njėmend vendas. Kthimi i serbėve po bėhet nė prona tė reja ose nėpėr ato qė dikur i kishin si kolonė qė ishin. Bėhet fjalė pėr njė kolonizim tė ri apo pėr rikolonizim. Pra, kthim i kolonistėve nė toka tė tjera qė do t’u ndahen nga pronat shoqėrore, ashtu siē ishte rasti me ato 54 ari nė Graēanicė qė Kuvendi Komunal i Prishtinės ua ndau me 21 shkurt 2006. Ose, kemi kthim tė kolonistėve nė tokat e njėjta tė cilat serbėve ua patėn dhuruar regjimet serbe e jugosllave nė shekullin e kaluar e qė sėrish do t’i marrin tash. Natyrisht, atėbotė pasi qė i patėn shpronėsuar e dėbuar shqiptarėt nga Kosova. Ndėrkaq, sot, nuk e rastėsishme qė donacionet pėr OJQ-tė nė Kosovė janė kryesisht nė programe e projekte pėr kthimin e serbėve dhe qė pikėrisht nė kėtė kohė bombardohemi me videoklipe nėpėr stacionet televizive pėr ‘shenjtėrinė’ e pronės.

    Ėshtė evidente qė serbėt e kthyer nuk po integrohen nė shoqėrinė kosovare por nė strukturat paralele tė Serbisė nė Kosovė. Kėsisoj, ata po e forcojnė Serbinė nė Kosovė. Ata nuk i njohin institucionet e Kosovės dhe shumica absolute e tyre dalin nė zgjedhjet e Serbisė qė i toleron UNMIK-u, me ē’rast mė sė shumti votojnė pėr Partinė Radikale Serbe qė ka pėr kryetar Vojislav Sheshelin. Fare lehtė, para momentit tė volitshėm pėr Serbinė pėr agresionin e ri tė saj nė Kosovė, ajo do t’i mobilizojė e ndėrsejė serbėt kundėr shqiptarėve, ashtu siē ka bėrė gjithnjė nė tė kaluarėn. Andaj, ēėshtja e kthimit tė serbėve nė Kosovė nuk mund tė shikohet si njė ēėshtje ekskluzivisht humanitare dhe e tė drejtave tė njeriut duke u shkėputur nga konteksti politik dhe motivet politike. Nė shkurt tė vitit 2005, atėherė kur pėr vizitė nė Kosovė ishte kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, nė njėrėn nga tubimet qė ai pati gjatė turneut tė tij nėpėr Kosovė, ai u tha serbėve tė pranishėm se aty ku ata janė, aty ėshtė Serbia. Ai hapur shpėrfaqi se ēfarė nėnkupton kthimi i serbėve sipas projektit tė tij: mė shumė serbė tė kthyer nė Kosovė, mė shumė Serbi nė Kosovė. Siē dihet, edhe subjekti i parė politik i serbėve tė Kosovės ‘Kthimi’ ėshtė themeluar nga Beogradi. Kjo fjalė dhe ky emėrtim pėr subjektin politik tė serbėve tė Kosovės tė farkuar nė Beograd mė mirė dhe mė parė se ēkado tjetėr pėrmbledh aspiratėn e Serbisė pėr rimarrjen e Kosovės.

    Nė vitet e ’90-ta, nė Kosovė kishte 190.000 serbė. Ata ishin tė shpėrndarė nėpėr Kosovė meqė me ndihmėn e disa dhjetėra mijėra forcave tė armatosura nga Serbia e kishin pushtetin lokal e qendror kudo dhe ēdoherė. Pas mbarimit tė luftės, pėr shkak se focat ushtarake dhe policore serbe u tėrhoqėn nga Kosova, serbėt e territorializuan praninė e tyre nė Kosovė. Ata u pėrqendruan nė lindje dhe nė veri tė Kosovės, pra nė afėrsi tė kufirit me Serbinė. Pa forcat e mėdha tė armatosura nga Serbia ata s’mund tė qėndronin mė tė shpėrndarė gjithandej nėpėr Kosovė sikur dikur. Ky ėshtė shkaku kryesor i krijimit tė enklavave tė sotme serbe, vendndodhja e tė cilave s’ėshtė aspak e rastėsishme, e kurrsesi kinsepėrndjekja qė atyre ua kanė bėrė shqiptarėt. Madje, zyrtari i UNHCR-sė, Ron Redmond, qysh nė verė tė vitit 1999 pat deklaruar se shumica dėrrmuese e serbėve qė e lėshuan Kosovėn kėtė e bėnė sė bashku forcat e Serbisė tė cilat po tėrhiqeshin nga Kosova nė qershor tė vitit 1999. Sipas Nismės Evropiane pėr Stabilitet (ESI) Kosovėn e kanė lėshuar vetėm 60.000 serbė e jo 220.000 siē gėnjen Qeveria e Serbisė. Nė anėn tjetėr, pothuajse secilit nga ne nė Kosovė, nė biseda tė ndryshme private e publike, i ka rastisur tė ndeshet me qėndrimin shpėrfillės lidhur me atė se si serbėt kanė ikur dhe nuk kthehen mė nė Kosovė. Pėrgjigje e duhur pėr kėta sharlatanė ėshtė njė pyetje: si bėhet qė kėta 132.000 serbė qė aktualisht janė nė Kosovė nuk e lėshojnė Kosovėn?!

    Tash, prezencėn e territorializuar tė serbėve, Serbia do qė ta zgjerojė dhe ta legalizojė. Kėtė synim ajo po e realizon nėpėrmjet negociatave nė Vjenė. Pikėrisht kėtu edhe konsiston kuptimi i decentralizimit: zgjerim i enkalave serbe drejt ndėrlidhjes territoriale tė tyre dhe legalizim i strukturave tė Serbisė aty, e tė cilat lidhen horizontalisht ndėrmjet veti dhe vertikalisht me Beogradin. Serbia do qė t’i kthejė serbėt vetėm atje ku ata do ta kenė pushtetin. Pra, jo t’i kthejė atje ku ata mbesin pakicė, por atje ku tashmė janė ose bėhen shumicė, dhe kjo nė komunat ekzistuese ose ato tė reja serbe. Ēdokund ku po kthehen serbėt sot nė Kosovė, kjo tregon se aty do tė ketė komunė tė re serbe qė do tė dalė nga procesi i decentralizimit, i cili paraqet platformėn pėr rikolonizimin dhe ripushtimin e Kosovės nga Serbia. Parashihet qė decentralizimi t’i vendosė mbi 90% tė serbėve nė komuna ku ata do ta kenė pushtetin, qofshin ato tė deritanishmet apo aso tė reja qė do tė krijohen. Do tė jenė shqiptarėt ata tė cilėt do tė mbesin pakicė aty ndėrsa fshatrat e shqiptarėve nėpėr komunat e reja serbe do tė shndėrrohen nė enklava tė cilat i pret fati i shqiptarėve tė veriut tė Mitrovicės. Shpesh kemi dėgjuar se nga pėrcaktimi i statusit ėshtė rrezik njė eksod i serbėve nga Kosova. Nė fakt, implementimi i decentralizimit do tė shkaktojė shpėrgulje tė shqiptarėve, p.sh. Ferizaji e Prishtina do tė mbusheshin me tė dėbuar nga Anamorava.

    Zaten, kthimi ėshtė veēse kthim nė tė kaluarėn.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  3. #103
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Rreziku i vjetėr nė shekullin e ri
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 27 December 2006



    Nė decentralizim dhe ‘eksterritorialitet’ ėshtė investuar gjatė, shumė dhe sistematikisht. Kėto dy projekte i kanė rrėnjėt nė Serbi, trungun nė UNMIK, degėt nė IPVQ kurse frutat e hidhura e tė helmatisura tė tyre do t’i servohen popullit tė Kosovės. Kėtyre projekteve, pėr tė qenė tė qėndrueshme, u duhet njė popullatė serbe shtesė. Andaj, zonat e veēanta rreth kishave e manastireve ortodokse do tė popullohen me kolonė serbė e po ashtu edhe komunat e reja qė dalin nga decentralizimi. Njėkohėsisht, Serbia do qė t’i kthejė serbėt vetėm atje ku ata do ta kenė pushtetin. E, kjo do tė mund tė realizohet mu aty ku implementohen decentralizimi e ‘eksterritorialiteti’. Kėsisoj, decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ janė baza e rikolonizimit tė Kosovės por ato edhe mund tė mirėmbahen pikėrisht pėrmes rikolonizimit. Decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ nė njėrėn anė, dhe rikolonizimi i Kosovės nė anėn tjetėr, e mundėsojnė dhe kushtėzojnė njėra-tjetrėn. Pushteti i forcuar dhe i zgjeruar i Serbisė nė Kosovė ka nevojė pėr rritje tė pėrmbajtjes dhe pėrbėrjes me mė shumė njerėz qė do tė funksionojnė nė strukturat e tij; paralelisht, ai e hap shtegun pėr kėtė ardhje tė re tė kolonėve nga Serbia.

    Kthimi i serbėve do tė bėhet edhe atje ku ata nuk ishin mė parė. Pėr ta rritur koncentrimin e serbėve nė treva tė caktuara si dhe pėr t’i ndėrlidhur ato. Dhe, jo vetėm pėr t’ia trasuar rrugėn rikolonizimit nė tė ardhmen por edhe pėr ta legjitimuar rikolonizimin tashmė ekzistues: nė veri tė Kosovės janė me mijėra serbė qė s’kanė jetuar asnjėherė mė parė atje dhe tash banojnė nėpėr shtėpitė e shqiptarėve tė dėbuar. Pėr kėto shtatė vjet e gjysmė, komunat nė veriun e Kosovės asnjėherė nuk ishin tė barabarta me komunat e tjera nė Kosovė por me vetė IPVQ-tė nė Prishtinė. Karshi faktorėve ndėrkombėtar ato ishin dhe vazhdojnė tė trajtohen si partnerė tė barabartė sikurse IPVQ-tė. Politikanė dhe diplomatė ndėrkombėtar tė cilėt vizitonin e vizitojnė Prishtinėn rregullisht shkojnė edhe nė Zveēan. Pėrderisa Kosova s’ka sovranitet, decentralizimi e siguron metastazėn e veriut gjithandej nėpėr Kosovė. Komunat e reja gjithmonė i themelon shteti dhe vetėm shteti. Kosova nuk ėshtė shtet. Atėherė, cili ėshtė ky shtet qė po i inicon e krijon komunat e reja nė Kosovė?! Serbia nė bashkėpunim me UNMIK-un. IPVQ-tė janė veēse dėshmitar tė kėtij procesi qė shfrytėzohen pėr ta legjitimuar atė. Madje, krerėt e IPVQ-ve dhe negociatorėt kosovar i kanė paraqitur komunat e decentralizimit si njė gjė moderne, evropiane, shumė e dobishme dhe e mirė nė vetvete. Kėsisoj, ata s’do tė marrin asgjė pėr kundėrvlerė. ‘Zemėrgjerėsia’ e tyre ėshtė fatale.

    Policia, gjyqėsia, administrata, arsimi, shėndetėsia, kultura dhe mediat, janė sferat nė tė cilat do tė shtrihet pushteti i komunave tė decentralizimit. Ajo qė mbetet jashtė kėtyre kompetencave do tė jetė nė duart e misionit ndėrkombėtar i cili do ta trashėgojė UNMIK-un dhe assesi nėn kontrollin e institucioneve kosovare. Meqenėse nėpėr enklavat serbe janė strukturat e Serbisė ato qė e ushtrojnė pushtetin qė prej mbarimit tė luftimeve, decentralizimi nuk konsiston aq nė rritjen e pushtetit sa nė legalizimin e tij. Dhe, mbi tė gjitha, ai ka tė bėjė me zgjerimin e territorit tė kėtij pushteti tė huaj nė llogari tė fshatrave me shqiptarė e qė mbesin pakicė aty. Banorėt shqiptarė tė veriut tė Mitrovicės, qofshin ata tė dėbuar ose ende atje, e dinė mė sė miri se ēfarė do tė thotė tė jeshė pakicė aty ku e kanė pushtetin strukturat e Serbisė.

    Nėse decentralizimi realizohet nė Anamoravė, atėherė Prishtina dhe Ferizaji do tė mbushen me refugjatė shqiptarė nga komunat e Artanės, Dardanės, Gjilanit e Vitisė. Nėse decentralizimi realizohet nė veriperėndim tė Kosovės, atėherė Gjakova dhe Drenica do tė mbushen me refugjatė shqiptarė nga komuna e Burimit, Klinės por edhe Pejės. Shpesh kemi dėgjuar se si na qenka rrezik qė serbėt ta lėshojnė Kosovėn pas pėrcaktimit tė statusit. Nė fakt, janė shqiptarėt ata qė do tė dėbohen e shpėrngulen pas decentralizimit. Rrudhja e territorit dhe valėt e refugjatėve janė dy anėt e sė njėjtės medale tė cilėn shqiptarėt nuk po e largojnė dot nga qafa e tyre pėr mė shumė se njė shekull. Nė kushtet kur na mohohet vullneti, nuk na mbrohen interesat dhe s’na pėrfillet historia, decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ janė vetė Serbia, e tillė ēfarė e kemi njohur gjithmonė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  4. #104
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Dėshira
    Shkruar nga Albin Kurti
    Friday, 05 January 2007



    Ka njė drejtim nė tė cilin determinizmi e rikuptimėson kohėn deri nė zhvlerėsim tė saj. Mu nė kėtė drejtim pėrhapet hegjemonia e politikės kosovare. Duke qenė tė bindur se pavarėsia do tė vie sė shpejti, kjo ‘sė shpejti’ nuk kuantifikohet me pėrpikėri ngaqė nuk konsiderohet edhe aq e rėndėsishme. Ky determinizėm, sipas pėrkufizimit, imponon idenė se sa mė shumė qė kalojnė vitet, aq mė afėr pavarėsisė jemi. Edhe njė vit mė shumė do tė thotė edhe njė vit mė pak deri te pavarėsia. Andaj shqiptarėt e Kosovės me shumė ėndje e festojnė Vitin e Ri. Atyre u ngjan tė jenė edhe njė vit mė afėr pavarėsisė sė ‘pashmangshme’. Jo vetėm kaq. Arsyeja kryesore nėnkupton arsye shtesė. Viti i Ri ėshtė e vetmja festė pėrgjithėsisht e ēliruar nė kuptimin qė nuk t’i pėrkujton pėrgjegjėsitė e braktisura dhe obligimet e pakryera. Viti i Ri ta imponon shikimin pėrpara. Pėrkundėr dėshtimeve eventuale nė vitin qė mbetet pas, Viti i Ri funksionon si edhe njė shansė tjetėr, edhe njė mundėsi mė shumė. Si i kėtillė, Viti i Ri paraqet vetė hapjen e lirisė, rishfaqjen ngashėnjyese e tė kėndshme tė saj. Viti i Ri ėshtė e ardhmja e mundshme.

    Inflacioni i domethėnieve tė Vitit tė Ri nė Kosovė nuk mbaron kėtu. Ai ngjan edhe transcendental, si njė shenjues i shenjės. Kosovarėt kur urojnė njėri-tjetrin pėr festėn e Vitit tė Ri, ata urojnė pėr ditėn kur pėrnjėmend do tė festohet. Urimi qė ata bėjnė pėr kėtė festė e mohon vetė festėn dhe afirmon njė festim tjetėr nė tė ardhmen e afėrt. Pra, shumica e njerėzve nė Kosovė kolektivisht shtiren se po festojnė: nė fakt, ata festojnė pėr ditėn kur do tė festojnė. Dhe ky ritual pėrcjellet nga viti nė vit. Pavarėsia tė cilėn e afron Viti i Ri, e qė s’priton tė ngjajė pėr ēdo vit, ėshtė garantuesja e haresė nė festė. Secili qė pyetet ēfarė dėshiron pėr vitin e ardhshėm e ka pėrgjigjen e njėjtė: pavarėsi! Njerėzit e paorganizuar nuk ėshtė e thėnė tė mos kenė pėrgjigje tė organizuar. Jo vetėm pėr shkak se ēdonjėri pėrgjigjet njėjtė kėtu bėhet fjalė pėr pėrgjigje kolektive. Pavarėsia si pėrgjigje ėshtė mė pak se dėshirė, duke qenė se ėshtė edhe obligim i gjithsecilit. Ata qė nuk e thonė se dėshira pėr vitin e ardhshėm ėshtė pavarėsia bėjnė njė lloj tradhtie ndaj bashkėsisė. Ndonjė dėshirė tjetėr, ose vetėm e tillė pėrpara kėsaj, ėshtė dėshirė e gabuar deri nė blasfemi. Pra, jo vetėm qė pavarėsia ėshtė dėshirė por ajo ėshtė edhe dėshira e duhur, dėshira e pritur, artikulimi i sė cilės tė shpėton nga zhgėnjimi qė mund t’ua shkaktosh tė tjerėve. Pavarėsia ėshtė dėshirė e fuqishme mu pėr shkak se nuk ėshtė autentike. Ajo vie nga lart pėr tė ardhur nga poshtė. Qenia e saj ėshtė organike: shumė mė e madhe edhe se njerėzit tė cilėt i pėrmban e tė cilėve u mungon ajo. Jacques Lacan do tė thoshte se kjo mungesė ėshtė e pambarim pikėrisht pėrderisa njerėzit dėshirojnė. Nuk ka rėndėsi qė fillimisht mungesa e solli dėshirėn. Tashmė dėshira e reprodukon veten e saj. Dhe, mu ky ėshtė problemi – fakti qė pavarėsia ėshtė dėshirė dhe jo vullnet! Pavarėsia bėhet kur ajo bėhet vullnet i yni njėherė. Pėrderisa pavarėsia tė jetė dėshirė, ajo nuk do tė jetė. Komandanti i KFOR-it, Roland Kather, nė fjalimin e tij drejtuar kosovarėve me rastin e Vitit tė Ri 2007, pėrveē tjerash, tha se ‘fėmijėt janė ardhmėria e Kosovės’. Ndonėse ca e mplakur, sa e drejtė dhe poetike tingėllon kjo! Mirėpo, duke pasur parasysh se kush e thotė dhe nė ēfarė momenti, situata ndėrron radikalisht. E thotė udhėheqėsi i ushtrisė qė nuk ėshtė e jona nė njė vend tė huaj pėr tė, nė kohėn para se kėtij vendi t’i bėhet publik kompromisi me Serbinė! Nuk ėshtė ēėshtja qė gjenerali gjerman nuk e di qė jo vetėm fėmijėt janė ardhmėria e Kosovės. Po ashtu, s’besoj qė ai tė ketė menduar se kėtu vetėm pėr fėmijėt, vetėm pas disa dekadave, do tė ketė ardhmėri. Ēėshtja ėshtė diku tjetėr. Gjenerali Kather do qė nė Kosovė tė ketė vetėm fėmijė, pavarėsisht nga mosha e tyre. Ai do qė tė gjithė ne tė jemi fėmijė, qenie njerėzore por apolitike, banorė tė Kosovės por pa subjektivitet politik. Natyrisht, nė mėnyrė qė misioni ndėrkombėtar, pjesė e tė cilit ėshtė edhe ai, tė vazhdojė me politikėn e tij. Fėmijėt janė pėrplot dėshira dhe mbase dėshirues tė pandreqshėm. Gjenerali Kather do qė ne tė dėshirojmė si fėmijėt dhe vetėm si ata. Ai do qė ne fėmijėrisht tė dėshirojmė, qė dėshira jonė tė jetė fėmijėrore. Gjenerali Kather do qė ne ta dėshirojmė pavarėsinė ashtu siē fėmija dėshiron ēokollatėn. Ēokollatat janė tė ndryshme, tė zėvendėsueshme dhe jo tė domosdoshme. Pavarėsia si ēokollatė dhe jo si buka e dinjiteti, kosovarėt si fėmijėt qė dėshirojnė dhe jo si qytetarė me vullnet politik, e mundėsojnė gjeneralin nė misionin e tij.

    Gėzuar, pra, Vitin e Ri 2007! Dhe, vendosni vetė nė do tė qani apo qeshni sė pari.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  5. #105
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Data
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 10 January 2007



    Pėr gjashtė vjet e gjysmė nė Kosovė s’kishte afate pothuajse pėr asgjė, e lėre mė pėr pavarėsinė e Kosovės. Natyrisht, nėse e pėrjashtojmė atė premtimin pėr pavarėsinė e vitit qė vjen. Megjithėkėtė, gjatė vitit 2006, nisi tė flitej mė intensivisht pėr afate kohore tė pavarėsisė, ndonėse ato vetėm sa shėnonin momentet kur premtimeve u skadonte afati. Nuk kishim afate pėr vite me radhė dhe tash sė fundi fituam afate mujore qė pėrherė shtyheshin. Megjithėse afatet nuk respektoheshin, kjo e afirmonte afatin si tė tillė. Shkelja e afatit tė caktuar dhe shpėrfillja e tij si kategori nuk janė e njėjta gjė. Kėsisoj, edhe politika zyrtare ia bashkangjiti situatės dimensionin kohor. Kjo s’do tė thotė qė ndodheshim nė status quo dhe vetėm tash filluam tė lėvizim. Negociatat me Serbinė sigurisht qė po e largonin Kosovėn nga pavarėsia. Dhe, kjo duhej kompensuar disi. Pėrveē pėrmendjes sė fjalės pavarėsi filluan tė zėnė nė gojė edhe data tė caktuara nė mėnyrė qė qytetarėt tė mos zgjoheshin nga gjumi pėrkundėr pasojave nė rritje tė mungesės sė mirėqenies dhe perspektivės. Siē e dimė, nė vend tė viteve tash flitet pėr muajt, pėr muajin e afatit, pėr afatin qė matet me muajin. Mirėpo, pa dyshim se ka edhe njė qėllim tjetėr kėtu. Flitet mė shpesh pėr afate ashtu qė rreth pėrmbajtjes tė flitet sa mė rrallė. Duan qė vėmendja tė jetė e pėrqendruar te datat atėherė kur do tė bėhet publike se statusi nuk ėshtė pavarėsia e shumėpritur. Diskutohet pėr muajin e pavarėisė pėr tė mos u diskutuar pėr pėrmbajtjen e saj, qė nė fakt i korrespondon varėsisė sė mėtutjeshme tė Kosovės. Pasi qė mendohej se statusi ėshtė pavarėsia, njerėzit nė Kosovė u patėn zhgėnjyer shumė para dy muajve atėherė kur u shty statusi. Po ta dinin se pėr ēfarė statusi bėhet fjalė, po ata njerėz vetė do ta kėrkonin shtyerjen e tij. Atėbotė krejt ēfarė kishin tė thonin negociatorėt kosovar ishte qė duhet ta ruajmė qetėsinė. Kjo vazhdon tė jetė edhe sot e kėsaj dite kėrkesa kryesore e politikanėve drejtuar qytetarėve tė Kosovės ndėrkohė qė asgjė sikur kjo kėrkesė nuk zbulon se ata mendojnė vetėm pėr veten e tyre. Situata ekzistuese qė i avanson dhe pasuron, e nė tė cilėn UNMIK-u dhe IPVQ-tė janė shndėrruar nė paravane tė njėra-tjetrės pėrkundruall popullit, sigurisht se atyre iu konvenon pa masė. Prandaj, nuk ėshtė e rastėsishme qė UNMIK-u assesi tė shkojė nga Kosova dhe tash kur thotė se do tė shkojė, nė fakt, do tė pasohet nga njė mision tjetėr ndėrkombėtar pak a shumė i njėjtė. Pėr afate flitet mu tash pikėrisht meqė asgjė s’do tė ndryshojė. Pėr afatin – i cili shtyhet atėherė kur e japin – flasin jo vetėm me qėllim qė ta shmangin vėmendjen nga pėrmbajtja e ‘statusit tė ardhshėm’, por njėkohėsisht edhe pėr tė krijuar iluzionin se do tė ketė ndryshime. Theksimi i datės nėnkupton se pas asaj date do tė ketė njėfarė ndryshimi cilėsor. Por jo edhe nė Kosovė ku vlen e kundėrta: data pėrmendet pėr tė besuar se do tė ketė ndryshime tė cilat nė tė vėrtetė nuk do tė ngjajnė. UNMIK-u po pėrgatitet tė zėvendėsohet me Misionin e ardhshėm Civil Ndėrkombėtar (ICM) nė mėnyrė qė ēdo gjė tė vazhdojė kėshtu siē ėshtė tani. Mund tė thuhet qė UNMIK-u, nė fakt, nuk po shkon fare pikėrisht meqė po vjen ICM-ja. Zvogėlimi i administratės do tė bėhet vetėm dhe vetėm pėr ta rritur efikasitetin e pushtetit tė huaj e kurrsesi pėr t’ia dhėnė atė popullatės vendase. ICM-ja do tė ketė 71 udhėheqės administrativ tė cilėt do ta vazhdojnė sundimin neokolonialist nė Kosovė. Policia, gjyqėsia, ekonomia dhe mbrojtja do tė jenė kompetenca tė tyre. Ata do ta kenė fjalėn e fundit pėr gjithēka dhe decentralizimin pėr prioritet. Qė kjo tė mos jetė shok pėr shqiptarėt e Kosovės i cili do t’i trondiste e revoltonte ata, duan qė dalngadalė ta bėjnė publik kompromisin e ngėrthyer te propozimi i Ahtisaarit dhe asisoj ta evitojnė kryengritjen e popullit. Ndėrkohė, inkurajohen njerėzit zyrtar e jozyrtar tė cilat nėpėr mediumet kosovare rrėfehen e rrėfejnė se si neve ndėrkombėtarėt na u dashkan kėtu edhe mė tutje. Natyrisht qė tė sundojnė nė vendin tonė, meqė ende s’qenkemi tė gatshėm pėr liri! Politikanėt e Kosovės i fillojnė dhe pėrfundojnė deklaratat e tyre duke pohuar partneritetin me UNMIK-un. Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Thjesht, partneriteti i sundimtarit me tė sunduarin ėshtė i mundur vetėm atėherė kur i sunduari ėshtė idiot ose mazohist. Mbase edhe politikanėt kosovar do tė mund tė ndaheshin nė kėto dy kategori. Sido qė tė jetė, ata modelohen nga lart pa bėrė rezistencė; ata janė nė funksion tė plotė edhe tė manipulimit me datat. E, siē e kemi parė aq shumė herė deri mė tani saqė nuk i numėrojmė dot mė, datat e tyre shtyhen. Mbi tė gjitha, datat e tyre duan ta maskojnė mosndryshimin dhe ta hedhin nė plan tė tretė rėndėsinė e pėrmbajtjes. Datat e tyre ta kallin datėn.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  6. #106
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Problemi i problematizimit tė gabuar
    Shkruar nga Albin Kurti
    martes, 02 enero 2007



    Kompromisi nuk ėshtė zgjidhje inkluzive por ėshtė mohim i qėndrimeve fillestare tė palėve negociuese. Gatishmėria pėr negociata nėnkupton gatishmėri pėr kompromis. Edhe nėse negociatat nuk rezultojnė me kompromisin si marrėveshje, qėndrimet fillestare janė tretur me vetė fillimin e atyre negociatave. Grupi Negociator i Kosovės ka pranuar tė hyjė nė negociata aq tė pabarabarta me Serbinė saqė ato e bėjnė atė tė padenjė tė quhet palė. Pavarėsisht nga kjo, edhe sikur tė mos arrihet afrimi i nevojshėm i pozicioneve pėr kompromis, pavarėsia e Kosovės, duke qenė pozicion inicial i negociatorėve kosovar, ka ikur nė pakthim. Fakti se kanė hyrė nė negociata me Serbinė vetėm pėr Kosovėn e jo edhe pėr Serbinė, i kombinuar me faktin se kėrkesa e tyre ishte vetėm pavarėsia e Kosovės, sipas pėrkufizimit e bėn tė pamundur arritjen e pavarėsisė sė Kosovės, e pėrjashton vetė mundėsinė e pavarėsisė nė fund tė negociatave. Mund tė mos e dimė me saktėsi se cili do tė jetė pėrcaktimi i statusit, mirėpo, mund ta dimė saktėsisht se ēka ai nuk do tė jetė. Nuk do tė jetė shteti i pavarur e sovran i Kosovės. Pra, Kosova nuk do tė ketė ulėse nė OKB, nuk do tė ketė ushtri dhe as ministri tė mbrojtjes e tė punėve tė jashtme. Kuptimi i propozimit tė Ahtisaarit ėshtė ajo qė do tė mbetet jashtė tij: sovraniteti dhe pavarėsia. Madje, qysh tash ėshtė bėrė e qartė se UNMIK-u do tė trashėgohet nga njė mision ndėrkombėtar i plotfuqishėm, qė nė fakt do tė jetė i BE-sė por jo i tillė edhe nė emėrtim, dhe i cili pėr prioritet do ta ketė decentralizimin e Kosovės. E, decentralizimi i Kosovės, pėrderisa ajo s’ka sovranitet dhe pėrbrenda saj tolerohen strukturat e Serbisė, nuk ka se si tė mos bėhet copėtim i Kosovės.

    Ahtisaari asnjėherė nuk kishte pėr qėllim marrėveshjen pėr statusin por marrėveshjen pėr decentralizimin e Kosovės dhe ‘eksterritorialitetin’ e objekteve fetare ortodokse nė Kosovė. Ėshtė pėrmbajtja e kėtyre negociatave ajo qė e tregon dhe sqaron kėtė ēėshtje. Nė momentin kur filluan negociatat statusi menjėherė u bė ēėshtje e dorės sė dytė duke qenė se ai tashmė nuk do tė mund tė ishte shteti i pavarur e sovran i Kosovės. Pikėrisht kėtė e donte Serbia. Nė vijim tė negociatave, kėrkesat e Serbisė Ahtisaari i shndėrronte nė trysni mbi negociatorėt kosovar gjė qė rezultoi me 5+1 komuna tė reja me shumicė serbe (pėrveē atyre pesė tė tjerave qė i kanė prej vitit 1999) dhe me 39 zona ‘eksterritoriale’ qindrahektarėshe. Gabimi kardinal i hyrjes nė negociata u pasua me koncesione tė negociatorėve kosovar tė cilėt i dhuruan Serbisė territor dhe kulturė tė Kosovės. Hyrja nė negociata dėshmoi se kėta politikanė nuk ia pėrfaqėsojnė vullnetin popullit tė Kosovės ndėrsa lėshimet pe tė tyre vėrtetuan se ata nuk ia mbrojnė atij interesat. Por, s’kishte se si tė ngjante ndryshe. Bėhet fjalė pėr tė njėjtit njerėz qė pėr vite tė tėra kanė dhėnė prova tė shumta se synim kanė avansimet e pozitave personale dhe jo tė pozitės sė Kosovės. Shkuarja nė Vjenė ishte braktisja e tyre pėrfundimtare e pavarėsisė dhe puna qė bėnė atje ishte vetėm akomodim dhe formalizim i varėsisė sė Kosovės nga Serbia. Nė Vjenė, ēėshtja e Kosovės vetėm sa ėshtė ndėrlikuar. Gjithkush flet pėr Kosovėn, shumėkush imponohet nė vendimmarrje, pėrveē vetė Kosovės e cila gjithnjė e mė shumė bėhet objekt nė njė eksperiment qė sa vie e rritet. Posaēėrisht roli i Rusisė ėshtė shtuar jashtėzakonisht shumė. Jo vetėm pėr shkak se Putini ndryshon cilėsisht dhe nė shumė aspekte nga Jelcini dhe jo vetėm pėr shkak se Putini e ka fuqizuar ndikimin e Rusisė duke i shndėrruar rezervat energjetike nė faktor edhe politik. Duket qė Rusia ka pritur hapjen e ēėshtjes sė Kosovės pėr aktivizimin dhe dinamizimin e vetė asaj. Ajo ka pritur pėr tė befasuar. Mbase elementi mė i rėndėsishėm nė betejė ėshtė elementi i befasisė. Rusia ėshtė anėtare nė tė dy adresat kryesore tė Kosovės: nė KS tė OKB-sė dhe Grup tė Kontaktit. Kėtė prezencė tė saj ajo e riaktualizoi dhe funksionalizoi. Vendet tjera pėrveēse me Serbinė tash merren edhe me Rusinė kur duan tė merren me Kosovėn. Kosova nuk e ka njė shtet nė pėrkrahje tė pavarėsisė ashtu siē e ka Serbia Rusinė pėr ta kundėrshtuar pavarėsinė. Linja e politikės ruse, e kohėve tė fundit dhe nė formė tė pėrmbledhur, mund tė kuptohet nga intervista e para tre muajve e ambasadorit rus nė Beograd, Aleksandar Nikolajeviē Aleksejev, dhėnė gazetės beogradase ‘Veēernje Novosti’. Ai pat deklaruar se ‘Rusia do tė jetė e kėnaqur me ēdo gjė qė bazohet nė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe e pranueshme pėr Serbinė dhe shqiptarėt e Kosovės.’ Sė pari, Rusia kėrkon tė jetė e kėnaqur. Jo vetėm pėr shkak se ėshtė faktor i rėndėsishėm ndėrkombėtar mė shumė se qė ne duam tė besojmė, por edhe pėr shkak se fati i Kosovės ėshtė mbėrthyer nė KS tė OKB-sė ku Rusia ėshtė anėtare e pėrhershme. Sė dyti, Rusia i konsideron kėto negociata ndėrmjet Serbisė dhe shqiptarėve tė Kosovės e jo ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės. Pra, veēsa jemi kthyer nė Rambuje. Zaten, koordinatat e pėrcaktuara nė Vjenė janė vetėm rikthim nė Rambuje por kėsaj radhe, pėr mė keq, nuk e kemi mė UĒK-nė. Diplomati amerikan, James Dobbins, shumė saktė e ka parashikuar kėtė kthim nė Rambuje qysh atėherė kur u etablua koncepti i ‘standardeve para statusit’. Mė tutje, nė po tė njėjtėn intervistė, ambasadori rus deklaroi se ‘Rusia ėshtė e gatshme, nėse e kėrcėnojnė pėr njė gjė tė tillė, qė pėr ēėshtjen e Kosovės edhe me veto ta mbrojė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe parimin e integritetit territorial tė shteteve.’ Rusia po kėrcėnon pėr Kosovėn. Po Kosova, a po kėrcėnon ajo pėr veten e saj?! Kurrsesi me kėta politikanėt negociator. Pėrkundrazi, ata japin shenja tė njė serviliteti tė pambarim. Dhe, sė treti, ky ambasador thotė se Kosova do tė ishte presedan pėr Pridnjestrovlje, Osetinė Jugore dhe Abhazinė, ndėrkohė qė deklaron se Kosova nuk ėshtė e krahasueshme fare me Ēeēeninė. Gjithnjė vetėm ashtu si i konvenon Rusisė dhe interesave tė saj me ē’rast Rusia ndjehet shumė komode nė artikulimin e lirshėm tė tezave joparimore e tė padrejta.

    Pavarėsia i mungon Kosovės pėr shkak tė naivitetit ose poshtėrsisė sė politikanėve tė saj nė njėrėn anė dhe pėr shkak tė mashtrimit ose vetėmashtrimit tė qytetarėve nė anėn tjetėr. Negociatat jo qė s’mund tė shpiejnė te zgjidhja pėr Kosovėn por ato janė vetė problemi. Ato e kanė tė mbrujtur nė veten e tyre destinimin e tyre – mė pak se pavarėsia, qė do tė thotė varėsi e robėri e re sadoqė ajo eventualisht do tė jetė e kamufluar. Me kėto negociata rėnia dhe agonia zgjaten e rėndohen. Nė procesin politik zyrtar nuk mund tė ketė zgjidhje tė statusit por vetėm pėrcaktim tė tij – i cili duke qenė nė shpėrputhje me vullnetin e popullit – e shndėrron Kosovėn nė problem tė cilin koha e rrit. Nė fakt, ėshtė Kosova ajo qė e ka njė problem tė cilin negociatat po e maskojnė – problemin e quajtur Serbi. Serbia ėshtė problemi i Kosovės dhe sė paku edhe i rajonit. Negociatat e Vjenės po e paraqesin Kosovėn si problem tė Serbisė dhe madje tė tėrė botės! Mė tė rėndėsishme konsiderohen pasojat imagjinative nėpėr botė tė pavarėsisė sė Kosovės sesa pasojat reale, konkrete dhe aktuale tė mungesės sė saj pėr popullin e Kosovės. Prandaj, do tė mund tė thuhej edhe se pikėrisht ky problematizim i gabuar ėshtė problemi dhe se mu nė trajtimin radikal tė kėsaj stėrkeqjeje ndodhet ēelėsi i zgjidhjes. Pėrmbysjen e padrejtė duhet pėrmbysur. Zgjidhja qėndron te zgjedhja e popullit. Fati i Kosovės duhet tė bėhet ēėshtje e vullnetit tė popullit tė saj dhe jo e burokratėve dhe spekulantėve tė ndryshėm. Vendimmarrja duhet t’i pėrkasė popullit i cili as qė ėshtė konsultuar. Vendimmarrėsit e huaj mė sė shumti mund tė konsultohen. Ēėshtjes sė Kosovės duhet t’i kthehet autoktonėsia. Pikėrisht koncepti i vetėvendosjes e bėn kėtė gjė. Vetėvendosja si koncept i sė drejtės e ndėrlidh popullin, tė kaluarėn dhe tė ardhmen e tij, me vendin ku ai popull jeton e tė cilin e banon. Vetėvendosja bashkon kohėn dhe hapsirėn e njė populli. Vetėm projektet politike dhe organizimet qė themelohen mbi kėtė premisė janė nė rrugėn qė shpie drejt lirisė sė shumėpritur dhe paqes afatgjate; drejt institucioneve tė popullit dhe mirėqenies pėr popullin; drejt shoqėrisė sė tė barbartėve dhe drejtėsisė shoqėrore; drejt qytetarit politik dhe politikės nė shėrbim tė qytetarėve; drejt pėrparimit pėr tė gjithė dhe zhvillimit qė nuk pėrjashton asnjėrin.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  7. #107
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Diktati
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 24 January 2007


    Pavarėsi e kushtėzuar? Pavarėsi e mbikėqyrur? Do t’i kemi tė dyja, edhe kushtėzimin edhe mbikėqyrjen, por jo edhe pavarėsinė. Decentralizimi i kėtillė ēfarė ėshtė negociuar nė Vjenė nuk mund tė realizohet nė qoftė se Kosova bėhet e pavarur dhe sovrane. Kur Kosova tė jetė e lirė ajo nuk do tė lejojė qė ta gjymtojnė e copėtojnė. Vetėm njė Kosovė e varur dhe jo e lirė, vetėm njė Kosovė josovrane, mundėson zbatimin e decentralizimit i cili do tė sajojė kufij tė ri pėrbrenda Kosovės duke ravijėzuar kėshtu njė entitet territorial autonom serb. Lidhjet horizontale ndėrmjet komunave tė reja me shumicė serbe do ta formėsojnė kėtė entitet ndėrsa lidhjet e tyre vertikale me Beogradin janė garanci se ky entitet do tė jetė nėn kontrollin e Serbisė. Mė pastaj, njė entitet i kėtillė do ta shantazhonte pėrgjithmonė pavarėsimin e Kosovėn me humbjen e sė paku 1/3 e territorit tė saj. Thjesht, bėrja e pavarėsisė dhe bėrja e decentralizimit e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Do tė ketė decentralizim, rrjedhimisht, s’mund tė ketė pavarėsi. S’do tė ketė pavarėsi, rrjedhimisht, decentralizimi e ka shtegun tė hapur. Prandaj, pėrcaktimi aq shumė i pėrfolur i statusit tė ardhshėm tė Kosovės, meqenėse duhet ta mundėsojė decentralizimin, nėnkupton njė mision tjetėr ndėrkombėtar qė do tė sundojė e qeveris me Kosovėn. Ai mision do ta zėvendėsojė e trashėgojė UNMIK-un dhe do ta pengojė e pamundėsojė lirinė dhe sovranitetin pėr Kosovėn. Tashmė ėshtė zbuluar ajo qė ėshtė ditur: prioritet i kėtij misioni tė ri qė e ruan gjendjen e vjetėr do tė jetė pikėrisht decentralizimi. Paketa e Ahtisaarit veēsa do ta bėjė konkrete formulėn e Serbisė pėr ‘mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi’ pėr Kosovėn dhe njėkohėsisht do t’i dedikohet kryesisht decentralizimit. Jemi dėshmitar se si Ahtisaari kur vie nė Kosovė zhvillon takime nė Prishtinė, Zveēan dhe nėpėr Kosovė. Mirėpo, kur ai shkon nė Serbi vizita e tij fillon e pėrfundon nė Beograd. Kjo tregon se kush ėshtė i decentralizuar e kush i centralizuar. Nėpėrmjet kėtij decentralizimi superpolitik e kryekėput mbi baza etnike, Kosova do tė shpėrqendrohet edhe mė shumė duke rrezikuar t’i shkatėrrohet pakthyeshėm integriteti territorial.

    Nuk ka dyshim se zgjatja e kėtij procesi negociator i konvenon Serbisė. Sė pari, ky proces ėshtė proces i nėpėrkėmbjes sė vullnetit tė popullit tė Kosovės dhe i poshtėrimit tė shqiptarėve. Sė dyti, koha punon pėr Serbinė: ajo duke qenė mė e fuqishme, duke pasur pėrballė negociatorėt servil, inferior dhe tė shantazhuar tė Kosovės nga tė cilėt nxjerr aq shumė koncesione, dhe duke shfrytėzuar Rezolutėn 1244 si dhe raportin e Kai Eides qė paraqesin bazėn e negociatave nė Vjenė, pėrfiton shumė dhe gjithnjė e mė shumė. Pėr tė njėjtat arsye, parashikimet pėr Kosovėn bėhen tė lehta po qe se analizohen planet dhe qėndrimet e Serbisė. Nė negociatat e deritanishme ajo ka diktuar nė mėnyrė tė trefishtė. Ka diktuar pėrmbajtjen e negociatave: decentralizimi, ‘eksterritorialiteti’ etj. Negociatorėt kosovar ofronin komuna tė reja me shumicė serbe mu atje ku kėtė e kėrkonte Serbia: nė Anamoravė, Graēanicė dhe veri tė Mitrovicės. Serbia ka diktuar tempon: shtyrjen e propozimit tė Ahtisaarit deri pas zgjedhjeve nė Serbi. Ajo thoshte se propozimi pėr status e trazon atė pėrbrenda andaj ai duhet tė shtyhet pas zgjedhjeve qė, siē dihet, nuk ndryshuan asgjė nė skenėn politike nė Serbi. Mu ashtu edhe u bė. Dhe, sė fundi, Serbia dikton edhe sasinė e procesit: negociata shtesė edhe pasi qė propozimi t’iu dorėzohet palėve. Tanimė dihet qė pas publikimit tė propozimit tė Ahtisaarit planifikohet rifillimi i negociatave.

    Pėrderisa Kosovės i rriten eventualisht premtimet pėr pavarėsinė, Serbisė nėpėrmjet decentralizimit i rritet territori i strukturave tė saja nė Kosovė tė cilat, pėr mė tepėr, do tė legalizohen e zyrtarizohen. Grupi Negociator i Kosovės ka dhėnė dėshmi tė qarta dhe tė shumta se pranon edhe ‘pavarėsinė’ e kushtėzuar me sovranitet tė kufizuar. Serbia e do vetėm varėsinė e pakushtėzuar tė Kosovės. Serbisė aktualisht i mungon shansa dhe rrethana e duhur pėr ta ripushtuar Kosovėn. Jo edhe vullneti politik. Decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ kanė pėr qėllim sendėrtimin e kėsaj shanse dhe rrethane. Decentralizimit, nė kuptimin evropian dhe bashkėkohor tė kėsaj fjale, i paraprin centralizimi. Dhe, nė kėtė kontekst, ky centralizim ėshtė pikėrisht sovraniteti. Sovraniteti qė i mungon Kosovės meqė, para sė gjithash, liria i mungon popullit tė saj.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  8. #108
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Pakoja e Pandorės
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 28 January 2007



    Paketa e Ahtisaarit nuk pėrmban vullnetin e shumicės sė popullit tė Kosovės dhe nuk i referohet askund atij. Pakoja e Ahtisaarit flet vetėm pėr tė drejtat dhe privilegjet e pakicave, dhe atė vetėm tė pakicės serbe. Pakoja e Ahtisaarit, pra, ėshtė pako serbe. Fundja, aspak e befasishme. Jo vetėm pėr shkak se Kosova nuk ėshtė dashur tė negociojė me armikun e saj, Serbinė, pėr tė ardhmen e popullit tė saj dhe tokėn e vet. Ahtisaari ėshtė pikėrisht ai i cili sė bashku me Ēernomirdinin gjatė bombardimeve tė NATO-s bėri marrėveshje me Milosheviqin gjė qė i parapriu, e mundėsoi dhe e sajoi Rezolutėn 1244. Ahtisaari vjen nga Finlanda e cila ėshtė vend fqinj i Rusisė dhe dėshiron tė ketė marrėdhėnie tė mira me Rusinė. Ahtisaari po e vazhdon punėn e vjetėr edhe me njė motiv tė ri personal – ēmimin Nobel pėr Paqe. Por, kjo pako e tij, e cila mund t’ia sjell atij edhe ēmimin mė tė lartė pėr Paqe, do tė sjellė luftė nė Kosovė meqenėse ėshtė kryekėput antishqiptare. Pakoja e Ahtisaarit ėshtė pako e Pandorės.

    Sipas paketės sė Ahtisaarit, trashėgimi kulturore ėshtė vetėm ajo fetare ortodokse e cila ėshtė definuar si ‘serbe’. Ajo do tė parashohė themelimin e sė paku 39 zonave tė veēanta qindrahektarėshe. 3/4 e paketės sė Ahtisaarit ka tė bėjė me decentralizimin. Komunat e reja me shumicė serbe do tė kenė kompetenca shumė mė tė mėdha sesa ato me shumicė shqiptare dhe plotėsisht tė pazakonshme pėr komunat: p.sh. nė arsim tė lartė, shėndetėsi dytėsore etj. Kriteri kryesor pėr policinė dhe gjyqėsinė do tė jetė pėrkatėsia etnike me ē’rast kufijtė e stacioneve policore do tė pėrputhen me kufijtė komunal. Polic i mirė nė komunat me shumicė serbe do tė konsiderohet vetėm polici serb! Nėpėrmjet lidhjeve horizontale praktikisht dhe formalisht do tė realizohet entiteti autonom serb. Ndėrkaq, pėrmes lidhjeve direkte vertikale me Beogradin, dhe financimin e tij i cili do tė jetė i liruar nga taksat nė Kosovė, ky entitet do tė jetė vetė Serbia. Ai do tė ngėrthejė afėr 1/3 e territorit tė Kosovės. Do t’i ketė dy qendra: Mitrovicėn pėr veriun dhe Graēanicėn pėr pjesėn qendrore e lindore tė Kosovės. Tėrė kėtė e bėn tė mundur mungesa e pavarėsisė dhe sovranitetit pėr Kosovėn. Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar i cili njėkohėsisht do tė jetė edhe Pėrfaqėsues Special i BE-sė do ta ketė fjalėn pėrfundimtare. Ky monark i ri do tė ketė fuqi korrektuese (ndryshim tė ligjeve) dhe zėvendėsuese (pėrjashtim tė ministrave e zyrtarėve tjerė dhe emėrim tė dikujt tjetėr nė ato poste). Misioni Civil Ndėrkombėtar do tė jetė njė oligarki neokolonialiste prej 71 administratorėve udhėheqės. Ajo do ta ‘mbikėqyrė’ implementimin e marrėveshjes pėr statusin e ardhshėm sipas paketės sė Ahtisaarit, duke pasur kompetencė tė plotė mbi policinė, gjyqėsinė, ekonominė dhe mbrojtjen. Kur ishte nė Kėshillin e Evropės nė Strasburg, Ahtisaari pat deklaruar se fokusi i zgjidhjes janė tė drejtat minoritare dhe prania e fuqishme civile ndėrkombėtare. Prani e fuqishme ‘civile’, pėrveē pranisė ushtarake tė KFOR-it nėnkupton edhe ardhjen e 1.300 policėve tė rinj tė BE-sė. Ndonėse e kanė krijuar dhe e dirigjojnė SHPK-nė, lidhur me atė ēfarė e kanė ndėrmend tė bėjnė, nuk i besojnė plotėsisht as asaj. Andaj ky kontingjent i ri i policisė ndėrkombėtare qė do tė kujdeset qė copėtimi i Kosovės dhe uzurpimi i kulturės sė saj tė shkojė sa mė mirė. Populli i Kosovės ėshtė i viktimizuar e i shumėvuajtuar. Ai ka nevojė pėr 1.300 mjekė ose 1.300 arsimtarė, por jo pėr 1.300 policė qė t’ia vazhdojnė shtypjen e dhunėn.

    Misioni i ardhshėm ndėrkombėtar do tė ketė njė zyre nė Mitrovicė pėrgjegjėse jo vetėm pėr veriun e Mitrovicės por edhe pėr komunat e Leposaviqit, Zveēanit e Zubin Potokut. Dhe, do ta ketė njė zyre nė Beograd, funksionimi dhe kompetencat e sė cilės do tė varen edhe nga qėndrimi i Qeverisė sė Serbisė. Nėse sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn qenka hequr, atėherė ēfarė duhet kjo zyre nė Beograd? A mund ta hapim njė zyre tė tillė edhe nė Tiranė?! Ky mision i ‘ri’ vetėm sa e vazhdon UNMIK-un nė realizimin e Rezolutės 1244 e cila pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale.

    Nė vend qė tė flitet pėr dėmet e luftės qė Serbia ia ka shkaktuar Kosovės, ky mision do tė merret me borxhet e Kosovės. Pra, do t’i shfrytėzojnė e shtrydhin pasuritė dhe burimet e Kosovės edhe nė emėr tė borxhit. Pėrfaqėsimi i Kosovės jashtė do tė jetė vetėm nė borxhin e jashtėm! Tėrė kėsaj i pat hapur rrugė vizita e Veton Surroit nė Washington kah fillimi i muajit maj tė vitit 2006, ku ky pat deklaruar se ėshtė angazhuar nė Washington qė Kosovės t’i shlyhen borxhet. Pra, pa u bėrė ende shtet, ai ka pranuar borxhe duke e fundosur Kosovėn edhe mė! Pikėrisht Veton Surroi dikur thoshte se do tė flasė me Serbinė pėr dėmet e luftės dhe pensionet e plaēkitura, e mė pas pėrfundoi duke i bėrė temė borxhet qė na i paska Kosova! Ēfarė e shtyu atė pėr kėtė veprim? Mbase, ai flet pėr borxhet e Kosovės atėherė kur mė sė paku duhet meqė kėtė ia ka borxh dikujt.

    TMK-nė duan ta shpėrbėjnė sė pari duke e ristrukturuar, gjė qė nėnkupton zvogėlimin e numrit tė zonave nė tri sosh nga gjashtė sa ėshtė tash. Kjo do tė thotė se sikurse komuna e Dardanės sot, po ashtu edhe ajo e Burimit nesėr do tė mbesin fare pa TMK. Dardana dhe Burimi janė dy komunat mė tė rrezikuara pėr shkak tė planeve tė Serbisė pėr rikolonizimin e Kosovės. Nė vend tė TMK-sė duan ta krijojnė njė tė ashtuquajtur ‘forcė tė sigurisė’ me mė sė shumti 2.500 veta me armatim tė lehtė dhe nėn mbikėqyrje tė NATO-s. Kosova nuk do tė ketė fare Ministri tė Mbrojtjes dhe kjo ‘forcė e sigurisė’ do tė jetė profesioniste dhe jo vullnetare, qė do tė thotė pa tė drejtė tė rekrutojė e tė zhvillohet. Negociatorėt kosovar e arsyetonin decentralizimin dhe ‘eksterritorialitetin’ si ēmim pėr pavarėsinė. Pėrderisa dy tė parat pėrfshihen nė pakon e Ahtisaarit, pavarėsia as qė do tė pėrmendet. Fjala pavarėsi nuk do tė pėrmendet nė kėtė dokument meqė Kosova nuk do tė jetė e pavarur. Duke pėrfillur Serbinė dhe Rusinė, Kosova do tė mund tė bėhet e pavarur vetėm nėse Serbia ėshtė dakord. Kėsisoj del se koncesionet pa mbulesė e kanė dėmtuar jashtėzakonisht shumė Kosovėn duke e forcuar dhe zgjeruar Serbinė pėrbrenda Kosovės. Kundėrshtimet e Serbisė pėrgjatė procesit negociator kanė qenė pėr ta rritur pazarin edhe mė, e assesi qė atyre nuk iu kanė konvenuar ato.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  9. #109
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Substanca narkotike
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 31 January 2007


    Pėr vite me radhė thanė se Kosova do tė bėhet e pavarur vitin e ardhshėm. Vitin e kaluar thanė se Kosova do tė bėhet e pavarur deri nė fund tė vitit. Nė fund tė vitit tė kaluar thanė se Kosova do tė bėhet e pavarur nė fillim tė kėtij viti nė tė cilin ndodhemi tash. Thanė se duhej pritur vetėm edhe pak, vetėm edhe disa javė derisa Serbia tė mbante zgjedhjet e saj. Thanė se duhet tė jemi tė durueshėm: Ahtisaari medoemos do ta sjell pavarėsinė nė paketėn e tij. Mė pas thanė se nuk duhet tė paragjykojmė pėrmbajtjen e paketės, le tė presim e tė shohim se ēfarė ka brenda thoshin. Meqė paketa megjithatė komentohej, thanė se ajo pėrmban substancėn e shtetit. Meqė simulimi i sė panjohurės nuk u eci, nisi tė simulohej e paqena. Nė fakt, kjo substancė kinse e shtetit ėshtė substancė narkotike, ėshtė substanca mė e re narkotike. Ēdo herė kur premtimit tė tyre i skadon afati, ata vijnė me njė premtim tjetėr dhe afat tjetėr. Para se rrena e tyre tė zbulohet, e zėvendėsojnė atė me njė tjetėr rrenė. Tamam kur qytetarėt e pėrgjumur tė Kosovės nisin tė zgjohen, janė aty politikanėt e vendit ata qė vijnė me njė dozė tė re tė njė substance tė re narkotike, qė pėrkujdesen pėr hibernimin e vazhdueshėm tė qytetarėve. Vetėm populli i fjetur i mundėson e toleron kėta politikanė tė cilėt luksin e tyre e kanė nė llogari tė djersės sė popullit, tė cilėt pozitat e tyre i kanė nė llogari tė pazareve fatale me tokėn dhe tė ardhmen e popullit. Kėta politikanė u sugjerojnė qytetarėve qė tė shpresojnė, qė tė besojnė dhe qė tė shikojnė. Qė tė shpresojnė iluzionin, qė tė besojnė rrenat, qė tė shikojnė televizorin e tė mos protestojnė. Demokracia e thotė tė kundėrtėn: mos shpreso por vepro; mos beso por vepro; mos shiko por vepro. T’i luftosh negociatorėt kosovar do tė thotė tė mbrosh veten. Ata pranojnė ēkado pėr Kosovėn pėr tė pasur gjithēka pėr veten e tyre. Komuna e copėtuar e Gjilanit do ta ketė gjashtėfish mė tė lartė dendėsinė e popullėsisė sesa komuna e trefishuar territorialisht e Artanės me shumicė serbe. Fatura e shpenzimeve dhe dėmeve tė kėtyre politikanėve na mbetet neve. Ata s’ēajnė kokėn pėr qytetarėt. Ata brengosen vetėm dhe vetėm pėr veten dhe rrethin e tyre. Fėmijėve tė tyre nuk u mungojnė librat, veshmbathja, ushqimi, kujdesi shėndetėsor dhe pushimet verore nė det. Tė afėrmėve tė tyre nuk u mungojnė bursat, vendi i punės dhe pagat e majme. Ata janė pak njerėz qė kanė shumė pasuri, mu pėr shkak se aq shumė njerėz kanė fare pak ose aspak tė mira materiale. Prandaj, ata kanė nevojė pėr durimin dhe heshtjen tonė, pėr pritjen dhe mashtrimin tonė. Prandaj, atyre nuk u bėhet vonė dhe me komoditet flasin pėr ēlirimin, lirinė e demokracinė qė na i solli bashkėsia ndėrkombėtare, pėr vullnetin e popullit qė sė shpejti do ta vė nė vend bashkėsia ndėrkombėtare! Ēlirimi, liria dhe demokracia qė vijnė nga jashtė asnjėherė nuk janė tė vėrteta. Vullnetin e popullit nuk e realizon bashkėsia ndėrkombėtare dhe askush tjetėr pėrveē vetė popullit. Qė tė realizohet vullneti i popullit, populli duhet tė shndėrrohet nė kėtė vullnet tė tij. Populli nuk ėshtė diku anash ose jashtė. Populli jemi ti dhe unė, secili prej nesh, tė gjithė ne. Kur ky vullnet i popullit nuk pėrfaqėsohet dhe nuk mbrohet nė institucionet e sistemit, atėherė ai duhet tė artikulohet jashtė tyre, kundėr tyre, pėr ndryshimin e tyre. Tė kėnaqurit janė pakicė. Tė pakėnaqurit janė shumicė. Tė kėnaqurit janė nė sistem. Tė pakėnaqurit nuk janė tė pėrfaqėsuar. Ata duhet tė dėgjohen. Andaj, ata duhet tė bėhen tė zėshėm. Nėpėr rrugėt e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės, nėpėr rrugėt e lirisė. Sepse aty nis liria. Sepse ashtu nis liria.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  10. #110
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Burgjet e gjykatave qė i vazhdojnė plumbat e policisė
    Shkruar nga Albin Kurti
    Friday, 11 May 2007



    Mė 10 shkurt tė kėtij viti, policia nuk e kishte sjellur tėrė atė armatim nė rrugėn ‘Nėna Tereze’ pėr ta ekspozuar por pėr ta pėrdorur. Plani i tyre kriminal pati pasoja kriminale: u vranė Arben Xheladini dhe Mon Balaj (dėshmorėt mė tė rinj tė Kosovės), u plagosėn 82 demonstrues, 15 u arrestuan ndėrsa u rrahėn e lėnduan dhjetėra tė tjerė. Qė nga 10 shkurti i vitit 2007, UNMIK-u nuk ėshtė vetėm regjim antidemokratik dhe neokolonialist por edhe regjim terrorist. Vrasjet me paramendim tė civilėve dhe mbjellja e frikės dhe panikut nė masė janė dy karakteristikat themelore tė terrorizmit. Qė tė dyja kėto i kishte policia e UNMIK-ut me 10 shkurt.

    Urdhėri politik ishte i Steven Schook-ut kurse urdhėri operativ i Steven Curtis. Steven Curtis dha dorėheqje nė mėnyrė qė Steven Schook tė mos jepte dorėheqje. Paraprakisht, Steven Schook e kishte njoftuar edhe Grupin Negociator, anėtarėt e tė cilit ishin pajtuar me planin e tij policor. Fatmir Rexhepi dha dorėheqje qė tė mos jepte Qeveria e Ksovės dorėheqje. Ndėrkaq, Sheremet Ahmeti nuk dha dorėheqje sepse UNMIK-u donte kėshtu. UNMIK-u mė lehtė e zėvendėson Steven Curtis sesa Sheremet Ahmetin nė tė cilin ka investuar shtatė vjet. Ndonėse Sheremet Ahmeti ishte vartės i Steven Curtis, ai ishte investim mė i madh dhe mė afatgjatė i UNMIK-ut se Steven Curtis.

    Leja pėr vrasjen e demonstruesve me 10 shkurt u pasua me lejen pėr ikjen e vrasėsve. Tash, duke u pėrpjekur qė ta zbusin kėtė disi, burgimin tim e zėvendėsuan me arrest shtėpiak rigoroz. Duke qenė se regjimi nė Kosovė nuk po mundet tė ndikojė nė mua, ai do qė unė tė mos ndikoj nė Kosovė.

    Vazhdimi i paraburgimit ėshtė vetė dėnimi. Burgjet e gjykatės janė vazhdimėsi e plumbave tė policisė. Edhe 30 ditė, edhe 60 ditė, edhe 30 ditė tė tjera, e kėshtu me radhė, tamam si natyra e UNMIK-ut. Gjykata asnjėherė nuk merrej me veprimet e mia nė tė kaluarėn por me spekulimet pėr veprimet e mia nė tė ardhmen. Jo me atė qė bėra por me atė qė mund tė bėj. Nuk merrej me veprimet e mia por me karakterin tim. E unė, merresha me karakterin e gjykatės qė ėshtė tėrėsisht politik. Pėr ta shpjeguar situatėn e tyre dhe atė tė Kosovės.

    Pėr vazhdimet e rregullta dhe arbitrare tė paraburgimit i pėrdornin disa gjoja-arsyetime:

    Thanė qė nuk bėn tė mė lirojnė meqė unė do tė mund tė ikja nga Kosova. Sikur tė ishin tė bindur qė do tė ikja nga Kosova me siguri do tė mė lironin. Halli i tyre ėshtė se unė do tė mbetem nė Kosovė.
    Thanė se do tė mund ta pėrsėrisja veprėn. Unė nuk jam fajtor pėr atė qė kam bėrė. Do tė isha fajtor sikur tė mos e bėja atė qė bėra. Dhe, pėr shkak se nuk ka ndryshim rrethanash dhe sistemi, do tė jem fajtor pikėrisht nėse nuk e pėrsėris veprėn.
    Thanė se do tė mund t’i frikėsoja dėshmitarėt. Janė dėshimtarėt ata qė janė tė frikshėm: policėt ndėrkombėtar tė 10 shkurtit qė janė ose vrasės ose bashkėpjesmarrės nė vrasje.

    Unė nuk jam mbrojtur nė gjykatė por kam pėrfaqėsuar veten duke sulmuar UNMIK-un. Ahmet Hasolli nuk ėshtė avokat i imi siē po thuhet nėpėr media. Ai ėshtė caktuar nga gjykata. Pra, Ahmet Hasolli ėshtė zgjedhje e gjyqit, gjithnjė tė papranueshėm pėr mua, dhe jo zgjedhje e imja. Dokrrat e tij pėr kinse objektivitetin e gjykatės dėshmojnė se jo vetėm juridikisht por edhe praktikisht ai ėshtė avokat i gjykatės dhe jo imi.

    Gjykatat e UNMIK-ut nuk udhėhiqen nga sundimi i ligjit por nga sundimtarėt e ligjit. Viktima tė tyre janė edhe shumė luftėtarė tė shquar tė UĒK-sė tė cilėt ata i mbajnė peng. Rasti mė skandaloz ėshtė ai i komandantit Naser Shatri i cili vuan dėnimin e shqiptuar 16 vjet mė parė nga gjykatat e Serbisė.

    Unė s’kam nevojė dhe as respekt pėr drejtėsinė e kėtyre gjykatave politike. Gjykatat politike kanė nevojė pėr drejtėsi. Jam plotėsisht indiferent ndaj vendimeve tė gjykatės dhe nuk i pėrfilli ato. Gjykatat qė s’janė tė pavarura s’kanė se si tė jenė tė drejta. Pavarėsisht prej tyre dhe vendimeve tė tyre unė do tė vazhdoj aktivitetin politik nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! e cila ėshtė e vetmja opozitė e vėrtetė dhe e vetmja opozitė qė ka kuptim nė Kosovė. Aktualisht gjashtė aktivistė tė Lėvizjes sonė (Sali Zyba, Frashėr Krasniqi, Zgjim Hyseni, Arbnor Dehari, Hasan Hajdari dhe Blerim Maēastena) ndodhen nėpėr burgjet e UNMIK-ut. Ata janė vetėm njėri prej treguesve tė panumėrt tė shtypjes nė Kosovė.

    Demonstruesi i cili me 10 shkurt u arrestua nga karabinierėt pėrderisa thėrriste VETĖVENDOSJE! ėshtė dėshmi se nė Kosovė ka liri tė shprehjes atėherė kur nuk thua VETĖVENDOSJE!. Dhe, se ka liri tė lėvizjes vetėm para televizorit pėr t’i dėgjuar gėnjeshtrat e negociatorėve. Liria e lėvizjes vlen brenda nė shtėpi dhe jo nė rrugė. Mirėpo, mu nė rrugė ėshtė liria, liria qė duhet ta marrim.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •