Keqkuptimi
Shkruar nga Albin Kurti
Wednesday, 25 October 2006
Muaj mė parė, Grupi i Kontaktit dhe politikanė tė ndryshėm ndėrkombėtar, e shpikėn frazėn: ’nuk ka ndarje tė Kosovės’. Asnjėri asnjėherė nuk e shpjegoi nėse e ka fjalėn pėr mosndarje tė Kosovės nga Serbia apo pėr mosndarje tė Kosovės. Edhe nėse ėshtė rasti i dytė, asnjėri asnjėherė nuk e shpjegoi se ēfarė e kanė ndėrmend tė bėjnė pėr ta parandaluar ndarjen e Kosovės. Nė fakt, nuk ėshtė fare rasti i dytė; ėshtė rasti i parė: ata nuk duan qė Kosova tė ndahet nga Serbia. Konteksti i deklaratave tė Grupit tė Kontaktit dhe politikanėve ndėrkombėtar tė afėrt me ta e shpėrfaq qartė se cili ėshtė kuptimi i shprehjes ’nuk ka ndarje tė Kosovės’. Kėto deklarata paevitueshėm i referohen Rezoltės 1244. Rezoluta 1244 ėshtė themeli dhe esenca e kėtyre deklaratave qė pėrmbajnė frazėn ’shpresėdhėnėse’ pėr mosndarjen e Kosovės. Rezoluta 1244, kundėr sė cilės patėm protestuar qysh mė 10 qershor 2004, e pranon dhe afirmon integritetin territorial tė ish Jugosllavisė (tash Serbisė) dhe rrjedhimisht konsideron se kufiri i Kosovės me Serbinė ėshtė vetėm kufi administrativ i pėrkohshėm. Rezoluta 1244 ėshtė baza e sistemit politik dhe institucional nė Kosovė tė cilin e njohim si UNMIK. Mirėpo, kjo rezolutė ėshtė edhe mė shumė se kaq. Ajo ėshtė misioni i kėtij sistemi politik. UNMIK-u ėshtė themeluar nga Rezoluta 1244 por njėkohėsisht edhe misioni i tij ėshtė pėrmbushja e kėsaj Rezolute e cila pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale, qė do tė thotė, autonomi substanciale nė kuadėr tė Serbisė. (Sigurisht qė kjo edhe ėshtė arsyeja qė bota politike e cila merret me neve e toleron Kushtetutėn e re tė Serbisė!) Pra, Rezoluta 1244 duke qenė projekt politik – pėrveēse themel i sistemit qė sundon e administron me Kosovėn – imponon qė UNMIK-u (bashkė me IPVQ-tė tė cilat i mban nėn sqetull) tė jenė mėnyra se si Rezoluta 1244 e realizon veten e saj. Kurrfarė deklarate e Grupit tė Kontaktit apo e emisarėvė tė shteteve e faktorėve tė rėndėsishėm ndėrkombėtar nuk del jashtė kėsaj kornize. Fundja, Rezoluta 1244 ėshtė veēse kompromis politik i vetė atyre.
E gjithė kjo nuk do tė thotė qė Grupi i Kontaktit dhe tė tjerė politikanė e diplomatė ndėrkombėtar nuk e dinė se nė Kosovė po keqkuptohen. Pėrkundrazi. Ata e dinė shumė mirė se deklaratat e tyre keqkuptohen nė Kosovė dhe bile pikėrisht ky ėshtė qėllimi i tyre. Keqkuptimi ėshtė i paramenduar. Po qe se kosovarėt do t’i lexonin e kuptonin drejt qėndrimet dhe pikėpamjet ndėrkombėtare ata do tė zgjoheshin pėrnjėherė dhe do tė ngriteshin menjėherė. Kėsisoj, duke u keqkuptuar deklaratat ndėrtohet njė ambiguitet artificial: nė njėrėn anė kuptimi i vėrtetė objektiv dhe nė anėn tjetėr keqkuptimi real subjektiv. Dhe, mu ky ’ambiguitet’ mandej e mirėmban mundėsinė e keqkuptimit. Ēėshtja e cila shtrohet para nesh nuk ėshtė kjo mundėsia e keqkuptimit tė cilėn e ushqen ’ambiguiteti’ dhe as vetė mundėsia pėr ’ambiguitet’ por origjina e tij. Nėse mundėsia e keqkuptimit e pėrbėn ’ambiguitetin’ dhe bėhet kushti i tij ashtu sikurse qė etablimi dhe potencimi i ’ambiguitetit’ e aludon dhe nėnkupton mundėsinė e keqkuptimit, ajo qė ende mungon nė kėtė shtjellim ėshtė teza pėr zanafillėn e gjithė kėsaj. Origjina besoj se ndodhet te politikanėt e sotėm tė Kosovės tė cilėt janė veēse pėrsėritje e gjesteve politike qė nisėn me fillimin e viteve tė 90-ta dhe tė cilat tani edhe faktorėt ndėrkombėtar po i shfrytėzojnė. Zaten, pse tė imagjinojnė kur mund tė kopjojnė?! Tash 16 vjet pėrpėlitja politike nė Kosovė buron nga nevoja e pėshtirė pėr mashtrimin e popullit me premtime e shpresa qė do ta zbusnin atė: duhet gjetur medoemos metodat qė njerėzit tė mbahen optimistė nė mėnyrė qė ata tė durojnė, nė mėnyrė qė ata tė heshtin. Janė politikanėt kosovar ata qė e pėrsėrisin shumė mė shpesh se Shkurte Fejza refrenin ’jo nuk ndahet Mitrovica!’. Madje, kur ata e thonė kėtė, efekti ėshtė i kundėrt: pėrderisa kėnga e Shkurte Fejzės ėshtė mobilizuese, fraza e tyre ėshtė letargjike.
Dėmi i deklaratės pėr mosndarjen e Kosovės nuk konsiston vetėm nė keqkuptimin qė mė tutje sajon iluzione por edhe nė faktin se njėherė kur keqkuptohet kjo deklaratė atėherė edhe aludohet se Kosova nuk ėshtė e ndarė. Thuhet se ‘nuk do tė ndahet Kosova’ duke pohuar kėshtu nė mėnyrė tė tėrthortė se ajo nuk ėshtė e ndarė. E dihet qė jo vetėm veriu i Kosovės por edhe enklavat gjithandej nėpėr Kosovė janė tė ndara nga pjesa tjetėr e Kosovės nė kuptimin territorial, politik, administrativ dhe institucional. Ndarja nuk ėshtė e plotė vetėm nė masėn nė tė cilėn kufijtė nuk janė tė qartė. Pra, Kosova ėshtė e ndarė pėrbrenda dhe nuk duan ta lejojnė tė ndahet nga Serbia. E kundėrta ėshtė e drejtė: Kosova duhet tė bashkohet pėrbrenda dhe tė ndahet nga Serbia. Si? Duke ndalur negociatat e demaskuar negociatorėt dhe mbi tė gjitha duke mos lejuar realizimin e decentralizimit. Meqenėse decentralizimi e zgjeron dhe pėrforcon Serbinė nė Kosovė duke e copėtuar kėtė tė fundit, ai gjithsesi sjell luftėra e gjakderdhje tė reja. Andaj, nuk ka patriotizėm dhe humanizėm mė tė madh sot nė Kosovė sesa tė angazhohesh kundėr decentralizimit. Vetėm atėherė shprehja ‘nuk ka ndarje tė Kosovės’ do ta fitonte kuptimin qė na e thotė vullneti e na e do interesi ynė.
Krijoni Kontakt