Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 119
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    LSI: Ju rrëfejmë SMS-të e Edi Ramës ku i ofronte Metës pazare kryeministri

    Tiranë, 5 Korrik NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar disa negociata që ajo tha se Edi Rama ka bërë për të pasur një koalicion mes tyre duke ofruar edhe postin e kryeministrit.

    Sekretari i Përgjithshëm i LSi, Petrit Vasili duke folur për mediat, tha se Edi Rama i ka dërguar SMS Ilir Metës ku i ofronte të bëhej kryeministër, pasi vetë Rama, do të blinte disa deputetë të djathtë.




    ***

    Fillimisht Vasili i ka kërkuar në emër të LSI-së, Edi Ramës që “të administrojë me qetesi humbjen e zgjedhjeve dhe ta pranojë në mënyrë qytetare atë, sepse ky ishte verdikti që dhanë shqiptarët më 28 Qershor”.

    “Sot është dita kur Edi Rama do të duhej te reflektonte dhe të kërkonte ndjesë për fajin fatal për Kodin Zgjedhor antiopozitar, qe ai beri me qëllimin e vetëm për të asgjësuar LSI dhe që i humbi opozitës së paku 12 mandate, shumica e të cilëve i përkisnin LSI si dhe për mijëra vota opozitare, të cilat vajtën dëm për shkak të formulave të liga”, - deklaroi fillimisht në takimin me mediat, z.Vasili.

    Më tej, tregoi: “Opinioni publik duhet ta dijë se deri dje Edi Rama i çonte emisarë Ilir Metës për t’u bërë Kryeministër i vendit duke blerë deputetë nga e djathta, duke mos u çliruar dot nga filozofia e trafikimit të votave dhe njerëzve, filozofi e cila ishte edhe baza e mekanizmit mafioz dhe policesk manipulativ të tij në dëm të mijëra e mijëra votave të LSI”.

    Por Vasili ka treguar edhe se “Edi Rama dështoi edhe në tentativën e ndërtimit të një qeverie PS –PD që do të destabilizonte thellë vendin dhe do ta zhyste atë në krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale dhe doli me pas nen trysninë e dështimit që të hidhte balte dhe mllef mbi marrëveshjen parimore dhe kushtetuese ndërmjet LSI dhe PD”.

    Në vijim të daljes mediatike, Vasili vlerësoi në emër të LSI, se “Edi Rama duhet të skuqet e turpërohet kur i përmend 87 mijë votat e LSI, sepse ato ishin votat e sakrificave të njerëzve të LSI që i shpëtuan thonjve manipulativë të mafiozëve të paguar me miliona euro nga Edi Rama”.

    Vasili i dërgoi një mesazh të qartë Ramës kur tha se “ai duhet ta dijë mirë se jo vetëm ata, por edhe mijëra votues të tjerë të LSI, vota e të cilëve iu vodh paturpësisht provojnë zemërim dhe neveri, kur dëgjojnë Edi Ramen të flasë për to”.
    Zyrtari i lartë i LSI, theksoi se “ne kemi qindra fakte që provojnë manipulimin e turpshëm të komisionerëve të paguar nga Rama, të cilët do të ndiqen edhe penalisht dhe nëqoftëse Edi Rama kërkon sinqerisht t’u shkojë të vërtetave deri në fund, e ftojmë të hapim së bashku të 4700 kutitë e votimit dhe jo vetëm ato ku skema manipuluese e tij ka dështuar”.

    Për LSI, tani është momenti që “Edi Rama të administrojë me dinjitet humbjen dhe te mos vazhdojë më të përdorë si mburojë PS për interesat e tij të brendshme personale dhe partiake”.

    Por për LSI, është gjithashtu momenti që Edi Rama të reflektojë për hartimin e një Reforme zgjedhore te re, te thelle dhe te ndershme thellësisht të ndryshme nga ky Kod zgjedhor i pandershëm qe sakrifikoi dhe përdhosi mijëra vota opozitare për hir te ambicies së papërmbajtur të Ramës për të fituar i vetëm dhe për të pasur në grushtin e tij të gjithë shtetin shqiptar”.

    Duke përfunduar, LSI e ftoi Ramën që “të heqë dorë nga destruktiviteti dhe obstruksionizmi i vjetëruar që bllokon institucionet dhe funksionimin e shtetit për hir të problemeve të brendshme të tij me partinë dhe karrierën e tij, probleme që duhet t’i zgjidhe me veten dhe partinë që akoma drejton”.

    e.l/NOA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 05-07-2009 më 09:02

  2. #2
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    ncq ncq ncq... kan gjet Edvinin si kale te ngordh tashi dhe i bin me shkelma. sa keq po mvje

  3. #3
    where the slime Maska e Liqvid
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    76
    Shoku Edvin dje ne konference duke i thurur poezi Ilir Metes:

    youtube.com/watch?v=gy-HtLCQw_k

  4. #4
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Destruktiviteti dhe obsrtruksionizmi ,si kam ndigjuar ndonjehere keto du fjale,shqipja qeka pasuru me fjal te reja!
    Cfar do te thote?

  5. #5
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    destruktivitet osh sistem i luftes politike ku kundershtari shkaterro vazhdimisht arritjet dhe tezat e pozites

    obstruksionizem osh sistem i luftes politike ku kundershtari pengo vazhdimisht zgjidhjen e i ceshtjeje

  6. #6
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Sa te kete politikan si Ilir (Xhuveli) Meta,punet ne shqiperi i merr lumi!!!!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Edvin Rama mund ti shtoje rezumese se tij krahas "Zotit 10%" te Tiranes, edhe "trafikant votash", akuze qe kesaj here nuk na i vjen nga e djathta, por nga te majtet.

    Ajo qe me cudit mua eshte se si KQZ dhe ligji toleron akuza te tilla per manipulime votash. Keto duhen hetuar dhe te gjithe organizuesit e tyre, qe nga ai komisionieri qe "gabimisht" ngaterron kolonat e partive, e deri tek ai qe i kerkoi te bente nje gje te tille, dalin perpara ligjit e drejtesise.

    Nuk duhet te kete tolerance per njerez qe vene dore mbi voten e lire te shqiptareve, dhe kreu i LSI nuk duhet te mjaftohet vetem me deklarata te tilla per shtyp, duhet ti drejtohet hetuesise shqiptare.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Ajo qe me cudit mua mbi gjithcka eshte qe deri dje kish edhe te djathte qe mbanin shpresa te Edvini. S'arrij ta kuptoj.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga BlerinaL Lexo Postimin
    Ajo qe me cudit mua mbi gjithcka eshte qe deri dje kish edhe te djathte qe mbanin shpresa te Edvini. S'arrij ta kuptoj.
    Po s'e kupton dot, se s'jeton ketu e s'e di c'ka bere Berisha.
    Ti di vetem qe te hapi rrugen Berisha per te ikur atje ku je, dhe aq. Asgje tjeter s'di.
    Jo vetem qe s'arrin ta kuptosh, por as nuk perpiqesh.
    Duhet te mendosh, qe te mos ekzistosh sa per te konsumuar ajrin.

  10. #10
    Sa keq.Na doli me super deshtaku ky qe na hiqeshe si karizmatiku i politikanve shqiptar.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •