24 ore nga jeta e nji Qefliu.
Kur ta lexoni kujdes se do ujiteni nga gazi..
marre nga REPORTAZH.
----------
Deshmia e rralle e nje pensionisti, i cili tregon per jeten pas pemeve
Liqeni Artificial i Tiranės dhe gjelbėrimi pėrreth tij, prej vitesh, ėshtė kthyer nė njė "banesė" tė dytė pėr shumė shtresa tė shoqėrisė sė metropolit shqiptar: tė rinj e tė reja qė shkojnė andej pėr tė bėrė vrap e gjimnastikė, ēifte tė dashuruarish, dashnorė qė zgjedhin pikėrish atė gjelbėrim tė dendur pėr t'iu fshehur syve tė botės, gjyshėr qė ēojnė nipėrit e mbesat pėr tė lozur e familje tė tėra qė nė fundjavė shkojnė te Liqeni pėr Piknik. Tė gjithė janė kalimtarė, dikush i rastėsishėm, dikush frekuentues i rregullt, por ajo qė "Reportazh" ka fokusuar nė kėtė numėr tė tij ėshtė krejt e veēantė, e fshehur, e maskuar pas pemėve, nė gropat e shumta tė kėtij gjelbėrimi: Bėhet fjalė pėr "banorėt" e vjetėr tė kėtij Liqeni; njerėz qė fshihen andej kėtej duke ndjekur ēiftet me "justifikimin" e "ruajtjes nga ndonjė e keqe". Ne kemi takuar njėrin prej tyre, Aristidh T. 68 vjeē, i cili prej 15 vjetėsh frekuenton kodrat e Liqenit Artificial tė Tiranės sė bashku me shumė miq tė tij dhe tregon se si nga mėngjesi nė mbrėmje, "si fantazma" gjurmojnė mė tė rinjtė, sidomos ēiftet. "Prej kohėsh ushtroj vullnetarisht detyrėn e mbrojtjes sė mjedisit nė Liqenin Artificial dhe sigurimin e ēifteve qė vijnė andej pėr t'u argėtuar". Kėshtu e nis rrėfimin e tij, Aristidhi, i cili shpalos tė gjithė pėrvojėn e tij shumėvjeēare nė marrėdhėniet me tė dashuruarit dhe dramat e kryeqytetit. Nė tregimin e tij zė vend edhe njė pjesė e panoramės sė jetės shqiptare, e cila shoqėrohet me sekuenca komike dhe hera-herės tragjike. Ai tregon se janė rreth 40 vetė qė merren me ndjekjen e ēifteve nga Liqeni Artificial (edhe pse nuk i pėlqen ta quaj tamam kėshtu: ndjekje) dhe ata janė shpėrndarė nė pika tė ndryshme tė zonės. Sipas Aristidhit, "ndjekėsit" vishen kryesht me uniformė sportive pėr tė dhėnė pėrshtypjen e sportistėve qė stėrviten. Sipas tij, sapo njė ēift tė dashuruarish hyn nė rajonin e Liqenit, ai vihet menjėherė nėn mbikqyrjen e "ndjekėsve". Pensionisti tregon se i gjithė territori i Liqenit Artificial ėshtė i okupuar nga grupe tė tilla "ndjekėsish".
Ē'punė keni bėrė mė parė?
"Kam punuar me forcat e ndjekjes pėr shumicėn e kohės ndėrsa mė vonė jam punėsuar nė Hozrashotin e dikurshėm. Pasi dola nė pension, nė vitin 1987, bashkė me disa shokė tė mi, filluam tė punojmė vullnetarisht, pėr mbrojtjen e mjedisit tė Liqenit Artificial dhe sigurimin e njerėzve qė vinin aty pėr tė pushuar"
Ē'do tė thotė "vullnetarisht"?
"Domethėnė pa pagesė, dilnim dhe siguronim rajonin e Liqenit ndaj keqbėrėsve. Njėkohėsisht mbronim ēiftet e tė dashuruarve nga ndonjė provokim i rrugaēėve"
Si i ndiqnit ēiftet?
"Unė thashė i siguronim dhe jo i ndiqnim. Ti do qė ta kalosh muhabetin nė krahun tjetėr".
Si i siguronit ēiftet?
"Sapo afroheshin nė kodrat e Liqenit ne i njihnim qė larg,(sepse shumica e tyre vijnė sistematikisht, nė tė njėjtat vend dhe orė), ne zinim pozicionet tona, pranė gropave ose pemėve ku akomodohen zakonisht. Atje nuk lejojmė lėvizje tė dyshimta dhe kujdesemi qė detyrat e tyre tė realizohen nė qetėsi. Vetė qėndrojmė pak nė distancė dhe kujdesemi pėr ēdo problem qė mund t'ju dalė. Por nuk ėshtė vetėm kjo detyra jonė. Psh, gjatė vitit 97, ne u kujdesėm qė zona e Liqenit tė mos prekej nga hajdutėt. Mbaj mend se atėherė erdhi njė "Skodė" pėr tė prerė drutė e pemėve por ne e kthyem mbrapsht. Ose disa njerėz tė dyshimtė donin tė vidhnin tullat e amfiteatrit pėr tė ndėrtuar shtėpitė e tyre, por ne i ndaluam".
Ēfarė bėjnė ēiftet pasi "akomodohen" nė vendet e tyre?
"Ata janė shumė tė zgjuar dhe gjatė ardhjes kontrollojnė vendin me sy rreth e qark. Por ne kemi punuar me ndjekjen dhe fshihemi me kujdes. Sapo ulen mbi bar, pa u zhveshur mirė, fillojnė tė puthen dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Pastaj, nė inat e sipėr, zhveshin njėri-tjetrin dhe nisin tė bėjnė atė punė duke ndėrruar disa herė pozicionet. Femrat kanė mė shumė dėshirė tė qėndrojnė sipėr meshkujve dhe ky ėshtė njė pozicion i rrezikshėm pėr ne. Sepse ato janė shumė symprehta dhe mjaft tė ndjeshme dhe mund tė na zbulojnė mė kollaj. Ndėrsa kur hipin meshkujt sipėr, ata mė shumė e fusin kokėn e tyre midis kofshėve tė vajzave, ose nė pjesėn e gjoksit dhe nuk para shohin rreth e qark. Megjithatė ne kujdesemi qė tė mos pipėtijė asgjė sepse ata shqetėsohen edhe nga lėvizja e gjetheve. Njėherė ne u zbuluam rastėsisht vetėm sepse aty pėrreth kaloi njė trumcak qė bėri zhurmė nėpėr degėt e pemėve".
Pėr ēfarė bisedojnė kryesisht?
"Pėr tė gjitha gjėrat. Por bisedat e para janė kryesisht pėr gėnjeshtrat qė i kanė futur mamasė ose babait, pėr tė fshehur lidhjet e tyre. Pastaj flasin pėr mėnyrėn se si kanė siguruar kohėn e lirė tė takimit tė tyre duke gėnjyer pėrgjegjėsat, pronarėt ose mėsuesit.Vajzat kanė shumė qejf qė tė shajnė shoqet e tyre mė tė ngushta, duke i akuzuar se e dredhin me shumė djem. Kjo natyrisht i nxjerr ato tė pastra dhe besnike. Edhe djemtė kanė qejf qė tė tregohen superiorė ndaj shokėve tė tyre duke treguar ndonjė rast kur i kanė ndihmuar tė tjerėt. Zakonisht djemtė kanė qejf tė shtiren tė pasur, prandaj pėrmendin shpesh, "dhjetė milionė lekė,mi ka filani", "40 milionė do fitojė pasnesėr", etj. Sipas meje shumica e tyre janė profka. Ata qė flasin mė shumė pėr milionat, ndodh qė edhe cigaret qė ndezin i kanė "President", ose "VEVE", pra mė tė lira se tonat".
Sa vetė jeni qė kryeni kėtė detyrė?
"Rreth 40 vetė, por secili ka sektorin dhe grupin e vet. Secili ka edhe myshterinjtė e vet, disa prej tė cilėve tani i njohim me emra. Ne si grup jemi pėrqėndruar diku pranė mureve tė Pallatit tė Brigadave ku vijnė myshterinj seriozė. Ndėrsa grupet e tjera vishen me unifrormė sportive gjoja sikur bėjnė stėrvitje. Por shumica janė maniakė dhe tė papjekur".
Sa orė qėndroni duke bėrė kėtė detyrė nga Liqeni?
"Ne nisemi nė mėngjes dhe bukėn e drekės e marrim me vete. Ka raste qė qėndrojmė deri natėn vonė rreth orės 22.00. Njė natė mbaj mend se kur ishim duke ikur nė orėn 22.10 erdhi njė ēift me motorr prandaj u detyruam tė kthehemi duke zėnė pozicionet, sepse na erdhi keq.Nata ka rreziqe dhe ne duam qė tė gjithė tė jenė tė mbrojtur".
A vijnė andej gra ose burra tė martuar qė duan tė fshehin marrėdhėniet e tyre jashtėmartesore?
"Para viteve 90, kishte shumė gra tė martuara qė vinin me burrat e botės, sepse Liqeni ka qenė me mė shumė driza dhe pemė dhe ato ishin tė mbrojtura nga sytė e botės.Ndėrsa tani gratė preferojnė mė shumė motelet dhe makinat, kurse burrat janė mė tė pakujdesshėm dhe vijnė akoma. Ne i njohim tė gjithė, sepse i kemi pėrcjellė gjatė viteve edhe kur kanė qenė beqarė.Por para dy muajve erdhi njė grua e martuar,e cila shoqėrohej nga njė ēunak i ri. Kur ai po e kafshonte, ajo i thosh "kujdes mos mė lesh ndonjė shenjė se kush e dėgjon atė debilin". Mua atė ēast mė erdhi plasja, por ruajta gjakftohtėsinė". Ka raste edhe kur njė mashkull vjen dy herė nė ditė me dy femra tė ndryshme. Interesant ėshtė fakti se tė dyja i ēon nė tė njejtin vend. Ne nuk na shpėton asgjė".
A ėshtė e vėshtirė detyra juaj?
"Po. Ja ku po tė them njė rast. Njėherė ishte njė studente qė erdhi me njė plak nga kėta tė kurbetit, apo siē quhen regugjatė. Para se tė hiqte sytjenat, vajza i kėrkoi paratė dhe plaku u detyrua qė t'ia japė parapagim 5 mijė dhrahmi. Por pasi vajza u zhvesh plotėsisht, plaku nuk po arrinte dot t'i bėnte aktin final, sepse ishte shumė i vjetėr dhe nuk ishte i zoti pėr atė punė. E pėrqafonte dhe e kafshonte, por nuk po i bėnte gjė. Vajza u mėrzit dhe i tha se kishte gjysėm ore qė priste, prandaj koha kish kaluar. Ne ruanim prapa njė peme. Ajo filloi tė vishej por plaku grindavec e goditi mė pėllėmbė dhe i kėrkoi t'i ktheheshin paratė. Vajza tha se ajo s'kishe asnjė faj, prandaj paratė i takonin asaj. Grindja vazhdoi dhe vajza pėr njė moment ia mbathi vrapit, por u pengua dhe diku i mbeti kėpuca. Plaku i mori kėpucėn dhe grindja vazhdoi. Vajza u kthye duke kėrkuar tė drejtėn e saj, pra edhe kėpucėn. Po bėhej zhurmė e madhe, prandaj ne ndėrhymė. Ndonjėherė duhet tė vihemi edhe nė rolin e drejtėsisė. Kėshtu ne gjykuam se paratė i takonin vajzės sepse ajo nuk kishte asnjė faj, ngaqė ishte zhveshur. Ndėrsa plaku duhej t'i kthente kėpucėn.Them se vendimi qė morėm ishte i drejtė, pavarėsisht se plakut nuk i pėlqeu. Por njėri nga ne ka punuar dikur edhe nė gjykatė dhe ky vendim ishte i mbėshtetur nė drejtėsi".
A ka pasur ndonjėherė konfrontime me armė?
"Po. Disa herė ėshtė qėlluar nė ajėr. Ndėrsa nė vitin '91, njėrin qė ndiqte ēiftet e vranė me pistoletė".
A ka pasur ndonjėherė raste kur ju kanė rrahur?
"Po, tre raste. Njėherė njė ēift ishte krejtėsisht i zhveshur dhe hajduti i vodhi rrobat. Ata ishin nė ekstazė dhe nuk panė gjė. Unė qė e pashė gjithė ngjarjen i bėra thirrje tė ngriheshin. Djali u ngrit me vrull dhe iu qep hajdutit, por nuk e zuri dot. Atėherė kur po kthehej u nxeh kot me mua dhe ma futi me njė dru nė kokė".
Po rasti i dytė?
"Kot fare. Ne po rrinim prapa disa tullave me vrima, ndėrsa ēifti ishte ulur prapa tyre. Ishin gjysėm tė zhveshur. Kur djali po e pėrkėdhelte me tė dyja duart, Mitati, (shoku jonė), futi dorėn te vrimat e tullave dhe preku kofshėn e vajzės. Ajo e shkreta pa qė po prekej nga tre duar njėkohėsisht dhe u tremb e bėrtiti: Ua mami, mu fut gjarpėri". Atėherė djali u ngrit dhe na ndoqi. Unė mbeta midis njė pellgu dhe i kėrkova ndihmė atij qė tė mos mbytesha por ai mė goditi me shkelm dhe mė hodhi nė pellg.Pastaj nxorri thikėn dhe mė tha: Me kė dorė e preke dashnoren time, sepse do ta pres me thikė atė dorė. Ose ndryshe do tė pres kokėn". Unė i thashė se nuk e kisha prekur unė, por Mitati, megjithatė ai mi theu dy gishtat dorės sė djathtė. Por atij ja ndreqa mirė samarin me anė tė dy nipėrve qė kam nė shkollėn e oficerėve".
Po rasti i tretė?
"Pėrbėn sekret tė profesionit".
Ēfarė ju ka bėrė mė shumė pėrshtypje nė punėn tuaj?
"Do tė them diēka qė nuk ia kam thėnė askujt. Nė vitet e trazirave, njė mbrėmje aty erdhi njė burrė e njė grua. Dukeshin tė zymtė e tė tronditur. Na bėri pėrshtypje gjendja e tyre dhe u afruam. Ata hapėn njė gropė dhe nxorrėn andej kockat e njė njeriu. Pastaj me ēakmak kėrkuan nė gropė disa dhėmbė floriri dhe i mblodhėn. Kockat i futėn nė dy thasė tė vegjėl dhe gjatė sistemimit djali thosh: Eh xhaxha, tė rrofshin dollarėt qė i kishe me thasė". Ndėrsa gruaja i tha, "mos fol ashtu pėr xhaxhanė tėnd se ėshtė gjynah". Kur ikėn, burri ia ktheu,:"Vetė e ka fajin se i thashė qė t'i dorėzonte me tė mirė, por ai s'pranoi".
Ēfarė bėni kur nuk ka ēifte?
"Lexojmė gazeta dhe bisedojmė pėr politikėn".
Me qė ra fjala ē'mendoni pėr zgjedhjen e kryeprokurorit?
"Eshtė gabim i politikanėve sepse vendi ėshtė me dy kryeprokurorė. Ne si popull kėrkojmė stabilitet dhe mirėqenie. Duhet tė marrim shembull nga De Gol".
Po pėr zgjedhjen e Presidentit?
"Duhet konsensus. Atė duhet ta zgjedhė populli nėpėrmjet organit tė tij qė ėshtė Parlamenti. Ne kėrkojmė vetėm qetėsi dhe mirėkuptim".
Ē'mendoni pėr tė ardhmen e shoqatės suaj?
"Them se po shthuret. Kanė dalė disa tė rinj qė nuk na duan ne, veteranėve. "Ju na dekonspironi sepse jeni tė ngathėt", na thonė. Kurse vetė ata, kanė nxjerrė disa mėnyra tė tjera dhe sapo shohin ēdonjė ēift, vetė hipin nė pemė dhe i shohin si nė ekranin e kinemasė".
A keni frikė se ndofta mė tė rinjtė, mund t'ju largojnė nga territori i Liqenit?
"Ata po tė duan le tė ikin vetė sepse janė tė ardhur pas '90-ės. Ndėrsa ne jemi autoktonė".
---Marre nga revista "Reportazh".---
Krijoni Kontakt