Tharmi filozofik i njė poeti
Mehmetali Rexhepi

Jetėn dhe krijimtarinė e Rexhep Elmazit e goditėn dy tragjedi: e para vrasja nga njė dorėzi dhe, e dyta: djegia e dorėshkrimeve, shkrimtarisė poetike, asaj tė shumtės, tė mbetur vlerė e pashijuar pėr tė tjerėt. E zhdukur nga droja e pėrshkuar me padije, pasojė e njė pasigurie qė zotėronte, tė brymės sė censurės qė ēdo syth pėrcėllonte…
Rexhep Elmazi nė faqet e revistės “Jeta e re”, me shkrime duket kah fundi i viteve tė pesėdhjeta. Gjatė viteve tė gjashtėdhjeta botonte herė pas here, pėr tė mos u dukur deri nė fillim tė tė shtatėdhjetave.
Poezia e tij tėrhoqi vėmendjen e lexuesve pėr temat e mėnyrėn e njė qasjeje origjinale nė shtjellimin artistik tė tyre, tė pėrzgjedhjes sė figurave e tė shprehjeve nga fjalori i njė poetike tė sprovės sė thellė jetėsore.
“Rilindja”, mė 1972, ia botoi vėllimin e vetėm me poezi “Frymėmarrje”. Pas kėtij vėllimi, tė cunguar, botoi poezi dhe ndonjė prozė poetike, nė tė gjitha gazetat dhe tė pėrkohshmet kulturore e letrare qė dilnin te ne.
Pas vdekjes, pėr njė pjesė tė shkrimeve, u pėrkujdes dhe ia publikoi nė revistėn “Jehona”, qė dilte nė Shkup, miku i tij, shkrimtari inventiv Teki Dervishi. Njė pėrkujdesje tė posaēme, pėr ēdo gjė tė Rexhep Elmazit, kishte shoku i bashkėvuatjeve, i ngazėllimit e dhimbjes sė pėrjetshme, poeti Zeqir Gėrvalla.
Treva e Luginės sė Moravės letėrsisė sonė i dha disa poetė e shkrimtarė. Pėrderisa krijuesi Beqir Musliu pati fatin ta pėrmbushte prirjen dhe talentin poetik nė disa vėllime me poezi, prozė dhe dramaturgji, boemi Mirko Gashi pothuajse rrumbullakoi ciklin e tij, Musa Ramadani vijon thellimin e zgjerimin e vokacionit poetik, Rexhep Elmazi qe fatprerė nė kulmin e krijimtarisė. Jeta iu shua nė moshėn 40 vjeēare. Godina poetike qė nisi i mbeti pa kulm, por me shkallare pėr ngjitje deri te bukuria shumėkahėshe.

Aspekte pėrgjithėsuese tė poezisė

Rexhep Elmazi pėrfillė mėnyrėn e shprehjes sė lirė nė poezi. Formave tė rimuara tė vargjeve, kufizimeve metrike e shablloneve tė ēfarėdo lloji u ishte shmangur. Nė disa vjersha me mė shumė vargje ndėrtoi njė lloj strukture me dromca prozaike. Kjo strukturė e kėtij subjekti ėshtė nė funksion tė rrėfimit poetik, pa ia grrithur sipėrfaqen e lėmuar pasqyrės dhe pasqyrimeve tė ndryshme tė tekstit e nėntekstit. Barra ngulfatėse nuk bie vetėm nė figura, por atė e merr pėr ta lehtėsuar dhe shpėrndarė, nė njė shtjellim stilistik tė bindshėm me burime idesh e porosish, pėr ana -temat e ndryshme tė jetės, tė gjendjeve, sprovave, mynxyrave dhe tė ekzistencės njerėzore.
Poezia si e kėtillė nuk ėshtė pjellė kabineti, ėshtė llambadar pėr gjetje tė daljes nga burgu ose labirinti i jetės. Fjala e tij futet “atje ku ndihet vlimi mė i prekshėm…” Tė njohė dukuritė, tė ketė intuitė dhe masė pėr kohėn e tashme dhe tė ardhme, tė hyjė nė ngjarje, mes njerėzve tė ndriēojė terrin e mendjes, tė flakė ambiciet e ulėta me fisnikėrinė e vargut.
Nė ciklin “Dasma pa krushq” tė librit “Frymėmarrje”, brumi i motiveve popullore ritrajtohet me rroba tė reja tė stilit tė tij. Kjo riveshje karakteristike pėrvijon lidhjen me traditėn, nė gurrėn e sė cilės kanė pirė ujė poetėt mė tė shquar, shqiptarė e botėrorė.
Nė relievin e hapėsirės poetike tė poezisė sė Rexhep Elmazit, haset “pėrroi qė therr sytė” e zemrat, rrashtat e njerėzve qė “toka i hėngri tė verdhė” pas shtrėngatave ēnjerėzore.
Shtrėngatat thyejnė, por edhe thyhen nė qėndresė. Qėndresa, mostėrheqja nga mėtimi, martirizimi e flijimi ngriten nė kult, nė filozofi tė ekzistencės a tė mos ekzistencės.
Pėrngjasimi i poetit me frymėn dhe peshėn e “Atyre qė na fusin nė borxh”, ėshtė njė prej idealeve tė gjakuara tė qenėsisė sė kėtij poeti. Ndėrsa, prej “Njeriut qė e hėngri toka tė verdhė” modelohet shembėlltyra e njė tragjike krenare. Ėshtė kjo tragjikė e brezit tė poetit qė barti nė kokė e supe peshėn e bėrjes sė lirisė dhe, pėrvijimin e saj te brezat tjerė. Nga ky diskurs del porosia e vazhdimėsisė sė burrėrisė, mbajtjes sė barrės tė durimit pėrballė mizorisė sė paprerė.
Nė puhi nuk matet qėndresa. Nė hapėsirėn e botės poetike, krijuesi preferon dialektikėn, lėvizjen, rrjedhėn e lumit. Amullia ėshtė vdekje e tij, jetė nė kėnetė.
Poezia e Rexhep Elmazit pėrshkohet nga njė filozofi e thellė pėr njeriun, sprovat jetėsore, natyrėn e dukuritė njerėzore me mizorinė e madhėshtinė… Shpalohet filozofia tokėsore e kureshtjes pėr tė panjohurėn, tė paprekshmėn, tė paarritshmėn, gjithnjė duke pėrkuar e njohura me tė panjohurėn, e paarritshmja me tė arritshmen, e thėna me tė pathėnėn, e mundshmja me tė pamundshmėn.



Filozofia e imagjinatės

Poezia e pėrfshirė nė “Frymėmarrje” dhe jashtė saj, nuk ėshtė e mbyllur, nė thellėsitė e veta ngėrthen reflekse imagjinative, filozofi tokėsore, madje tė dendėsuar nė urti sublime pėrkufizuese si:
“dashuria s’ėshtė dashuri
nėse s’gjen rrugė pėr tė ecur”
Nga ēdo aspekt qasjesh nuk has nė lojė fjalėsh, as poza porosish tė sforcuara ose tė shpifura, tė pamotivuara artistikisht, tė papėrjetuara jetėsisht. As forma, as kuptimėsia e vargjeve tė Rexhep Elmazit nuk kanė pankarta tė ndonjė ngjyrimi ideologjik. Nė qoftėse militantizmi si njė lloj izme, tendenca e pashkrirė ngurtėsoi dhe e zhveshi poezinė te shumė poetė tė brezit tij nė antipoezi, ky poet tendencėn e ka shkrirė nė qelizat e poezisė sė vet, nė barazpeshė me rruzat e kuqe e tė bardha tė gjakut nė njė trup tė shėndosh njeriu.
Ndaj, po ta kėrkosh atdhetarizmėn e militantizmin e tipit soc-realist, si nė pankarta tė tejdukshme, edhe pse fėrkohej nga kjo frymė, ashtu nuk do t’i gjesh. Megjithatė, ato janė kėtu, por tė projektuara nė njė arkitekturė krejtėsisht tjetėr, rexhepiane.
Lumi i ideve rrjedh dhe, kur i ngushtohet rrjedha prej stomeve, edhe i ngushtuar gjen rrjedhėn e vet, duke i brejtur stomet, pėr tu derdhur nė detin e synuar.
Kjo poezi doli nga zgripset e sprovės dhe frymėzimit, si dhunti e fituar pėr dlirėsi tė ndjenjės sė ngrohtė, ndjeshmėrisė, masės e intuitės depėrtuese, e mendimit tė kulluar pas shtrydhjes shpirtėrore e lėndore tė jetės. Imagjinatė kureshtare nė kėrkim pa e prajtur tė gjakuarėn.
Rexhep Elmazi pėrtrolliti njė menēuri poetike dhe etike qė e veshi me stoicizėm. Pika e tij e nisjes dhe e pėrmbylljes tė materies sė gjallė pėrshkohet nga stoicizmi. Domosdonė e ngadhnjimit tė idesė nė pikėcakun e tij, nė vjershėn “Domosdo” e nė poezinė “Borxhi ynė”, edhe gjetiu, nuk e lyp pėr mėshirė, as nuk pret t’i falet. Sipas parimit kryengritės, duart nuk janė vetėm pėr tė aminuar, salutuar a pėr t’i shtrirė si lypsarėt, por pėr tė rrėnuar gardhe e kėputur zinxhirė, lėmuar faqe e thimtha virgjėr. Imagjinata e tij eksploruese nget pas tė panjohurave tė jetės, prejardhjes sė dukurive qė tundojnė e gazmojnė, nga e rėndomta kaheve “hapėsirash” tė pakufishme qė dekurajojnė, tė botės dhe botėrave qė ndryshojnė po esencėn nuk e humbin, ku njerėzit ndihen si viruse tė kėsaj gjithėsie… Megjithatė, si i tillė, njeriu do tė lėrė shenjat e veta tė intelegjencės nė hapėsirė.
Imagjinata i ka paraprirė shkencės. Nuk ka krijimtari tė mirėfilltė pa fluturime imagjinative, nė kėrkim tė zbėrthimit tė tė fshehtave pėr jetėn. Poetin e grish gjithēka qė na rrethon, e madhėrishmja qė na josh dhe tmerron dhe, mendja depėrton edhe atje ku nuk mundi deri sot, pjella e saj, satelitėt ndaj ja: epėrsia e mendjes pėr ta trajtuar tė pėrsosurėn e tė bukurėn, pėr t’i paraprirė teknikės. Dhe teknika nuk e nėnshtroi dot poezinė.
Por, autori gjendet dhe pėrballet me mosdijen dhe urinė pėr dijen, dy antonime brezash:
“…makanda tė hy thellė
nė sekretet e sendeve qė ti i kundroje vetėm
si forma tė zakonshme druri guri dheu apo uji”

“…jetoi mes yjvet mes botėravet, hapėsirash tėrė njė shekull
dhe asgjė s’diti tė thotė pėr to dhe rreth tyre
nė jetė shkeli si delja pėrciptė pa lėnė gjurmė…”

Testamenti

Pėr vlerat dhe cilėsinė poetike, Rexhep Elmazi u shpėrblye me ēmime tė para dhe tė dyta nė disa konkurse pėr poezi dhe prozė. Ishte mė i prirė tė shkruante poezi se sa prozė. Veēanėrisht, nė kėtė rast, ėshtė pėr tu pėrmendur poezia e shpėrblyer nė konkursin letrar te “Jeta e re”, “Borxhi ynė”, kushtuar martirėve tė brezit tė vet. Duke qenė edhe Ai njė nga ata martirė, me ndjeshmėri tė thellė e gjerėsi, shpaloi testamentin programatik poetik pėr misionin vetėflijues tė martirėve. Mbi kėtė vlerė madhėshtore, edhe si shtjellim me bukuri rrėnqethėse dhe, si testament modelues pėr brezat, u hodh vreri cenzuror i aminuesve tė gjorė tė djajve tė ortodoksisė serbe.

Estetika e njerėzores

Ēka e karakterizonte estetikėn dhe etikėn personale tė Rexhep Elmazit?
Ėshtė kapitull nė vete, ende e pashkruar, estetika dhe etika personale e kėtij poeti tė martirizuar. Kjo ėshtė poezia dhe proza fragmentare e jetės sė tij, e mbetur nė kujtime tė miqve qė kishte.
Nė rrudhat e ballit e tė fytyrės, tė shumėta pėr moshėn, jeta fizike kishte njė shtrirje kohore dyzetvjeēare, tortura dhe vuatja i kishin tėrhequr hullitė. Ato vijėza pėrroskash mė shpesh i vėrshonte buzėqeshja se sa vrerėsira e hidhėrimit.
Nė dukje i qetė dhe i paimponueshėm. Nė fjalė, tė shumtėn mahitar. Mahitė e tij i piperoste me ironi.
Njė prej shifrave pėr konkurs letrar e kishte emėrtuar “Urtaku”. Ky farė “Urtaku” i tregimit poetik “Njeriu i padukshėm”, i shpėrblyer nga “Bota e re”, pėrkonte me karakterin dhe urtinė personale…
Njė herė mė pat udhėzuar: - Shkruaj gjithēka qė tė vjen, qiti nė letėr idetė, figurat… Lėri derisa tė vijnė vargjet, sepse duhet tė presin, pastaj kur tė kenė pritur u hedh tharmin dhe bymehen, pas fryrjes le tė piqen sikurse buka nė furrė.
Kėtė pėrvojė tė krijuesit tė pėrndritshėm e kam ruajtur si njė relikt tė ēmuar.
Nė pyetjen qė i pata bėrė nė njė takim rasti, pas pėrshėndetjes sė rėndomtė: - Rexhė, a po shkruan? Ai mė qe pėrgjigjur: - Nuk di a po i pėlqejnė ndokuj vjershat e mia? Pėr konsideratėn qė kisha, ajo pėrgjigje mua mė ishte dukur modesti e tepruar. Pas asaj, pasoi njė pohim qė nuk e prisja: - Kam shkrime edhe pėr dy pėrmbledhje poezish mė tė mira se e para.

* * *

Nė kėmbimet e pėrgjuara kulturore mes Shqipėrisė nėn karantinėn ideologjike dhe Kosovės nė ish Federatėn Jugosllave, takoj Rexhėn para teatrit tė qytetit. Atė natė njė ansambėl pėrfaqėsues i kėngėve dhe valleve nga Shqipėria, pritej me interesim tė shtuar tė shfaqte program.
Meqė e takova, e pyeta: - Rexhė a do tė shkosh nė kėtė mbrėmje tė kėngėtarėve shqiptarė?
Ia zbardhi fytyrėn njė buzėqeshje: - Jo - tha.
- Pse nuk do tė shkosh?
- Unė do tė shkoj ta shikoj serialin: (Kuda idu divlje sfinje?), “Kah po shkojnė derrat e egėr?”
Kjo pėrgjigje nuk ishte krejt e rėndomtė, as e pėrcipt dhe pa ironi regjimit.
Njė nga kėso rastesh tė shumta, pas daljes nga burgu, nė shtėpinė pėrdhese tė tij, e pyes sa pėr tė pyetur diēka, atėbotė ende nuk hapej nė (sh)kėmbimin me mua, unė qesh njė kureshtar adhurues deri nė kult:
- Tė ka takuar ende Musa?
- Cili Musė? - Pyeti dhe po me pyetje solli pėrgjigje: - Aa, Musa, ai qė po shkon me gusa?

* * *

Vrasja e Rexhės sė kėngės, ngjajshėm me johonėn e “Rexhės sė Nėnės”, kishte jehuar dhimbshėm te tė gjithė ata, tė cilėt e njihnin si njeri, si atdhebesimtar tė heshtur, tė regjur nėpėr kazamate, tė paluhatshėm dhe tė pjekur si poet i urtisė.
Njeri i ndjenjave dhe arsyes sė ēiltėr, poet i pėrkushtimit tė paepur pėr tė madhėrishmen e tė bukurėn, i pėrjetimit tė vėrtetė tė vlimeve, pa pozė pėr tė domosdoshmen nė art dhe nė jetė.
Tashmė jeta dhe vdekja e tij u shndėrruan nė metaforė, simbol urtie, model pararendės…
Nė Gjilan buzėmbrėmje e njėzetėepesė majit tė vitit 1978: pikėllimi ishte shtrirė si njė mjegull e dendur nė kėtė qytet.
Dhe le ta pėrmbyllim kėtė diskurs mallėngjimi me vargjet e poetit pėr idolėt e vet: “Vėrtet mė nuk jeni mes nesh
por edhe si tė vdekur rroni
baraz me ne”.








Gjilan, maj 1993