Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Konventën Kombëtare pas vendimit për të nisur negociatat me kryeministrin Berisha për formimin e mazhorancës së re qeverisëse. Në fjalimin e tij kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh se LSI do të ndjekë rrugën e përparimit, të zhvillimit dhe rrugën e integrimit të Shqipërisë. "Jam këtu të ndajë së bashku me ju me argumenta dhe përgjegjësi të lartë politike vendim për të marrë për të ecur përpara" theksoi Meta. Sipas Metës një marrëveshje mes PS dhe LSI do të sillte veç krizë duke shtuar se një marrëveshje e tillë do të sillte destabilitet. "Ne e dimë shumë mirë se çfarë përpjekjesh kemi bërë që të vendosur bashkëpunimin me Ramën në mënyrë që të mos humbte votat e së majtës progresiste por ai ka refuzuar në mënyrë arrogante sepse kishte frikë që të kishim anëtarin në qendrat e votimit" u shpreh Meta. Kryetari i LSI, Ilir Meta ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Edi Ramës si fajtori kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet sot elektorati i majtë duke shtuar se LSI-ja nuk mund ti shërbejë interesave të atij mafiozi dhe se largimi i tij nga politika mund të vendoset një marrëdhënie shoqërore me PS-në.
Krijoni Kontakt