Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Reagon Qeveria - sulme politike



    Nga Besiana Xharra & Faton Ismajli mė 16.07.2009 nė ora 13:18

    (Foto: RTV21)
    (Update)Qeveria e Republikės vlerėsoi sot se sulmi i sotėm me bomba ndaj institucioneve shtetėrore, nga ana e individėve tė caktuar me motive politike dhe antishtetėrore, ėshtė i dėnueshėm dhe do ta marrė ndėshkimin e merituar ligjor dhe qytetar.

    Nė reagimin e qeverisė thuhet se ėshtė e drejtė e garantuar e ēdo individi dhe grupi qytetar qė tė protestojė pėr ēėshtje tė ndryshme, por askush nuk mund tė jetė mbi ligjin.

    Qeveria potencoi se askush nuk ka tė drejtė dhe nuk do t’i lejohet qė t’i sulmojė institucionet e Republikės sė Kosovės, tė ndėrtuara me gjak, djersė dhe mund tė tė gjithė qytetarėve tė vendit tonė.

    Kėto komente tė qeverisė erdhėn disa orė pasi qė disa pjesėtarė tė ish-UĒK-sė hodhėn koktej molotovi dhe dy mjete eksplozivi nė oborrin e qeverisė, tė pakėnaqur me statusin e tyre social.

    “Nė shtetin tonė tė ri nuk ka vend pėr veprime tė tilla tė dhunshme, sepse ato janė nė kundėrshtim me traditėn dhe moralin e popullit tonė liridashės”, thuhet nė reagimin e qeverisė.

    Ekzekutivi i vendit vlerėson se heronjtė e vėrtetė tė Kosovės kanė sakrifikuar gjithēka qė vendi ynė tė gėzojė institucionet e veta tė pavarura dhe demokratike dhe ata qė sulmojnė dhunshėm kėto institucione nuk pėrfaqėsojnė askėnd dhe asgjė tjetėr, pėrveē vetes sė tyre dhe agjendat (interesat) e ngushta, antishtetėrore dhe jodemokratike.

    “Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emėr tė qytetarėve tanė, u bėjmė me dije atyre qė e kanė inspiruar, pėrgatitur dhe organizuar kėtė sulm qyqar me bomba e koktej molotovi, se pushteti nuk fitohet me kėrcėnime e dhunė, por me vullnetin demokratik tė qytetarėve tanė”, thuhet nė deklaratėn e qeverisė.


    Policia ka incizimet, pret urdhrin e prokurorit

    Policia e Kosovės ėshtė duke pritur urdhrin nga prokurorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė pėr arrestimin e tė dyshuarve pėr hedhjen e bombave nė oborrin e Qeverisė sė Kosovės, pasi pothuajse gjithēka ėshtė filmuar dhe ekzistojnė dėshmi tė bollshme pėr tė vėrtetuar autorėt e hedhjes sė granatave.

    Policia njofton se dy granatat janė marrė nga njėsitė e specializuara tė KFOR-it dhe janė larguar nga oborri i Qeverisė.

    Zėdhėnėsi i Policisė, Besim Hoti, ka njoftuar se hetimet janė duke vazhduar dhe se nė bashkėpunim me prokurorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė janė duke e hetuar rastin.

    I pyetur pėr mundėsinė e arrestimit tė tė dyshuarve kryesorė pėr hedhjen e granatave, Hoti ka thėnė se hetimet janė duke shkuar nė drejtim tė identifikimit tė personave qė kanė hedhur mjetet shpėrthyese.

    “Ne do t'i shfrytėzojmė tė gjitha xhirimet dhe dėshmitė pėr tė gjetur tė dyshuarit pėr hedhjen e mjeteve eksplozive nė oborr tė Qeverisė. Nė konsultim me prokurorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė ne edhe do t`i arrestojmė tė dyshuarit”, ka thėnė zėdhėnėsi Hoti.

    Aruqi e pranon hedhjen e bombave

    Vesel Aruqi, anėtar i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė, e pranon se kanė hedhur mjete eksplozive nė oborrin e qeverisė, pasi qė qeveria nuk u ėshtė pėrgjigjur kėrkesave tė tyre.

    “Ajo ka qenė mėnyrė revolte e jona, pasi qė nuk na janė pėrgjigjur nė kėrkesat tona. Menjėherė pas gjuajtjes sė mjeteve shpėrthyese kanė filluar lėvizjet e qeveritarėve, kėshtu ne do tė vazhdojmė deri nė pėrmbushjen e kėrkesave”, tha Aruqi, pėr Express.

    Sipas tij, ky grup protestuesish kanė vendosur qė tė mos dalin nė rrugė, por tė pėrdorin forma tjera tė cilat pėr momentin nuk do t’i zbulojnė.

    “Nuk do shtrihemi mė nė rrugė pėr tė protestuar, por do t’i pėrdorim format tona, tė cilat janė sekrete pėr momentin”, tha ai, duke shtuar se edhe vendndodhja e kėtij grupi mbetet sekret.

    Ai u shpreh se e kupton seriozitetin e kėrcėnimit qė po bėn ndaj Qeverisė, por shtoi se bashkė me luftėtarėt e tjerė “nuk i frikėsohen burgut, as vdekjes”. Ai tha se nuk do tē heqin dorė deri nė pėrmbushjen e kėrkesave.

    Ndėrpritet protesta, Aruqi kėrcėnon institucionet

    Kėshilli protestues i veteranėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ka marrė vendim qė ta ndėrpresė protestėn, por ka paralajmėruar se format e tyre tė protestimit dhe reagimit tash e tutje "nuk do tė jenė tė parashikueshme".

    Vesel Aruqi, anėtar i kėtij kėshilli, ka thėnė pėr KosovaPress se mund tė ndodhė qė sot nė mbrėmje, ose nesėr, ish-pjesėtarėt e pakėnaqur tė UĒK-sė tė mblidhen sėrish dhe tė sulmojnė objektet e institucioneve.

    Dy granata nė oborr tė Qeverisė

    Tė paktėn dy mjete shpėrthyese janė hedhur nė oborrin e Qeverisė nga ana e veteranėve tė luftės sė UCK-sė, tė cilėt qė nga dje ndodhen nė protestė.

    Zėdhėnėsi i Policisė, Besim Hoti, konfirmoi pėr Express se dy mjete qė dyshohen se janė eksploziv, rreth orės 14, ndodheshin ende nė oborrin e Qeverisė. Ekspertėt e KFOR-it kanė dalė nė vendngjarje pėr t’i deminuar ato.

    Mė herėt ish-ushtarėt e UCK-sė, tė organizuar nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė, kishin hedhur kokteje molotovi nė drejtim tė objektit tė Qeverisė.

    “Besohet se ėshtė hedhur edhe koktej molotovi dhe sė paku dy mjete eksploduese janė tė pashpėrthyera nė oborr tė qeverisė”, tha Hoti.

    Deri mė tani asnjė person nuk ėshtė arrestuar, derisa njė pjesė e stafit tė Qeverisė ėshtė evakuuar.

    “Ende nė fazėn fillestare tė hetimeve, por ne do tė kryejmė detyrėn tonė”, shtoi Hoti.

    Veteranėt hedhin molotov nė oborrin e Qeverisė

    Protesta e veteranėve tė UĒK-sė, e organizuar nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė, ėshtė ashpėrsuar sot.

    Ata thonė se janė tė vendosur qė nė ēdo mėnyrė tė arrihet deri te pėrmbushja e kėrkesave e tyre.

    Rreth orės 12, veteranet kanė hedhur shishe tė mbushura me benzinė nė oborrin e Qeverisė sė Kosovės, me qė rast u dėgjua edhe njė e shtėnė, pėr tė cilėn nuk dihej ēka ėshtė dhe nga erdhi, njofton Kosovapress.

    Protestuesit, po ashtu paralajmėruan se nėse nuk mbahet mbledhja e jashtėzakonshme e Qeverisė sė Kosovės dhe tė ndėrmerret diēka nė favor tė veteranėve, pasdite do tė ndėrmerren masa edhe mė radikale.

    Hedhjen e shisheve me benzinė nė oborrin e Qeverisė sė Kosovės e paralajmėrojė njėri ndėr organizatorėt, Vesel Aruqi, duke thėnė se nuk i lėmė nė rrugė pjesėtaret e UĒK-sė si tė ishin lypsa. “Do tė shkojmė drejt e nė kryeministri me shishe tė benzinės edhe me i gjuajt kerret, me i kall kerret e kryeministrisė. Ashtu e kemi vendosur, ma kthim mbrapa nuk ka hapi i parė ėshtė ky. Mė pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nuk i lėmė nė rrugė kėshtu nė formėn e lypėsit, qė do me thėnė me shti edhe popullin nė gjynah, tash e mbas duhet me tregu kush ėshtė veterani i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės”, tha Aruqi dhe shtoi se ata duan t’i kenė tė drejtat e veteranėve sikur nė ēdo shtet tė botės.

    Protesta e veteranėve tė UĒK-sė ka filluar dje pasdite, pasi marrėveshja mes Kėshillit Grevist dhe Qeverisė, e arritur muaj mė parė nuk ėshtė realizuar.

    Fillojnė me protesta

    As pas dhjetė vjetėsh, veteranėt e luftės nė Kosovė, thonė se nuk po plotėsohen kėrkesat e tyre tė parashikuara edhe me ligj. Rreth 100 prej tyre kanė filluar protestat nė Prishtinė, nė kėrkim tė realizimit tė kėrkesave tė tyre, duke bllokuar rrugėn pėrballė Qeverisė sė Kosovės.

    “Ne duam qė ashtu siē i ka hije, tė plotėsohen kushtet tona, qė i meritojmė siē i ka tė plotėsuara ēdo luftėtar nėpėr vendet e botės”, thotė Vesel Aruqi, anėtar i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Ky kėshill ėshtė formuar sė voni, nga disa veteranė tė pakėnaqur me Qeverinė edhe me vetė bashkėluftėtarėt e tyre, tė cilėt pėrfaqėsojnė shoqatat e tjera tė luftės.
    Aruqi tha se Kėshilli po kėrkon zbatimin e Ligjit, i cili ėshtė miratuar 10 vjet mė parė, e i cili asnjėherė nuk ėshtė praktikuar.

    ”Qeveritarėt janė ulur nė karrige dhe nuk po lodhen pėr njerėzit e luftės. Kurse ka prej tyre qė ato karrige i kanė zėnė me ndihmėn e djemve tanė”, u shpreh Aruqi.
    Sipas Aruqit, kėsaj radhe nuk do tė lėshojnė pe, derisa Qeveria tė fillojė e t’i marr mė seriozisht.

    ”Qysh kemi ditė me luftu, kėshtu do dimė edhe tani nė ēdo mėnyrė t’i kėrkojmė tė drejtat tona, qoftė nevoja edhe do tė vdesim, e pe nuk do tė lėshojmė”, tha Aruqi.
    Ajo qė edhe mė shumė i ka dėshpėruar kėta veteranė, ėshtė pjesėmarrja e vogėl e bashkėluftėtarėve nė protestė, qė sipas tyre ėshtė ndikuar nga shoqatat e luftės, tė cilat nuk po punojnė nė interes tė luftėtarėve.

    “Kemi paralajmėruar qė do tė dalin mbi 1 mijė protestues, por ky numėr i vogėl na ka dėshpėruar dhe kjo ka ardhur pasi qė pėrfaqėsuesit e shoqatave tė luftės kanė bėrė propagandė, duke i hutuar bashkėluftėtarėt tanė”, bėri tė ditur Xhevdet Qeriqi, kryetar i kėtij kėshilli.

    Ai tha se kėto shoqata nuk kanė punuar kurrė pėr tė mirė tė luftėtarėve, por vetėm pėr tė pėrfituar pėr vete. “Shoqatat e luftės nuk po na ndihmojnė, pasi qė ata punėt e veta i kanė rregullu, kanė marrė banesa, makina, duke iu bashkangjitur secilės qeveri qė ka ardhė nė pushtet, vetėm pėr interesa tė veta”, u shpreh Qeriqi.

    Por ai beson se ditėt e ardhshėm protesta do tė shtohet nga veteranėt e tjerė. Njė ditė para fillimit tė kėsaj proteste, shoqatat si ajo e veteranėve, e invalidėve, e familjeve tė dėshmorėve, thanė nė njė konferencė pėr media qė protesta e paralajmėruar nga ky kėshill nuk ėshtė pjesė e organizimit tė tyre, duke kėrkuar qė tė mos protestohet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Eh sa legjendari e veterani na dul mas lufte bre. Ku ishin more keta njerez kur ish puna me gjujt me granata...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •