Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Serbia ben kerkese per te marre pjese ne Konferencen Islamike

    Serbia do tė bėhet myslimane, madje e ka shpallur kėtė objektiv zyrtarisht “njė ēėshtje prioritare”.
    Sado...shokant dhe i pabesueshėm mund t’u duket disa levantinėve nė Tiranė, lajmi ėshtė i vėrtetė. Burime diplomatike bėjnė tė ditur se nė prag tė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė Organizatės sė Konferencės Islamike, OKI, qė u mbajt nė Damask tė Sirisė mė 23-25 maj, Serbia paraqiti kėrkesėn pėr tė marrė statusin e shtetit vėzhgues nė Organizatėn e Konferencės Islamike. Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiē, u dėrgoi letra zyrtare 57 ministrave tė Jashtėm tė shteteve anėtare tė kėsaj organizate, duke iu kėrkuar mbėshtetjen pėr kėrkesėn e Serbisė. Nė kėtė kuadėr, shefi i diplomacisė serbe bėri edhe njė vizitė nė Damask, nė prag tė mbledhjes sė ministrave tė Jashtėm tė OKI-t, ku zhvilloi takime me udhėheqėsit mė tė lartė tė shtetit mikpritės tė mbledhjes, me qėllim qė tė siguronte mbėshtetje pėr kėrkesėn e Serbisė pėr tė marrė statusin e shtetit vėzhgues nė OKI.
    Kėrkesa e Serbisė, e njė shteti tė njohur si klasik ultraortodoks, dhe ku kisha ka njė rol e peshė shumė tė madhe nė politikėn dhe nė drejtimin e shtetit, nuk mund tė mos shkaktonte njė habi nė qarqet diplomatike, jo vetėm tė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-it, por edhe mė gjerė. Njė shtet flamurtar i ortodoksizmit, qė nė websajtin e qeverisė sė tij afishon zyrtarisht se "feja kryesore nė Serbi ėshtė ortodoksizmi, i cili ėshtė besimi i popullit serb", kėrkon befas tė bėhet shtet vėzhgues nė Organizatėn e Konferencės Islamike.
    Vokacionin e saj tė papritur mysliman, Serbia kėrkon ta justifikojė me faktin se ajo "ka njė numėr tė madh myslimanėsh", dhe se qeveria e tanishme e Serbisė po kujdeset shumė pėr myslimanėt dhe pėr myslimanizmin. Nė bazė tė statistikave zyrtare serbe, afėr 90 pėr qind e popullsisė sė Serbisė janė ortodoksė, 5,5 pėr qind janė katolikė dhe vetėm 2,5 pėr qind janė myslimanė. Mė interesant ėshtė fakti se edhe ky 2,5 pėrqindėsh myslimanė nuk janė serbė, por nga dy nacionalitete tė tjera. Sė pari, ata janė shqiptarėt qė jetojnė nė Luginėn e Preshevės, dhe sė dyti, janė boshnjakė dhe shqiptarė qė jetojnė nė Sanxhak.
    Nė emėr tė kėtyre myslimanėve shqiptarė dhe boshnjakė, Serbia mendon se ka tė drejtė tė pranohet nė OKI. Por, si i ka trajtuar Serbia kėta myslimanė? Ėshtė e njohur se trajtimi i shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, jo vetėm ka qenė diskriminues, por dhe i shoqėruar me njė shtypje e represion tė egėr kombėtar dhe fetar, pėr t'i detyruar ata tė shpėrngulen nga trojet e tyre. Partitė politike shqiptare nė Luginėn e Preshevės ia kanė bėrė prezent faktorit ndėrkombėtar qėndrimin dhe protestėn e tyre ndaj politikės shtypėse dhe shkombėtarizuese, qė ndjek Beogradi ndaj shqiptarėve. Pėr sa i pėrket myslimanėve boshnjakė tė Sanxhakut, mjafton tė citojmė fjalėt e myftiut tė madh dhe personalitetit tė njohur ballkanas, Mustafa Ēeriē, i cili vizitoi Sanxhakun nė prag tė mbledhjes sė ministrave tė Jashtėm tė OKI-t dhe deklaroi publikisht se nė Serbi shkelen tė drejtat e myslimanėve. Dhe sepse bėri kėto konstatime pėr realitetin e gjendjes sė myslimanėve nė Sanxhak, autoritetet serbe e shpallėn 'persona non grata'. Nuk po shtyhemi mė thellė nė histori dhe tė pėrmendim masakrat barbare dhe vrasjet masive, qė Serbia u ka bėrė popujve tė Bosnjės dhe tė Kosovės.
    Pra as numri i myslimanėve, as trajtimi i myslimanėve dhe as qėndrimi i shtetit serb ndaj myslimanizmit, nuk krijojnė as bazėn minimale pėr tė arsyetuar nė njė farė mėnyre motivet e kėrkesės sė Serbisė, qė tė bėhet vėzhguese dhe anėtare e Organizatės sė Konferencės Islamike. Serbia don tė konvertohet nė myslimane pėr arsye politike, diplomatike dhe strategjike. Jo rastėsisht kėrkesa e saj u bė nė kohėn, kur po rritet numri i shteteve qė kanė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Deri tani, 13 shtete nga 57 anėtare tė OKI-it e kanė njohur Kosovėn dhe burime tė besueshme nga mbledhja e Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė kėsaj organizate nė Damask, bėjnė tė ditur se njė numėr i madh shtetesh anėtare tė saj janė nė prag ose nė procesin e njohjes sė Kosovės.
    Serbia, qė e ndjen kėtė valė nė rritje pro Kosovės, kėrkon ta ndalojė kėtė proces tė pakthyeshėm tė njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės dhe tenton tė bėhet pjesė e kėsaj organizate tė madhe, me qėllim qė tė luftojė brenda saj dhe ta sabotojė njohjen e Kosovės. Ajo synon tė jetė nė OKI para Kosovės, dhe tė vendosė veton kundėr Kosovės.
    Nga ana tjetėr, Serbia ndodhet nė njė farė izolimi diplomatik ndėrkombėtar, pėr shkak tė politikės sė saj radikale dhe intransigjente nacionaliste. Diplomacia serbe e kohės sė sotme po i ngjan gjithnjė e mė shumė diplomacisė sė ngurtė tė kohės sė komunizmit. Ajo po kėrkon qė ta reduktojė kėtė izolim, duke u pėrpjekur tė jetė aktive dhe tė bėhet pjesė edhe nė organizata tė tilla tė rėndėsishme si OKI, e cila ka 57 shtete anėtare dhe pėrfaqėson njė bllok tė rėndėsishėm diplomatik edhe nė OKB. Serbia po luan me disa karta diplomatike, tė cilat nė fakt nuk janė identiteti i saj. Ajo po luan me kartėn islamike, duke shpresuar se OKI do ta pranojė Serbinė, pėr shkak tė dėshirės apo deklarimit zyrtar tė vokacionit islamik tė Serbisė. Ajo po luan me kartėn e tė paangazhuarve, duke spekuluar me faktin se Jugosllavia e dikurshme komuniste ka qenė njė nga themelueset e lėvizjes sė tė paangazhuarve dhe Beogradi po akaparon abuzivisht tė drejtėn e trashėgimisė jugosllave tė kėtij angazhimi, nė njė kohė qė Serbia ka qenė vetėm njė nga tetė njėsitė konstitutive tė Federatės Jugosllave. Kėrkesa e Serbisė pėr t'u pranuar nė Organizatėn e Konferencės Islamike pėrbėn njė ngjarje diplomatike tepėr interesante dhe efektive pėr tė qartėsuar dhe bėrė esėll disa profanė tė politikės nė Tiranė, qė janė edhe mė profanė nė diplomaci. Hapi i Serbisė, i kėtij shteti klasik ortodoks pėr tė fituar tė drejtėn e hyrjes nė Organizatėn e Konferencės Islamike, duhet t'u ngulė nė kokė disa levantinėve nė Tiranė se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė OKI, pėrbėn njė interes shtetėror, politik, diplomatik dhe strategjik, qė forcon peshėn dhe pozitat e Shqipėrisė nė skenėn rajonale dhe ndėrkombėtare. Kur Rusia, njė superfuqi ortodokse, shpall zyrtarisht se "Rusia ėshtė fuqi islamike dhe pjesė e botės islamike", dhe kėrkoi e arriti tė marrė statusin si shtet vėzhgues nė OKI, kur Serbia, njė shtet klasik ortodoks po kėrkon tė futet nė OKI, a mund tė kenė mė fije arsyetimi thirrjet profane qė dėgjohen nė politikėn shqiptare kundėr kėsaj organizate? Pėrtej injorancės, kjo ėshtė njė kundėrvėnie e pastėr ndaj interesit shtetėror e kombėtar.
    Kėrkesa e Serbisė pėr t'u pranuar si shtet vėzhgues nė OKI shtron para shtetit dhe diplomacisė shqiptare detyrėn e pėrcaktimit tė njė qėndrimi tė qartė dhe tė prerė politik e kombėtar. Sipas Statutit, pranimi i shteteve vėzhguese apo i anėtarėve tė rij nė OKI bėhet me kushtin e konsensusit tė plotė. Asnjė qeveri nė Tiranė, qoftė e majtė, qoftė e djathtė, nuk mund tė guxojė tė japė konsensusin pėr tė pranuar nė njė mėnyrė apo tjetėr Serbinė nė OKI, pa marrė mė parė si kompensim njohjen e shtetit tė Kosovės nga Serbia. Ky duhet tė jetė vendim nė qarqet mė tė larta shtetėrore tė Shqipėrisė dhe kjo duhet t'i bėhet e qartė sa mė parė edhe Serbisė. Nė diplomaci, guximi ėshtė po aq i nevojshėm, sa edhe nė jetė.


    B.w
    Sui generis

  2. #2
    Nje motiv ma shum per me dal nga kjo OKI..., pasi po te hyj edhe serbi, kuptohet se nga do ta mbajne anen jevgjit, pra kjo do te ishte fare mire, pretekst per te braktisur stanet dhe arabistanet...

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Politika sillet e pshtillet Edhe i kane atje miqte tradicionale, qikjo eshte kur pshtillet politika me fene

  4. #4
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Nje motiv ma shum per me dal nga kjo OKI..., pasi po te hyj edhe serbi, kuptohet se nga do ta mbajne anen jevgjit, pra kjo do te ishte fare mire, pretekst per te braktisur stanet dhe arabistanet...

    me duket ketu dhash nje mendim !

    Serbia sdot behet antare e Organizates se Koferences Islamike dhe aq me te vogla jan mundesit qe Shqiperia me e leshu ket organizat , bile tragjedi per ty (jo per shqiptaret) se edhe Kosova dot behet nje dit antare e OKI-t.

    Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane bere te ditur sot se Kosova do te aplikoje per t’u bere anetare e Organizates se Konferences Islamike.



    Kosova ka interes nga OKI dhe ne vazhdim dot ket njohje te reja nga shtetet me shumic popullsi muslimane ... deshte ti ose jo ... ne fakt disa prej jush luten qe Kosoven mos ta njofin kto shtete ...
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Nje motiv ma shum per me dal nga kjo OKI..., pasi po te hyj edhe serbi, kuptohet se nga do ta mbajne anen jevgjit, pra kjo do te ishte fare mire, pretekst per te braktisur stanet dhe arabistanet...
    Kur kan desht armiqt te njohin "shtetin" e Kosoves ee?? Kurr e per jete .

    Te njejten gje po beni edhe ju , qe i bie te jeni dhe ju armiq te shtetit te 2 shqiptare.
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Politika sillet e pshtillet Edhe i kane atje miqte tradicionale, qikjo eshte kur pshtillet politika me fene
    A gjall kukshe a??

    Kurr ajo goje ste foli niher per mir po gjith keq e ma keq

  6. #6
    Nese nuk gabohem Shqiperia eshte si vezhguese ne Konferencen Islamike dhe jo si antare e plote......se dyti duhet bere kujdes qe t'i mos permendim armiqt kombit sepse historia e vjeter dhe e re thote diēka tjeter. Une nuk arrije te kuptoj se kush duhet quajtur mik apo armik, nese behet fjale per Kosoven njohjen e saje dhe miqte dhe armiqte, duhet te kemi parasyshe se ne 60 vende qe e kane njohur pamvarsine e saje vete 8 jane muslimane.
    Eshte per te ardhur keq qe disa personazhe qe rregjistrohen neper forumet shqiptare me nikname te ndryshme dhe mundohen qe, ē'do gje qe eshte kombetare t'a shendrrojne ne fetare-islamike, por me argumenta shume te varfera.
    Nuk shkohet ne Europe me Xhamia..........

  7. #7
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Nese nuk gabohem Shqiperia eshte si vezhguese ne Konferencen Islamike dhe jo si antare e plote......se dyti duhet bere kujdes qe t'i mos permendim armiqt kombit sepse historia e vjeter dhe e re thote diēka tjeter. Une nuk arrije te kuptoj se kush duhet quajtur mik apo armik, nese behet fjale per Kosoven njohjen e saje dhe miqte dhe armiqte, duhet te kemi parasyshe se ne 60 vende qe e kane njohur pamvarsine e saje vete 8 jane muslimane.
    Eshte per te ardhur keq qe disa personazhe qe rregjistrohen neper forumet shqiptare me nikname te ndryshme dhe mundohen qe, ē'do gje qe eshte kombetare t'a shendrrojne ne fetare-islamike, por me argumenta shume te varfera.
    Nuk shkohet ne Europe me Xhamia..........
    Qfare thu eii ???

    Mos pahiri shkojme me kisha ??? Apo sinagona ???

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Kur kan desht armiqt te njohin "shtetin" e Kosoves ee?? Kurr e per jete .

    Te njejten gje po beni edhe ju , qe i bie te jeni dhe ju armiq te shtetit te 2 shqiptare.


    A gjall kukshe a??

    Kurr ajo goje ste foli niher per mir po gjith keq e ma keq
    Shpresoj se ata kurre nuk do ta njohin Kosoven (se veq te keqija po shohim nga ta, pra kjo mosnjohja eshte gje e mire jo e keqe) Edhe ashtu nuk pritet qe ta njohin pavaresine e Kosoves para se Rusia ta njohe.

    Gjall jam, po mana diqysh edhe naj dit, mire de fola, i kane miqte atje, na i kemi tjeter ku.

  9. #9
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Kur sllapodani organizoj mbledhjen e "perkujtimit te luftese se fush Kusoves" te vetmit njerez qe festojne nje humbje (ki parasush se ashte ken fitore per ta), e gjithe bota e bojkutoj, e gjithe bota perveq turqise.

    Serbia ka per me u pranu, ajo ashte e pranume.


    N'luften e fundit ne Kosove serbet bertisnin neper televizor se po luftonin turqit, por fakti ashte se as adhe nje minoritar turk nuk u vra prej serbeve.


    Vazhdoni o vellezerit e mi ti mbani zinxhiret e roberise, dhe te na bani gazi i botes duke e quajture armikun ma te madh "vella, aleati me i mire" etj

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Kur kan desht armiqt te njohin "shtetin" e Kosoves ee?? Kurr e per jete .

    Te njejten gje po beni edhe ju , qe i bie te jeni dhe ju armiq te shtetit te 2 shqiptare.
    Me pelqen o xhami djali, ky konstatim qe ke bere, pasi ti vete e thua qe; "armiqte nuk e njohin shtetin e Kosoves"..., ke te drjete shume, ke qelluar ne te, por qe ke ngaterruar drejtim, pasi ata qe nuk njohin Kosoven, jane pikerisht xhamijat, bukur te ka then ai e lart...;"nuk shkohet ne Europe me xhamia" - besoj qe pergjigja eshte personale dhe nuk i drejtohet te gjitheve...
    Vetem nje diēka nuk kuptoj..., kur thua "juve" kush jane keta juve o mavri???
    Duket nga ke edhe rrenjet kur te duken te huaja dhe armike tonat...!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  2. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  3. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •