Mendoni se dashuria e pare nuk harrohet kurre?
Si e vleresoni shprehjen " njeriu dashuron shume here ne jete dhe cdo rast ndryshe nga hera tjeter"?
Une mendoj se dashuria e pare vertet nuk harrohet,por jo se eshte me e rendesishmja.Eshte njesoj sikur mesuesja e pare nuk harrohet dhe shume gjera te tjera te para gjithashtu!
Eshte e bukur dhe e paperseritshme rrahja e pare e zemres,puthja e pare,prandaj kjo dashuri ngelet e paharrueshme.
Njeriu nuk mund te dashuroje vetem nje here,por vetem njera nga keto dashuri eshte ajo qe te gjithe ne e quajme "te madhe".
Por edhe kur dashurohesh shume here ate te madhen duhet te jesh me fat ta hasesh,sepse edhe mundesh qe te mos e takosh kurre!
Ndonjehere mendoj se njerezit ne pergjithesi nuk dashurojne shpesh ne jete,por ju duket se dashurojne,per t'u ndiere te dashuruar.
Cili eshte mendimi juaj?
Krijoni Kontakt