-
i/e regjistruar
Udha E Parimeve
UDHA E PARIMEVE
Mehmetali Rexhepi
Cilat janė shkaqet dhe pasojat e tėhuajsimit tė njeriut?
Pse personazhi i vetėm i tregimit Re e mllefur, Rrinte i mbyllur dhe, shpesh, vetėm? Vallė, pse strumbullari i kėtij tregimi kishte pėlqyer vetminė? Pse ky karakter njerėzor e letrar iu kishte bėrė hije vetmisė?...
* * *
Nė fillim tė tregimit Re e mllefur, duke e pėrshkruar atmosferėn e jashtme tė njė lokali pushimi dhe argėtimi, rrėfimtarin e josh, sikurse edhe myshterinjtė tjerė tė mėvonshėm, njė muzikėmjeshtėr enigmatik e virtuoz, i cili pėr cilėsitė e venēantitė qė e karakterizonin, ua kishte zgjuar kureshtjen edhe tė tjerėve, e sidomos rrėfimtarit, qė donte ta njihte, tia shpalonte filozofinė e jetės, tia shfletonte faqet e librit tė shpirtit dhe sprovave tė tia njerėzore. Vijėzimet e tipareve edhe mė shumė ia shtuan kureshtjen rrėfimtarit, pėr tė komunikuar, pėr ta provuar pėrngjasimin me tė. Ēprej ardhjes sė tij, ai filloi tia imponojė kėtij lokali ndjeshmėrinė, shijen dhe ngjyrėn e artit tė vet. Ajo ndjeshmėri, shije, ngjyrė dhe ai art qenė mjaft personale. Nė atė lokal nate, ai muzikėmjeshtėr, zgjedhte muzikėn dhe e bėnte programin ashtu si i pėrgjigjej prirjes vetjake. Pikėrisht pėr pėrmbajtjen dhe veēoritė e komponimeve tė tij muzikore, tė cilat ai i quante tregime muzikore, dhe i ekzekutonte mrekullueshėm e me pėrpikėri, sipas njė programi tė caktuar, tė cilit i pėrmbahej me rreptėsi, pėrvetėsoi njė publik tė ri, i cili u formua sipas nivelit dhe shijes qė ia diktonte ai.
Arti i muzikėmjeshtrit tė ēuditshėm, tė cilin e quanin Kamber Kokoshi, e kishte pėrvetėsuar rrėfimtarin. Rrėfimtari me ngulm po kėrkonte tia zbėrthente tė fshehtat e artit tė atij muzikėmjeshtri tė vetmuar. Por, ēka pėrmbanin nė tė vėrtetė tregimet muzikore tė muzikėmjeshtrit enigmatik?
Me ēfarė vlerash e fuqie magjepse po e joshnin rrėfimtarin tregimet muzikore? Gjithsesi me fuqinė bindėse tė sė vėrtetės sė hidhur njerėzore. Me fuqinė tronditėse tė pėrjetimit tė thellė e tė drejtėpėrdrejtė tė anės tragjike tė jetės, tė dhimbjes - ndjeshmėrisė e tė pandjeshmėrisė njerėzore, theksimit shqetėsues tė vetėdijes sė fjetur tė njeriut, dhe bartja, shtjellimi e bluarja e dukurive tė kėtilla nė artin e prozės, si njė nga aspektet e mundshme tė ndikimit nė fisnikėrimin e vetėdijes, si bar shėrues nė plagėt e sojit njerėzor.
Pėr rrėfimtarin dhe modelin e tij, natyra me pamjet e bukura, mahnitėse e dukuritė e saj, nė kėtė prozė ka funksion e domethėnie tė shumėfishtė ideore e shpirtėrore. Ajo jo vetėm i pret gjihapur tė tėhuajsuarit dhe, ua hap, pėr tia shijuar stolitė por, rrėfimtarit dhe modelit tė tij, personazhit u mundėson hapėsirė, qė tia shpalojnė njėri - tjetrit ndiesitė dhe sprovat e tyre: tė kuvendojnė, tė qortojnė, ironizojnė e vėnė nė spikamė dukuri e vese, tė akuzojnė pėr ato tė pamirat e njeriut, pėr vetėdije tė fjetur e pandjeshmėri njerėzore, pėr zhytjen morale tė tij. Mė nė fund pleqėrojnė pėr ēėshtje ekzistenciale tė tė pėrpjetave e tatpjetave tė fatit personal e gjithėnjerėzor.
Preokupimeve e brengave tė modelit personazh, tė cilit pėr arsye tė njė ngjajtjeje tė brendshme me rrėfimtarin, nė natyrė i zgjidhet gjuha qė e kishte mbyllur dhe Atje poshtė, nė qytet, rrallė fliste me kend. Prandaj, ėshtė domethėnės dhe i motivuar takimi rrėfimtar personazh pikėrisht nė kodra.
Ngase kanė ngjajtje tė brendshme, ėshtė njė pėrngjasim qė i lidh edhe mė fort pėr njėrin - tjetrin. Ky pėrngjasim i shpie drejt njėsimit, identifikimit tė plotė. Madje njė ngjajtje e kėtillė e brendshme, rrėfimtarin e personazhin, edhe nė pikėpamje ideore e tė ndėrthurjes kompozicionale tė tregimit, i njėson plotėsisht, i bėn dy nė njė. Pas njėsimit kėsisoj tė rrėfimtarit me personazhin, tė cilėt kanė njė ngjajtje tė brendshme, qė i bėri tė njėsohen monologjet e tyre, monologje tė pėrshkuara me shpjegime, konstatime e gjykime tė pėrvojės sė modelit Kamber Kokoshi, tė ngjizura e tė shprehura nė marrėdhėnie antipode njeri - jonjeri dhe, shijes sė hidhur qė i la jetės sė njeriut jonjeriu nė tė kaluarėn e, vijon ende tia idhtėsojė jetėn edhe nė ditėt e sotme. Megjithatė, herė - herė kur rrjedha e ligjėrimit del nga shtrati i vet monologu, kushtėzohet me njė formė tė monologut tė hapur ose tė dialogėzuar.
Pėr dallim nga tregimi Qetėsi deti, ku heroin e kishte pllakosur vetmia e tėrėsishme, kėtu, personazhi i kėsaj proze herė - herė, jo vetėm ndien nevojė pėr hapje tė unit tė tij, pėr njė tjetėr tė ngjajshėm, pėr nevojat e brendshme, pėr ti thėnė dikujt diēka shlirshėm, pėr tia komunikuar porositė, mesazhet e veta, e nxisin tė anojė kah forma e monologut tė hapur - dialogu, si reagim ndaj monologut tė brendshėm e me jehonė tė kufizuar, tė mbyllur nė vetvete.
Identifikimi rrėfimtar - personazh nė tregimin Re e mllefur ėshtė dhėnė nė njė rast edhe nė mėnyrė tė hapur, e nė disa raste tė tjera nuk ėshtė i plotė, sepse i kapėrcen suazat e identifikimit.
Rrėfimtari shpupurish dhe prek pikėrisht nė plagėt njerėzore tė modelit, nė plagė tė atilla nga tė cilat merr hov dhe vėrshon ligjėrimi i tij. Pra, rrėfimtari duke qenė ithtar dhe bashkėbisedues, nė raportet me personazhin paraqitet si shtytės i rrėfimit, ligjėrimit ose si nxitės i vetėrrėfimit.
* * *
Personazhi i tregimit Re e mllefur Kamber Kokoshi, nga mizoria e dhunės dhe egėrsia e njeriut qė ėshtė pėrplasur aq pamėshirshėm, duke ia rrėmbyer mė tė dashurit, ėshtė tėhuajsuar. Jeta e ka shkallmuar dhe e mbanė gjallė arti. Luan nė instrumente muzikore, e do natyrėn, bukuritė e saj. Kredhet nė dukuritė e natyrės dhe tė jetės sė njeriut. Jetėn e pėrjeton si artist, por kur do ta pėrkufizojė atė e vėshtron si filozof racionalist. Pėr tė e bukura ėshtė harmoni, simetri gjeometrike qė pasqyrohet nė rrathė tė lumit, ndėrsa paqja ėshtė sinonim i bukurisė. E bukura, pėrpos dhuntisė sė natyrės, manifestohet edhe te njeriu e sidomos nė art. Dukuritė e natyrės, pamjet e rrathėve tė ujit nė formė unazash drithėruese qė dalin njėra pas tjetrės, i zgjojnė mendime, asociacione dhe pėrfytyrime tė mendimit pėr tė bukurėn, pėr harmoninė e gjakuar tė jetės sė njeriut, pėr harmoninė qė mungon.
Pėrkitazi me kėtė qė u tha le tia japim fjalėn personazhit e ligjėrimit tė tij: Mandej e qėllon me gurė fytyrėn e vet nė ujė dhe e shikon me kureshtje se si ajo shtrembėrohet dhe pėrkulet, si ndehet dhe prap mblidhet. Mbanie mend kėtė fytyrė. Kjo ėshtė e tij; fytyra e njeriut. Madje kjo, jo vetėm nė ujė. Jo vetėm nė ujė
Pasi luan pėr njėfarė kohe me gurthin e murrmė, e hudh mė nė fund mu nė mes tė shtjelljes. Posa kllupēon atje, lindin rrathė tė shumtė, unaza drithėruese qė dalin njėra pas tjetrės sa mė gjerė, sa ma gjerė. Ndjekin kėmba - kėmbės njėra - tjetrėn jetojnė jetėn e vet
Vėre re atė harmoni! Edhe ajo ėshtė fytyra e diēkafes. Fytyra e jetės qė nuk ėshtė. Parafytyrimi i kundėrt i saj qė ėshtė ai.*
Harmoninė, simetrinė gjeometrike tė rrathėve tė valėve, e prish reja, stuhia e shiut, shtrėngata, pas tė cilave gjithēka ushton, lumthi turbullohet, fryhet, tmerron nga vėrshima e ujit qė shkul bimė e rrotullon gurė, nga vėrshimat e retė qė shqyejnė qiellin. Pas zbrazjes sė furishme tė shiut, sėrish rikthehet paqja, qetėsia, dėgjohen cicėrimat e zogjve e gjallėria e jetės.
* Hivzi Sulejmani TREGIME, Rilindja, Prishtinė, 1981, f. 15
Ndonėse rrebeshi i shiut, vėrshima, vetėtimat murmurimat e stuhia, i lanė gjurmėt e veta: Natyrisht, kėshtu ėshtė derisa tė ketė pyll nė bjeshkė.* Dhe aty gjenden e gjallėrojnė zogjtė, shtazėt, etj. Mali e ka gjallėrinė, njomėsinė dhe bukurinė e jetės sė vet. Gjithēka ėshtė e mirėseardhur pėr tė.
Gjithēkaje i pėrballon mė lehtė, edhe rrebesheve, acareve, vapės e shtrėngatave
Ligjėrimi aluziv, aluzionet, e folmja aluzive shpie drejt konkretizimit tė idesė dhe pėrshkallėzimit tė emocioneve:
- Ndoshta sdo tė keni parė ende mal tė mbuluar me flakė? - vazhdoi duke mė shikuar pyetazi, ndoshta as shkrumin e tij. *
Kėshtu filloi zbėrthimi i tematikės dhe pėrmbajtjes sė tregimeve muzikore. Njėherit, pikėrisht njė shpalim kėsisoj i realitetit, i sprovave tė jetės sė personazhit na kthen me pėrgjigje nė pyetjet e shtruara nė fillim.
Pyetjes sė shtruar mė parė, personazhi i tregimit, i pėrgjigjet duke konstatuar me keqardhje dhe brengė tė thellė, pėr dukjen e shėmtuar, tmerruese e rrėnqethėse tė pyllit pas djegies, tė frikės dhe vajit qė tė kaplon pėr njomėshtinė e jetės sė tharė tė pyllit. Figura e aluzionit tashmė qartėsohet. Kėsaj i bashkangjitet edhe krahasimi i jetės sė pyllit me atė tė njeriut: - Po, kur edhe atij i digjet diēka qė do tė thotė jetė. Kjo ėshtė pak krahasim i ēuditshėm, por
Ju jeni poet dhe do tė parandjeni domethėnie nė kėtė
*
Natyrisht, pas djegies sė diēkaje qė do tė thotė jetė pėr njeriun ai, personazhi ska si tė mos jetė i nevrikosur, pėr djallėzitė e njeriut, pėr atė, si e quan fizionomist, pėr atė aktor, i cili kaq me gėzim e luan rolin e tė urtit. *
Dhe, nuk mund ti kėndojė ode as tė jetė i mrekullueshėm me njeriun, i cili ka aftėsitė e shtiret aq paturpėsisht si njeri, maskohet e lustrohet me veshje, politesė e dukje tė jashtme sikurse tė njeriut tė vėrtetė. Nevrikosja dhe mllefi i personazhit ėshtė nevrikosje e mllef i njeriut, atij, tė cilit jo vetėm se i ėshtė djegur diēka qė do tė thotė jetė, por edhe pse njeriun e sheh tė skllavėruar nga prania e sė keqes, tė pashėruar nga e keqja dhe plagėt qė merr nė pėrballjet me tė keqen.
* Hivzi Sulejmani Re e mllefur, f. 16
* Po aty, f. 16
* Po aty, f. 17
* Po aty, f. 17
Personazhi ėshtė i mllefosur nė njeriun. Ai hidhėrohet pikėrisht ndaj tij, sepse ia do tė mirėn. Ai e do njeriun, por vetėm pėr ato grimca tė sė mirės qė ka. Pra, vetėm pėr ato pak cilėsi tė mira, tė qėndrueshme e njerėzore qė e karakterizojnė. Nuk e do pėr atė intelektin, si thotė ai, tė pėrēudshėm, me tė cilin fsheh fytyrėn e vet tė vėrtetė, duke u maskuar e shtirur si i atillė ose i kėtillė, gjithnjė me arsyetime intelektuale pėr veprimet e veta, edhe kur ato veprime tė tij janė tė dėmshme pėr qenien fizike, shpirtėrore e etike tė njerėzve tjerė.
Arti i zhgėnjimit
Pas njė pėrvoje tė gjatė, tė thellė e njohėse tė jetės, jeta nė marrėdhėniet me njerėzit, personazhin e prozės Re e mllefur e kishte sjell nė disa konstatime e pėrfundime dyshuese pėr njeriun:
- Mos harroni se ai nė rrethana tė caktuara, e humb shpejt hapin edhe me atė tė mirė tė paktė qė mban nė vehte *
Duke qenė lakmitar ndaj tė ėmblave tė jetės, tė shumtėn, ai njeriu bėhet i paqėndrueshėm, i dobėt e ryshfetēi. Shpeshherė etja dhe uria e tij nuk ngopen vetėm me atė qė i takon, prandaj ėshtė i gatshėm pėr krime e pėrdhunime, dhe pėr ta grabitur edhe pjesėn e tjetrit. Mandej, i vie rėndė tė dėgjojė edhe zėrin e tjetėrkujt pėrpos tė vetit. Ēka ėshtė edhe mė keq, shumė vonė e njeh veten dhe, vetėm atėbotė kur edhe atė vetė e shtrėngon diēka e bie ngusht. Ndėrsa, deri atėherė ėshtė i shurdhėr dhe i pandieshėm ndaj dhimbjes sė huaj.
Nė qoftėse dikur, pėr mungesė tė pėrvojės, trillonte arsyetime pėr dobėsitė e tė kėqijat e njeriut, se gjoja ato janė tė njė natyre kalimtare dhe rastėsisht tė pranishme dhe, besonte se bota ėshtė e ndyrė moralisht nga moskujdesi, se njerėzit e mbajnė tė atillė, prej shkaqesh vetjake e padijes
Mendonte se vetėm duhej tė mėnjanonte prej udhės ata, tė cilėt janė fajtorė pėr ato dobėsi e tė kėqija e, pastaj do tė vehej njė rregull nė jetėn e njeriut, dhe ai do tė shkėlqejė si yjet nė qiell. Kėshtu, dukej parashikimi pėr botėn i kėtij personazhi tashmė tė rrethuar nga zhgėnjimi.
* Re e mllefur, f. 17
Pėr njė parashikim tė kėtillė, hudhet nė veprime me ata qė i ngjanin asaj rruge, rrugės sė idealeve e tė parimeve njerėzore, has nė pengesa e vėshtirėsi tė shumėta dhe pėrgjaket. Mirėpo, ata qė nisen udhės sė tillė janė tė paktė. Ata janė pishtarė tė rrallė. Tė tillėt i karakterizon vetėdija e lartė, burrėria, ēiltėria, guximi dhe shpirti i flijimit pėr bukurinė e moralit njerėzor. Ata ose rrinė drejt, ose vdesin. Si vetėdije, si bukuri e moralit tė botės
*
Por, sa nga tė tjerėt ai sheh nė jetė? Tė tillė pėr tė cilėt ėshtė i huaj dinjiteti njerėzor. Tė atillė qė pėr njė gisht mjaltė do ta shkelnin tė dobėtin, besėn e fjalėn dhe do ta puthnin madje edhe dorėn e djallit, vetėm po tua afronte ndonjė tė mirė.
Zotimi pėr ngadhnjimin e drejtėsisė, nderit, dinjitetit njerėzor, virtyteve e vlerave etike, janė ndėr veēoritė mė tė theksuara tė kėsaj proze. Njė vizion, mjerisht, i pėrtrollitur gjithkohor.
Personazhi i ēiltėrisė kritike
Meqenėse Hivzi Sulejmani ėshtė shkrimtar realist, me gojėn e sytė e pjellės sė tij, personazhit, flet e vėren dhe, nė fjalėt, shpjegimet e konstatimet e tij, vėrehen tendencat, veēoritė dhe prirja e shquar e njė realisti me disponim kritik, pėr ta paraqitur njeriun dhe natyrėn njerėzore nė tėrė ndėrlikueshmėrinė e kompleksitetin e saj, duke pasqyruar atė nga kėnde e aspekte prej nga dukshėm shihen, vėrehen, spikaten, ndihen e pėrjetohen njollat e papastėrtisė morale tė njeriut: qyqaria, robėria e skllavėrimi nga epshet e dėshirat e veta
Mandej qenia e tij e thyeshme e me vetėdije tė fjetur, pandjeshmėria njerėzore. Ndėrsa, nė kundėrshtim me kėto synohen vlerat madhėshtore tė njeriut.
Duke iu pėrmbajtur ēiltėrisė, personazhi i prozės Re e mllefur, me disponim kritik, nuk i thurė lavde njeriut, as nuk i bėn lajka, sepse ai synon parimin e urtisė: miku i vėrtetė kurrė nuk i bėn lajka mikut! Nuk i bėn lajka, sepse ia do tė mirėn
*
I joshur nga lakmia pėr ti shijuar bukuritė e bregut, do ti kushtojė sa vet jeta e tij, peshkut qė mbetet tė pėrpėlitet nė rėrė, por:
- Po tė mos digjej pėr bukuritė e bregut, as qė do ta njihte zallin e jo mė tė mbesė nė tė *
* Po aty, f. 19
* Po aty, f. 19
* Po aty, f. 20
Ndaj, me gjithė dėshirėn, gjakimet dhe pėrpėlitjet pėr tiu kthyer jetės sė vet nė ujė, kthim nuk ka. Mbetet vetėm edhe ndonjė fije shprese nė ndonjė valė tė befasishme, e cila do ta kthente nė jetė. Ngjajshėm ndodh edhe me njeriun. Njeriu vetvetes ia trason rrugėt e fatit. Po, po pikėrisht njeriu ngre dhe rrėnon godinat e mundit, djersės, pėrkushtimit e tė talentit tė vet.
Aty, ku dikur njerėzit jetonin jetėn e tyre, mbanin flamuj nė emėr tė diēkaje, flijoheshin pėr diēka e tjera
Aty, njerėzit besonin nė diēka, krenoheshin pėr diēka, luteshin e i faleshin njeri - tjetrit
Pikėrisht aty, ku pėshpėriteshin lutje e shpresa, vargėzoheshin gėzimet e pikėllimet, shfryeshin epshet e tė harlisurve dhe shijoheshin ndjenjat njerėzore, ai vend sot u shndėrrua nė gėrmadhė.
Gjithsesi, kėshtu njeriu ia hėngri kokėn njeriut, dmth, vetvetes. Breza tė tėrė u zhdukėn pa nam e nishan, i mbuloi dheu e pluhuri. E njeriu, njeriu nuk ndėrroi asgjė, as nuk u bė mė i njerėzishėm, as mė i mirė. Njė konstatim i kėtillė ėshtė i hidhur dhe i pangushėlluar: Sepse, shumė pak duhet ditur pėr tė qenė njeri. Fare pak. Nja dhjetė parime tė rėndomta, njė grushtth. Aq fjalė tė urta popullore, qė mund tė mėsohen brenda njė ore nė shkollė. Po, vetėm kaq dijeni duhet pėr tu bėrė njeri. Vetėm kaq
Po, ēka shohim nė tė vėrtetė? Qė tė pėrvetėsohet kjo dije e vogėl e tė realizohet, edhe shekujt janė pak e tė parėndėsishėm. Absurd, apo jo?! *
* * *
Pėrkundėr mynxyrave tė ndryshme nėpėr tė cilat po kalonte, nuk po mėsonte nga pėsimet e shumėta Njeriu: ai Gjeniu dhe Idioti, ai, nyje e bekuar, mallkuar dhe e ngatėrruar qė nuk po zgjidhej dot.
Nė fund tė kėtij udhėtimi, tė kėsaj udhe jetėsore nė kėrkim tė parimeve njerėzore, kuptojmė dhe na bėhet e qartė se personazhi kishte qenė dikur ai, mali tė cilit ia dogji pyllin zjarri, mandej, ai peshku nė rėrė, edhe fėmiu i pikėlluar e, ēka jo tjetėr.
* Po, aty, f. 21
Konstatimet e kėtilla etike pėr njeriun, u artjetėsuan mbi tė vėrtetėn e pėrjetuar nė qenien fizike e shpirtėrore tė personazhit. Kėtij njeriu tė tėhuajsuar, njeriu i civilizuar, ky i sotmi, ia mposhti e zhduku rėndė tėrė familjen, ia mundoi egėrsisht, ia mbyti, me gas ia dogji
Me gjithė kėto, ai nė tregimin Re e mllefur sėrish e vazhdimisht i pėrkushtohet njeriut:
Jam mik i ēiltėr i tij, edhepse nė shpirtin tim ndrisin vetėm buzėqeshjet dhe sytė e fėmijėve
*
Kėtė pėrkushtim e farė tė besimit, te ky karakter njeriu nuk mund ta zhbijnė as ngricat e as zjarret ēnjerėzore. Ky besim kėsisoj, njėkohėsisht tė habitė, trishton, mahnitė dhe admiron.
Andaj, kėto janė shkaqet dhe pasojat qė kanė shkaktuar tjetėrsimet, traumat dhe tėhuajsimet gjatė historisė sonė.
Arsyet pėr brengosje ende nuk pushojnė
* Po aty, f. 22
Gjilan, 1992
Rishkruar nė prill 2009
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt