RACIZMI GREK NDAJ SHQIPTARËVE
TË ÇAMËRISË !
Data 27 qershor është shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me dekretin nr.885, datë 12.7. 1994 të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha dita e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grek. Prandaj për ta përkujtuar këtë ditë do të sjellim për lexuesit disa fakte për marrëdhëniet e Greqisë me minoritetet, në veçanti me minoritetin shqiptar nga Çamëria. Pra, çështja që do të parashtroj ka të bëjë me dëbimet e shqiptarëve që nga viti 1913-1945 nga Greqia. Mendoj që është një temë me interes dhe e vështirë për faktin se ende shteti grek nuk i ka hapur arkivat për këto raste.
Më 16 tetorin e vitit 2008 sipas medieve Kryeministri i Greqisë Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkt titujt e pronësisë të shqiptarëve dhe të maqedonasve të Egjeut. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën "sekuestro konservative", si dhe maqedonasve të Egjeut të cilët janë përzënë gjatë luftës qytetare greke më 1946-1949. Siç dihet çamët ashtu edhe maqedonasit e kanë të ndaluar të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë me ligjet ndërkombëtare rikthimin në trojet e tyre dhe kompensimin e pasurive të shfrytëzuara deri më sot nga grekët.
Cameria kerkon zgjidhje. Ndal tradhetise kombetare.
Krijoni Kontakt