-
Të ristrukturosh Kombet e Bashkuara/Një konsensus i ri
Mbas 50 vjetësh, asnjë njeri nuk mohon nevojën për të përshtatur sistemin e KB ndaj ndryshimeve në një botë sot shumë më ndryshe nga ajo e post Luftës së Dytë Botërore
Ky dokument, për rolin e ardhshëm të sistemit të Kombeve të Bashkuara, është një studim fillestar për identifikimin e zonave kryesore të çështjeve aktuale të rëndësishme globale në të ardhmen e qeverisjes globale. Përfshirë ndryshimet të konsideruara të nevojshme me qëllim që KB të luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë njerëzore universale - në veçanti, duke ruajtur integritetin e biosferës në vazhdimësinë e kujdesjes për nevojat njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të njerëzimit.
Në vazhdim të një periudhë që lejon bindje dhe komente, do të korrigjohen dhe do të shtohen paragrafe të tjerë që përmbajnë rekomandime të veçanta për ndryshime në sistemin e Kombeve të Bashkuara.
Pika e nisjes
Mbas 50 vjetësh, asnjë njeri nuk mohon nevojën për të përshtatur sistemin e KB ndaj ndryshimeve në një botë sot shumë më ndryshe nga ajo e post Luftës së Dytë Botërore. Por ekzistojnë dy programe të ndryshme që kanë për qëllim orientimin e këtyre ndryshimeve. Në njërën anë është grupi i qeverive G7 udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili ka një ndikim të madh nga aksione ekonomike të fuqishme dhe influente. Në anën tjetër, janë ata që kanë një dëshirë të vërtetë për t'i bërë KB më shumë efektive në njohjen e nevojave njerëzore, nën dritën e çështjeve mjedisore dhe sociale, që shqetësojnë këtë planet.
Forcat që po fitojnë kontroll në ekonominë botërore kanë një program për të dobësuar, duke degraduar funksionet e tij, duke reduktuar buxhetin, duke diskretituar veprimet dhe vlerat e tij dhe duke ruajtur presion për të siguruar që politika ekonomike ndërkombëtare të mbahet jashtë kontrollit të KB.
Këto forca tentojnë të vënë theksin në politikat e zhvillimit të brendshëm të zhvillimit të vendeve dhe pastaj vetëm në një lloj të veçantë politike zhvillimi. Ata insistojnë se, një sistem i rikonstruktuar i Kombeve të Bashkuara duhet të ingranohet në promovimin e strategjive të zhvillimit të tregut. Ata besojnë se theksi në transferimin e burimeve është i gabuar - ata gjithashtu minimizojnë rolin e ambjentit të jashtëm ekonomik për zhvillimin. Rekomandojnë ridimensionimin e rolit dhe funksionit të Kombeve të Bashkuara në zonat "më të vështira" të tregut, para, financë dhe teknologji dhe transferimi i tyre në FMN, Bankën Botërore dhe Organizatën e Tregut Botëror.
Nëse pranohet kjo pikëpamje, çështjet më kritike politike do të qëndrojnë jashtë Kombeve të Bashkuara, i cili do të reduktohet vetëm në ndjekjen e një rruge më të shkurtër dhe më të copëtuar në kundërshtim të plotë me mandatin e tij dhe shpirtin e Statutit.
Disa nga këto propozime janë të krijuara për të kontrolluar sistemin dhe bien në kundërshtim me principet e Statutit, demokracinë dhe barazinë sovrane të shteteve. Vendet e zhvilluara, duhet të bëjnë një zgjedhje: një zgjedhje midis një premtimi të disponueshmërisë së burimeve, të cilat me shumë gjasa tregojnë zhgënjim dhe mbështetja e principeve kryesore të Statutit. Zgjedhja është e qartë: mbështetja e principeve kryesore të Statutit, për më tepër që është në lojë më shumë se disponueshmëria e produkteve.
Një besim më i madh i ristrukturimeve dhe ushtrimit të reformave, do të ishte sjellja e një decentralizimi të aktiviteteve operative të sistemit të KB në nivele rajonale dhe vendi. Për të qenë të përshtatshëm dhe efektiv, aktivitetet operative të UN duhet të jenë specifike në çdo vend. Çdo vend përfitues ka detyrimet dhe strukturat e veta gjeografike, të trashëguara historikisht. Është shumë i vështirë aplikimi i objektivave globale dhe prioriteteve individuale të çdo vendi, pa marrë në konsideratë nivelin dhe stadin e zhvillimit të tyre, strukturën e vetë ekonomike dhe sociale dhe pozicionin gjeografik.
Kë po adresojmë?
Kujt duhet t'i drejtohen Sektorë të Tretë Kolektive? KB përbëhet nga anëtarët e vetë qeverisës. Secili ka një votë. G7 ka vetëm shtatë vota në Asamblenë e Përgjithëshme. Kështu, taktikat nuk duhet të jenë për të mbajtur përgjegjësitë individuale të qeverisë për votime pasive me G7 dhe më e rëndësishme është për të mos i dhënë mbështetje Sekretarit të Përgjithshëm dhe të tjerëve që punojnë për të siguruar vazhdimësinë e Statutit?
Politikat ekonomike globale
Sjellja e implementimit dhe formulimit të politikës globale nën kontrollin e KB, është reforma e vetme e rëndësishme që përballet me komunitetin botëror të kombeve.
Kombet e Bashkuara u themeluan në periudhen euforike post Luftës së Dytë Botërore, periudhë në kërkim të një bote të lirë më të mirë nga fshikullimi i luftës. Statuti i KB reflektoi këtë idealizëm universal dhe siguron baza demokratike për një bashkëpunim ndërkombëtar për realizimin e tij të plotë.
Ky objektiv i përgjithshëm duhet të arrihej nga rritja ekonomike, agjentët e së cilës ishin Banka Botërore, FMN dhe GATT - Instituti i Drurit Bretton (IDB), së bashku me programet e agjensive multilaterale, donatorët privatë dhe qeveritë përmes programeve të ndihmës. Për një kohë të gjatë, shpenzuesit më të mëdhenj kanë qenë BWI, që kanë patur dhe impaktin më të madh dhe në shumicën e rasteve, negative.
BWI injoruan mandatin e tyre KB, për të operuar brenda sistemit të KB dhe u bënë si zëvendësim agjentë për kapitalin e investimit nga Veriu. Banka Botërore dhe FMN janë bërë të famshëm për përdorimin e kushteve të huave për t`iu kërkuar vendeve të dobëta financiarisht të ndërmerrnin programe përmirësimi strukturore për të hapur ekonomitë e tyre, në mënyrë që të lejonin TNC dhe institucione financiare dhe për t'i përfituar nga tregjet e çrregullta.
Ata që hartuan Statutin KB, kuptuan nevojën që formulimet ekonomike globale të jenë përgjegjësi primare për Kombet e Bashkuara. Për këtë arsye, Statuti nënshkroi për Kombet e Bashkuara, rolin kryesor në sistemin e KB, për politikën globale makroekonomike dhe formulimin e strategjisë dhe drejtimit. KB është i njohur në Statut si forumi botëror për dialog dhe vendime mbi problemet makro ekonomike globale. Ky mandat i gjerë është paraqitur kryesisht në Artikujt 1(3), 1(4), 13(1.b), 55, 60 dhe 62.
Ky bashkim duhet të ketë theks në problemet ekonomike dhe sociale ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë mbi masa ndërkombëtare po aq shumë sa mbi probleme dhe masa kombëtare. Artikulli 1(3) përfshin mbi të gjitha çështjet e Kombeve të Bashkuara, arritje të "bashkëpunimit ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve me karakter ekonomik, social, kulturor dhe humanitar..." Artikulli 1(4) i bën KB "një qendër harmonizimi të veprimeve të kombeve" në arritjen e "qëllimeve të përbashkëta në fushën ekonomike, sociale, kulturore, edukative dhe shëndetësore..." Artikulli 55 parashikon promovimin e "zgjidhjeve të problemeve ekonomike, sociale, shëndetësore dhe të ngjashme..."
Nuk ka asnjë garanci në mandatin për të ngarkuar KB vetëm me një "rol plotësues" në fushën ekonomike dhe sociale. Në formulimin e politikës makroekonomike, roli i KB duhet të jetë dhe është menduar të jetë supreme dhe i lartë. Kjo përfshin çështje si paratë, financa, tregu, teknologjia dhe strategjitë e zhvillimit. Me qëllim luajtja e këtij roli efektivisht, Kombet e Bashkuara do të kishin nevojë të ruanin konsolidimin dhe të ndërtonin kapacitetin e tyre kërkues dhe analizues dhe data bazën e tyre.
Mbledhja e UNCTAD në vitin 1964, ndër të tjera, reflektoi dhe një dëshirë të madhe për të përmbushur këtë boshllëk institucional. Vendimi i Asamblesë së Përgjithëshme 1965 (XIX) për themelimin e UNCTAD, "Mban parasysh dëshirën e gjerë ndër vendet e zhvilluara për një organizim tregu gjithëpërfshirës", dhe në paragrafin e fundit të tij operativ (31) përcakton se, "Konferenca do të studiojë të gjitha subjektet e rëndësishme, përfshirë këtu çështje të lidhura me themelimin e një organizate gjithëpërfshirëse, të bazuar në të gjithë anëtarësinë e sistemit të organizatave të KB, për të rënë dakord me tregun përsa i përket zhvillimit".
Nëse shtysa për të pajisur Kombet e Bashkuara plotësisht për të lëshuar mandatin nën Statut, të ishte kaq e fortë në kohën e themelimit te Kombeve te Bashkuara dhe UNCTAD-it dhe më pas është akoma më e fortë dhe më detyrues se tani, kur kombet janë bërë më shumë interdipendentë dhe çështjet e lidhura me zhvillimin më shumë komplekse dhe te lidhura mes tyre. Megjithatë, të diskutosh mbi rolin plotësues të KB apo të flasësh rreth "epërsisë relative" të tij apo ta reduktosh atë në një agjensi operative, humanitare dhe ndihme sociale, nuk është në përputhje me mandatin e tij sipas Statutit.
Një përpjekje për t`i dhënë KB një rol plotësues në fushën ekonomike dhe sociale dhe të trajtosh, përsa i përket kësaj, vetëm një pjesë të së ashtuquajturës strukturë "policentrike" të sistemit të KB, bie në kundërshtim me përpjekjet për të vendosur politikën në formulim, vendim dhe implementim në fushën e sigurisë dhe atë humanitare, në qendër të Kombeve të Bashkuara. Kjo asimentri trajtimi të çështjeve ekonomike dhe sociale, në njërën anë dhe çështje politike, të sigurisë dhe ato humanitare në tjetrën, bie në kundërshtim me përkrahjen e përsëritur të një afrimi të integruar për të diskutuar problemin e paqes, sigurisë, zhvillimit dhe drejtësinë sociale, në dokumentet në këtë çështje të pranuara nga Sekretari i Përgjithshëm.
Me vendosmërinë e politikës ekonomike globale, efektivisht jashtë juridiksionit të KB dhe me çështjet e sigurisë nën Këshillin e Sigurisë, të dominuar nga vendet më të mëdha industriale, nevojat e njerëzve në habitatin e tyre vendosin shumë pak shanse për një konsideratë adeguate. Përmirësime të vogla të problemit do t`a realizojnë atë pak në thelb. Ndihet nevoja e një reforme strukturale tërësore.
Përgjegjësitë kryesore të KB
Të gjitha aktivitetet e KB janë të rëndësishme në të drejtën e tyre të plotë dhe duhet të vazhdojnë, por riorganizimi dhe ricaktimi i prioriteteve kanë nevojë të jenë subjekt i një shqyrtimi periodik. Ky raport përqendrohet në çështjet e zhvillimit dhe sigurisë ekologjike, argumente kritike që nuk trajtohen siç duhet. Një pjesë integrale e çështjeve të njerëzimit dhe ambientit, është operimi i ekonomisë njerëzore globale në lidhje me ekonominë e biosferës, në të cilën ajo mbështetet.
Zhvillimi njerëzor varet nga financa e duhur për të implementuar programe. Situata aktuale përmes së cilës programet e Agenda 21 janë të varura nga programet kombëtare dhe Banka Botërore dhe fondet e FMN janë karastrofike. Programet e Axhendës 21 nuk po ndryshojnë dhe Fondet e Bankës nuk janë të caktuara sipas implementimit të Axhendës 21. Socialisht dhe ambjentalisht projektet disktruktive të zhvillimit që po i shtohen problemit më shumë sesa të japin përgjigje, po mbështeten nga Banka Botërore dhe bankat rajonale të zhvillimit, në konflikt të drejtpërdrejtë me konkluzionet e Samitit të Tokës të 1992.
Organizata e Tregtisë Botërore (OTB) është përcaktuar të funksionojë jashtë juridiksionit të KB dhe mund të bashkohet me Bankën Botërore dhe FMN për të formuar një triumvirat global për të përcaktuar politikën e tregut botëror.
Nevoja për një politike të koordinuar makroekonomike, përgjigjet në një nivel global për të rivendosur balancën e ekonomisë botërore, është ndjerë prej shumë kohësh. Kjo është si në interesin e stabilitetit të ekonomive të vendeve të zhvilluara, si në përcaktimin e dobësimit kronik ekonomik të vendeve në zhvillim. Sekretari i Përgjithshëm në dokumentin e raportuar E/1992/82 nisi: "Çështje kritike është miksim i përcaktuar i politikave fiskale, monetare dhe i kursit të këmbimit, veçanërisht i kombeve më të mëdha industriale...". Siç theksoi dhe Sekretari i Përgjithshëm: "zhvillimi drejt këtij qëllimi në kontekstin e G-7 është kufizuar". Kjo kryesisht për arsye se Qeveritë e vendeve më të mëdha industriale nuk arritën të kapërcenin kontrastet e tyre të brendshme për çështjen e realizimit të objektivit për zhvillim dhe prosperitet të ekonomisë botërore. Në fakt, në Samitet e fundit, liderët e G7 kanë dalë në plan të dytë objektivat primare të tyre përsa i përket koordinimit të politikave makroekonomike, në shqetësimin e tyre me çështjet politike. Përjashtimi i vendeve të tjera, veçanërisht i vendeve në zhvillim, nga regjimi i një koordinimi të tillë të G7, është një nga treguesit kryesorë të një karakteri të fortë demokratik i marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare të momentit. Ajo gjithashtu arrin në një jo përmbushje të parashikimit në Artikullin 1 (4) të Statutit të KB sipas të cilit UN duhet të jetë "qendra e harmonizimit të veprimeve të kombeve në arritjen e këtyre objektivave të përbashkët".
Drejtuesi ekzekutiv i FMN në një nga deklaratat e tij të fundit ka theksuar se, në kontekstin e një situate mbizotëruese në botën ekonomike, rregullimet duhet të bëhen universale. Sekretari i Përgjithshëm në raportin e tij tha se, "Ekonomia botërore e integruar që po shfaqet riforcon nevojën e një ruajtje të përforcuar nga FMN dhe të të gjitha vendeve drejt një funksionimi më të mirë të ekonomisë botërore". Sekretari i Përgjithshëm më tej ka deklaruar se, "është veçanërisht e rëndësishme në këto rrethana, më shumë se ruajtja i jep vëmendje ekonomive më të gjera". Fatkeqësisht, FMN nuk ka aftësinë të zbatojë ruajtje simetrike për të gjitha vendet.
KB, si organizata e vetme ndërqeveritare demokratike në botë, është në një pozicion veçanërisht avancues, për të ndërmarrë një detyrë të tillë.
Idetë dhe pikëpamjet e nxjerra nga FMN, Banka Botërore, GATT dhe reflektime jashtë Kombeve të Bashkuara janë krijuar për t`i dhënë fund kritikave të grupeve të punës të sistemit botëror që mbizotëron dhe për të konvertuar Kombet e Bashkuara në një instrument për mbrojtjen e status quo-s. Propozimi për transferimin e çështjeve monetare, financës dhe tregut nga organizatat e KB - veçanërisht UNCTAD - drejt FMN, Bankës Botërore dhe OTB, në bazat e të ashtuquajturës përparësi relative dhe për evitimin e duplikateve, bie në këtë kategori. Për vitet e fundit, vendet që e kanë bërë këtë propozim kanë punuar sistematikisht, përmes mohimit të fondeve dhe duke forcuar ndryshimet në prioritete dhe orientime, për të reduktuar funksionin dhe rolin e dhënë këtyre organizatave KB në mandatin e tyre origjinal. Në të njëjtën kohë, ata kanë dhënë burime të pakufizuara mbi FMN, Bankën Botërore dhe GATT për të zhvilluar kapacitetin e tyre për të ndërmarrë kërkime dhe analiza në këto zona. Dhe tani ata ankohen se këto organizata kanë një përparësi relative në këto zona mbi organizatata e KB.
Një konsensus i ri
Kolapsi i sistemit të mbështetjes së jetës biosferike dhe konflikti midis kërkesave njerëzore dhe disponueshmëria e burimeve, së bashku me shpërbërjen sociale gjithnjë e në rritje, synon në nevojën për një konsensus të ri mes të gjithë kombeve, komunitete dhe njerëz të tjerë.
Ajo që udhëheq në këtë drejtim, nga ata që drejtojnë procesin ekonomik dhe politik, mund të përjashtohet. Sektori i dytë (ai privat), mbështet gjerësisht ekonominë e pakontrolluar të tregut të lirë, duke i lënë përgjegjësinë sektorit të tretë (private jo fitimprurës) zëri i së cilit duhet të jetë shumë i fortë, në nivel qeverie globale. Taktikat e tij duhet të konsiderohen dhe të koordinohen me kujdes dhe të përfaqësohen nga KB.
Elementi thelbësor në realizimin e xhirimit nga paratë aktuale, shoqëria e përqendruar në fitim që përfaqëson interesat e një grupi të vogël elitar, në një shoqëri njerëzish të përqendruar, që bazohet në nevojat e vazhdueshme të qytetarëve të botës, është e gjallë, kompetente dhe drejton çështjet e Kombeve të Bashkuara. Një sërë ndryshimesh të rëndësishme për organizimin janë të trajtuara në këtë dokument. Prioritetet e tyre duhen përcaktuar.
Ristrukturim
Një nga studimet më të detajuara dhe më informuese të sistemit të KB është "Rishqyrtimi i Sistemit të Kombeve të Bashkuara" nga Erskine Childers dhe Brian Urquhart, të cilët janë të dy autoritete me famë botërore në këtë çështje. Ndërkohë që mbështesin ristrukturimin radikal, Childers dhe Urquhart mendojnë se kjo do të jetë një alternativë praktike për klimën aktuale politike. Në këtë mënyrë, ata të rekomandojnë një seri të gjatë mënyrash që mund të aplikohen ka krijuar trazira të mëdha dhe që mund të vihen në përdorim, duke ndjekur disa faza të caktuara.
Në kapitullin e tyre "Në një kohë përtej paralajmërimeve", i cili paraprin seksionin e rekomadimeve ata cilësojnë: "Problemet dhe dobësitë e sistemit të KB shqetësojnë vetëm grupin e institucioneve të botës, të cilët janë të aftë të reflektojnë mbi aspiratat, frikat, dhe nevojat materiale të gjithë racës njerëzore. Këto janë gjithashtu të vetmet institucione të urdhëruara virtualisht nga të gjitha qeveritë për t'ju përgjigjur me drejtësi dhe paanshmëri të gjitha problemeve dhe nevojave universale.
Nevoja për të bërë reformë, dhe aty ku është e nevojshme të ketë ristrukturime, përsa i përket sistemit të KB, nuk ka qenë kurrë kaq urgjente. Nëse e ardhmja e mrekullueshme që premtoi dikur shkenca, të shihet akoma në horizont, në këtë mënyrë, gjithashtu sjell një rritje të paparashikueshme në varfërinë njerëzore. Ka mundësi të shumta për çrregullime shoqërore, trazira politike dhe dhunë të armatosur, brenda apo ndërmjet shteteve fqinje, ose të dyjave njëkohësisht. Mundësia për konflikt midis gjithë rajoneve, madje edhe kulturave, nuk mund të përjashtohet.
Tre karakteristika thelbësore të këtyre problemeve, nuk mund të shmangen më gjatë:
-Ato nuk mund të zgjidhen nga individë, apo në shumë shembuj, grupe rajonale shtetesh; ato kanë shkaqe dhe efekte në mbarë botën.
-Nuk janë 'sektoriale', apo probleme fenomeni unik; ato kanë shkaqe dhe efekte politike dhe social-ekonomike të shumta.
-Këto probleme nuk do të gjejnë zgjidhjet e tyre; megjithatë të mirat e forcave të tregut gjejnë përgjigje dhe ndonjëherë ata madje mund të rëndojnë rrezikun.
Të tjera studime gjithashtu të vlefshme, janë iniciativat e Stockholmit, zbulime të Këshillit të Bashkëveprimit, CAMDKB, Qendra e Jugut dhe vetë Sekretari i Përgjithshëm. Askush nuk ka vepruar. Sistemi aktual i është përshtatur shumicës.
Ky raport nuk mbulon ndryshimet e detajuara, por përqendrohet në ato pjesë të sistemit që kanë të bëjnë direkt me çështje humane, ekonomike dhe ekologjike në një nivel makro politik.
Të gjitha raportet e studiuara nuk i japin vëmendjen e duhur çështjeve të menaxhimit të burimeve dhe shpërndarjes së barazisë. Mbetet akoma, madje edhe midis ithtarëve të ndryshimit strukturor, mungesa e një vlerësimi të plotë të konceptit të kufinjëve fizikë të zhvillimit dhe raportit drejt shkallës së veprimtarisë njerëzore.
Kriticizmi i veprimeve të KB-it, kryesisht nga sektori i koorporatës së Shteteve të Bashkuara, është gjerësisht i pathemeltë. Nivelet e personelit të KB dhe kostot e administrimit kanë modesti dhe shkallë të vogla të krahasuara me strukturat e tjera qeveritare dhe veprimet komerciale. Për shembull, botimi l së dielës në New York Times përdor më shumë letër për një çështje, sesa KB përdor në një vit.
Në vitin 1992, ajo shpenzon vetëm 0.0005 përqind të GDP për vendet industriale apo $1.90 për person. Kjo krahasohet me $150 për person në shpenzimet ushtarake.
Proporcioni i shpenzimeve financiare të Shteteve të Bashkuara është shumë i lartë në krahasim me të gjithën, duke i dhënë Shteteve të Bashkuara sistem levash shumë të lartë, si p.sh., në nominimin e personelit drejtues.
Personeli i KB janë shumë larg lëvizjeve të njerëzve, sikurse i gjithë sistemi. Një mbështetje më e gjerë në bazë është e nevojshme, duke qenë se qeveritë përfaqësohen gjerësisht nga nënpunësit civil. Varet shumë nga mënyra se si një numër i vogël zyrtarësh dhe komentatorë të medias, mund ta interpretojnë këtë fakt.
Politika ekonomike globale
Determinacioni i politikës ekonomike globale dhe implementimi që kohët e fundit kontrollohet kryesisht nga BWI duhet të sillet nën kontrollin e KB siç kërkohet në Statut. Lëvizjet në këtë drejtim kanë rezistuar me sukses brenda KB. Gjithsesi është e nevojshme të sillet në vëmendjen e qeverive publike dhe kombëtare, me më shumë forcë se në të kaluarën, kostoja njerëzore dhe mjedisore e lejimit të agjenteve të makrobiznesit për të përcaktuar një politikë në favor të saj.
Emergjenca e një ekonomie globale e mundësuar nga përparime në komunikim ka bërë riperkusione të mëdha, si për mirëqenien njerëzore si për mjedisin natyror. Mungesa e çdo sistemi kontrolli në nivel global ka lejuar lëvizjen e kapitalit, në mënyrë që të veprojë lirisht përmes kufijve kombëtare, duke mohuar kështu kontrollin e qeverive mbi ekonomitë e tyre. Gjithashtu, ka lejuar përshpejtimin e mbledhjes së pasurive me pasojë uljen e të ardhurave pranë ekstremitetit më të ulët të shkallës së të ardhurave dhe të pasurisë.
Duke sjellë politikën globale nën juridiksionin e KB, më pas, çështjen më urgjente, duke ballafaquar komunitetin botëror.
Autorët e Satutit të KB kanë parashikuar nevojën e një organizmi për të përcaktuar politikën ekonomike. Bëhet fjalë për një koment të trishtë në anëtarët e saj, të cilët nuk kuptuan rëndësinë e këtyre parashikimeve të Statutit në lejimin e BWI për të vepruar jashtë sistemit të KB.
Çështjet e ndryshme, të cilat bien brenda parashikimeve të politikës ekonomike globale përfshijnë:
-Një monedhë ndërkombëtare.
-Transferta ndërkombëtare kapitalesh.
-Transaksione ndërkombëtare të monedhës.
-Stabilizimin e kursit të këmbimit.
-Ruajtja e çmimeve në interes të prodhuesve po ashtu edhe të konsumatorëve.
-Mbështetja e politikës ekonomike në nevojat e të gjithë njerëzve dhe arritja e qëndrueshmërisë mjedisore.
-Një kod drejtimi për TNC dhe bankat rajonale dhe ndërkombëtare të zhvillimit për të siguruar që këto institucione të veprojnë në interes të të gjithë njerëzve.
-Një zgjidhje permanente për problemin e huave.
-Të përfundohet ndreqja e politikave strukturale.
-Trajtimi i korrupsionit ndërkombëtar
-Ndihma të reja dhe politika fonde zhvillimi.
-Financimi i aktiviteteve të KB
-Politikat të tregut ndërkombëtar bazuar në një nevojë të vazhdueshme, më shumë se sa në rritjen ekonomike.
-Mekanizma për promovimin e përdorimit të burimeve të qëndrueshme dhe ruajtja e ekosistemeve dhe burimeve të tyre natyrore. K.B.
Burimi:
BotaSot
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt