-
Kosovë- Shqipëri: Një polici kufitare

Brenda dy javësh pritet të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për kalimet kufitare. Me këtë marrëveshje, qytetarët e dy shteteve do të kontrollohen vetëm nga njëra polici kufitare. Përveç kësaj, doganierët e të dyjave shteteve do ta bëjnë kontrollin e automjeteve në të njëjtën kohë me policinë.
Nga Nebih Maxhuni më 07.07.2009 në ora 8:03
Pritjet me orë të tëra të qytetarëve të Kosovës, të dielën në pikën kufitare Vermicë – Morin, autoritetet e Kosovës i kanë arsyetuar duke ua hedhur fajin efektivave të policisë së Shqipërisë. Sipas zyrtarë policorë, përgjegjës për pikat kufitare të Kosovës, faji ka qenë tërësisht i policëve të Shqipërisë, të cilët shumë ngadalë kanë regjistruar secilin udhëtar në pikën kufitare të Morinit.
Më shumë se 25 mijë kosovarë të dielën kanë kaluar këtë pikë kufitare, duke hyrë ose dalë nga Kosova. Nëse llogaritet, del se vetëm në këtë pikë, fluksi i udhëtarëve ka qenë më i madh sesa në 15 vendkalimet kufitare që ka vendi.
Behar Selimi, shef i Policisë Kufitare të Kosovës, përveç fajit që ua hedh autoriteteve policore të Shqipërisë, numëron edhe një varg arsyesh teknike që kanë rezultuar në pritjen e gjatë në pikën kufitare Vërmicë – Morin.
“Aty s`ka qenë faji i Policisë së Kosovës. Puna ka qenë se pika kufitare e Shqipërisë ka bërë regjistrimin e çdo udhëtari që futej andej dhe këtë e ka bërë shumë ngadalë”, tregon Selimi për Express.
-
-
Police te palare(mbajne ere qen i ngordhet) qe punojne me ritmet e breshkes ka vendos shteti shqiptar n,kufi me Kosoven
E shqiptar bre ,vec bishti te mungon me t,qujt kafshe
-
-
ja cfar me treguan disa bashkatdhetare nga kosova e shqiperia kto dite..
hasani arifi e valoni.. jetojne ne europ..
udhetuam than ata me kerrat tone per ne shqiperi..
kur hyme ne piken kufitare mes malit te zi e shqiperise.. kufitaret e policet e doganieret e shqiperise u sollen shum mire..
na dhan nga nji leter e than se kur te dilni nga shqiperia do ja tregoni kte leter.. pikes kufitare ku do kaloni.. qe sherben si nje fare takse rruge per kerrat..
nuk na kerkuan asnji cent.. perkundrazi me buzqeshje na percollen e hyme ne shkoder..
mbas disa ditesh ne shqiperi ju drejtuam kosoves ne piken kufitare te morines ne kukes..
kufiri shqiptar mbasi treguam letren na kerkoj vetem 2 euro.. e than se per kaq koh vetem 2 euro eshte taksa e ne se do rrinit ne shqiperi me shum se 3 muaj kjo taks do ish me e larte..
mbasi bem 20 metra rrug hyme ne doganen kosovare..
nje polic kosovar sa pa targat e kerrave tan na hoqi nga kolona e kerrave e tha shkoni pagoni siguracion..
i kemi te paguara siguracionet than keta ne vendet ku jetojme..
leri ni fjalet tha polici kosovar e pagoni se ndryshe nuk hyni ne kosov..
na detyruan te paguajm nga 70 e 100 e 150 euro sejcili..than keta burrat..
pra berisha u kerkon vetem 2 euro shqiptareve qe hyjne ne shqiperi me kerrat e tyre.. per 3 muaj ndejtje.. kurse thaqi per vetem nje kalim qofte dhe disa oresh neper kosov u merr bashkatdhetareve nga 70 ose 100 ose 150 euro..
past faqen e zeze qeverria e kosoves qe vjedh kaq paftyresisht bashkatdhetaret si qofshin nga shqiperia apo kosova e kan kerra me tablla ose targa te europes..
kete hajni ma konfirmoj dhe nji shijakas i cili me tregoj se edhe se ju thash se ai vec po kalon nga morina e vermica per ne han elez ..pra vec per nji ore udhetim neper kosov me makinen e tij me targa greke mi morren tha 110 euro kufitaro polico doganieret kosoves..
u terbova e nuk ndejta pa i then se..ne shpin time ne xhafzotaj tha kam strehuar pa u marre asnji cent dhjetra familje kosovare gjat kohes se luftes.. e sot qe po kaloj ne shtetin e kosovareve..me grabiten 110 euro.. pa asnji llogjik e arsyetim.. e vec asaj tha nan e gjyshe e katragjysha i kam tha kosovare..
turp per hajno byrokratet e shtetit kosovar.. duke fillu nga sejdiu e deri tek i mirnjohuri si hajn hajni.. hashim thaqi..per kte hajni ..ne mes te dites..
bravo berisha qe vetem 2 euro simbolike kerkon nga ata qe udhetojne prej europe ne shqiperi..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-07-2009 më 02:23
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt