Epiri i Jugut sidomos deri ne Arte ka Cam ortodoks. Sado qe nuk u eshte dhene mundesia te mesojne gjuhen me shkrim e kendim, perseri e kane ruajtur gjuhen dhe e flasin, mund te them pak me te paster se Arvanitasit. Kete e them, se mbasi ikem nga Shqiepria ne 1990 ndaluam ne Filat ku aty jane te gjithe popullsi Came ortodokse. Sado qe isha femije atehere, i mbaj mend sepse e beme pothuajse qe nga Filati ne Athine gjysmen e rruges ne kembe e gjysmen kush na merrte, refugjate hesapi... Mirepo sado qe ishim te lodhur kur shikoje bukurine natyrore dhe aq me teper kur kaluam afer Janines aq afer te ikte edhe lodhja dhe te kujtonte kohen e Ali Pashes..
Ceshtja Came do s'do do zgjidhet ne Gjyqin e Larte ku te vendosen te gjitha dokumnetacionet. Nuk eshte se keto mungojne, por them qe ketu mungon vullneti jo vetem i politikes por edhe i njerezve te shume organizatave te ndryshme qe me shume zihen kush do te marri levdatat sesa te shtrojne kurrizin ne pune per nje ide me te madhe per te ardhmen e brezave qe do te vijne.
Te gjitha keto historite qe degjojme tani nga vete Camet qe hoqen keto tortura, mi tregonte gjyshja kur erdhen Camet ne pjesen jugore dhe sesi i kishin katandisur Greket. Grekerve nuk u leverdis qe te thone kane bere gjenocide se pastaj fillon edhe hapen probleme ne gjyq dhe demshperblimet, pervec njohjen e kthimit te njerezve per te patur te drejten te ngrene aty ndonje biznes apo shtepi tek trojet e te pareve te tyre. Greket duan qe Camet myslyman te pranojne kombesine Greke ashtu si Camet ortodox, qe ti quajne Grek. Po shikoja nje video me propagande Greke, dhe thoshin qe Camet ishin Grek myslyman qe tani kane marre identitet Shqiptar..Aman o zot i ka lene mendja, po mire po gjuha shqipe qe flasin, dhe qe nuk dinin greqisht, apo ate ska gje!
Krijoni Kontakt