Psakeni dale fare nga tema. A iku Rama? C`po ben ruci, gjinushi, malaj, dokle?
Dal nga dal po i vjen fundi plehrave te komunizmit ne Shqiperi. PS-ja do shkrihet fare.
Psakeni dale fare nga tema. A iku Rama? C`po ben ruci, gjinushi, malaj, dokle?
Dal nga dal po i vjen fundi plehrave te komunizmit ne Shqiperi. PS-ja do shkrihet fare.
Mezi po pres tu vijë fundi plerave komuniste në Shqipëri sepse nuk dua ta shoh më Berishën...
Lajmet Kryesore
Ruçi vazhdon të kërcënojë destabilizim të Shqipërisë
PS nuk pranon humbjen, Fieri pretekst për të justifikuar mosnjohjen e zgjedhjeve
Pas humbjes së pritshme të zgjedhjeve, Partia Socialiste është e vendosur që të mos i njohë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke përdorur si pretekst disa parregullsi në qarkun e Fierit dhe të Shkodrës. Ajo e ka bërë publik vendimin e saj edhe para disa ditësh nëpërmjet kryetarit, Edi Rama, i cili e ka kushtëzuar njohjen e zgjedhjeve me mandatin e 9 në Fier, si dhe ka akuzuar Berishën për manipulimin e votave. Si rrjedhojë e trysninë së humbjes së zgjedhjeve, PS po përgatitet edhe për protesta, gjë e cila do të sjellë destabilitet në vend. Me sa duket parregullsitë në zgjedhje tashmë po përdoren si zhurmë nga Rama për të mbytur zërat që shprehin revoltën e humbjes brenda PS.
Pasi edhe nëse Partia Socialiste e fiton mandatin e 9 në Fier, sërish ajo do të mbetet humbëse e këtyre zgjedhjeve, ku më e shumta do të arrijë në kuotën e 65 mandateve. Edhe nëse do të kontestohen zgjedhjet në ato kuti ku PS ka dalë me zero vota në Shkodër, prapëseprapë nuk do të ndryshonte raporti midis mandateve në këtë qark. Pra, mosnjohja e zgjedhjeve duket qartë që po përdoret si një mundësi për t’u zhveshur nga përgjegjësi e humbjes së zgjedhjeve dhe nga zhgënjimi i qindra e mijërave socialistë që shpresuan ndryshimin. Ndërkaq, në kuadër të parregullsive të procesit zgjedhor, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka dalë gjatë ditës së djeshme në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka siguruar çdo shqiptar dhe faktorin ndërkombëtar se PS ka bërë çdo përpjekje ligjore për të mbrojtur zgjedhjet nga delegjitimimi i tyre dhe nga vjedhja nga ana e qeverisë në pushtet. Ruçi ka akuzuar liderin e Partisë Demokratike, Sali Berishën si përgjegjësin kryesor të mosnjohjes së zgjedhjeve nga PS. Ruçi akuzoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një institucion që komandohet nga Berisha, duke shpallur si bashkëfajtore në dhunimin e Kushtetutës për mosnumërimin e kutive të Fierit.
Gjithashtu Ruçi e akuzoi KQZ për zgjatje të procesit zgjedhor me qëllim për të mos bërë transparente votat e shqiptarëve, që sipas tij nxjerrin fituese Partinë Socialiste. “8 ditë pasi shqiptarët votuan lirisht, me bindje se do të zgjidhnin një pushtet demokratik e prej tij do të nxirrnin një qeveri të popullit, për fat të keq të gjithë po zhgënjehen nga mos mbyllja e procesit zgjedhor dhe degjenerimi i tij në një skemë të tërë vjedhjeje të votimeve të shqiptarëve. Prej 8 ditësh Sali Berisha, njeriu që komandon politikisht shumicën e tij të vogël në KQZ, në shkelje të plotë të ligjit dhe në dhunim të të gjithave parimeve kushtetuese, po ju mohon shqiptarëve të drejtën legjitime të llogaritjes së votimeve të tyre dhe transparencës për çdo votë të hedhur në kutitë e votimit”, u shpreh Ruçi. Ai gjithashtu theksoi se Berisha në bashkëpunim me KQZ po synojnë t’i vjedhin Partisë Socialiste mandatin e 9 në Fier. “Por vullneti i Sali Berishës për të vjedhur zgjedhjet po del mbi ligjin dhe mbi çdo institucion kushtetues që administron zgjedhjet.
Vullneti i Sali Berishës për të mos bërë transparente çdo votë po del mbi vullnetin e ligjit dhe detyrimit të çdo institucioni kushtetues që administron zgjedhjet për të treguar në dritë të diellit çdo votë. Krimi kushtetues KQZ që refuzon prej 8 ditësh të numërojë dhe të pasqyrojë rezultatin fitues të votimeve për Partinë Socialiste në Fier është prova më e qartë e gjithë kësaj ashtu siç konfirmon botërisht se Berisha synon me çdo çmim të vjedhë mandatin e 9 të Partisë Socialiste në Fier”, shtoi më tej Ruçi. Sipas tij, ky standard i ri kriminal i cenimit të votës së shqiptarëve po i bën zgjedhjet e 28 qershorit të papranueshme dhe rezultatin e tyre të pamundur për tu njohur si legjitim.
“Në emër të Partisë Socialiste ne duam t’i bëjmë apelin e fundit Sali Berishës të heqë dorë përfundimisht nga cënimi i votës së shqiptarëve, duke nisur nga vota e qytetarëve të Fierit, në të kundërt do të mbajë mbi vete gjithë përgjegjësinë e delegjitimimit të zgjedhjeve, mosnjohjes së rezultatit të tyre dhe delegjitimimit të gjithë institucioneve të dala prej tyre. Ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë në institucionet kushtetuese por përballë dhunës së Berishës mbi votën jemi gati të mbrojmë çdo votë dhe kudo tjetër”, vijoi Ruçi.
gazeta sot
Gjinushi: PS vodhi votat e PSD-së, Rama duhet të largohet
Kryetari Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, hodhi dje akuza të ashpra ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama, të cilin e etiketoi si shkaktarin kryesor të humbjes së të majtës. Ai tha se, Rama u soll si padron me aleatët, duke nënvizuar se PS sulmoi PSD-në dhe jo PD-në gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjinushi akuzoi PS-në, se vodhi votat e PSD-së dhe se kishte si synim asgjësimin e kësaj partie. Gjinushi tha se, përgjegjësit dhe shkaktarët për humbjen e të majtës në zgjedhjet e 28 qershorit duhet të largohen nga drejtimi i PS-së, duke nënkuptuar dorëheqjen e Ramës. Ai akuzoi PS-në dhe kryetarin e saj, Rama, për mosfunksionimin e koalicionit të majtë, duke e vënë theksin në faktin se bashkëpunimi nuk ishte vendosur mbi bazën e partneritetit, por të vasalitetit. Pak ditë më parë, kreu i PSD-së artikuloi më qartë kërkesën për dorëheqjen e Ramës, si një lëvizje e natyrshme pas humbjes së zgjedhjeve. "Rama i humbi zgjedhjet, ai duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i PS, pasi një gjë të tillë e përcakton edhe statusi i kësaj partie, që në rast se nuk fiton zgjedhjet jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë". Gjinushi hodhi kritika të forta ndaj PS dhe Ramës edhe në lidhje me hartimin e Kodit Zgjedhor, që sipas tij kishte synuar largimin e tij nga politika. Gjinushi konsiderohej një nga mbështetësit më të afërt të Ramës, deri pak ditë para procesit zgjedhor, por marrëdhëniet mes tyre janë tashmë të ngrira pas arritjes së qëllimit nga ana e Ramës, për nxjerrjen e të gjithë aleatëve jashtë Parlamentit. Gjinushi nuk arriti të marrë asnjë deputet në zgjedhjet e së dielës, duke mbetur kështu jashtë Parlamentit të ri. Por, Gjinushi nuk është i vetmi ndër radhët e së majtës, që kërkon tashmë largimin e Ramës nga drejtimi i PS dhe respektimin e statusit të kësaj partie. Edhe kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ka fajësuar Ramën si shkaktarin e përçarjes së të majtës dhe i ka bërë thirrje atij që të largohet nga drejtimi i PS. "Në të gjitha takimet e PS është bërë thirrje të mos i jepet asnjë votë aleatëve", tha Milo gjatë një prononcimi për mediat, duke e konsideruar këtë thirrje si një thikë pas shpine për partinë e tij dhe aleatët e tjerë të PS.
rd
..
ore.. po me tako ngjelen .. nardush ndoken e sander mafishe-meksin e dash sheh kopukun.. cfar u be..
sa do jene paguar kta zagare nga qesja e ps-se?
dini gje juve?
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-07-2009 më 00:29
Ku ka thënë Gjinushi se i vodhi votat? Nuk e shoh të cituar në këtë pseudo-artikull.
Krijoni Kontakt